Top Fest 7, sot finalja e
madhe, e gjitha live Top
Fest 7,
festivali i muzikes moderne shqiptare, sot ne mbremje do te
njohė
fituesin e saj, ne nje spektakel qe do te zhvillohet per here
te pare ne
Shqiperi i teri live, ku kengetaret dhe orkestra do te
performojne
drejtperdrejt per publikun.
Top Fest
Awards, nje mbremje
spektakli qe sivjet pritet me padurim te
veēante per shkak te risive
teknologjike qe po flitet se do ta
karakterizojne ate, do te sjelle te
gjithe kengetaret finaliste por
ajo qe eshte me e veēanta: orkestren e
Top Channel ne nje
performance live, ashtu siē nuk ka mundur dot ta
ofroje asnje
orkester e asnje festivali tjeter ne Shqiperi.
I
nisur ne
shkurt me pjesemarrjen e 130 kengetareve dhe grupeve nga
Shqiperia,
Kosova dhe Maqedonia, 4 netet e gjysmefinale, sollen ne skene
per
publikun dhe teleshikuesit 40 grupe dhe kengetaret si Eneda Tarifa,
Valon Shehu, Besa, grupi Jericho, NRG Band, Jonida Maliqi, ne
bashkepunim
me Big Basta, Grupi Troja, Gerti Gjoni, Mariza Ikonomi,
Karolina
Lopez etj, ishin nder protagonistet e kesaj faze.
Dorian
Gjoni drejtues artistik i ketj festivali, pas nje pune te gjate
selektive
dhe kualifikuese thote se nata Finale do te jete e permasave
te
medha. Kemi perzgjedhur 19 kenge, 4 grupe, 4 apo 5 meshkuj dhe te
tjerat
jane femra. Jemi shume te surprizuar nga niveli i tyre dhe jemi
optimiste
se nata finale do kete nje risi shume te madhe me gjithe
organizimin
e spektaklit, shprehet Gjoni.
Me nje votim te
hapur,
publiku nga Shqiperia dhe Kosova nepermjet sms-ve do te zgjedhe
kengetarin
me te mire, dhe se bashku me vleresimin e jurise do te
percaktohet
edhe fituesi qe do te marre edhe Cmimin e Madh prej 2
milione lekesh
te reja. Shija e publikut eshte kryesorja sepse eshte
peshorja qe
tregon shijet e pelqyera qe ne lancojme dhe promovojme. Por
nga e
shkuara kemi mesuar se publiku mund te jete shume selektiv,
prandaj
juria perfaqeson edhe ate pjese te publikiut qe nuk ka mundesi
te
votoje me sms, shton Gjoni.
Ne naten finale te Top fest 7 do
te
ndahen edhe 10 cmime te tjera; Kengetari me i mire i ri, Kengetarja
femer
dhe Kengetari mashkull me i mire, Kenga me e mire "Pop&Rock",
Kenga
me e mire "Hip Hop & RNB", Interpretuesi me i mire, Video me e
mire apo Grupi me i mire. Regjisori Ergys Lubonja thote se eshte
menduar
gjithcka per te patur jo vetem nje nate konkuruese. Eshte
punuar
qe gjithcka te shkoje ne nje drejtim, muzika, elementet, grafika,
ndricimi, pohon ai.
Lubonja thote se proven e pare te
performances
live Edicioni i Shtate i Top Fest e ka tejkaluar me
netet
gjysme-finale dhe kjo inisiative e madhe ka patur nje synim: Top
Fest live eshte diskutuar orej kohesh dhe mendojme se kishte ardhur
koha
dhe mendojme se ka ardhur koha te marrin cmime kengetaret e
vertete.
E kenduarit live ka nje pergjegjesi shume te madhe, shton
regjisori
Lubonja.
Do te na duhet pra te presim naten e madhe,
ne nje
show gjigand ne nje tjeter shkelqim qe do te transmetohet
drejteperdrejte
ne Top Channel dhe ne nje nga kanalet HD te DigitAlb,
per te mesuar
kush do te jete mbreti shqiptar i muzikes per vitin 2010.