Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 E qeshura, terapia qė i bėn mirė shėndetit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
WebMaster
Administrator
Administrator
WebMaster


Numri i postimeve : 448
Registration date : 20/05/2010
Age : 43
Location : AlbaniaForums.Com

E qeshura, terapia qė i bėn mirė shėndetit Empty
MesazhTitulli: E qeshura, terapia qė i bėn mirė shėndetit   E qeshura, terapia qė i bėn mirė shėndetit Empty26.05.10 21:34

Me efekte tė ngjashme me ato tė sportit, tė qeshėsh ul tensionin e
gjakut, redukton stresin, stimulon oreksin dhe vendos nė punė sistemin
imunitar


Tė qeshurat gjatė ditės i bėjnė mirė shėndetit. Me efekte
tė ngjashme me ato tė sportit, tė qeshėsh ul tensionin e gjakut,
redukton stresin, stimulon oreksin dhe vendos nė punė sistemin imunitar.
Analizat mė tė pėrparuara biologjike konfirmojnė sot atė qė Norman
Cousins kishte nuhatur qė nė vitet ‘70. Drejtori i shumė gazetave dhe
pacifisti amerikan vuante nga shumė sėmundje. Kur mjeku i diagnostikoi
njė patologji tė rėndė nė zemėr, ai vendosi tė vetėkurohej, sipas njė
terapie tė bazuar te filmi i vėllezėrve Marx. “Dhjetė minuta e qeshur mė
bėnte tė flija pa dhembje pėr disa orė. Kur efekti mbaronte, ndizja
sėrish televizorin”, tregonte ai. Mė shumė se sa pėr medaljen e paqes sė
Kombeve tė Bashkuara tė fituar nė vitin 1971, sot Cousins mbahet mend
si babai i terapisė sė tė qeshurit. Pikėrisht atij, i prekur nga njė
sėmundje e dhimbshme reumatizmale me origjinė autoimune, mjekėt e
mbledhur nė Kongresin e Biologjisė Eksperimentale Amerikane i dedikuan
njė minutė heshtje dhe mė pas njė tė qeshur, duke kujtuar se pikėrisht e
qeshura vė nė lėvizje sistemin imunitar, duke luftuar patologjitė
infektive nga njėra anė dhe ato autoimune nė tjetrėn. Por nėse Cousins
kishte arritur nė kėtė pėrfundim falė intuitės, mjekėt e Loma Linda
University nė Kaliforni kanė vepruar nė njė mėnyrė mė shkencore, duke
marrė disa dhjetėra vullnetarė, qė nė vend qė t’i nėnshtroheshin
terapisė me ilaēe, siē ndodh nė kėto raste, i vunė tė shikonin filma apo
skeēe komike, qė ata vet i kishin zgjedhur. Eksperimenti zgjati tri
javė, me fragmente komedish secili prej 20 minutash qė “pacientėt” i
“merrnin” ēdo ditė. Para dhe pas kontrollit, mjekėt bėnė analizat e
gjakut, duke i krahasuar me ato tė bėra pasi kishin parė filma tė
trishtuar qė u shkaktonin ankth, si “Shpėtoni ushtarin Rajan”. Lee Berk,
specialist nė mjekėsinė parandaluese, i cili ka drejtuar studimet,
vėrejti te pacientėt e trajtuar me tė qeshura zanore dhe tė tejzgjatura,
te tė gjithė personat me rrezik diabeti dhe me nivel tė lartė tė
yndyrave nė gjak, pėrmirėsim tė ekuilibrit hormonal. Kortizoli dhe
epinefraina (dy substanca qė shtohen nė periudha stresi) ishin ulur. E
qeshura tė paktėn njė herė nė ditė kishte zvogėluar edhe nivelin e
leptinės dhe kishte rritur atė tė grelinės, me efektin e pėrmirėsimit tė
oreksit. Nėse ky efekt sekondar i sė qeshurės nuk mund t’u kėshillohet
obezėve, nėnvizon Berk, tė qeshurit bėhet aleat i rėndėsishėm pėr
personat qė i nėnshtrohen kimioterapisė, tė shtruar nė spital pėr njė
kohė tė gjatė apo nė depresion pas njė humbjeje. Efekti i filmave komikė
nė gjak ishte pėr t’u vlerėsuar edhe porsa i pėrket nivelit tė
kolesterolit. Ekipi i mjekėve kalifornianė ka vėrejtur reduktimin e
kolesterolit tė keq. Po ashtu ulet edhe niveli i tė gjitha proteinave qė
tregojnė njė gjendje infiamacioni tė sistemit kardiovaskular dhe
shoqėrohen me rrezikun e arteriosklerozės. Tė gjitha kėto efekte
pozitive, qė sė bashku ndikojnė nė rregullimin e tensionit tė gjakut dhe
tė pėrmirėsimit tė pėrgjithshėm tė humorit, i bėnė mjekėt amerikanė tė
arrinin nė pėrfundimin se njė e qeshur e zgjatur ėshtė ekuivalente me
njė orė qė mund tė merresh me sport. “Tė qeshėsh ka efektin e
ndryshimeve tė shumė aspekteve tė shėndetit njerėzor dhe pėrgjigjja e
organizmit ndaj saj ėshtė e njėjta me atė pas njė aktiviteti fizik tė
moderuar, pėrfshi edhe shtimin e oreksit”, ka shpjeguar Berk. “Punoj nė
repartin e neurokirurgjisė dhe isha me tre fėmijė nė reanimacion. Mė
kėrkuan t’u tregoja njė barsoletė dhe ia arrita qėllimit, sepse i bėra
tė qeshnin. Ėshtė e rėndėsishme tė kuptojmė se ne mjekėt nuk punojmė
vetėm me bisturi dhe ilaēe. Duke qeshur, dy njerėz mund t’i thonė
njėri-tjetrit ‘tė kuptova, tė dua shumė’. E qeshura ėshtė njė mekanizėm
universal dhe shumė i thjeshtė. Por pėr tė ndihmuar personat qė vuajnė
duhet zhvilluar edhe pjesa e tyre kulturore dhe afektive. Ėshtė njė
diskutim mė i madh se sa njė buzėqeshje e thjeshtė, qė shfrytėzon artin
nė pėrgjithėsi, pėrrallat, poezitė dhe shumė tė tjera”. Por edhe mė
parė, studimet nuk kanė munguar. E qeshura nuk ėshtė pėrgjigjja
intelektuale e diēkaje argėtuese, por njė mjet instiktiv i mbijetesės,
tipike e kafshėve sociale, qė e pėrdorin atė pėr tė ruajtur specien.
Pra, duhet tė qeshėsh qė tė mos vdesėsh. Kėtė fakt na e tregon njė
studim i kryer pėr mė shumė se 20 vjet nga Robert Provine, pedagog
psikologjie dhe i neuroshkencave pranė Universitetit tė Maryland. Sipas
tij, e qeshura “ėshtė njė akt i trashėguar, antik dhe i gjallė, qė
tregon burimin e pėrbashkėt tė tė gjitha qenieve njerėzore, ndoshta tė
tė gjithė gjitarėve”. Nga Platoni tek Aristoteli, nga Kant te
Shopenhaur, nga Hobs te Frojdi, shkencėtarė e mendimtarė, pėr mė shumė
se 2000 vjet janė munduar ta kuptojnė dhe ta shpjegojnė kėtė shfaqje
njerėzore, shumė natyrale dhe nė tė njėjtėn kohė misterioze. Ka qenė
babai i teorisė sė evolucionit, Ēarls Darvini, i pari qė e ka aplikuar
metodėn shkencore nė studimin e buzėqeshjes dhe tė emocioneve nė terma
tė zakonshme. Nė “shprehjen e ndjenjave te kafshėt dhe njeriu”, Darvini
skicoi pėr herė tė parė studimin e sjelljes kafshėrore, sipas njė
perspektive evolucioniste, qė mė pas do t’i jepte shtysė nė shekullin
pasardhės etologjisė. “Ėshtė njė mjet i shpejtė pėr tė sinjalizuar
gatishmėrinė tonė dhe bashkėveprimet miqėsore”. Mes zbulimeve tė tjera:
“Kush flet, sidomos nėse ėshtė femėr, tenton tė qeshė mė shumė se sa tė
dėgjojė. Tė qeshėsh ėshtė njė proces i shkujdesur pėr t’i dhėnė ton mė
tė dashur bashkėbisedimit, tė tėrheqė ose tė zgjojė vėmendjen e atij qė
kemi pėrballė, t’i japim rėndėsi asaj qė sapo ėshtė thėnė mė parė, ose
atė qė do tė thuhet”, pėrfundon doktor Provine.
E qeshura, terapia qė i bėn mirė shėndetit Safe_image.php?d=9cca9c6029769c83ed6eee0507466a2f&url=https%3A%2F%2Fblogger.googleusercontent.com%2Ftracker%2F3559888551507289032-2110082707539236383%3Fl%3Dshendet.blogspot
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.al-forums.com/
 
E qeshura, terapia qė i bėn mirė shėndetit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mire se ju gjeta !
» MiRe Se jU GjeTa Te GijThVe

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Shkencat Ekzakte :: Mjeksia Shendeti-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Create a forum on Forumotion | Society and Culture | Beauty, Celebrities, Fashion | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions