Top Fest 7, sot finalja e madhe, e gjitha live Tėrhequr mė 24 Maj 2010
Top Fest 7,
festivali i muzikes moderne shqiptare, sot ne mbremje do te njohė
fituesin e saj, ne nje spektakel qe do te zhvillohet per here te pare ne
Shqiperi i teri live, ku kengetaret dhe orkestra do te performojne
drejtperdrejt per publikun.
Top Fest Awards, nje mbremje
spektakli qe sivjet pritet me padurim te veēante per shkak te risive
teknologjike qe po flitet se do ta karakterizojne ate, do te sjelle te
gjithe kengetaret finaliste por ajo qe eshte me e veēanta: orkestren e
Top Channel ne nje performance live, ashtu siē nuk ka mundur dot ta
ofroje asnje orkester e asnje festivali tjeter ne Shqiperi.
I
nisur ne shkurt me pjesemarrjen e 130 kengetareve dhe grupeve nga
Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia, 4 netet e gjysmefinale, sollen ne skene
per publikun dhe teleshikuesit 40 grupe dhe kengetaret si Eneda Tarifa,
Valon Shehu, Besa, grupi Jericho, NRG Band, Jonida Maliqi, ne
bashkepunim me Big Basta, Grupi Troja, Gerti Gjoni, Mariza Ikonomi,
Karolina Lopez etj, ishin nder protagonistet e kesaj faze.
Dorian
Gjoni drejtues artistik i ketj festivali, pas nje pune te gjate
selektive dhe kualifikuese thote se nata Finale do te jete e permasave
te medha. Kemi perzgjedhur 19 kenge, 4 grupe, 4 apo 5 meshkuj dhe te
tjerat jane femra. Jemi shume te surprizuar nga niveli i tyre dhe jemi
optimiste se nata finale do kete nje risi shume te madhe me gjithe
organizimin e spektaklit, shprehet Gjoni.
Me nje votim te
hapur, publiku nga Shqiperia dhe Kosova nepermjet sms-ve do te zgjedhe
kengetarin me te mire, dhe se bashku me vleresimin e jurise do te
percaktohet edhe fituesi qe do te marre edhe Cmimin e Madh prej 2
milione lekesh te reja. Shija e publikut eshte kryesorja sepse eshte
peshorja qe tregon shijet e pelqyera qe ne lancojme dhe promovojme. Por
nga e shkuara kemi mesuar se publiku mund te jete shume selektiv,
prandaj juria perfaqeson edhe ate pjese te publikiut qe nuk ka mundesi
te votoje me sms, shton Gjoni.
Ne naten finale te Top fest 7 do
te ndahen edhe 10 cmime te tjera; Kengetari me i mire i ri, Kengetarja
femer dhe Kengetari mashkull me i mire, Kenga me e mire "Pop&Rock",
Kenga me e mire "Hip Hop & RNB", Interpretuesi me i mire, Video me e
mire apo Grupi me i mire. Regjisori Ergys Lubonja thote se eshte
menduar gjithcka per te patur jo vetem nje nate konkuruese. Eshte
punuar qe gjithcka te shkoje ne nje drejtim, muzika, elementet, grafika,
ndricimi, pohon ai.
Lubonja thote se proven e pare te
performances live Edicioni i Shtate i Top Fest e ka tejkaluar me
netet gjysme-finale dhe kjo inisiative e madhe ka patur nje synim: Top
Fest live eshte diskutuar orej kohesh dhe mendojme se kishte ardhur
koha dhe mendojme se ka ardhur koha te marrin cmime kengetaret e
vertete. E kenduarit live ka nje pergjegjesi shume te madhe, shton
regjisori Lubonja.
Do te na duhet pra te presim naten e madhe,
ne nje show gjigand ne nje tjeter shkelqim qe do te transmetohet
drejteperdrejte ne Top Channel dhe ne nje nga kanalet HD te DigitAlb,
per te mesuar kush do te jete mbreti shqiptar i muzikes per vitin 2010.