Terri ne Qemal Stafa, nisin hetimet Tėrhequr mė 21 Janar 2010
Pasi
futbollistet e Realit i hipen avionit per t'u rikthyer ne qytetin e
tyre, Madrid, ku ne stadiumin Santiago Bernabeu dritat nuk ikin
kurre, ne Tirane nisen polemikat. I menjehershem ishte reagimi i
qeverise, e cila shkarkoi drejtorin e stadiumit zotin Perikli Dhales.
Nderkohe qe Ministri i Sporteve Ferdinand Xhaferri ne deklaraten e tij
te pare publike fajesoi OSSH-n per kete ngjarje. Ministri i Sporteve i
rikujtoi Operatorit te Sistemit te Shperndarjes se per kete ndeshje,
ishte vene ne dijeni per gadishmeri qe me date 14 janar ku ne baze te
nje marreveshje OSSH duhet te garantonte ndricimin e stadiumit. Por
ceshtja ka kaluar per hetime edhe prane organit te policise. Pas
ndeshjes disa punonjes te OSSH-se jane shoqeruar per t'u marre ne
pyetje, si edhe eshte bllokuar dokumentacioni i komunikimit mes
stadiumit dhe OSSH-se, si enti pergjegjes per ndricimin.