Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Droga, cfare eshte dhe reziqet e saj

Shko poshtė 
3 posters
AutoriMesazh
Goca
Administrator
Administrator
Goca


Numri i postimeve : 21
Registration date : 24/05/2011

Droga, cfare eshte dhe reziqet e saj Empty
MesazhTitulli: Droga, cfare eshte dhe reziqet e saj   Droga, cfare eshte dhe reziqet e saj Empty25.05.11 14:21

kohet e fundit nje pjese e madhe e rinise shqiptare dhe gjithashtu e mbar botes,jane te nenshtruar nga lendet narkotike,duke mos ditur efektet dhe pasojat qe shkaktojne.kjo ndodh nga mungesa e informacionit.ja disa informacione rreth lendeve narkotike dhe alkolit.:
Ēfarė janė drogat?

Droga, cfare eshte dhe reziqet e saj A_1571Teknikisht,
drogat janė lėndė kimike tė cilat ndikojnė nė funksionimin normal tė
trupit dhe/ose tė trurit. Jo tė gjitha drogat janė tė paligjshme. Pėr
shembull, kafeina (e cila gjendet nė kafe ose nė pijen “Coca-Cola”),
nikotina (e cila gjendet nė cigare) dhe alkooli teknikisht janė tė
gjitha droga tė ligjshme edhe pse zakonishtnuk quhen tė tilla. Barnat,
si ato qė shiten me recetė tė lėshuar nga mjeku ashtu edhe ato qė shiten
pa recetė nėpėr farmaci, janė droga tė ligjshme tė cilat na ndihmojnė
tė shėrohemi nga sėmundjet, megjithėse edhe me to mund tė abuzohet.
Drogat e paligjshme janė droga tė cilat janė kaq tė dėmshme saqė vendet
nė mbarė botėn kanė vendosur t’i vendosin nėn kontroll.Kėto vende kanė
miratuar disa ligje ndėrkombėtare, nė formėn e konventave tė Organizatės
sė Kombeve tė Bashkuara, tė cilat pėrcaktojnė se cilat droga duhen
vendosur nėn kontroll.Tė gjitha drogat tė cilat trajtohen nė kėtė
broshurė janė tė paligjshme. Kjo do tė thotė se, nė pėrgjithėsi, ėshtė
kundėr ligjit nėse mban, pėrdor ose shet droga tė tilla nė gjithė
botėn.Drogat, nė pėrgjithėsi, kanė disa emra me tė cilėt quhen nė
zhargonin e rrugės, dhe nė kėtė broshurė do tė gjeni disa prej
tyre.Megjithatė, nuk bėhet fjalė pėr njė listė tė plotė dhe drogat mund
tė kenė emra tė tjerė nė vendin apo nė qytetin ku jetoni ju.Gjithashtu,
kėto emra mund tė ndryshojnė edhe me kalimin e kohės. Emrat e drogave nė
zhargonin e rrugės nuk kanė lidhje me fuqinė apo pastėrtinė e njė
droge.Tė gjitha drogat e paligjshme kanė njė efekt tė menjėhershėm
fizik, pėr tė cilin mund tė lexoni nė kėtė broshurė. Por drogat mund tė
pengojnė shumė edhe zhvillimin psikologjik dhe emocional, sidomos te tė
rinjtė.Nė tė vėrtetė, drogat mund tė shkatėrrojnė potencialin e atyre qė
i pėrdorin, tė cilin ata nuk mund ta rifitojnė kurrė mė, sepse drogat
kthehen nė njė lloj zėvendėsuesi tė mekanizmave qė na duhen nė jetė.Edhe
pse drogat nė kėtė broshurė pėrshkruhen veēmas, ato shpesh pėrdoren
sėbashku.Kjo pėrzierje e drogave mund tė ketė pasoja tė rėnda dhe tė
paparashikueshme pėr trupin dhe mendjen e pėrdoruesve.Sė fundmi, duhet
thėnė se drogat turbullojnė aftėsinė gjykuese tė pėrdoruesve tė tyre.
Kjo do tė thotė se shpesh pėrdoruesit e drogave marrin rreziqe mė tė
mėdha, siē ėshtė, pėr shembull, seksi i pambrojtur. Kjo shkakton
infeksion me hepatit ose me HIV si edhe me sėmundje tė tjera tė
transmetuara seksualisht.

Tiper e drogave

Kanabis
Kokaina
Ekstazia
Heroina
Haluēinogjenėt: LSD
Metamfetamina

Kanabis

Bongo/Ganja/Grass/Marijuana/Pot/Thai sticks

Ēfarė ėshtė?
Kanabisi
ėshtė njė lėndė si duhani, me ngjyrė mes tė gjelbrės dhe kafesė, e cila
pėrbėhet nga lulet dhe gjethet e sipėrme tė thara tė bimės sė kėrpit.
Rrėshira e kanabisit apo, siē quhet ndryshe, hashashi, ėshtė mbetja e
tharė e njė lėnde qė nxirret nga pjesa e sipėrme e lulėzuar e bimės sė
kėrpit, e cila kthehet nė pluhur ose presohet nė forma. Vaji i kanabisit
ose, siē quhet ndryshe, vaji i hashashit, ėshtė njė lėng i cili nxirret
ose nga bima e tharė ose nga rrėshira.

Si merret?
Zakonisht,
tė gjitha format e kanabisit merren pėrmes tymosjes, si duhani. Rrėshira
dhe vaji i kanabisit mund edhe tė hahen ose tė pihen nė formėn e ēajit.

Ēfarė ndikimi ka te pėrdoruesi?
Kanabisi
i jep pėrdoruesit njė ndjesi relaksimi dhe kėnaqėsie dhe ndonjėherė I
vendos nė njė gjendje euforie. Pėrdoruesi mund tė provojė edhe njė
ndjesi mė tė forte tė shqisave tė shikimit, nuhatjes, shijes dhe
dėgjimit.

Cilat janė rreziqet qė lidhen me pėrdorimin e kanabisit?

periudhėn afatshkurtėr, pėrdoruesit i rritet oreksi dhe pulsi.
Pėrdoruesi ka probleme edhe me kryerjen e akteve fizike dhe
intelektuale, si pėr shembull e ka tė vėshtirė tė ngasė makinėn apo tė
mendojė nė mėnyrė logjike. Nėse merret nė doza tė mėdha, kanabisi mund
tė mprehė perceptimin e tingujve dhe tė ngjyrave nga ana e pėrdoruesit,
ndėrkohė qė ia bėn tė ngadaltė dhe tė paqartė tė menduarit. Nėse doza
ėshtė shumė e madhe, efekti i kanabisit ėshtė i ngjashėm me efektin e
drogave haluēinogjene dhe mund tė shkaktojė ankth, panik dhe, madje,
episode psikopatike. Pėrdoruesit e rregullt tė kanabisit pėrballen me
rrezikun e zhvillimit tė njė varėsie psikologjike deri nė atė masė sa tė
humbasin interes nė tė gjitha aktivitetet e tjera si puna apo
marrėdhėniet me njerėzit. Studimet e fundit nė Mbretėrinė e Bashkuar
kanė treguar se ekziston njė lidhje midis pėrdorimit tė kanabisit dhe
rritjes sė skizofrenisė.

Rreziqe tė tjera
Tymi i kanabisit
pėrmban 50 pėr qind shumė katran se cigaret me pėrmbajtjen mė tė lartė
tė katrani, gjė qė i vendos pėrdoruesit nė njė rrezik mė tė madh tė
kancerit tė mushkėrive dhe tė sėmundjeve tė tjera tė sistemit tė
frymėmarrjes.

Kokaina

Crack/Bazooka/Blanche/Cake/Coke/Lady

Ēfarė ėshtė?
Kokaina
ėshtė njė pluhur i bardhė ose ngjyrė qumėshti, i cili vepron si
stimulues i fuqishėm. Kokaina nxirret nga gjethet e bimės sė kokės.Gjatė
rrugės, mund tė tretet ose tė “pritet” me lėndė tė tjera me qėllim qė
tė rritet sasia.Droga “crack” ėshtė njė kokainė e cila ėshtė pėrpunuar
mė tej me amoniak ose bikarbonat natriumi (sodė buke) dhe ngjan si
flokėza ose kokrriza tė vogla.

Si merret?
Zakonisht, kokaina thithet me hundė ose injektohet, ndėrsa droga “crack” tymoset si duhani.

Ēfarė ndikimi ka te pėrdoruesi?
Kokaina
i jep pėrdoruesit njė ndjesi gjallėrie shpirtėrore dhe e vendos nė njė
gjendje euforie. Gjithashtu, shpesh pėrdoruesi provon njė rritje tė
pėrkohshme tė niveleve tė gatishmėrisė nervore dhe tė energjisė dhe njė
shtyrje nė kohė tė urisė dhe tė lodhjes.

Cilat janė rreziqet qė lidhen me pėrdorimin e kokainės?
Efektet
afatshkurtra pėrfshijnė humbjen e oreksit, shpejtimin e frymėmarrjes
dhe rritjen e temperaturės sė trupit dhe tė rrahjeve tė zemrės.
Pėrdoruesit mund tė sillen nė mėnyrė shumė tė ēuditshme dhe tė
parregullt dhe, ndonjėherė edhe nė mėnyrė tė dhunshme.Doza tė tepėrta tė
kokainės mund tė shkaktojnė edhe konvulsione, krizė epilepsie,
hemorragji cerebrale ose mosfunksionim tė zemrės.Pėrdoruesit afatgjatė
tė kokainės rrezikojnė tė kenė njė mori problemesh shėndetėsore, disa
prej tė cilėve varen nga mėnyra se si e marrin kėtė drogė. Thithja me
hundė e kokainės dėmton shumė rėndė indet e hundės; tymosja mund tė
shkaktojė probleme tė aparatit tė frymėmarrjes; ndėrsa injeksioni mund
tė shkaktojė abscese ose sėmundje infektive. Rreziqe tė tjera,
pavarėsisht mėnyrės si merret droga, pėrfshijnė varėsinė e fuqishme
psikologjike, kequshqyerjen, rėnien nė peshė, humbjen e orientimit,
apatinė dhe njė gjendje qė ngjan me psikozėn pananojake.

Rreziqe tė tjera
Pėrzierja e kokainės me alkoolin ėshtė njė kokteijl i rrezikshėm dhe mund tė rrisė ndjeshėm mundėsinė e vdekjes sė papritur.

Ekstaza

E/Snackies/New Yorkers

Ēfarė ėshtė?
Ekstaza
ėshtė njė stimulues psikoaktiv, I cili zakonisht prodhohet nė
laboratorė tė paligjshėm. Nė tė vėrtetė, termi “ekstazė” ka evoluar dhe
nuk pėrdoret pėr tė quajtur vetėm njė lėndė kimike por nė tė vėrtetė njė
gamė lėndėsh tė tilla tė cilat kanė njė efekt tė ngjashėm te
pėrdoruesi. Shpesh, ēfarėdo tablete me stemė tani quhet “ekstazė”
pavarėsisht pėrbėrjes ės vet kimike.Edhe pse kjo drogė zakonisht
shpėrndahet nė formėn e njė tablete, ajo mund tė jetė edhe nė formė
pluhuri ose kapsule. Tabletat mund tė kenė forma dhe madhėsi tė
ndryshme.

Si merret?
Zakonisht gėlltitet por mund edhe tė thithet me hundė ose tė injektohet.

Ēfarė ndikimi ka te pėrdoruesi?
Ekstaza
mund tė rrisė nivelet e ndjeshmėrisė tė pėrdoruesve dhe tė shkaktojė
njė ndjesi afėrsie me njerėzit qė i rrethojnė. Kjo drogė mund ta bėjė
pėrdoruesin mė shoqėrues dhe energjik.

Cilat janė rreziqet qė lidhen me pėrdorimin e ekstazės?

periudhėn afatshkurtėr, ekstaza mund tė bėjė qė trupi tė mos i pėrfillė
sinjalet e problemeve siē janė dehidratimi, vilania dhe rraskapitja dhe
mund tė pengojė aftėsinė e trupit pėr tė rregulluar temperaturėn. Pėr
mė tepėr, ekstaza mund tė dėmtojė rėndė organe tė tilla si mėlēia dhe
veshkat.Ndonjėherė, mund tė shkaktojė edhe konvulsione dhe pushim tė
zemrės.Doza tė mėdha tė ekstazės shkaktojnė njė gjendje acarimi, ankthi
dhe halucinacionesh tė rėnda.Pėrdorimi afatgjatė i ekstazės mund tė
dėmtojė disa pjesė tė caktuara tė trurit, duke shkaktuar kėshtu
depresion dhe humbje tė kujtesės.

Rreziqe tė tjera
Tabletat
ose pilulat qė shiten pėr ekstazė mund tė pėrmbajnė edhe lėndė tė tjera
qė mund tė jenė tė rrezikshme dhe qė mund tė jenė tė ndryshme pėr sa i
takon fuqisė dhe pasojave tė tyre


Heroina

Smack/H/Horse/Junk/Harry/White lady

Ēfarė ėshtė?
Heroina
ėshtė njė drogė qė shkakton varėsi dhe qė ka veti kundra dhimbjes dhe e
cila prodhohet pėrmes pėrpunimit tė morfinės, njė lėndė natyrore e cila
nxirret nga bima e opiumit. Heroina e pastėr ėshtė njė pluhur i bardhė.
Heroina e rrugės ėshtė zakonisht e bardhė nė ngjyrė kafe sepse pėrzihet
me lėndė tė papastra, ēka do tė thotė qė ēdo dozė ndryshon nga tjetra.

Si merret?
Zakonisht injektohet por mund edhe tė thithet me hundė ose tė tymoset.

Ēfarė ndikimi ka te pėrdoruesi?
Heroina
mund t’u heqė pėrdoruesve tensionin, ankthin dhe depresionin.
Pėrdoruesi ndjehet i shkėputur nga lodhja ose dhimbja emocionale ose
fizike. Nė doza tė mėdha, pėrdoruesi mund tė provojė gjendje euforie.

Cilat janė rreziqet qė lidhen me pėrdorimin e heroinės?
Pasojat
afatshkurtra pėrfshijnė zvogėlimin e bebes sė syrit, tė pėrzier, tė
vjella, pėrgjumje, paaftėsi pėr t’u pėrqendruar dhe apati.Heroina
shkakton varėsi tė madhe fizike dhe psikologjike te pėrdoruesi.
Pėrdoruesit rrezikojnė tė zhvillojnė edhe njė shkallė tolerance ndaj
kėsaj droge, ēka do tė thotė se me kalimin e kohės u duhet tė marrin
doza gjithnjė e mė tė mėdha pėr tė provuar efektin qė
dėshirojnė.Pėrdorimi afatgjatė i heroinės ka njė shumėllojshmėri
pasojash tė rėnda pėr shėndetin.Mes tė tjerash, mund tė shkaktojė rėnie
tė shpejtė nė peshė, kequshqyerje dhe kapsllėk.Heroina mund tė shkaktojė
edhe ērregullim tė ciklit mujor te femrat, pėrgjumje dhe apati
kronike.Lėnia e menjėhershme e heroinės shkakton simptomat e tėrheqjes
nga ky ves, tė cilat mund tė jenė tė rėnda dhe pėrfshijnė ngėrē, diarre,
dridhje, panik, sekrecione tė hundės, tė ngjethura dhe djersitje.

Rreziqe tė tjera
Pėrdoruesit
rrezikojnė tė marrin mbidozė tė heroinės e cila mund tė shkaktojė
gjendje kome dhe vdekje pėr shkak tė bllokimit tė aparatit tė
frymėmarrjes.

Haluēinogjenėt

Ēfarė janė?
Haluēinogjenėt,
ose drogat psikopatike, janė droga tė cilat ia ndryshojnė gjendjen e
ndėrgjegjes pėrdoruesit si edhe shkaktojnė lloje tė ndryshme
halucinacionesh.Llojet kryesore tė halucinogjenėve janė dietilamidi i
acidit dilisergjik (LSD), fenociklinida (PCP), amfetaminat, meskalina
dhe psilocibina.

LSD

Dietilamidi i acidit dilisergjik

Acid/Hippie
(PCP)

Ēfarė ėshtė?
LSD-ja
ėshtė njė drogė gjysmė-sintetike e prodhuar nga acidi lisergjik, i cili
gjendet nė njė kėrpudhė qė rritet nė bimėn e thekrės dhe drithėra tė
tjera.LSD-ja, e cila zakonisht quhet edhe “acidi”, ėshtė njė prej
drogave halucinogjene mė tė fuqishme. Nė rrugė zakonisht shitet nė
formėn e katrorėve tė vegjėl prej letre me flluska me kokrra ku brenda
pėrmbahet droga, por shitet edhe nė formėn e tabletave, kapsulave si
edhe nė formė tė lėngshme. Ėshtė njė lėndė pa ngjyrė dhe pa erė, me njė
shije paksa tė hidhur.

Si merret?
Zakonisht gėlltitet.


Ēfarė ndikimi ka te pėrdoruesi?
Nėse
merret LSD, ajo shkakton ndryshime tė forta nė mendime, humor dhe
shqisa, krahas ndjenjave tė afėrsisė dhe shoqėrimit.Megjithatė, efektet e
sakta tė LSD-sė ndryshojnė nė varėsi tė gjendjes mendore tė pėrdoruesit
dhe mjedisit ku merret kjo drogė.


Cilat janė rreziqet qė lidhen me pėrdorimin e LSD-sė?

periudhėn afatshkurtėr, LSD-ja shkakton zhgėnjim dhe perceptime tė
shtrembėruara.Ndryshon sensi i thellėsisė dhe kohės I pėrdoruesit,
ndėrsa bėhen mė tė mprehta ngjyrat, tingujt dhe prekja.Disa pėrdorues tė
LSD-sė provojnė mendime dhe ndjenja tė forta dhe tė frikshme si pėr
shembull frika se mos humbasin kontrollin, frika nga ēmenduria dhe
vdekja dhe dėshpėrim.Pasojat fizike janė tė vogla nė krahasim me pasojat
psikologjike dhe emocionale. Nė tė pėrfshihet zmadhimi i bebes sė
syrit, shpeshtimi i rrahjeve tė zemrės dhe rritja e tensionit tė gjakut,
humbja e oreksit, pagjumėsia, thatėsirė nė gojė dhe tė dridhura.


Metamfetamina

Crack meth/Ice/Crystal meth/Tik/Shabu/Yaba

Ēfarė ėshtė?
Metamfetamina
bėn pjesė nė atė grup drogash qė quhen stimulues tė llojit tė
amfetaminės (ATS). Ėshtė drogė sintetike e cila zakonisht prodhohet nė
laboratorė tė paligjshėm.Metamfetamina ėshtė nė formėn e pluhurit, tė
tabletave ose kristaleve qė ngjajnė me copėza qelqi tė thyer.

Si merret?
Mund tė gėlltitet, tė thithet me hundė, tė tymoset ose tė injektohet.

Ēfarė ndikimi ka te pėrdoruesi?
Metamfetamina
stimulon njė ndjesi mirėqenieje fizike dhe mendore, si edhe njė valė
euforie dhe gjendje tė gėzueshme shpirtėrore. Pėrdoruesi provon njė
rritje tė pėrkohshme tė energjisė, e cila e bėn pėrdoruesin tė mendojė
se mund t’i kryejė mė mira aktet fizike ose intelektuale.Pėrdoruesi
ndjen edhe njė shtyrje nė kohė tė urisė dhe tė lodhjes.

Cilat janė rreziqet qė lidhen me pėrdorimin e metamfetaminės?

periudhėn afatshkurtėr, pėrdoruesit humbasin oreksin dhe fillojnė tė
marrin frymė mė shpejt. Mund t’u shpeshtohen rrahjet e zemrės dhe mund
t’u rritet tensioni i gjakut si edhe mund t’u rritet temperatura e
trupit dhe tė djersijnė. Nė doza tė mėdha, pėrdoruesit mund tė ndjehen
tė paqetė dhe tė acaruar dhe mund tė provojnė goditje paniku.Doza tė
tepėrta tė metamfetaminės mund tė shkaktojnė edhe konvulsione dhe vdekje
pėr shkak tė mosfunksionimit tė aparatit tė frymėmarrjes, hemorragji
cerebrale ose mosfunksionim tė zemrės.Pėrdorimi afatgjatė i
metamfetamnės mund tė shkaktojnė kequshqyerje, rėnie nė peshė dhe
zhvillim tė varėsisė psikologjike.Kur ndėrpritet pėrdorimi i
metamfetaminės, pėrdoruesi fle pėr njė kohė tė gjatė dhe pastaj
zakonisht bie nė depresion.

Rreziqe tė tjera
Ndonjėherė, metamfetamina bėhet shkak pėr sjellje agresive, tė dhunshme dhe shumė tė pazakontė te pėrdoruesit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.YouGoDe.Org
patycalderon@yahoo.com

patycalderon@yahoo.com


Numri i postimeve : 35
Registration date : 04/06/2011
Age : 26
Location : Albania

Droga, cfare eshte dhe reziqet e saj Empty
MesazhTitulli: Re: Droga, cfare eshte dhe reziqet e saj   Droga, cfare eshte dhe reziqet e saj Empty04.06.11 10:14

droga eshte helm qe duhet ta provosh per eksperience por jo ta perseritesh...pra ky eshte rreziku po e perserite je ne telashe... haha
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Droga, cfare eshte dhe reziqet e saj Empty
MesazhTitulli: Re: Droga, cfare eshte dhe reziqet e saj   Droga, cfare eshte dhe reziqet e saj Empty04.06.11 10:17

dmth me pak fjale si puna e cigares?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
patycalderon@yahoo.com

patycalderon@yahoo.com


Numri i postimeve : 35
Registration date : 04/06/2011
Age : 26
Location : Albania

Droga, cfare eshte dhe reziqet e saj Empty
MesazhTitulli: Re: Droga, cfare eshte dhe reziqet e saj   Droga, cfare eshte dhe reziqet e saj Empty11.06.11 20:55

si puna e cigares por me e rrezikshme.... djalle
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Droga, cfare eshte dhe reziqet e saj Empty
MesazhTitulli: Re: Droga, cfare eshte dhe reziqet e saj   Droga, cfare eshte dhe reziqet e saj Empty

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Droga, cfare eshte dhe reziqet e saj
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Cfare eshte HIV?
» Cfare Eshte Psikologjia???
» Cfare eshte dashuria per ty?
» Cfare eshte seksi i sigurte .

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Tė njihemi me njėri tjetrin :: Rinia Shqiptare-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions