Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Si kurohen sėmundjet e diabetit, veshkave, zemrės, prostatit, etj

Shko poshtė 
AutoriMesazh
WebMaster
Administrator
Administrator
WebMaster


Numri i postimeve : 448
Registration date : 20/05/2010
Age : 43
Location : AlbaniaForums.Com

Si kurohen sėmundjet e diabetit, veshkave, zemrės, prostatit, etj Empty
MesazhTitulli: Si kurohen sėmundjet e diabetit, veshkave, zemrės, prostatit, etj   Si kurohen sėmundjet e diabetit, veshkave, zemrės, prostatit, etj Empty26.05.10 21:45

Si kurohen sėmundja e diabetit, veshkave, zemrės, mbipeshės,
astmės, migrenės, spondiliatrozės, prostatit dhe anestezisė


Si kurohen sėmundjet e diabetit, veshkave, zemrės, prostatit, etj Safe_image.php?d=9e277d4ce325a7203968ceb64577ebbd&url=http%3A%2F%2Fwww.tiranaobserver.com.al%2Fimages%2Fstories%2FSuplementi-100%2Fshendeti-suplementiTė gjitha kėshillat dhe rekomandimet mjekėsore qė duhet tė ndjekin
tė gjithė ata persona qė vuajnė nga sėmundjet diabetit, veshkave,
zemrės, mbipeshės, astmės, migrenės, spondiliatrozės, prostatit,
stomakut dhe anestezisė. Tė rejat mė tė fundit qė vijnė nga bota
shkencore.Si mund tė evitohet sėmundja e diabetit. Gjashtė kėshillat qė
mund t’i zbatojė gjithsecili dhe tre shenjat qė shfaq kjo sėmundje tek
njeriu. Pse shkaktohet ataku nė zemėr dhe ushqimet qė duhet tė
eliminohen nga menyja e pėrditshme. Kush preken mė shumė meshkujt apo
femrat, simptomat. Kėshillat pėr tė eliminuar gurėt nė veshka dhe
trajtimet mjekėsore sipas grupmoshave. Tri format e migrenės dhe mėnyrat
pėr ta kuruar atė. Kush preket mė shumė nga spondiliatroza dhe
simptomat e kėsaj sėmundje. Cilat janė ushqimet qė rekomandohen nga
mjekėt pėr tė “luftuar” prostatėn.Tė gjitha kėto dhe shumė tė tjera, nė
njė suplement prej 5 faqesh nė gazetėn “Tirana Observer”.

Mjekėt
kėshillojnė eliminimin e yndyrės, duhanit dhe alkoolit
Tre
shkaktarėt e atakut nė zemėr

Ēdo vit qindra mijėra njerėz
pėsojnė goditje nė zemėr apo bllokim tė artereve koronare, pavarėsisht
nga niveli normal i kolesterolit. Gjithnjė e mė shpesh po vihet re se
kur arteret pėrbrenda janė tė prekura apo tė acaruara, kolesteroli dhe
pllakėzat e kanė mė tė lehtė pėr t’u grumbulluar pėrgjatė mureve tė
brendshme tė artereve. Sipas tė dhėnave pushimi i zemrės nuk shkaktohet
vetėm nga pompimi i pamjaftueshėm i gjakut, por edhe atėherė kur pompimi
i gjakut ėshtė normal, por zemra nuk ėshtė nė gjendje ta absorbojė atė.
Nė afro 50 pėr qind tė rasteve pushimi i zemrės ndodh nga qė zemra
ėshtė e sforcuar dhe pėr kėtė arsye nuk mund tė thith gjak tė
mjaftueshėm, megjithėse pompimi ėshtė normal. Ky rast quhet diastolik
dhe pikėrisht pėr kėtė arsye mjekėt rekomandojnė zbatimin e masave
parandaluese kundėr presionit tė lartė tė gjakut dhe nivelit tė lartė tė
kolesterinės. Ata thonė se pushimi i zemrės, pavarėsisht nga arsyet,
ėshtė njė sindromė fatale, qė shkaktohet nga sėmundje tė ndryshme
kardiovaskulare. Simptomat tipike tė kėsaj sindrome janė lodhja,
vėshtirėsi nė frymėmarrje, ėnjtje tė kėmbėve dhe probleme nė ritmin e
rrahjeve tė zemrės.
Femrat
Shenjat e sėmundjes
sė zemrės te gratė paraqiten mė vonė, nga vitet e tyre tė gjashtėdhjeta
ose dhjetė vjet mė vonė sesa te burrat. Hormonet luajnė rol mbrojtės te
gratė para menopauzės, por besimi se gratė janė imune ndaj problemeve tė
zemrės para menopauzės janė tėrėsisht tė gabueshme. Ekzistojnė dallime
tė rėndėsishme nė atė se si reagon sistemi kardiovaskular i gruas ndaj
stresit, hormoneve dhe shtresimit tė yndyrave dhe helmeve, si pėr
shembull atyre tė duhanit. Po ashtu, ekzistojnė edhe disa dallime nė
masė tė konsiderueshme tė mėdha rreth asaj se me ēfarė agresiviteti i
shėrojnė mjekėt problemet e zemrės te gratė - madje edhe nė ambulancėn
pėr ndihmėn e shpejtė ato nuk e fitojnė pėrkujdesjen e duhur ose sė paku
tė tillė siē u ofrohet burrave me probleme tė zemrės. Njė pjesė e
problemit janė edhe tė gjitha fushatat pėr rrezikun nga kanceri nė gji,
me tė cilėn mashtrohen gratė qė tė besojnė se ajo ėshtė sėmundja e vetme
nga e cila duhet tė ruhen.

Duhani
Rreziku mė
i madh pėr gratė ėshtė pirja e duhanit. Sipas specialistėve tė gjitha
ato ferma qė pijnė rregullisht duhan janė tė prirura qė nė moshėn 70
vjeccare tė pėsojnė akat nė zemėr. Pikėrisht pėr kėtė arėsye ata I
rekomandojnė gratė qė tė jenė nė formė tė mirė, tė bėjnė rregullisht
ushtrime gjimnastikore, tė ushqehen nė mėnyrė tė rregullt dhe tė
pushojnė me pirjen e duhanit. Pirja e duhanit ėshtė faktori mė i madh i
rrezikshėm pėr tė dyja gjinitė, para diabetit, tensionit tė lartė tė
gjakut, holesterolit tė lartė, trashėsisė dhe joaktivitetit fizik.

Alkooli
Po
ashtu, edhe pirja e pijeve alkoolike paraqet rrezik si pėr meshkujt
ashtu edhe pėr femrat. Studimet kanė zbuluar se ata qė pijnė mė tepėr se
21 gota verė ose birrė nė javė kanė 70 pėr qind gjasa mė tė mėdha tė
vuajnė nga sulmi nė zemėr. Nga ana tjetėr nė kėtė grupim alkolistėsh,
ata qė mund ta vuajnė tė parėt atakun, janė tė gjithė personat qė e kanė
tė tarshėguar sėmundjen e zemrės. Pra qė do tė thotė qė njėri nga
prindėrit e personave tė ketė pasur probleme me zemrėn.

Yndyra
Ajo
duhet eliminuar domosdoshmėrish nė tė gjitha vaktet e njerėzve.
Shtresat e yndyrės pa marrė parasysh nėse janė nė arteriet kryesore ose
nė ato mė tė vogla, kanė lidhje tė drejtpėrdrejtė me artisklerozėn, ose
trashjen e arterieve, nė mėnyrė tė barabartė si pėr meshkujt ashtu edhe
pėr femrat, sipas gjatėsisė sė tėrė arteries. Ky proces sipas mjekėve
ėshtė analog, nė bazė tė sė cilit burrat dhe gratė trashen. Kur trashen
burrat kjo shtresohet rreth stomakut tė tyre. Kur trashen gratė
zakonisht pesha shpėrndahet kudo

Shkenca/Si mund tė
luftohet sėmundja me arra dhe bajame Diabeti, si duhet kuruar
Kėshillat
nga specialistėt pėr pacientėt e sheqerit

Diabeti i
sheqerit ėshtė njė sėmundje endokrino-metabolike, qė ka tė bėjė me
mėnyrėn se si organizmi ynė e pėrpunon sheqerin (karbohidratet apo
glukozėn) qė ne marrim me ushqimet e ndryshme. Defekti qėndron nė
pamundėsinė e insulinės, njė hormon i prodhuar nga pankreasi, pėr tė
mbajtur nivelin e sheqerit nė gjak nė vlerat normale. Insulina ose
prodhohet pak (pamjaftueshmėri e pankreasit) ose nuk vepron si duhet pėr
tė futur sheqerin brenda nė qelizat e indeve tė organizmit
(pamjaftueshmėri e insulinės). Pėr rrjedhojė sheqeri ėshtė me tepricė nė
gjak dhe jep shenja tė ndryshme (simptoma) si etja, shtimi oreksit,
shtimi nė peshė, nevoja pėr urinim tė shpeshtė, lodhja e shpejtė, ulja e
vėmendjes dhe pėrqendrimit dhe nė pėrgjithėsi njė dobėsi e
pėrgjithshme. Kėto simptoma nuk ėshtė e thėnė tė jenė tė gjitha tė
pranishme tek njė pacient me diabet.
Llojet
Diabeti
i sheqerit ėshtė dy tipesh. Kjo sėmundje nė kuptimin e pėrgjithshėm
ėshtė e tillė qė karakterizohet me rritjen mbi shifrat normale tė
sheqerit nė gjak dhe me daljen e tij nėpėrmjet urinės. Pėrveē
ērregullimit tė sheqernave nė diabet ērregullohen yndyrnat, kripėrat dhe
ērregullohet metabolizmi i lėndėve. Kjo sėmundje jep ndėrlikime akute
tė menjėhershme dhe ndėrlikime kronike qė zgjasin gjithė jetėn. Nė
mėnyrė tė pėrgjithshme ndėrlikimet vijnė si pasojė e uljes apo e
ngritjes sė sheqerit nė gjak, dhe kur kėto janė respektivisht tė
menjėhershme, tė sėmurėt bien nė gjendje kome ose nė gjumė tė thellė.
Por sėmundja e diabetit ndikon gjithashtu dhe prek arteriet e zemrės,
nga ku mund tė shfaqen edhe infarkte tė cilat janė sėmundje tepėr tė
rrezikshme ose kur dėmtohen arteriet e kėmbės, shfaqet gangrena e
kėmbės, kur dėmtohen arteriet e syrit shfaqet njė ndėrlikim nga i cili
sėmuren tė dy sytė edhe i sėmuri mund tė humbė edhe shikimin, kur
dėmtohen arteriet e veshkės shfaqet njė dėmtim qė nė popull njihet me
termin azotemia. Pėr kėtė unė do tė rekomandoja dietat diabetike si edhe
disa ilaēe barna popullore qė sė fundmi kanė dalė nė treg nė vendin
tonė.
Barnat
Sulfoniluret, janė barnat kryesore
me tė cilat trajtohet sėmundja e diabetit. Mė tej tė gjithė diabetikėt
kurohet rregullisht me insulinė. Insulina ultra e shpejtė, nėse para
buke, injektimi duhet tė bėhet 20 minuta para ngrėnies. Pas injektimit,
niveli maksimal nė gjak arrihet brenda 1 ore dhe efekti zgjat 3-4 orė.
Insulina
e shpejtė, nėse edhe kjo merret para buke, injektimi bėhet 60 minuta
para ngrėnies. Efekti zgjat 5-7 orė.

Kėshillat
1-Pacientėt
me diabet duhet tė kontrollojnė peshėn
2-Duhet tė kufizojnė
sheqernat e rafinuara
3-Duhet tė rrisin sasinė e fibrės nė dietė
4-Yndyrnat
duhet tė jenė vajra me 1 lidhje dyfishe (si p.sh. vaji i ullirit).
5-Duhet
t’i shtojnė dietės sė tyre arra
6-Efikase edhe bajamet
Shenjat
1-Dhimbje
barku
2-Frymėmarrje tė ngadalta e tė thella
3-Prani e ketoneve nė
gjak dhe nė urinė

Veshka
Kėshilla dhe
rekomandime pėr grupmosha tė ndryshme
Gurėt nė veshka, pse formohen,
si trajtohen tė sėmurėt me veshka, kurat

Guri nė veshkė ėshtė njė masė e fortė, qė ndodh kur pėrbėrėsit e
kalciumit ose kimikate tė tjera nė urinė, formojnė kristale qė ngjiten
sė bashku. Kėto kristale, rriten dhe formojnė gurė, tė cilėt luhaten nga
njė kokėrr gruri nė njė top golfi. Gurėt nė veshka janė mė tė zakonshme
tek burrat, dhe mė saktėsisht, katėr nė pesė raste, kanė gurė nė
veshka. Normalisht, urina pėrmban substanca qė parandalojnė formimin e
kristaleve. Megjithatė, kjo nuk funksionon pėr tė gjithė. Disa nga
faktorėt qė kontribuojnė nė formimin e gurėve tek njerėzit e prekshėm
janė: marrja e pakėt e lėngjeve, infeksione kronike nė rrugėt urinare,
keqpėrdorim i disa mjekimeve, bllokim i rrugėve urinare, aktivitet i
kufizuar pėr disa javė, disa sėmundje tė caktuara gjenetike dhe
metabolike.
Simptomat
Disa njerėz, mund tė mos
kenė simptoma, por jo gjithmonė tė pakuptueshme, si: dhimbje tė mėdha nė
veshka apo nė barkun poshtė dhe ndihen nė ije. Dhimbja mund tė zgjasė
nga minuta nė orė, e ndjekur nga periudha qetėsie; tė vjella,
temperaturė, ethe dhe dobėsi, urinė e turbullt apo me erė tė keqe,
bllokim i daljes sė urinės. Prezencėn e gurėve nė veshka e identifikojnė
rrezet X. Teknikat e specializuara tė rrezeve X (ndonjėherė edhe me
injeksione me ngjyrė) apo me ultratinguj, mund tė pėrdoren pėr tė
identifikuar mė me saktėsi masėn dhe vendndodhjen e gurėve dhe pėr tė
identifikuar funksionimin e veshkave. Testet e gjakut dhe urinės mund ta
ndihmojnė njė doktor pėr tė gjetur se ēfarė po e shkakton gurin dhe tė
planifikojė trajtimin mė tė mirė.
Parandalimi
Trajtimet
qė mund tė parandalojnė formimin e gurėve nė veshka janė tė mundshme nė
ēdo rast. Prova tė qėndrueshme sugjerojnė se marrja e lėngjeve nė sasi
tė madhe mund tė ulė rrezikun e gurėve. Pėrveē kėsaj, sapo tė zbulohet
shkaku i formimit tė gurit, mund tė pėrdoren mjekime tė ndryshme apo
ndryshime nė dietė pėr tė parandaluar gurėt e rinj. Tipi i mjekimit,
varet nga gjaku dhe testet e urinės. Pėrveē se zbrazni mbeturinat dhe
lėngjet nga trupi juaj, veshkat tuaja luajnė edhe kėto role tė
rėndėsishme: rregullojnė ujin nė trup dhe pėrbėrės tė tjerė kimikė nė
gjak si: sodiumin, potasin, fosforin dhe kalciumin; largojnė mjekimet
dhe helmimet nga trupi juaj; ēlirojnė hormonet nė gjak pėr tė ndihmuar
trupin; rregullojnė presionin e gjakut; krijojnė qelizat e kuqe; nxisin
kockat e forta.
6 kėshillat
rekomandohen pėr
pacientėt qė kanė probleme me veshkat,mes tė cilave mė e rėndėsishme
ėshtė tė pihen mė shumė se tre litra lėngje nė ditė. Gjithashtu kėta
pacientė duhet tė evitojnė kripėrat dhe yndyrnat.
3 tipe
mjekimesh
janė tė pėrshtatshme pėr ata pacientė q ė kanė probleme me veshkat.
Megjithatė sipas specialistėve tipi I mjekimit varet nga gjaku dhe
testet e urinės, qė i bėhen ēdo pacienti, dhe pjesa mė e madhe
ndryshojnė nga njėra-tjetra.
70 pėr qind
e
njerėzve qė kanė probleme me veshkat, shqetėsimet e tyre tė para I kanė
ndjerė qė nė moshėn 25-vjeēare. Sipas specialistėve shfaqja e gurėve nė
veshka ėshtė karakteristike pėr tė gjithė pacientėt qė mė vonė kanė
nevojė pėr trajtim tė vazhdueshėm.

Studimet/Pjesa mė e
madhe e sėmundjeve shkaktohen nga dhjami i tepėrt
Si duhet tė kurohet
mbipesha


Sot lufta kundėr kileve tė tepėrta nuk ėshtė
vetėm njė problem individual, ai tashmė ėshtė kthyer nė problem social
dhe qeveritar. Shkencėtarėt u bėjnė thirrje, nė mėnyrė tė veēantė
prindėrve pėr njė kontroll mė rigoroz ndaj reklamave qė u drejtohen
fėmijėve, duke ndikuar negativisht nė mėnyrėn e tyre tė tė ushqyerit.
Sipas tyre, reklamat ndikojnė mbi sjelljen e fėmijėve ndaj ushqimit,
duke i drejtuar nga fastfood-et (ushqimet e gatuara shpejt) apo atyre tė
paketuara, tė mbushura me yndyrna dhe sheqerna tė tepėrta pėr dietėn e
fėmijėve dhe tė rriturve njėkohėsisht. Sipas mjekėve, obeziteti ėshtė
shkaktarja numėr njė e sėmundjeve tė zemrės dhe diabetit dhe vlerėsohet
se shkakton gati 70 mijė raste tė reja me kancer qė zbulohen ēdo vit nė
Evropė. Humbja, qoftė edhe fare pak nė peshė, ka njė efekt pozitiv tė
jashtėzakonshėm mbi shėndetin e njeriut, thonė mjekėt. Dhe kjo mund tė
arrihet duke kombinuar tė ushqyerin korrekt, perime e fruta, si dhe njė
rutinė ushtrimesh fizike.
Numri i njerėzve mbipeshė po rritet me njė
ritėm shqetėsues, me tė janė tė lidhura sėmundjet e zemrės, diabeti,
presioni i lartė i gjakut, sulmet nė zemėr, goditjet nė tru dhe disa
forma tė kancerit. Shėndoshja e tepruar ėshtė njė fenomen qė po ndodh
kudo qė vendet po u nėnshtrohen urbanizimit, tė ardhurave mė tė larta,
teknologjisė moderne dhe ushqimeve tė gatshme, duke lėnė mė shumė kohė
pėr pushim.

Obeziteti shkurton jetėgjatėsinė
Sipas
tė dhėnave, jeta e personave mbi peshė mund tė shkurtohet deri nė 25
vjet, nėse mbipesha fillon rreth moshės 20-vjeēare.
Njė grua mund tė
humbasė 5-8 vjet nė rast se ėshtė mbi peshė
Njė burrė mund tė humbasė
12 vjet nė rast se ėshtė mbi peshė.

Semundja e zemrės
Mbipesha
ėshtė shkaktari numėr njė i vdekjeve dhe atakeve tė shkaktuara nga
mbipesha. Sipas specialistėve, si femrat ashtu edhe meshkujt janė tė
destinuar qė tė vuajnė nga sėmundjet e zemrės, pa dallim moshe dhe
gjinie.

3-Kanceri qė shfaqet nga mbipesha
Disa
forma tė ndryshme tė kancerit bėhen tė mundura edhe nga mbipesha.
Sidomos nė rastet kur personi ka nisur tė shėndoshet qė nė moshė tė re.
)Medikamentet qė mund tė pėrdoren kundėr dhjamosjes, mund tė rritin
rrezikun e kancerit.

Stomaku ndikon mbi oreksin
Megjithėse
njerėzit mė tė shėndoshė priren tė kenė oreks mė tė madh, madhėsia e
stomakut (dhe jo madhėsia e trupit) duket se ndikon ndjenjėn e ngopjes
gjatė dhe pas ngrėnies. Ky pėrfundim shkencor zbulon se faktorėt qė
kontrollojnė vėllimin e stomakut, pavarėsisht nga madhėsia e trupit,
janė mjete tė fuqishme pėr tė luftuar mbipeshėn.

Shkenca,
sėmundja e trashėguar, pluhuri i dhomės e thekson
Astma, 7 kėshillat
e mjekėve
Bimėt dhe ushqimet qė duhet tė pėrdorim pacientėt


Astma
bronkiale, njė sėmundje kronike serioze, qė dita ditės po shpeshtohet,
dhe futet ndėr problemet shėndetėsor botėrore. Shkaktarėt e astmės, si
edhe tė sėmundjeve tjera atopike, janė alergjenėt e ambientit jetėsor
dhe tė disa llojeve tė ushqimit. Kėtu hyn nė rend tė parė pluhuri i
shtėpisė, ku gjendet njė lloj tenje. Sipas tė dhėnave tė shkencėtarėve
tė ndryshėm, mbi 55% tė astmatikėve janė tė ndjeshėm nė kėtė tenjė,
kurse mbi 30% nė qimet dhe epitelin e kafshėve, nė mykra (kėrpudha)
rreth 10% dhe nė polen rreth 40%. Mirėpo, rolin kryesor nė shfaqjen e
astmės e luan trashėgimi. Trashėgohet paraprirja pėr tė reaguar me
manifestime alergjike nė kontakt me alergjenet e caktuara; nė rastin e
astmės me reagime pezmatuese alergjike tė mukozave bronkiale, qė
manifestohet me sulme astmatike. Pra, pėr t’u shfaqur astma, nevojitet
prirja e trashėguar dhe kontakti me lėndėn alergjike. Astmėn e
shkaktojnė poleni (pluhuri i disa luleve, qimet e bagėtive, pendlat,
pluhuri kur i pastrojmė rrobat me furēė, pastaj edhe pluhuri i
shtėpisė). Mullinxhinjtė janė tė ndjeshėm, sepse nga pluhuri qė krijohet
gjatė bluarjes sė drithit, pezmatojnė astmėn. Disa tė sėmurė janė tė
ndjeshėm edhe ndaj ushqimit. Astmatikėt janė rreptėsishtė tė ndaluar tė
pinė duhan, kafe, alkool, lėngje tė gazuara, tė mos pijnė qumėsht tė
lopės, vezė, domate, mish me shumė yndyrė, lėkurėn e mishit tė pulės,
mish te peshkut si dhe ushqim tė konservuar
Simptomat
Shenjat
klinike te fėmijėt, pavarėsisht nga mosha, mund tė ndahen nė tre grupe.
Grupi i parė janė fėmijėt nė gji, ku sulmet astmatike shfaqen me
gulēim, grupi i dytė janė fėmijėt me astmėn e qartė atopike dhe grupi i
tretė janė fėmijėt me shenja tė astmės tipike, por pa mundėsi tė
vėrtetimit tė konstitucionit atopik. Sėmundja nė grupin e parė quhet
bronkit obstruktiv recidivues (bronkitit i paraprinė infektimi viral dhe
sėmundja mė vonė tėrhiqet). Sėmundja nė grupin e dytė quhet bronkit
obstruktiv alergjik recidivues (nėse shenjat e sėmundjes janė shumė tė
rėndė, pėrkufizohet si astma). Diskutabil ėshtė emir I sėmundjes nė
grupin e tretė (bronkiti obstruktiv recidivues jo alergjik), pėr tė
cilėn u thuhet prindėrve qė fėmijės do t'i tėrhiqet nė moshėn e
pubertetit. Shenjat mė tė shpeshtė nė fillim tė sėmundjes janė gulēimi,
kollitja, marrja frymė me vėshtirėsi, si dhe tė dhėnat pėr bronkitet dhe
pneumonitė qė pėrsėriten. Gulēimi ėshtė shenja mė e shpeshtė e astmės,
por pėr kėtė sėmundje duhet tė mendohet edhe te kollitjet e paqarta,
sidomos natėn, si dhe te bronkitet dhe pneumonitė qė rikthehen.

Mjekimi
Masat
parandaluese tė sulmeve astmatike pėrfshijnė mėnjanimin prej tė gjithė
shkaktuesve tė mundshėm. Lėngjet e frutave dhe ēajrat e shumėllojshėm me
prejardhje bimore japin efekte lehtėsuese nė rrugėt e frymėmarrjes dhe
nė fyt, duke bėrė qė kolla tė zbutet.

Bimėt
Njė
bimė mjaft frytdhėnėse nė luftėn kundėr kollės sė shkaktuar nga
mushkėritė ėshtė edhe lulėkuqja. Nga kjo bimė pėrdoren vetėm petalet e
saj. Ēaji i lulėkuqes pihet i ėmbėlsuar me mjaltė, sepse ai jo vetėm i
jep ėmbėlsi ēajit, por ndihmon edhe nė pėrmirėsimin e fytit.

Ēokollata
Njė
grup shkencėtarėsh kanė vėrtetuar se ēokollata ėshtė njė ushqim mjaft e
mirė kundėr disa sėmundjeve. Merita i takon teobrominės, njė substancė
qė ndodhet nė farat e kakaos, e cila ka rezultuar se ėshtė mė efikase se
kodeina, njė nga qetėsuesit mė tė mėdhenj tė kollės kronike.

Problemet

sėmurėt astmatikė vuajnė zakonisht nė mbrėmje si dhe gjatė natės.
Vuajtja mė e theksuar nga asmta ėshtė tek njerėzit me gjoks tė ngushtė
ose deformime nga tė cilat tek kėta njerėz shkaktohen edhe shtrėmbėrime
tė shpinės.

Skleroza
Kėshilla pėr tė
evituar sėmundjen e moshės sė tretė
Humbja e kujtesės, ja simptomat


Sėmundja
e Alzheimerit, ose ndryshe siē njihet mė shpesh, humbja e kujtesės,
lind pas moshės 65-vjeēare. Pėrqindja e popullsisė qė preket nė kėtė
moshė ėshtė rreth 10 %. Pas kėsaj moshe pėrqindja e popullsisė qė preket
rritet 2% ēdo vit, pėr tė arritur rreth 50% nė moshėn 85-vjeēare. Sipas
specialistėve sėmundja ka raste qe lind edhe para moshės 65-vjeēare,
por kėto raste janė tė rralla dhe karakterizohen nga histori tė veēanta
Simptomat
Simptoma
me e njohur e kėsaj sėmundjeje ėshtė harresa, por simptomat janė tė
shumta. Zakonisht sėmundja fillon me harresa gjithmonė e mė tė mėdha, tė
cilat nė fillim kanė karakter minimal dhe me kalimin e kohės bėhen
gjithmonė e me shqetėsuese. Duhet pasur kujdes tė mos ngatėrrohen
harresat normale me ato harresa qė pėrbėjnė sėmundje. P.sh. ėshtė
harresė normale tė mos mbash mend ku ke parkuar makinėn nė parkingun e
supermerkatės, por ėshtė njė harresė patologjike tė kthehesh nė shtėpi
pa makinė sepse ke harruar qė kishe shkuar me makinė. Tė sėmurėt me
Alzheimer kanė njė karakteristikė qė e bėn mė tė vėshtirė diagnostikimin
e tyre. Nė pėrgjithėsi nuk e pranojnė kurrė se janė sėmurė. Prandaj
pacientė tė tillė zakonisht vijnė tė shoqėruar nga ndonjė familjar.
Bėjnė batuta pėr tė zhvlerėsuar pse janė nė spital dhe i duket e
ēuditshme sesi p.sh gruaja, ėshtė fiksuar qe ai ka probleme. Pra ndihen
tėrėsisht nė rregull nė vetvete. Vetėm testet e ndryshme (tė cilat nė
Shqipėri me siguri janė nė lindje e sipėr) mund tė nxjerrin nė pah
deficitin e madh. Simptoma e dytė interesante e kėsaj sėmundje ėshtė
anomia, pra mos gjetja e emrave dhe fjalėve gjatė diskutimeve. Kjo
simptomė, nė fakt, pėrbėn simptomen e dyte kryesore me tė cilėn
Alzheimeri mund tė lindė. Nė ato pak raste qė sėmundja nuk fillon me
harresa, ajo mė sė shumti fillon me probleme gjuhėsore. Sėmundja bėn qė
me kalimin e kohės pacienti tė evitojė gjithmonė e mė shumė fjalėt qė
nuk i gjen dot dhe tė pėrdorė sinonime dhe pėrshkrime tė gjata pėr gjėra
qė kanė fjalėn e vet. Simptoma e tretė ėshtė ēorientimi kohor dhe
hapėsinor. Ndodh qė kur pyet pacientė si kėta nė ēfarė muaji jemi mund
t’ia fusė kot fare. E gjithė kjo, me normalitetin qė karakterizon gjithė
eksperiencėn e pacientėve tė kėtij lloji. Simptoma tė tjera janė:
Humbja e kapacitetit tė gjykimit logjik, ndryshime tė ēuditshme tė
humorit, ndryshim i personalitetit (kėtė e ve re mirė kush ka shume vite
qė jeton me personin),humbje e dėshirės dhe iniciativės pėr tė bėrė
shumė gjėra.

Shenjat e sėmundjes
1-Memoria
humbet ēdo ditė e mė shumė
2-Personi ka probleme gjuhėsore (harron
fjalėt pėrkatėse dhe pėrdor tė tjera nė vend tė falės sė duhur)
3-Pjesėn
mė tė madhe tė kohės ėshtė konfuz
4- Gjėrat e reja i mban mend me
shumė vėshtirėsi
5-Mund tė ketė konfiguracione, (nuk di tė bėjė
llogaritė)
6-Nuk arrin tė shkruajė normal)
7-Mezi lexon
8-Ka
vėshtirėsi nė veshjen e rrobave tė trupit
9- Me kalimin e kohės
pacienti humb interesin nė gjerat qė e rrethojnė dhe behet tėrėsisht
konfuz.
10-Mund te kete dhe aluēinacione, probleme me urinimin dhe
jashtėqitjen (inkontinence).
11-Nė fund fare pacienti humb edhe
kontrollin e trupit tė vet thuajse nė ēdo aspekt.

85 pėr
qind

e gjashtėdhjetė vjeēarėve vuan nga humbja e kujtesės.
Kjo pėrbėn njė nivel epidemiologjik shumė tė lartė. Sistemet
shėndetėsore tė vendeve perėndimore kanė humbje shumė tė mėdha prej
kėsaj sėmundjeje.

40 vjeē
sipas specialistėve
ėshtė mosha gjatė sė cilės nisin tė shfaqen simptomat e parė tė humbjes
sė kujtesės. Simptomat vijnė si rezultat i dėmtimit tė qelizave
nervore, tė cilat ngadalėsojnė pėrcjelljen e sinjalit pėr nė tru dhe
anasjelltas.

Kėshillat e mjekėve pėr tė evituar dhimbjet
nė mėngjes
3 format e migrenės, si kurohen ato
Rekomandime dhe
barnat pėr tė gjitha grupmoshat


Rreth 8 pėr qind e
meshkujve dhe 14 pėr qind e grave nė Shqipėri vuajnė nga dhimbja e
kokės, siē njihet nė gjuhėn mjekėsore, migrena. Nė tė shumtėn e rasteve
kjo sėmundje prek moshat 35 deri nė 45 vjeē. Tek gratė shpesh ajo ėshtė
nė formė mė tė zgjatur dhe mė intensive. Por nuk pėrjashtohen mundėsitė e
shfaqjes sė saj edhe te fėmijėt, 5 pėr qind e tyre vuajnė nga kjo
sėmundje.
Jo gjithmonė ndihma e mjekut mund tė ēojė nė parandalimin e
kėsaj sėmundjeje tepėr shqetėsuese pėr njerėzimin. Shpesh vetėshėrbimi
mund tė jetė shumė mė frytdhėnės se medikamentet e rekomanduara prej
mjekut.
Migrena klasike
Shfaqet zakonisht tek
fėmijėt, adoleshentėt ose tė rinjtė. Ėshtė me e shpeshtė tek femrat dhe
ka karakter familjar. Kriza fillon me ērregullime vizuale (shkėndija ose
deformim i objekteve), dhimbje pulsuese vetėm nė njė gjysmė tė kokės
(nė tė majtė ose nė tė djathtė), tė vjella. Vazhdon 2-6 orė dhe
pėrmirėsohet pas gjumit.
Migrena e zakonshme
Dhimbje
koke unilaterale ose bilaterale, me ndjenjėn e tė vjellės, por pa tė
vjellė dhe pa shqetėsime vizuale. Mė e shpeshtė tek femrat. Kriza fillon
gradualisht dhe mund tė zgjasė nga disa orė deri nė disa ditė.
Migrena
“me orar”

Dhimbje koke unilaterale (si djegie),
retroorbital (mbrapa syve), shfaqet natėn. Mė e shpeshtė tek meshkujt e
rinj (90%). Kriza fillon rreth 2-4 orė pasi ka rėnė tė flejė, ka njė
intensitet tė lartė qė tė zgjon nga gjumi, i sėmuri loton vetėm nga
njėri sy dhe paraqet kongjestin nazal. Zakonisht nuk shoqėrohet me
probleme vizuale ose tė vjella. Kriza vazhdon 20-60 min. pastaj pushon
menjėherė dhe rishfaqet ditėn tjetėr nė tė njėjtėn orė pėr disa javė me
radhė. Pastaj mund tė pushojė pėr disa muaj dhe tė rishfaqet pėrsėri.
Shkaqet
Shkaqet
e shfaqjes sė migrenės deri mė sot ende nuk janė bėrė plotėsisht tė
njohura, edhe pse nė botė numri i njerėzve, qė vuajnė prej saj, ėshtė
shumė i madh. Migrena ėshtė njė formė e veēantė e dhimbjes sė kokės, e
cila mund tė zgjasė nga disa minuta deri pėr ditė me radhė. Me migrenė
nėnkuptohen njė valė dhimbjesh akute, nė njė gjysmė tė kokės, shpesh tė
shoqėruara nga tė vjella dhe marramendje. Shenjat e para janė shqetėsime
vizive: fleshe dritash nė ajėr, shfaqen sidomos tek adoleshentėt ose
moshat e reja, tė cilėt janė pjesėtarė familjesh ku ėshtė prezente kjo
sėmundje edhe tek anėtarėt e tjerė, dhe sidomos tek femrat me probleme
menstruale. Patogjenezia e migrenės ėshtė e lidhur me modifikimin e
fluksit tė gjakut celebral, shkaktuar nga shqetėsime arteriale.
Geni
qė shkakton migrenėn

Nė vitin 1996 ėshtė zbuluar njė gen
pėrgjegjės pėr transportimin e kalciumit nėpėr qelizat celebrale, i cili
shkakton njė formė tjetėr migrene, e quajtur “migrena familjare”, nėse
ky gen nuk funksionon normalisht, lėvizjet e nivelit tė kalciumit
reflektohen nė mosfunksionimin e disa neurotrasmetuesve, ngacmimi i tė
cilave shkakton kėtė formė migrene. Mė parė, njerėzit bėnin shkaktarė tė
shfaqjes sė migrenės grumbullimin e njė pjese tė gjakut nė tru, por ajo
u hodh poshtė nga studiues tė ndryshėm dhe mendohet se shkaktare e
shfaqjes sė saj janė ngacmues tė ndryshėm, si zhurmat e forta, drita e
fortė, problemet e ndryshme, alkooli, uria, streset psikologjike. Thuhet
se migrena ėshtė dy herė mė shumė prezente tek femrat se sa tek
meshkujt. Sipas shkencėtarėve pėrveē barnave migrena mund tė shėrohet
plotėsisht me mjekėsi popullore. Pasi, sipas tyre, barishtet qė i
pėrdorim pėr mjekim nė mjekėsi popullore nuk janė vetėm ilaēe, ato janė
(shumica e tyre) pjesė e ushqimit tė pėrditshėm.

Kėshilla
pėr migrenėn dhe spondiliatrozėn

1-Ēdo mėngjes duhet tė
bėni tė paktėn 15 minuta ushtrime pėr muskujt e qafės
2-Duhet tė bėni
nė darkė dush me temperaturėn e ujit mesatare
3-Duhet tė evitoni
stresin dhe dėgjimin e televizorit me zė tė lartė
4-Pirja e ēajrave
tė ndryshme, veēanėrisht me mente bėn mirė pėr sėmundjen
5- Ecja,
shėtitjet pasditeve ndihmojnė pėr njė gjumė mė tė mirė
6-Zgjedhja e
dyshekut, e jastėkut duhet tė jetė e kujdesshme, nė mėnyrė qė ato tė
pėrshtaten me masėn e qafės
7-Kurimi i sėmundjes ka pėr bazė
kortizonin
8-Pėr tė hequr dhimbjen nuk duhet tė pini asnjėherė
paracetamol dhe aspirina

Personat qė preken mė shumė nga
ky variant i sėmundjes
Spondiliatroza, si ta kurojmė


Spondiliatroza,
ėshtė kryesisht sėmundje qė prek tė gjithė ata njerėz qė kanė punuar nė
fabrika, uzina, nė minierė. Kjo pasi helmet me tė cilat punohet
zakonisht nė tė tilla vende shkaktojnė dėmtime tė sistemit nervor, qė ka
lidhje tė drejtpėrdrejtė me palcėn kurrizore. Pėrpos kėtij fakti,
specialistėt tregojnė se spondiliatroza ėshtė edhe shfaqje e gjumit tė
keq nė mėnyrė tė vazhdueshme, si dhe shfaqje e dėmtimit tė sistemit
nervor. Madje kohėt e fundit ėshtė arritur nė pėrfundimin se edhe ata
njerėz tė cilėt nuk i mbajnė shpatullat e tyre drejtė dhe kanė probleme
me mėnyrėn e qėndrimit, janė tė “kėrcėnuar” nga spondiliatroza.
Dhimbja
Shkaktohet
lehtėsisht nga stresi, emocioni, tensioni dhe ėshtė e shpeshtė tek
njerėzit depresivė dhe me ankth; ndaj njė nga metodat e kurimit ėshtė
edhe psikoterapia, pasi kjo sėmundje lidhet mė emocionet intense.
Dhimbja nė kokė, ka dy shfaqje karakteristike, migrenėn dhe
spondiliatrozėn, ato janė dy nga shqetėsimet mė tė shpeshta edhe pse nė
disa raste mund tė jetė njė shenjė e mirė; shfaqja e njė lodhjeje ose
njė tensioni, por nėse ėshtė e fortė dhe e pėrsėritur ėshtė simptomė i
njė sėmundjeje cerebrale si: ematomė, encefalite, meningjit ose ndonjė
hipertension i rėndė.
Simptomat
Dhimbja mund tė
jetė fikse dhe pulsuese, zgjatja e saj dhe lokalizimi janė nė varėsi tė
kushteve qė e favorizojnė ose nė tė kundėrt e pushojnė. Domethėnėse janė
edhe pėrsėritjet dhe intensiteti i dhimbjes, i cili mund tė jetė aq i
lartė sa ta bėjė jetėn e pacientit shumė tė vėshtirė. Skematikisht mund
tė dallosh disa tipe, midis tė cilave migrena dhe spondiliatroza.
Spondiliatroza godet sidomos moshat e rritura, nuk transmetohet nga
familja dhe mund tė zgjasė nė njė kohė tė papėrcaktuar, duke shqetėsuar
edhe gjumin e natės. Dhimbja ėshtė mė e shpėrndarė sesa nė rastin e njė
migrene, duke u shtuar nė pjesėn e pasme tė kokės dhe sidomos nė nyjen
mes kokės dhe qafės. Terapia kundėr spondiliatrozės thellohet nė
teknikat e relaksimit, me anė tė masazheve dhe psikoterapisė edhe pse
nuk pėrjashton pėrdorimin e ilaēeve, sidomos sedativėt dhe
antidepresivėt; ndėrsa ilaēet mė tė rėnda kėshillohen vetėm kur dhimbjet
janė tė padurueshme.

Fitnesi
largon
spondiliatrozėn. Ushtrimet aerobike dhe kohėt e fundit fitnesi, ėshtė
njė ndėr aleatėt mė tė mirė pėr tė larguar sėmundjen e spondiliatrozės.
Sipas specialistėve, ēdo njeri duhet tė bėjė tė paktėn 10 minuta
ushtrime nė ditė pėr tė vėnė nė lėvizje muskujt e kokės, qė kanė edhe
lidhje tė drejtpėrdrejtė me palcėn kurrizore.

Shfaqja
e
sėmundjes mund tė ndodhė edhe pas moshės 70-vjeēarė.
Mund tė jesh 70
a mė shumė vjeē, dhe s’ke pasur kurrė mė parė probleme me
spondiliatrozėn. Mjekėt nuk e pėrjashtojnė mundėsinė qė nėse ke punuar
gjithė kohėn nė njė ambient tė mbyllur dhe nėse
ke punuar nė fabrika,
apo edhe nė zyra me kompjuter

Pse shkaktohet ajo, ēfarė
rekomandojnė specialistėt

Gjithēka duket se fillon me
urinime sa mė tė shpeshta, si shkaktarė tė tė cilave shumė herė meshkujt
akuzojnė ndonjė ftohje apo mendojnė se kanė pirė shumė lėngje.
Ndonjėherė mendohet se ėshtė dhe faji i ajrit tė kondicionuar. Mė pas
dhimbja fillon tė pėrhapet dhe nė kurriz dhe gjithnjė e mė shumė
mendohet se kemi tė bėjmė me njė ftohje. Po ama tė tjerėt nuk vuajnė nga
ky problem, dhe pse mund tė jenė tė ftohur dhe, ē’ėshtė mė e keqja, kjo
gjendje zgjat me shumė se sa njė ftohje normale. Kanceri i prostatės
godet ēdo vit rreth 12 pėr qind tė popullsisė botėrore. Studimet
shkencore akoma nuk kanė arritur tė zbulojnė se pėrse disa meshkuj
sėmuren dhe disa tė tjerė jo. Specialistėt thonė se dihet qė me kalimin e
viteve njė mashkull ka mundėsi mė tė mėdha pėr tė zhvilluar kėtė lloj
tumori, por nuk janė identifikuar akoma faktorėt qė e shkaktojnė kėtė,
pėrveē dhjamosjes. Pėr tė identifikuar prekjen e njė organizmi
mashkullor nga ky lloj tumori ekziston dhe njė test i veēantė. Testi
konsiston nė njė analizė tė thjeshtė gjaku nė tė cilėn matet niveli i
PSA qė ėshtė njė glikoproteinė e prodhuar nga qelizat e prostatės.
Pėrqendrimi i kėsaj substance tė prodhuar nga qelizat e prostatės
shtohet nė raste infeksioni, neoplasish apo hiperplasish beninje.

Ēfarė
tė hani

1-Hudhrat janė parandaluese tė mira pėr organizmin
mashkullor nga ky lloj tumori
2-Qepėt, merita e ėshtė e pėrbėrėsve qė
shkaktojnė dhe erėn e rėndė
3-Djathi vegjetarian mund tė eliminojė
rrezikun e pėrhapjes sė tumorit
4-Peshku, vitaminat e tij kanė njė
rol tė rėndėsishėm nė mbrojtjen e organizmit
5-Arrat, sipas
specialistėve kanė vitaminė D
6-Domatet janė tepėr tė rėndėsishme pėr
konsum tė pėrditshėm, parandalojnė kancerin e prostatės
7-Drithėrat e
ndryshme, tė cilat kanė nė pėrbėrjen e tyre selen
8-Mishi, edhe nė
tė gjendet seleni, por ėshtė e rekomandueshme tė mos ekzagjerohet me
pėrdorimin e tij.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.al-forums.com/
 
Si kurohen sėmundjet e diabetit, veshkave, zemrės, prostatit, etj
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
»  Porosia e zemres !
»  Semundjet Mendore
» Buzqeshje C"far do ti thoni njeriut te zemres ne keto momente

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Shkencat Ekzakte :: Mjeksia Shendeti-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Create a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions