Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
Numri i postimeve : 254 Registration date : 10/11/2010 Age : 30 Location : Diku aty me ju
Titulli: Poezi nga Robert Berns 17.04.11 22:11
Poezite e Robert Berns jane me te vertet shume te bukura...nuk di pse mungojne ketu...po sjelle vetem ato qe mua personalisht me kane goditur gjithnje....por mund te sillni e ju sa te mundeni....
Dashuria
Si trendafil cel dashuria Ne mes te kopshtit tim Dhe si nje kenge bukuria Sme ndahet ne udhetim
Kjo bukuri mbi gjitha mbetet Asgje mbi dhe se tund Me mua ecen gjersa detet Te thahen gjer ne fund
Nuk thahen detet zemra ime Graniti nuk firon Nuk ndalet rera ne udhetime Se rera vec vrapon
Mbec me shendet per ty ngre gotten Mos u merzit o shpirt! Sikur te bredh me kembe boten Te gjej, por vetem prit
Denisa Vip
Numri i postimeve : 254 Registration date : 10/11/2010 Age : 30 Location : Diku aty me ju
Titulli: Re: Poezi nga Robert Berns 17.04.11 22:12
Nje trendafile e kuqe, e trembur.
Ah, dashuria ime eshte si nje trendafile e kuqe, e trembur, qe e re ka celur ne Qershor, Ah, dashuria ime eshte si melodia qe kur luhet, me embelsi ritmon.
Sa e hijeshme je, moj bukuroshja ime, aq thelle kam rene ne dashuri me ty, e do te tdua perhere, e dashur, derisa detet te jene thare per uje.
Derisa detet te jane thare per uje, e dashur, dhe shkembinjte me diellin te jene shkrire Une do te dua serisht e dashur, Derisa rerat e jetes te rrijne shtrire.
Dhe lamtumire, dashuria ime e vetme, Lamtumire tani, vetem per pak, Dhe do te vij perseri, e dashur, Dhe sikur te jem dhjet' mije milje larg.
Denisa Vip
Numri i postimeve : 254 Registration date : 10/11/2010 Age : 30 Location : Diku aty me ju
Titulli: Re: Poezi nga Robert Berns 17.04.11 22:12
Lamtumire
E dashur, leri oret e ndarjes te pikojne vetmine mbi ne, le te numerojme castet e humbura te vetem dhe shpirtrat le ta kuptojne nese gjeten tek njeri-tjetri ndonjehere strehe...
...Pra, le te endet dhimbja ne shpirtrat tane egoist, le te thyhet amalgami i fundit qe na bashkon ! Ti mos qesh kur te me shohesh duke qare si femije sepse dashuria e patrembur burrerine e rrezon !
Lamtumire...lamtumi re e dashur tani pas po shkoj te numeroj oret e lumtura bashke, po shkoj te numeroj puthjet e permalluara kohen time askush nuk do ta vras !
Vec ca puthje do vjedh per buzet e deshperuara ...Sigurisht ti ne nje zjarr tjeter je duke u ngrohur ne nje zjarr perkedhelish qe trupin ta ftoh por gjithsesi une te fal, te fal kur ti mizorisht vetveten lendon
Heshtja le ti thyeje dyert e harrimit qe kujtimet me ty mos ti harroj asnjehere... Me uisky le te dehem ta pi vetmin e gjate Te cirrem, te uleras, te mallkoj.....Lamtumi re prape...
Denisa Vip
Numri i postimeve : 254 Registration date : 10/11/2010 Age : 30 Location : Diku aty me ju
Titulli: Re: Poezi nga Robert Berns 17.04.11 22:12
Kenge ....
Kallami fletet duke tundur Mes lumit e shkoi jeten; Dhe mua vitet me te lumtur Mes vajzave me mbeten.
Telashet tona vene e vine, Me halle mbushen kupat, Por disa ēaste lumturine Mes nesh e sjellin ēupat.
Lavdia, smira, pasuria Na turbullojne epshet, Por dhe t'i kesh, te vjen merzia Dhe lumturia tretet.
Ta kisha mbremjen pak te lire, Nje perqafim te prisja, Andrallen, jeten e veshtire, Ne djall do ta degdisja!
Dhe gjyqi le te me denonte Me sharje e vargonj, I thosha: vajzat shume i donte Dhe plaku Solomon!
E beri zoti seksin mashkull Kur ende s'kishte shkolle, Se zoti shkollen s'e kish dashur, Ndaj s'ishte mendjeholle.
Pastaj mesimet zoti ndoqi Mes librave i strukur, U lodh dhe koken e perpoqi Dhe doli seksi i bukur!...
Denisa Vip
Numri i postimeve : 254 Registration date : 10/11/2010 Age : 30 Location : Diku aty me ju
Titulli: Re: Poezi nga Robert Berns 17.04.11 22:12
Robert Berns
Puthja Gjurme e njohjes se sivjetshme Dhe premtim me fshehtesi,- Puthja lulebore e hershme, Bore e bardhe e pasterti;
Nje lekundje: desha, sdeshe! Miqesi e njome e re Prej pellumbi, pellumbeshe, Gazi i pare e plot hare;
Mall i ndarjes se trishtuar Dhe dyshimi: po me pas? Se gjej fjalen e bekuar Qe mendimin larg ta ngas!
Denisa Vip
Numri i postimeve : 254 Registration date : 10/11/2010 Age : 30 Location : Diku aty me ju
Titulli: Re: Poezi nga Robert Berns 17.04.11 22:13
ME ZURI NATA RRUGES Ne mal me zuri nata pus Debora shfrynte , ish janar C“do porte ish kycur, s“dilte kush Dhe s“gjeja vend te ndizja zjarr.
Papritur fati shpejt mu qas. Nje vajze poqa per cudi! Ajo me ftoi ta ndiqja pas. Te gjeja vater e shtepi.
Ne gjunje u fala mu ne prag. Qe s“ngriva akull e kallkan; I thashe -shtrome nje jatak I thashe -hidhme nje jorgan.
Ajo me gjeti nje carcaf, Ma shtroi dyshekun shpejt e shpejt, Nje vere nxorri nga nje raft Me tha te flija me shendet .
Te ndahesha me vinte keq , dhe mora zemer gjeta shkas. - I kendshem qeka ky dyshek por nje jastek une e kam pak .
Me solli ne ode nje jastek , Ma vuri me kujdes nen vesh, dhe une i dhashe fet e fet nje puthje te embel si peshqesh .
Ju skuqen faqet si perri i derdhi fjalet si mendafsh. Nese ke nder e dashuri , me ler te paster , ahh me qafsh.
Mendafsh i bute ish flok i saj dhe bar mbi shteg e monopat. Ish trendafil i kuq ne maj , ajo qe shtroi ate krevat.
E kish te bukur kraheror nje kraheror qe vetem zbardh, si dy kodrina me debore qe ngre mes eres dimri i madh.
E perqafova plot me mall ate qe shtroi ate krevat. E paster ish , o Zot me fal, si ky tufan qe fryn ne shpat.
Ajo me mua nuk u sha, dhe nuk i hapi syt e zez, Mes meje dhe mes murat ra dhe s“fjeti dot gjer ne mengjes.
Dhe kur dremitur prap mu qas e perkedhela perseri. Ma prishe jeten ,ah me qafsh me foli e imja dashuri.
Dhe tek i puthja ata sy , me belbezonte , mos e mos I thosha kur te jem me ty, Sa here shtratin do ma shtrosh!
Gjilperen mori ne mengjes, u ul e heshtur ne minder. Kemishen time me kujdes e qepi plot me mall e nder.
Dhe ikin vitet nje nga nje .. dhe lulja cel dhe fryn tufan. Por se harroj ne jete ate, qe shtroi dyshekun me jorgan!...
R.Berns
Denisa Vip
Numri i postimeve : 254 Registration date : 10/11/2010 Age : 30 Location : Diku aty me ju
Titulli: Re: Poezi nga Robert Berns 17.04.11 22:13
Hiē
Ju jap dhe kalin, po tė doni, Pegasin tim dobiē, Shpėrblim pėr kalin mos dėrgoni, Shpėrblim nuk dua hiē.
Shkujdesjen time prej poeti Mė falni ju, or miq, Kjo mburrje dreqi prej qyteti Pėr mua nuk vlen hiē!
Fitimi mendjen sjell vėrdallė, Floriri Zotin prish, Po shpirti s'rri nė vend pa dalė, - Dhe ē'mbetet? S'mbetet hiē!
Zyrtari mat me hap sallonin Dhe digjet pėr ofiq, Nė qafė e var dhe medalionin, Po ē'ka medalja? Hiē!
Peshkopi mban nė kokė mitrėn Dhe xhybe mban njė prift. E ē'ndosh pastaj? Tė gjitha ikėn, Prej tyre del njė hiē!
E do djaloshi vajzėn shumė, I sillet si ogiē, Dhe dasmėn shtron me prikė e zhurmė, E ē'vjen prej dasmės? Hiē!
Rimon poeti rima-rima, Ēmon veten sigurisht, Dhe merr kurora me dafina, Mė vonė e pret njė hiē!
Rreh gjoksin rrugės mburraveci Dhe shkrofėtin si viē, Kėrcen krekosur karkaleci, - Krekosja pjell njė hiē!
Me drojtje sillet ndaj poetit Kjo ēupkė buzka-fiq, Kėrkon ēudira prej tė shkretit Dhe s'gjen ēudira hiē!
Ia do poetit pėrkėdheljet Vajzushka gjer nė shpirt. Nga pėrkėdheljet ēfarė i mbetet? I mbetet veē njė hiē!
Kanos peshkopi heretikun, Qė mbledh pas tij tė liq Dhe botėn prish e shton rrezikun, Po bota s'ndreqet hiē!
Hajt, lamtumirė, e pres anijen Me valėt kalakiē. Sikur tė vdes e tė pėrpihem, S'ju dhėmb kjo vdekje hiē!
R.Berns
Denisa Vip
Numri i postimeve : 254 Registration date : 10/11/2010 Age : 30 Location : Diku aty me ju
Titulli: Re: Poezi nga Robert Berns 17.04.11 22:13
Dasma e Megit
E dini ju Megin c'ka gjetur tek burri, Kur la millonane e kuroren vuri? S'e besoj mos e dini c'ka gjetur e gjora, Nje pele gerdalle me bishtin me morra.
E dini se cilit ia fal dashurine Me buzet e kuqe , me gushen dhe gjine? Ia fal dashurine e terbuar pagurit Me nxehte se burrit..
E dini c'ka ndodhur me Megin ne dasem Kur vuri kuroree unaze? Ah, lere , per zotin, ah lere se c'vajti! U dehen dhe prifti dhe psallti!
E dini si dasmes ia vune kapakun? U shtrine te gjithe e s'e hidhnin dot pragun. Eh, dhendri me priftin e fashatit u pine Dhe xurxull ne shtratin e nuses u gdhine..
Mbishkrim ne varrin e pushtit te fshatit
Vajtoni burra kaq te rralle Ketu tek guri murrme, Ky fqinji juaj sa ish gjalle Ju ka ndihmuar shume.
Shkollaret hic mos pacin frike Nga varri ne lulishte, Ai qe prehet nen qerpice I ati tyre ishte..!
Berns
Denisa Vip
Numri i postimeve : 254 Registration date : 10/11/2010 Age : 30 Location : Diku aty me ju
Titulli: Re: Poezi nga Robert Berns 17.04.11 22:13
Ne theker
Ne dericke duke ardhur Fushes anes ledhit Xheni lagur, Xheni mardhur Mbremjes permes thekrit.
Ishte ftohur keq shejtanka, Dridhej si purteke Rrudhur, njomur krejt fustanka, Humbur si nje shqerke
Xhenin lereni te qete, Mos i flisni Xhenit, Xheni veten e di vete, C'i bini legenit ?
Nese njeri fton nje tjeter, Pse me llafe merresh? Nese ti pergjon ne theker C'fitim mund te nxjerresh?
Thashethemet pse na duhen, Kush u puth ne thekra? Pse na hane e pse na kruhen Vetullat e mjekrat ?!...
R.Berns
Denisa Vip
Numri i postimeve : 254 Registration date : 10/11/2010 Age : 30 Location : Diku aty me ju
Titulli: Re: Poezi nga Robert Berns 17.04.11 22:13
Dashuria dhe varfėria
Mė ndoqi dashuria bashkė Me varfėrinė e shkretė, Nė shteg tė tyre herėt rashė Mė zunė shpejt nė rrjetė.
Por varfėrinė e zboj, e tremb Dhe ska mė varfėri, Vec dashurinė dot se shemb Se mbetet dashuri.
Pse dashurisė si pengesė I del pėrpara ndarja? Dhe pse tė mbetet robėreshė Nga smira dhe nga paraja?
Dhe pasuria dhe hambari Pak lumturi na japin, Por frikacaku dhe truthari Pushtetin shpejt e kapin.
Mė flet me sy pėr dashurinė Kur humb mes pėrqafimit, Ndėrsa me buzėt ftohtėsinė Ma shfaq pėrmes gjykimit.
Mė kėshillon tė jem i matur- Tė kem dhe pak durim, Sic duket, pret njė oxhak tė pasur Dhe spret oxhakun tim!
Po si ta mbaj gjakftohtėsinė Kur jemi pranė e pranė, Kur dy vėshtrime dashurinė Burim tė vetėm kanė?
Vec fukarai ka lumturi Me vashėzėn e dashur, Ai ska smirė e ska zili Pėr derė e rang tė pasur.
Ah, dashurinė ce pengon Ky fati i lig tiran! Dhe gonxhe e saj, pse slulėzon Pa pasuri dhe nam?