Kolegji Zgjedhor shqyrton tė enjten njė kėrkesė tė subjektit
politik Partia Socialiste, pėr miratimin e KZAZ nr.49 dhe tabelės finale
pėr Tiranėn. Nė kėrkesėn ankimore tė paraqitur nga PS-ja
thuhet se, nė pėrfundim tė numėrimit tė votave pėr kryetarin e Bashkisė
sė Tiranės, dhjetė KZAZ-tė e kėsaj zone aprovuan tabelat pė mbledhėse tė
rezultateve tė qendrave tė votimit, ndėrsa KZAZ-ja nr.49 nuk e miratoi
kėtė tabelė.
Bėhej fjalė pikėrisht pėr rezultatin e kutisė sė fundit, nga numėrimi
i sė cilės kandidati i PS-sė pėr kryetar bashkie, Edi Rama, i cili e ka
mbajtur kėtė post pėr tre mandate rresht, doli nė avantazh me dhjetė
vota. Nė kushtet kur KZAZ-ja nr.49 nuk e miratoi rezultatin e dalė nga
kutia e 485-tė,
Partia Socialiste i kėrkon Kolegjit ta detyrojė Komisionin Qendror tė
Zgjedhjeve qė ta miratojė kėtė rezultat dhe pasi tė bėjė shumatoren e
procesverbaleve tė numėrimit tė 11 KZAZ-ve, tė shpallė rezultatin
paraprak pėr kryetarin e Bashkisė sė Tiranės.
Kjo kėrkesė ankimore e socialistėve do tė shqyrtohet nga Kolegji
Zgjedhor dhe nė varėsi tė vendimit qė do tė marrė ky Kolegj, do tė
vendoset dhe pėr fatin e kryetarit tė ri tė Bashkisė. Fati i kėrkesės sė
parė ankimore do tė jetė nė duart e katėr gjyqtareve, tė pėrzgjedhura
nga shorti, Entela Prifti, Sashenka Jonuzi, Dhurata Haveri dhe Marie
Qiriazi.
Kėrkesa e dytė ankimore e Partisė Socialiste qė i drejtohet kėtij
kolegji, ėshtė tė shpallė tė pavlefshėm procedurėn dhe vendimin e
KQZ-sė, datė 18 maj 2011, kur u vendos pėr numėrimin e fletėvotimeve tė
hedhura nė kutitė e gabuara. Trupa gjykuese e kėsaj kėrkese ankimore
pėrbėhet nga gjyqtarėt: Astrit Kalaja, Marie Qirjazi, Meriban Mullaj dhe
Entela Prifti, ndėrsa relator shorti ka pėrzgjedhur Sashenka Jonuzi,
raportoi tė enjten e pėrditshmja Gazeta Shqiptare./Telegrafi/