Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Dy te zhdukur, nje kerkim

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
Larisa
Super Moderator
Super Moderator
Larisa


Numri i postimeve : 53
Registration date : 31/01/2009
Location : Tirane

Dy te zhdukur, nje kerkim  Empty
MesazhTitulli: Dy te zhdukur, nje kerkim    Dy te zhdukur, nje kerkim  Empty08.07.10 20:39

Ne kerkim te personave te humbur, Aida Shtino dhe stafi i saj i
gazetareve erdhen si cdo jave ne nje transmetim te drejtperdrejte ne
valet e televizionit "Klan". Edhe kjo e premte qe sapo kaloi shenoi nje
numer te pafundme telefonatash, nepermjet te cilave percilleshin
informacionet me te fundit per personat e humbur te cilet kerkohen ne
emisionin e perjavshem human. Ky emision qe prej transmetimit te tij te
pare ka krijuar bashkepunimin me emisionin analog "Fos sto Tounel"
(Drite ne tunel) ne Greqi. Nga ky bashkepunim qe vazhdon prej 5 vitesh,
kane arritur te gjenden shume persona shqiptare te humbur ne Greqi dhe
anasjelltas. Edhe naten e mbremshme u mundesua nje lidhje direkte nga
emisioni i prezantuar nga Angelika Nikoluli, per nje rast urgjent te
publikuar per nje person nga qyteti i Sarandes i cili quhet Latif Balo.
Ai humbi ne daten 8 janar te vitit 2010 dhe mendohet te jete nisur me
skaf per ne Korfuz.

Po ashtu ne te njejten date ne policine e Korfuzit ka ardhur nje
denoncim per nje shtetas grek i cili mendohet te jete zhdukur ne brigjet
e Korfuzit. Kjo koincidence ndoshta nuk mund te ishte e rastesishme dhe
ndoshta Latif Balo se bashku me shtetasin grek mund te kene qene bashke
ne momentin qe kane humbur. Kjo beri qe te mundesohej edhe nje lidhje
direkte mes "Njerez te Humbur" dhe "Fos Sto Tounel" duke treguar per
publikun e gjere kerkimet dhe verifikimet me te fundit per dy personat e
humbur ne te njejten dite dhe ne te njejtin vend per te cilet dyshohen
se mund te kene lidhje me njeri tjetrin ne kete histori. Informacionet e
mberritura ne te dyja studiot paralele, do te verifikohen gjate diteve
ne vazhdim per te zbardhur historine e dyshimte te Latif Balos.



SADETIN SHARKIQI

Rikthehet historia e shkodranit te humbur nga Beogradi

Nje histori e trajtuar gjeresisht gjate sezoneve te kaluara ne "Njerez
te Humbur" u rikthye edhe nje here per te gjithe publikun shqiptar.
Kesaj here kerkimet e stafit te emisionit te perjavshem u fokusuan ne
gjetjen e 45-vjecarit nga Shkodra, Sadetin Sharkiqi. I humbur qe prej 1
tetorit te vitit 1990, nena e tij Shefike Sharkiqi dhe e motra Dinora
nuk moren vesh se cfare ndodhi me Sadetinin. Ne emisionin "Njerez te
Humbur", ka mundur te zbardhet nje pjese e itinerarit qe ka bere djali
nga Shkodra. Keshtu ai ka kaluar nepermjet liqenit te Shkodres per te
arritur ne Mal te Zi dhe prej ketej ai ka kaluar ne Beograd ku ka
qendruar ne burgun e "Padinska Skeles" dhe me vone ka qendruar ne hotel
"Havala" ku ka aplikuar per azil politik.

Deri ne kete pike ka arritur te zbulohet drejtimi qe ka marre Sadetini,
pasi me tej nuk dihet se ku ka shkuar. Deshmite e ndryshme te marra nga
persona qe kane me te, por edhe informacione te marra nga persona te
tjere qe kane pasur te njejten histori me Sadetinin kane arritur ne
perfundimin se Sadetini mund te kete emigruar ne Shtetet e Bashkuara te
Amerikes, Kanada ose Australi. Kjo nuk perjashton mundesine qe ai mund
te ndodhet edhe ne kontinentin evropian. Informacionet e fundit te
marra, kane treguar se Sadetini eshte pare deri para pak vitesh. Pistat e
siperpermendura do te zbardhen edhe me ndihmen e vullnetareve qe jane
nje ndihmese e madhe per emisionin "Njerez te Humbur".

EDA KOLDASHI

Mesuesja e frengjishtes e humbur prej 18 vitesh

Historia e radhes erdhi nga qyteti i Elbasanit, per nje grua te humbur
qe nga viti 1992. Ajo quhet Eda Koldashi dhe ne moshen 33 vjecare ajo u
zhduk ne menyre te mistershme, pa lene asnje gjurme nga pas. Prej 18
vitesh ajo kerkohet nga nena e saj dhe dy femijet te cilet nuk moren
vesh se c'fare ndodhi me nenen e tyre. Informacionet e vetme qe ka
arritur te marre familja e tij eshte se Eda eshte ndihmuar nga nje shoqe
e saj per tu larguar dhe ajo mund te ndodhet ne Greqi. Ne poltronin e
te ftuarve ishte ftuar nena e Edes, e cila i beri thirrje vajzes se saj,
qe te kthehet pasi dy femijet qe ajo la e presin ende te kthehet ne
shtepi. Publikimi i humbjes se Eda Koldashit ne emisionin e perjavshem
investigativ, perqendroi kerkimet ne Greqi. Ajo eshte pare ne vitin
1997ne Athine dhe mendohet se mund te vazhdoje te jetoje akoma atje.
Java tjeter do te jape sjelle dicka me specifike dhe ndoshta shume
shpejt gazetaret e "njerez te Humbur", do te bien ne gjurmet e Eda
Koldashit. Me moton ndaj te gjithe shqiptareve per te na ndihmuar ne
gjetjen e personave te humbur, emisioni "Njerez te humbur", ju fton te
bashkoheni dhe te ndihmoni me informacionet dhe sugjerimet e ndryshme,
ne misionin e ndermarre per te bashkuar dhe gezuar shume familje
shqiptare.



Shenim:



Per cdo informacion rreth ketyre personave vizitoni faqen zyrtare
www.njereztehumbur.com, kontaktoni me redaksine e emisionit "Njerez te
humbur" ne nr. telefonit: +355 42 347 822/823/824/825 ose shkruani ne
posten elektronike: aidashtino@njereztehumbur.com
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.Shqiponia.Com
PrInCi
Administrator
Administrator
PrInCi


Numri i postimeve : 623
Registration date : 29/03/2009
Age : 32
Location : Elbasan

Dy te zhdukur, nje kerkim  Empty
MesazhTitulli: Re: Dy te zhdukur, nje kerkim    Dy te zhdukur, nje kerkim  Empty02.08.10 7:10

Ishalla Gjinden....merzit
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.al-forums.Com
 
Dy te zhdukur, nje kerkim
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Tė njihemi me njėri tjetrin :: Bashkėatdhetarėt nėpėr botė :: Nė kėrkim tė personave tė humbur-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions