YouGoDe WebMaster
Numri i postimeve : 2345 Registration date : 06/08/2008 Age : 43 Location : YouGoDe.Org
| Titulli: Vaēe Zela: Ėndrra ime mė e madhe ėshtė tė shoh edhe njėherė Shqipėrinė! 16.04.11 12:57 | |
| Njė portret special nga Alfred Papuēiu pėr kėngėtaren mė tė madhe shqiptareMė 7 prill, Vaēja jonė kombėtare mbushi 72 vjeē. Ai mėngjes si ēdo vit ėshtė i bukur dhe me diell nė Bazel tė Zvicrės, qytet nė kufi me Gjermaninė dhe Francėn. Tek kutia e postės nė Burgfelderstrasse 11, 4055, Basel, Suisse vijnė letra dhe kartolina tė shumta tė tjera nga miq e dashamirės bashkėkombas dhe tė huaj qė pėrgėzojnė Vaēen tonė kombėtare, me rastin e ditėlindjes sė saj. Bashkėshorti i saj fisnik, Pjetėr Rodiqi dhe e bija Irma ja tregojnė Vaēes dhe ajo e pėrmalluar lėshon disa lot nga sytė e saj tė ėmbėl. Telefonat dhe mesazhet kėto ditė nuk kanė reshtur, jo vetėm nga Zvicra, por edhe nga Shqipėria, Kosova dhe nga Diaspora. Zilja e telefonit me numėr: 0041613216186 sapo mbaron njė urim, bie pėrsėri.Ėshtė e qeshur si gjithmonė, e urtė, tepėr e urtė dhe nuk ėshtė mė zjarr siē ka qenė vite mė parė, kur ne tė gjithė e mbanim mend kur shpėrthente tek kėndonte kėngėt e bukura pėr Atdheun, dashurinė, vendlindjen
Shpesh dal nė Parkun Gesendorf, pranė apartamentit tim tek Rruga Lamartinė nė Gjenevė dhe dėgjoj nė kasetofonin e vogėl kėngėt e Vaēes. Mallėngjehem shumė, por edhe ndjej kėnaqėsi tė veēantė. Sidomos pėr ne nė Diasporė qė na duket sikur kėngėt e saj na afrojnė me Atdheun, Shqipėrinė. Shpesh bisedoj me tė nė telefon, apo edhe me bashkėshortin e saj Pjetrin, vajzėn Irmėn. Vaēja ka njė shėndet tė brishtė, por ėshtė e rrethuar nga njerėzit e saj tė afėrt dhe nga personeli mjekėsor qė tregojnė njė kujdes tė veēantė pėr tė. Kam njė kujtim tė bukur kur ishim nė Bazel dhe me njė grup miqsh i uruam 70 vjetorin e ditėlindjes. Kaluam ēaste shumė tė bukura. Papritur nė tarracėn tonė zbriti nėpėrmjet njė kordoni njė shishe shampanje. Njė komshi qė kishte dėgjuar tek kėndonim e kishte kuptuar se ishte njė ngjarje e shėnuar pėr zonjėn e shtėpisė dhe ai bėri njė gjest tė tillė pėr tė uruar atė. Shpesh troket dera dhe tė tjerė sjellin kuti me ēokollata. Ata ndoshta nuk e dinė se Vaēja ka qenė dhe mbetet pėr ne, Shqipėrinė, Kosovėn pse jo edhe mė tej, kėngėtarja mė e suksesshme, mė e ēiltėra, mė e dashur. Ata kėnaqen kur shohin aty lule shumėngjyrėshe pėr tė cilat kujdeset nė mėnyrė tė veēantė Irma. Ashtu siē kujdeset e motra e Vaēes dhe tė afėrmit e tjerė pėr lulet nė Tiranė, nė apartamentin e saj... Me thjeshtėsinė qė e karakterizon dhe me emocion Vaēja mė shprehet se shpreson qė njė ditė kur tė jetė me mirė me shėndet ka dėshirė tė veēantė tė ndodhet nė Shqipėri, nė Lushnjėn ku ka lindur, nė Myzeqe, nė Kosovė, por edhe nė Diasporė, pėr tė takuar bashkėkombėsit e saj. Pjetri dhe unė i themi se sė shpejti do vijė ajo ditė... Pėrsėri emocion shihet tek Vaēja. Kujtojmė kėngėt e saj tė paharruara, si ndėr tė tjera Valsi i lumturisė, Natėn vonė, Mesnatė, Nėnave shqiptare, Rrjedh nė kėngė e ligjėrime, Nuk e fshehim dashurinė, Flakė e borė etj. Vaēja nisi tė kėndojė kur kishte ishte vetėm 9 vjeēe. Kishte vetėm 23 vjeē kur fitoi ēmimin e parė me kėngėn Fėmija e parė me muzikė tė Abdulla Grimcit dhe tekst tė Dionis Bubanit. Pastaj prej vitit 1962 deri mė 1980 fitoi 11 herė ēmimin e Festivalit tė Kėngės nė Radio dhe Televizionin shqiptar. Vazhduan mė tej titujt qė mori ndėr tė tjera Nderi i Kombit, Artiste e Merituar, Artiste e Popullit, Mjeshtre e Madhe e Punės, Qytetare Nderi e Lushnjės, Qytetare Nderi e Qarkut tė Fierit, Disku i Artė nga SHBA, Gruaja e vitit 97-98 nga Kembrixhi i Britanisė sė Madhe, Mikrofoni i Artė nga Ministria e Kulturės sė Kosovės, Cmimi i Karrierės, Vaēja ėshtė ndėr 500 njerėzit mė me influencė nė botimin e Institutit Biografik Amerikan etj, etj. Kėto trofe ruhen me kujdes nė sallonin e pritjes tė Vaēe Zelės, aty nė apartamentin e saj tė zbukuruar me shije nga e bija, Irma. Vaēja ka kėnduar me qindra e qindra kėngė shqiptare, por edhe nė gjuhėn italiane, spanjolle, ruse, rumune, greke etj. Disa nga kėngėt e saj mė tė njohura janė: Ēelu si mimoza, Zunė fushat tė lulėzojnė, Qeshu Myzeqe, Djaloshi dhe shiu,E dua vendin tim,Ėndrra ime, Fėmija i parė,Gjyshes, Kėngėt e vendit tim, Lemza, Sot jam 20 vjeē, Valsi i lumturisė, Nėnė moj do pres gėrshetin, Nuk e fshehim dashurinė, O diell i ri, Pėr Arbėrinė, Shoqet tona ilegale, Shqiponja e lirisė, Tė lumtur tė dua. etj. Kėngėt e saj kompozohen nga kompozitorėt mė tė mirė tė vendit, ndėr tė tjerė si Avni Mula, Feim Ibrahimi, Tish Daija, Pjetėr Gaci, Ferdinand Deda, Baki Kongoli, Agim Prodani, Agim Krajka, Llazar Morcka, Aleksandėr Peci, Abdulla Grimci, Luan Zhegu, Aleksandėr Lalo, Tonin Harapi, Naim Krasniqi etj. Autorėt e teksteve tė kėtyre kėngėve janė: Ismail Kadare, Dritėro Agolli, Robert Shvarc, Xhevahir Spahiu, Fatos Arapi, Mark Gurakuqi, Zhuljana Jorganxhi, Gjoke Beci, Adelina Mamaqi, Kudret Isai, Gjergj Zheji, Kol Jakova, Sulejman Mato. I pasur ėshtė repertori i Vaēes edhe nė interpretimin e kėngėve tė huaja, ndėr tė tjera: Sei stato il primo amore, Esperanto, Gjinkalla (ruse), Na u prish karroca (rumune), Gjithė bota je ti (Greke), Granada (spanjolle) e sa e sa tė tjera.Kujton kėngėn e kėnduar prej saj Firence stanotte nė Pallatin e Sportit nė Milano, kur mori duartrokitje tė stuhishme nga publiku italian, apo nė turneun nė Norvegji kur i kėrkuan tė kėndojė nė gjuhėn norvegjeze njė kėngė tė tyre dhe ajo shpalosi talentin e saj qė ngjalli emocione tė shumta. Vaēja kujton me nostalgji kur ishte nė Prishtinė vite mė parė dhe megjithėse ka kėnduar nė shumė salla tė botės i ka bėrė pėrshtypje publiku i mrekullueshėm i Kosovės. Pėrmallohet me kėngėn Jetė na dhuruat, tė kėnduar nga Naim Krasniqi, me tekst tė poetit Ekrem Kryeziu, dedikuar Vaēes nė Fest98, kur ajo ishte ftuar nga organizatorėt, si kryetare e Jurisė. Irma Rodiqi, e bija e Vaēes kujdeset me gjithė dėshirė tė fotografojė tė ėmėn nė kėtė ditė tė shėnuar, pėr tu pėrgjigjur kėrkesave tė shumta tė Medias nė Zvicėr, por edhe nė Shqipėri, Kosovė dhe Diasporė. Vaēja buzėqesh dhe ėshtė tepėr e lumtur. Ashtu siē buzėqesh nė kėtė fotografi tė freskėt, qė po ju paraqesim, tė Vaēes sonė tė mirė. Pranė ka edhe mesazhet e shumta tė miqve dhe dashamirėsve tė saj. Kujton me respekt shkrimtarin Dritėro Agolli, i cili ndėr tė tjera ėshtė shprehur pėr tė: Unė mund tė them pa asnjė lėkundje se Vaēe Zela, si artiste e madhe, hapi njė epokė tė re nė tė kėnduarėn e kėngės shqiptare dhe u bė nismėtare e njė kulture moderne nė kėtė fushė. Ajo kėngėn e zgjoi dhe e bėri njė organizėm tė gjallė, ku lėvizėn e vibruan tė gjitha molekulat dhe celulat. Nė kėtė organizėm ajo nuk la asnjė pjesėz tė fjetur dhe tė dremitur. Edhe lashtėsinė e kėngėve popullore e afroi dhe e bėri tė sotme dhe moderne. Edhe krijimet e kompozitorėve i pasuroi dhe ua rriti vlerat. Me mjeshtėrinė e njė kėngėtareje tė shquar ua rriti dėshirėn kompozitorėve pėr tė krijuar kėngė dhe ua nxiti zellin nė njė garė tė madhe artistike, ashtu siē hyjnė nė garė vrapuesit nė njė stadium madhėshtor. ..Kur e pyetėn kritiken Zana Shuteriqi pėr mendimin e shprehur prej saj qė, e konsideron Vaēe Zelėn njė Edith Piaf tė kėngės shqiptare, ajo u pėrgjigj: Natyrisht, unė kam patur parasysh kėngėtaren franceze si vlerė kombėtare qė arriti me muzikėn e lehtė tė vendit tė saj. Edhe sot emri i saj pėrmendet si pikė referimi edhe pse kanė dalė kėngėtarė tė rinj. Prandaj, duke parė te Vaēe Zela tė njėjtėn vlerė historike, si fenomen artistik, dhe po atė glorifikim tė personalitetit tė saj, e kam konsideruar kėngėtaren tonė si njė Edith Piaf tė muzikės shqiptare. Ndėrsa As. Prof. Nexhat A. Agolli qė ka bėrė njė punė tė shkėlqyer me monografinė e tij me titull Vaēe Zela- magjia e kėngės shqiptare ndėr tė tjera shprehet: Vaēe Zela ishte njė nga kėngėtaret mė nė zė tė gjysmės sė dytė tė shekullit qė shkoi,e cila pushtoi skenėn shqiptare. Fillimisht me kėngėn popullore dhe, krahas saj, nė vazhdimėsi, edhe me kėngėn e muzikės sė lehtė. Nė tė dy kėto zhanre muzikore, ajo arriti njė kulm qė nuk do tė shlyhet nga kujtesa artistike. Njė yllėsi qė ndriēoi mendjen muzikore shqiptare pėr afėr dyzet vjet radhazi me zėrin e saj aq tė ngrohtė e tė gjithėpushtetshėm. Dy zėra nė kohė tė ndryshme tė fenomenit Vaēe: nė tė parėn, adoleshente dhe nė tė dytėn, madhore. Mes tyre njė periudhė e gjatė, e shtrirė nė kohė dhe nė hapėsirė mes dy caqeve nga ku nisi dhe arriti zenithin kėngėtarja jonė e shquar. Njė lėvizje drejtvizore, e pangjashme me atė tė tokės rreth vetes dhe diellit, por me njė trajektore mė tė gjatė, do tė thoja kozmike. Nė kufijtė e kėsaj trajektoreje ne pėrjetuam zėrin e saj tė magjishėm. Interpretim brilant, talent i lindur, vokal i shkėlqyer, Kėngėtare e rrallė, mahnitėse janė disa nga vlerėsimet pėr interpretimin artistik tė Vaēe Zelės...Njė pasdite ajo hapi letrat e shumta qė merr ēdo ditė. Janė letra edhe nga njerėz tė panjohur qė shprehin ēiltėr ato qė ndjejnė kur dėgjojnė akoma kėngėt e saj tė regjistruara. Takimet me njerėzit janė emocionuese, direkte dhe tė sinqerta pėr Vaēen. Njė personalitet i tillė shumė i respektuar, flet me modesti pėr veten, e mė tepėr flet pėr tė tjerėt. Ato shpesh pėrmbajnė njė rrėfim, duke patur parasysh klimėn e intimitetit qė krijohet nga vetė ajo, besimit, duke i lėnė shpesh pėrgjegjėsinė intervistuesit, pa dashur tė rishikojė pėrsėri tekstin qė ai ka shkruar. Shpesh, fjalėt e Pjetrit dhe Irmės japin mundėsi tė thellohesh mė tepėr nė personalitetin e pasur dhe kompleks tė kėngėtares sonė tė shquar. Megjithėse ėshtė e rrethuar nga bashkėshorti, e bija dhe tė afėrm qė i vijnė herė pas here, ajo shprehet me mall pėr vendlindjen. Ka tre vėllezėr dhe dy motra qė jetojnė nė Tiranė. Ajo ka qenė e lidhur shumė me familjen. Ishte mė e madhja dhe gjithmonė ka patur dėshirė ti kishte pranė ata. Dhe ashtu i mbajti deri sa jetoi nė Shqipėri... Jam takuar edhe herė tė tjera me Vaēen, Pjetrin dhe Irmėn, edhe nė veprimtari midis bashkatdhetarėsh ku ajo na ka nderuar me pjesėmarrjen e saj. Mė kujtohet dita e 9 majit 2009 qė do tė mbetet nė kujtesė tė mbi 200 shqiptarėve nė Zvicėr. Legjenda e muzikės sė lehtė shqiptare, Vaēe Zela erdhi nė Nėshatel, e shoqėruar nga bashkėshorti i saj, pėrkthyesi i talentuar i disa librave tė autorėve zviceranė dhe tė huaj, pėr Shqipėrinė dhe Kosovėn, Pjeter Rodiqi dhe e bija, Irma Rodiqi, ekonomiste e shquar e Institutit tė Statistikave nė Bazel tė Zvicrės dhe poete. Po ashtu edhe nė Gjenevė, ku pėr nder tė saj u shfaq edhe njė dokumentar i bukur. Aty ishte edhe kėngėtarja e shquar nga Kosova, Nexhmije Pagarusha. Vaēja dukej se e kishte mposhtur sėmundjen qė e shoqėron prej vitesh. Ishte hera e parė qe Vaēe Zela, "Artiste e Popullit" dhe "Nder i Kombit", me gjithė gjendjen e saj shėndetėsore jo tė mirė, mori pjesė nė dy aktivitete kulturore. Hyrja e saj nė sallėn e madhe u prit me ovacione, qė vazhduan mė tepėr se 20 minuta, shoqėruar me tingujt e kėngėve tė paharruara tė perlės sė muzikės shqiptare. E emocionuar, artistja jonė e shquar, por tepėr modeste dhe fisnike, pranoi tė dalė nė fotografi, si kujtim i bukur i kėsaj mbrėmje tė veēantė, me tė gjithė pjesėmarrėsit. Tepėr e emocionuar, ajo shprehu kėnaqėsinė e saj me fjalėt "sot ju mė shtuat jetėn time, me njė dekadė dhe nuk do ta harroj kurrė kėtė pritje madhėshtore". "Ju dhe tė gjithė bashkėkombėsit e mi, mė keni frymėzuar qė tė kėndoj dhe tė jap njė ndihmesė modeste pėr kėngėn nė gjuhėn shqipe, sė bashku me tė gjithė atė armatė kėngėtarėsh tė suksesshėm, qė po japin njė kontribut tė madh pėr te gėzuar shqiptarėt, si dhe pėr tė ēuar se bashku me tej, demokracinė e vendosur ne Shqipėri", pohoi kėngėtarja e madhe. Me njė modesti te shquar, diva qė mbushi 70 vjet ato ditė tė prillit 2009, shtoi se ndoshta nuk e meritonte nderin e madh, duke e cilėsuar si "Personalitet te vitit 2009" nga Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve dhe duke marrė njėkohėsisht kėnaqėsinė e gjithė atyre telefonatave nga Shqipėria, apo Kosova. Me atė rast, unė realizova njė intervistė me Vaēen tonė mbarėkombėtare, ku ndėr tė tjera mė tha: 7 prilli ka qenė njė ditė e veēantė. E kam tė vėshtirė t'jua pėrshkruaj emocionet e asaj dite. Kam marrė telefonata tė pafundme, tė cilat kanė filluar nė orėn 07:00 tė mėngjesit dhe kanė pėrfunduar rreth mesit tė natės. Mė kanė marrė tė njohur dhe tė panjohur nė telefon. Mė ka prekur shumė edhe telefonata e njė shkolle fillore. Ata zėra fėmijėsh qė mė uronin tė gjithė nė kor ditėlindjen. Po jo vetėm telefonatat; nuk pushonte sė rėni edhe zilja e derės. Korrierė njeri pas tjetrit, qė sillnin buqeta me lule. Nuk di t'u them sa buqeta mė kanė ardhur nga Shqipėria, njė buqetė me 70 trėndafila nga Franca, tė tjera nga Italia, Austria dhe mjaft vende tė tjera. Ka qenė njė ditė e paharruar. Natyrisht edhe shpallja "Personalitet i Vitit" ishte njė nder i rrallė pėr mua. Tė gjitha kėto unė kam fatin e madh t'i pėrjetoj pėr sė gjalli, prandaj dhe i jam aq mirėnjohėse atij vendi, qė mė rriti, mė bėri atė qė jam dhe qė mbi tė gjitha mė nderon edhe sot, megjithėse mungoj prej gati njė ēerek shekulli nga skena shqiptare. Kėtė gjė di ta bėj vetėm populli ynė i mrekullueshėm. Isha vetėm nėntė vjeēe kur fillova tė kėndoj pėr herė tė parė dhe mė hipėn nė njė karrige, mė veshėn njė fustan nuseje. E vetmja gjė qė nuk gjetėn dot ishin njė palė kėpucė, kėshtu qė herėn e parė kam kėnduar zbathur. Por nuk u kuptua, sepse i leva kėmbėt me shkumės. Edhe sot qesh, kur mė kujtohet ajo ditė. Kur e pyes se si e zgjodhi profesionin e saj si kėngėtare, ajo mė pėrgjigjet me thjeshtėsinė qė e karakterizon: Nė mėnyrėn mė tė natyrshme. Ajo ishte gjėja qė mund tė bėja mė mirė se gjithēka tjetėr. Nė fakt unė rrjedh nga njė familje qė e ka dashur shumė kėngėn. Nėna ime ka pasur zė tė bukur, kėshtu qė edhe unė jam rritur me dashurinė pėr kėngėn. Megjithatė, prindėrit donin qė unė tė mėsoja diēka tjetėr, sepse kėnga nuk u dukej zanat. Kur e pyes Vaēen se a ka ndonjė kujtim tė bukur nga jeta teatrale, pasi shkollėn e lartė e ka mbaruar pėr teatėr, ajo mė thekson: Unė kam luajtur vetėm nė njė pjesė teatrale. Nė fakt unė kisha vetėm njė qėllim, tė bėhesha kėngėtare e zonja. Por meqenėse u zhgėnjeva njėherė, sepse nuk mė pranuan nė Liceun Artistik, duke mė quajtur tė paaftė dhe doja me ēdo kusht tė studioja, mendova se Shkolla e Lartė pėr Teatėr, do tė mė ndihmonte pėr tė interpretuar mė mire kėngėn. Kam kaluar njė jetė tė tėrė nė skenė, rreth 40 vjet. Nuk di tju them se cila kėngė mė pėlqen mė shumė, sepse unė kam dashur me shpirt ēdo kėngė qė kam kėnduar. Natyrisht kam qenė shumė kėrkuese. Jo rrallė i kam munduar kolegėt e mi kompozitorė dhe poetė, sepse nuk pranoja tė kėndoja asnjė frazė, jo mė kėngė, qė nuk mė "ngjiste". Sa net pa gjumė kanė kaluar prej meje, por mė pas ma falnin mundin qe u krijoja, sepse bindeshin qė kisha pasur tė drejtė. Kur kam kėnduar pėr herė tė parė nė Kosovė nė vitin 1979, kanė qenė emocione tė rralla, tė papėrsėritshme. Por kam edhe kujtime tė tjera tė bukura. Nuk di ē'tė pėrmend mė parė. Nė Norvegji mė dhanė dy orė para koncertit, njė kėngė norvegjeze pėr ta kėnduar. Mendoni sa e vėshtirė ėshtė tė mėsosh pėr dy orė, njė kėngė nė njė gjuhė qė nuk e njeh. Pasi kėndova strofėn e parė, pėr njė moment harrova tekstin. Por pa kaluar as njė minutė, sikur ta kishin bėrė tė gjithė me fjalė: 2000 spektatorė ngrihen njėherazi nė kėmbė dhe vazhdojnė sė bashku me mua tė kėndojnė kėngėn. Qė njė emocion aq i madh sa kolegėt e mi mė vonė, mė thoshin qė ti bėre enkas sikur harrove fjalėt. Njė tjetėr kujtim i bukur ėshtė koncerti nė Firence, kur kam kėnduar kėngėn italiane "Firenze stanotte". Janė disa kėngė qė lėnė gjurmė tė thella nė publikun vendas, i cili me njė lloj fanatizmi ruan interpretimin e kėngėtarėve vendas dhe e ka shumė tė vėshtirė, pėr tė mos thėnė tė pamundur, tė pranojė se njė i huaj mund t'i kėndojė kėngėt e tyre mė mirė. Unė kam pasur fatin ta pėrjetoj njė gjė tė tille. Edhe atje ėshtė ngritur i gjithė publiku nė kėmbė, duke kėnduar se bashku me mua.
Duke parė ato lule shumėngjyrėshe nė tarracėn e madhe tė apartamentit tė saj e pyes Vaēen: Sėmundja ju ka ndarė nga skena, i them unė, por jo nga hobi juaj pėr lulet. A kujdeseni pėr to?
Vaēja duke buzėqeshur mė thotė: Sa do tė doja ta bėja njė gjė tė tillė, por pėr shkak tė gjendjes sime shėndetėsore tani e kam tė pamundur. Vajza ime Irma, e cila ka trashėguar edhe ajo pasionin pėr lulet, kujdeset sot pėr to. Pėrpara se tė sėmuresha kaloja orė tė tėra nė bahēe, saqė fqinjėt e mi zviceranė mė quajnė "zonja me gishtat jeshile" dhe me shaka thonė se ata duhet tė paguajnė pėr atė pamje tė bukur, qė shohin nga dritaret e tyre. Edhe dyqanet qė shesin lule mė njohin dhe kur shkoj shitėsit, si me shaka mė thonė, Oh zonjė, u bė kohė e gjatė, gati njė javė qė sju kemi parė.
E pyes: Vajza juaj, Irma ka zgjedhur ekonominė si profesion. A do tė kishit dėshirė qė ajo tė ishte bėrė kėngėtare?.
Jo, mė pėrgjigjet Vaēja, kėtė nuk e kam dashur kurrė. Pastaj, ajo pėr sa i pėrket profesionit ka trashėguar mė shumė nga i ati, prej tė cilit ka pasur edhe prirjen pėr shkencat ekzakte. Lidhur me mesazhin qė mund tė japė pėr brezat e rinj tė kėngėtarėve shqiptarė ajo pėrgjigjet: E kam tė vėshtirė tė luaj rolin e mėsueses nė distancė, por do tu lutesha qė tė ruajnė me ēdo kusht identitetin kombėtar, qė ėshtė gjėja mė e vyer qė kemi.
A keni dėshirė tė ktheheni ndonjėherė nė qytetin tuaj tė lindjes dhe nė pėrgjithėsi nė Shqipėri?
- Oh, kjo ėshtė njė pyetje qė mė mirė mos tė ma kishit bėrė, sepse mė mbush me trishtim. Kjo ėshtė ėndrra ime mė e madhe. Do tė doja me gjithė shpirt tė shkelja edhe njėherė rrugicėn ku kam lindur dhe kam kėnduar pėr herė tė parė. Tė shoh se si ka ndryshuar Tirana, ku kam kaluar pjesėn mė tė madhe tė jetės sime. Lus Zotin ēdo ditė, qė tė ma realizojė kėtė dėshirė, sepse Shqipėria pėr mua ka qenė dhe mbetet vendi qė mė ka falur emocione tė jashtėzakonshme, qė mė ka bėrė tė ndjehem njeriu mė i lumtur nė botė. Prandaj, ua them me gjithė shpirt; jam aq krenare qė jam shqiptare, se ai vend mė mungon mė shumė se gjithēka tjetėr. | |
|