Shqipėria refuzon Argjentinėn Nuk eshte aspak shaka. Shqiperia ka anulluar nje miqesore galaktike me Argjentinen e Lionel Messit me 3 qershor.
Lajmi i bujshem konfirmohet nga Federata Shqiptare e Futbollit,
sipas se ciles "pengese" per kete miqesore ka qene vete trajneri i
Shqiperise, Josip Kuzhe.
Sipas burimeve nga FSHF-ja, miqesorja qe duhej te zhvillohej me
daten 3 qershor ndaj Argjentines, ishte ndermjetesuar nga nje agjenci
private e organizimit te ndeshjeve nderkombetare. Takimi duhej te
zhvillohej ne nje fushe asnjanese dhe te gjitha shpenzimet per udhetimin
e Kombetares shqiptare mbuloheshin nga kjo agjenci. Flitej pėr nje
shume rreth 90 mije euro, te cilen do ta perfitonte FSHF, per te mbuluar
shpenzimet e takimit miqėsor.
Argumenti i trajnerit Kuzhe per refuzimin e kesaj ftese joshese ka
qene se skuadra do te ishte i lodhur per ndeshjen kyēe kunder Bosnjes (7
qershor) per eliminatoret e Euro 2012.