YouGoDe WebMaster
Numri i postimeve : 2345 Registration date : 06/08/2008 Age : 43 Location : YouGoDe.Org
| Titulli: El Sajed, dashuria ime pėr Shqipėrinė 09.01.10 5:54 | |
|
| Publikuar me: 08 Qer 2009
Hueyda El Saied tregon eksperiencėn e fundit televizive, drejtimin e Festivalit Mbarėkombėtar tė Kėngės pėr Fėmijė. Si ka qenė fėmijėria e njė vajze me ngjyrė nė Shqipėri dhe dashuria me Benjaminin Pėr herė tė parė, Festivali Mbarėkombėtar i Kėngės pėr Fėmijė realizuar nė Shkodėr, po drejtohet nga njė prezantuese ndryshe... Hueyda El Saied ka marrė pėrsipėr tė drejtojė kėtė festival, i cili realizohet pėr tė 47-tin vit radhazi. Ajo, prej tė enjtes ėshtė nė Shkodėr, ndėrsa sot pėrgatitet pėr natėn finale. Tė gjithė e mbajnė mend Hueydėn 16 vjeēe tė kėrcente nė spektaklet e organizuar nė Shqipėri. Ngjyra ēokollatė e lėkurės, floku "tmerrėsisht" kaēurrel, mėnyra e ėmbėl e tė shprehurit, e bėnė atė njė nga personazhet mė tė pėlqyera televizive. Nė njė intervistė pėr Sh2-shin, Hueyda, tashmė 34-vjeēare, rrėfen kėnaqėsinė e tė drejtuarit njė festival pėr fėmijė, por jo vetėm. Tregon pėr daljen e njė libri tė tretė, por kėtė herė nė frėngjisht dhe dashurinė e "fortė" qė po pėrjeton me Benjaminin Hueyda, po drejtoni Festivalin Mbarėkombėtar tė Kėngės pėr Fėmijė nė Shkodėr, si ndiheni nė kėtė pozicion? Ėshtė njė eksperiencė shumė interesante. Aq mė tepėr qė, kur kam qenė fėmijė, ky festival me ka bėrė tė ėndėrroja. Me pak fjalė, po realizoj nė njė farė mėnyre, njė ėndėrr tė hershme. Ēfarė do tė thotė tė jesh mes fėmijėve? Do tė thotė shumė gjėra njėkohėsisht dhe ky fakt mė vė pėrballė pafajėsisė, ēiltėrsisė, gjithēkaje qė nuk ka fare lidhje me tė llogariturit, si dhe jam e gėzuar qė disa vite mė pas do tė kem mundėsi tė mburrem duke thėnė: "Ai vėrtet ėshtė i suksesshėm dhe i famshėm tani, por unė e kam njohur kur ai kėndonte nė festivalin e fėmijėve". Kjo eksperiencė dhe qėndrimi mes fėmijėve, a ju kujton moshėn tuaj tė fėmijėrisė, ndjeni nostalgji pėr atė kohė?Sigurisht, ajo mė kujton pasionin e hershėm qė unė kam pasur pėr artin, si fillim violinėn dhe mė pas pėr kėrcimin. E kush nuk ka nostalgji pėr fėmijėrinė e tij? Si e kujton Hueyda veten tė vogėl, nė kopsht apo nė shkollė fillore? Cilėt ishin miqtė e saj, si luaje me shoqet? Kam qenė njė fėmijė shumė ēapkėn, por qė dija se ēfarė doja. Jam unė qė vendosa njė ditė tė studioja pėr violinė, por jo vetėm kaq, doja tė luaja si Paganini, e pastaj e tradhtova violinėn, pasi doja tė bėhesha si Jozefin Baker, njė balerine-kėngėtare amerikane. Ndėrsa mikesha ime mė e mirė ka qenė ime mė, e cila mė ka inkurajuar gjithnjė nė zgjedhjet e mia. Fakti qė je njė person me ngjyrė, tė ka krijuar probleme nė moshė tė vogėl, si tė shihnin miqtė e tu bashkėmoshatarė? Ajo qė mė kujtohet ėshtė se kam pasur njė fėmijėri shumė tė bukur. Kam pasur shumė shokė e shoqe dhe ndryshimi im fizik ka qenė forca ime.Jeni njohur nė Shqipėri, por jo vetėm, keni kaluar momente shumė tė bukura tė karrierės suaj edhe nė Francė si balerinė. Keni hequr dorė pėrfundimisht nga kėrcimi?Lė tė themi qė pėr momentin mė pėlqen mė shumė tė shoh tė tjerėt tė kėrcejnė. Po ku i dihet, ndoshta njė ditė dhe mund t'i rikthehem skenės si kėrcimtare. Keni qenė pėr njė periudhė kohe prezantuese e emisioneve tė ndryshme televizive, ēfarė ju ka dhėnė kjo eksperiencė? Nė emisionet e mia nuk kam qenė vetėm prezantuese, kam shkruar skenarin, si dhe kam bėrė producenten. Ka qenė njė eksperiencė mjaft e frytshme, pasi mė ka dhėnė mundėsi qė tė shprehem nė forma tė ndryshme. A do t'ju shohim sėrish me njė program dhe format tuajin nė ekran? Prej mė shumė se njė viti e gjysmė jam shpėrngulur nė Paris, ku vazhdoj karrierėn time, po nė televizion, por nė njė pozicion tjetėr, atė tė aktores sė njė telenovele. Pjesėmarrja ime si prezantuese nė Festivalin e 47-tė Mbarėkombėtar tė Kėngės pėr Fėmijė, ėshtė njė pėrjashtim qė bėra, pasi kėtu jam pėrkohėsisht dhe pėr arsye tė tjera, qė s'kanė asnjė lidhje me artin. Por ishte shumė e vėshtirė t'i thosha jo njė propozimi kaq tė bukur, tė bėrė nga drejtori i kėtij festivali, zoti Kujtim Alia dhe skenaristes Manjola Lloja Bushati. Pėrveē kėtyre, jeni autore edhe e dy romaneve. Sa pėr qind prej Hueyedės ka nė ata libra, keni ndonjė libėr tjetėr nė dorė? Tė shkruarit ėshtė njė tjetėr pasion i imi. Por nuk shkruaj vetėm autobiografi (qesh), pasi mendoj qė ē'ka mė pret nesėr dhe nė ditėt nė vijim do tė jetė mė interesante se e djeshmja. Kam mbaruar sė shkruari njė libėr tė tretė, kėtė radhė nė frėngjisht, i cili do tė botohet nė Francė, nė shtator. Flasim pak pėr Hueyden tė dashuruar, keni njė person nė zemėr qė ju qėndron pranė momentalisht? Jeni e dashuruar? Unė kam shumė persona nė zemėr, prindėrit, gjyshen (qesh). Le tė themi qė dashuria ime ka dalė dhe jashtė kėsaj lidhjeje gjaku (qesh). Po, jam e dashuruar. Ēfarė duhet tė ketė mashkulli qė tė jetė me ju? As mė shumė e as me pak ēfarė ka Benjamini. Keni kėrcyer, kėnduar, shkuar, aktruar, si qėndrojnė bashkė tė gjithė kėto pasione tek ju? Gjithēka kam bėrė ėshtė frut i pasionit dhe dėshirės pėr t'u shprehur nė forma tė ndryshme. Tė shqetėsojnė thashethemet qė thuhen pėr ty? Cili ėshtė ai mė i ēuditshmi qė tė ka bėrė pėrshtypje, ai me tė cilin ke qeshur dhe ai me tė cilin je mėrzitur? Kam kohė qė nuk merrem me thashethemet qė thuhen pėr mua. Ma merr mendja qė qarkullojnė tė tilla, ashtu siē e di qė do tė ketė derisa unė do tė vazhdoj tė pėrballem me publikun, cilado qoftė forma artistike qė do tė ushtroj. Por, mund t'ju them vetėm gjė, kur isha e vogėl, katėr-pesė vjeē, me sa duket paskam dashur tė kem njė vėlla, e nisur nga kjo dėshirė, kisha sajuar njė histori, ku u thosha tė gjithėve se im atė kishte marrė me vete nė Arabi Saudite tim vėlla. Sigurisht, disa javė me pas, e kisha harruar kėtė histori. Jo mė shumė se disa muaj mė parė, tek parukierja dėgjova dikė tė thoshte me shumė bindje se kur tim atė e kishin pėrzėnė nga Shqipėria, ai kishte marrė djalin, ndėrsa nėnės sime i kishte rėnė pėr rrisk tė mė mbante mua" (qesh). Aktore nė njė telenovelė franceze Ėshtė larguar nga Shqipėria pėr tė shijuar njė ofertė mė tė mirė qė ka marrė nga Franca. Aktore nė njė telenovelė, e ku ka mė mirė. Hueyda El Saied duhet tashmė ta marrė mė shpesh avionin mes kėtyre shteteve. Ajo ėshtė pėrzgjedhur tė luajė rolin e Leas nė telenovelėn policore mė tė famshme franceze, "Femmes de loi", e cila transmetohet prej 7 vitesh nė kanalin televiziv shtetėror "TF1". Hueyda momentalisht ėshtė rikthyer tė jetojė nė Paris. Ky ėshtė njė shans tjetėr qė i ka trokitur nė derė asaj, duke realizuar kėshtu veten. Ajo nuk ėshtė nga ato vajza qė pretendon se fati vjen nga qelli, duke pohuar vazhdimisht se pėr njė gjė ėshtė e sigurt, se gjithmonė di ta provokojė shansin. |
| |
|