Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 7 ushqime qe ulin kolesterinen

Shko poshtė 
AutoriMesazh
WebMaster
Administrator
Administrator
WebMaster


Numri i postimeve : 448
Registration date : 20/05/2010
Age : 43
Location : AlbaniaForums.Com

7 ushqime qe ulin kolesterinen Empty
MesazhTitulli: 7 ushqime qe ulin kolesterinen   7 ushqime qe ulin kolesterinen Empty03.08.10 5:21

7 ushqime qe ulin kolesterinen 1270638813-semundja-2
7 ushqime qe
ulin kolesterinen






Kolesterina ėshtė njė substancė qė
luanė njė rol tė rėndėsishėm nė ndėrtimin e membranės sė qelizės dhe
hormoneve seksuale. Kolesterina nuk shpėrbėhet nė gjak dhe kėshtu duhet
tė bartet tek dhe nga qelizat nga lipoproteinat. Edhe pse kemi lloje tė
shumta tė lipoproteinave vetėm dy prej tyre janė me rėndėsi qė ti dimė, e
ato janė: Lipoproteina te densitetit te ulet (LDL) dhe Lipoproteina te
densitetit te lartė (HDL). E vėrteta ėshtė se trupi ka gjithė sasinė e
kolesterinės qė i duhet. Fatkeqėsisht, kolesterina gjithashtu gjendet
edhe disa ushqime e veēanėrisht ato me shumė yndyrė.



Nėse konsumoni shumė kolesterinė duke ngrėnė dietė me sasi tė
lartė tė yndyrave tė ngopura kjo shkakton qė nivelet tua tė ngritėn nė
rrezik pėr ty. Por lajmi i mirė ėshtė se ka ushqime qė ju ndihmojnė tė
zvogėloni kolesterinėn e kėshtu tė mbani nivelet normale. Pra, cilėt
janė ato ushqime qė ulin kolesterinėn?



Yndyrat dhe vajrat e shėndetshme Yndyrat Gjysmė tė Ngopura janė
ato qė ju ndihmojnė tė zvogėloni nivelet e kolesterinės sė keqe (LDL).
Ju mund ti gjeni kėto yndyra tė shėndetshme pėr zemrėn tuaj nė ushqime
si avokado, kikirik, arra dhe gėshtenja, bajame dhe arra amerikane.
Vajrat si vaji i ullirit, vaj kanole (canola oil) dhe vaj kikiriku janė
gjithashtu tė pasura me yndyra gjysmė tė ngopura.



Sidoqoftė, mos e tepro sepse tė gjitha vajrat duke pėrfshirė kėtu
edhe ato tė shėndetshmet janė me sasi tė lartė tė kalorive. Njė grusht
kikirik apo arra ose 2 lugė vaj ulliri mjaftojnė dhe ėshtė e gjitha qė
ju duhet pėr njė zemėr tė shėndosh.


Peshk dhe omega-3



Omega-3 ėshtė yndyrė mė e mirė qė mund tė ndihmoj tė mbroni zemrėn
tuaj dhe tė pėrmirėsoni profilin tuaj tė kolesterinės. Vendi mė i mirė
ku omega-3 gjendet ėshtė peshku dhe vaji i peshkut. Peshqit e shėndosh
(trash) si skumbri, harengė, sardelet dhe salmon janė mė tė mirėt sepse
kanė sasinė mė tė madhe tė omega-3shit. Shoqata Amerikane E Zemrės
rekomandon konsumimin e peshkut sė paku dy herė nė javė (veēanėrisht
kėta tė trashit). Nuk i adhuroni peshqit? Ushqimet nga soja, arrat dhe
farat e lirit pėrmbajnė omega-3 nė formė bime.


Drithėrat dhe tėrshėra



Cila ėshtė mėnyra mė e mirė tė filloni ditėn. Fillo me qull
tėrshėre apo me krunde nga tėrshėra sepse kėto pėrmbajnė fibėr tė
tretshme e cila ka treguar sukses nė uljen e kolesterinės sė keqe (LDL),
duke parandaluar qė kolesterina tė absorbohet nė rrjedhėn e gjakut.
Njeriut i duhen sė paku 3 gram fibėr nė ditė pėr tė zvogėluar rrezikun e
sėmundjes sė zemrės. Kėshtu pra njė mėngjes me qull tėrshėre do tė
dhuronte deri 6 gram fibėr. Nėse tėrshėra nuk ėshtė diēka qė preferon
atėherė drithėrat sikur elbi dhe orizi janė gjithashtu tė pasura me
fibėr tė tretshme.



Fasulet
dhe thjerrėzat



Tėrshėra nuk ėshtė i vetmi ushqim qė ka fibėr tė tretshėm –
fasulet, thjerrėzat dhe bizelet janė gjithashtu burim i mirė. Njė studim
ka zbuluar se konsumimi i njė gjysmė filxhani tė fasuleve pėr 12 ditė
kishte ulur total kolesterinėn pėr 8 pėrqind. Studime tjera kanė lidhur
fasulet me uljen e niveleve tė kolesterinės sė keqe LDL. Pjesa mė e
bukur e kėsaj ėshtė: Vaktet me ushqime kryesisht nga fasulet janė
zėvendėsim shumė i mirė plot proteina ndaj yndyrave shumė tė ngopura dhe
ushqimeve me plot kolesterinė. Kėshtu qė mos harro fasulet.



Alkooli



Ndoshta duket pak e ēuditshme por njė gotė birrė apo verė bashkė
me darkė mund tė pėrmirėsoj profilin tuaj tė kolesterinės dhe nė mėnyra
tjera tė ndihmoj nė mbrojtjen e zemrės. Pirja e kontrolluar mesatare
ėshtė lidhur me nivele tė larta tė kolesterinės HDL tė mirė. Ēfarėdo
pije alkoolike kryen punė por kjo nuk duhet kuptuar si dritė e gjelbėr
qė tė lėshoheni e tė bėheni tapė, diēka qė mė pas do tė shpie nė
probleme shėndetėsore shumė serioze. Nėse nuk mund tė pish me masė
atėherė mos ja fillo fare. E nėse pini atėherė kufizo pirjen e alkoolit
nė dy gota nė ditė nėse je mashkul, dhe nė njė gotė nėse je femėr.



Sterol dhe stanol


Shumė e mė shumė ushqime ditėve tė sotme po fortifikohen me
sterol dhe stanol bimor, substanca qė nė mėnyrė tė natyrshme gjenden nė
ushqime bimore. Pse po bėhet kjo? Sepse kėto pėrzierje ndihmojnė nė
bllokimin e absorbimit tė kolesterinės nė rrjedhė tė gjakut. Ushqimet si
margarina, lėngu i portokallit dhe jogurtėt shpesh po fortifikohen me
sterols dhe stanols. Nėse dėshironi tė shikoni qė nivelet e kolesterinės
sė keqe (LDL) tė bien pėr rreth 5 deri 15 pėrqind ju duhet qė sė paku
tė konsumoni 2 gram tė kėsaj substance nė ditė. Ju mund tė arrini kėtė
sasi tė sterolėve dhe stanolėve duke pirė njė apo dy gota nė ditė me
lėng portokalli tė fortifikuar me sterol dhe stanol bimor.



Pemėt


Njė mollė nė ditė vėrtetė ndoshta ndihmon qė mos ti bėni vizitė
kardiologut. Pemėt si mollėt, dardhat, portokalli dhe grejpfruti
pėrmbajnė fibėr tė tretshėm, e cila ėshtė parė se ndihmon nė uljen e
kolesterinės. Pemėt tjera si boronicat, manaferrat dhe rrushi gjithashtu
zvogėlojnė kolesterinėn ndoshta mu pėr shkak se kanė shumė antioksidant
tė shėndetshėm pėr zemėr. Kėshtu qė mbush hambarin me fruta dhe bėj ato
pjesė tė pėrditshme tė ushqimit ditor… ose thėnė ndryshe ha ka tė
sillesh.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.al-forums.com/
 
7 ushqime qe ulin kolesterinen
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Lifestyle :: Moda dhe Estetika :: Mirembajtja e Trupit-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions