Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Varėsia ndaj seksit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Angela Martini
Administrator
Administrator
Angela Martini


Numri i postimeve : 192
Registration date : 03/09/2010
Age : 37
Location : Albania

Varėsia ndaj seksit Empty
MesazhTitulli: Varėsia ndaj seksit   Varėsia ndaj seksit Empty06.09.10 22:04

Varėsia ndaj seksit Eros
Varėsia ndaj seksit



Ēfarė ndodh nė njė qendėr rehabilitimi
Dhėnia e tepruar ndaj seksit ėshtė njė patologji si shumė tė tjera, me rrėnjėt e ngulura thellė nė fėmijėri. Bėhet fjalė pėr sjellje qė ta nxjerrin jetėn jashtė kontrollit dhe ta fusin nėpėr hulli tė paimagjinueshme. Varėsia ndaj seksit nuk karakterizohet vetėm nga dobėsia e marrjes sė vendimit tė duhur kur je pėrballė njė tundimi apo njė joshjeje, por ka tė bėjė edhe me sjelljen seksuale nė tėrėsi
Historia e Tiger Woods, sportistit mė tė pasur dhe mė tė famshėm tė botės dhe dramės sė tij tė fundit familjare dihet. Megjithatė, pėr ata qė nuk e kanė dėgjuar bėhet fjalė pėr publikimin e dhjetėra marrėdhėnieve dhe historive qė kampioni i golfit ka pasur me bukuroshe tė ndryshme, ndėrkohė qė ka qenė i martuar. Kėshtu, pėr tė shpėtuar emrin dhe ndoshta edhe martesėn, atij i rekomanduan qė tė shkonte tė “dezintoksikohej” nė njė shtėpi tė posaēme kure, ku rehabilitohen ata qė kanė probleme me varėsinė ndaj seksit, sepse rasti i Wood pa dyshim qė ka tė bėjė me njė patologji, edhe pse pėr disa ai mund tė jetė thjesht njė donzhuan i rėndomtė. Kėshtu, mė 16 janar, pas bujės sė madhe tė shtypit qė nuk la tė dashur pa i nxjerrė, po sipas shtypit djaloshi Wood u regjistrua pėr tė marrė pjesė nė programin e intoksikimit qė ofron njė spital i posaēėm nė njė cep tė Shteteve tė Bashkuara, pėr ata qė nuk mund tė frenojnė dot tundimet dhe joshjet. Por, ndėrsa Wood, nė tentativė pėr tė shpėtuar emrin dhe martesėn, mund tė ndodhet aktualisht brenda mureve tė kėsaj qendre, pakkush ka informacion dhe dijeni se me ēfarė konkretisht merret njė qendėr e tillė intoksikimi, qė tenton tė kthejė nė rrugė tė mbarė veē atyre tė dhėnė pas seksit, edhe ata qė nuk heqin dot nga alkooli, droga, apo vese tė tjera shkatėrrimtare. Dhėnia e tepruar ndaj seksit ėshtė njė patologji si shumė tė tjera, me rrėnjėt e ngulura thellė nė fėmijėri. Bėhet fjalė pėr sjellje qė ta nxjerrin jetėn jashtė kontrollit dhe ta fusin nėpėr hulli tė paimagjinueshme. Varėsia ndaj seksit nuk karakterizohet vetėm nga dobėsia e marrjes sė vendimit tė duhur kur je pėrballė njė tundimi apo njė joshjeje, por ka tė bėjė edhe me sjelljen seksuale nė tėrėsi. Ka shumė lloje varėsish seksuale, qė variojnė nga ata qė janė shumė tė dhėnė pas seksit, e deri tek ata qė nuk e ēojnė nėpėr mend marrėdhėnien apo kontaktin fizik me njė qenie tjetėr, mashkull apo femėr nuk ka rėndėsi. Ka edhe nga ata qė nuk kryejnė marrėdhėnie dot me partnerin e tyre, edhe pse mund ta dashurojnė, e ndėrkohė ėndėrrojnė gjatė gjithė kohės tė tjerė. Nė kėto fusha nuk ka kėrkime shkencore tė mirėfillta dhe si pasojė statistikat e sakta mungojnė dhe pikat e referencės nuk janė tė shumta, sepse deri pak kohė mė parė kjo ėshtė konsideruar si njė ēėshtje tabu e mbi tė gjitha si njė ēėshtje qė nuk ka nevojė pėr marrjen e masave. Ėshtė parė thjesht nė kuadrin e njė vesi e jo tė njė patologjie tė mirėfilltė, qė si ēdo patologji ka nevojė pėr kurėn e duhur pėr t’u shėruar. Por, pavarėsisht mungesės sė statistikave tė plota, pjesa mė e madhe e mjekėve dhe psikologėve qė janė marrė me kėrkime nė kėtė fushė janė tė mendimit se 90% e personave qė kanė krijuar varėsi seksuale janė meshkuj dhe vetėm 10% janė femra. Nuk dihet ende pseja e njė statistike tė tillė, por ndoshta kjo mund tė shpjegohet edhe me lirinė qė meshkujt kanė pasur dhe kanė tradicionalisht pėr tė bėrė disa gjėra dhe pėr tė mos u stigmatizuar e paragjykuar, ndryshe nga sa ndodh me femrat. Pėr sa i pėrket periudhės sė rehabilitimit, qė duhet t’i nėnshtrohet njė “i sėmurė” nė shtėpinė e rehabilitimit nga varėsitė seksuale, ajo mund tė nisė me njė periudhė 2-javore deri nė njė periudhė 6-javore. Tiger Woods thuhet se ka zgjedhur kėtė tė fundit. Trajtimi ka tė bėjė si me varėsinė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė, ashtu edhe me gjetjen dhe kurimin e shkaqeve qė kanė ēuar nė njė sjellje tė tillė. Nė tė bėjnė pjesė terapi personale kokė mė kokė me psikologun, por edhe terapi nė grup, me persona tė tjerė me njė problem tė tillė. Pjesė e trajtimit ėshtė edhe konsultimi me familjen dhe puna me pjesėn tjetėr tė familjes, gjithmonė nėse ajo ėshtė e gatshme qė tė marrė pjesė nė shėrimin dhe ndryshimin e njeriut tė dashur, por qė ka njė zakon tė keq dhe tė “turpshėm”. Hapi i parė nė trajtimin e njė personi me varėsi seksuale ėshtė njė vlerėsim i plotė i historisė sė pacientit dhe mbi tė gjitha i traumės sė tij. “Tė gjithė meshkujt me tė cilėt kam punuar, kanė pasur pėrvoja tė hershme abuzimi apo kanė kaluar fėmijėri tė braktisur”, thotė njė mjek qė merret me rehabilitimin e personave me probleme varėsish. Sipas tij, nėse me kėtė ēėshtje nuk merret njė psikolog qė i shkon ēėshtjes nė rrėnjė, shpresat e shpėtimit janė tė pakta. Faza e dytė ka tė bėjė me pėrballjen e pacientit me atė ēka ai ka bėrė, ose mė mirė me kėndvėshtrimin e shtrembėr qė ka ai me realitetin. Por pacienti duhet tė jetė i sinqertė kur flet pėr dėshirat dhe veset e tij, pėr arsyet e nxitjeve dhe epsheve tė cilave ai nuk mund t’u rezistojė. Pacienti duhet tė dalė lakuriq para mjekut dhe tė rrėfejė nė detaje dhe pa turp gjithė ēka i shkon ndėr mend kur i jepet varėsisė sė tij. Pacientit nuk duhet t’i vijė zor nga pyetjet e paturpta qė mund t’i bėjė mjeku, sepse vetėm e vėrteta mund tė ēojė nė rrugė tė drejtė dhe nė zgjidhjen e problemit tė varėsisė. E rėndėsishme ėshtė qė pacienti tė kuptojė mekanizmat qė e kanė ēuar atė nė njė sjellje tė tillė. Ndėrsa faza e fundit e trajtimit ėshtė parandalimi i rikthimit tė zakonit. Terapistėt dhe pacientėt diskutojnė hapur pėr mėnyrat e rikthimit tė varėsisė dhe pėr mėnyrat e parandalimit e tė ndalimit tė tyre. Njė rol shumė tė madh, edhe pse kjo nuk ndodh shpesh, luan nė kurimin e varėsisė partneri, apo partnerja e pacientit. Nė rastin e Tiger Wood, bashkėshortja e tij, Elin Nordegen, i ka bėrė tė shoqit disa vizita nė qendrėn e intoksikimit. Terapia e kurės nuk ka vetėm pėr qėllim tė rehabilitojė personin qė ka varėsi, por edhe martesėn e tij, pra rehabilitimin dhe korrigjimin e marrėdhėnies nė ēift. Varėsia ndaj seksit ėshtė shumė e pėrhapur te meshkujt. Dikush e shpreh me vajtjen me shumė femra, tė tjerė janė tė varur nga pornografia dhe shpesh kjo nuk ka tė bėjė me faktin se kėta individė nuk e duan partneren, por thjesht janė tė varur dhe nuk e kanė veten nė dorė kur ėshtė fjala pėr njė gjė tė caktuar. Seksi nė kėtė rast ėshtė si alkooli, apo cigarja, vetėm se ato nuk bėhen shkaqe divorci, ndėrsa seksi bėhet. Kjo edhe pėr shkak se shpesh ata qė kanė varėsi ndaj seksit janė shumė tė fshehtė ndaj grave tė tyre dhe kur ato e marrin vesh njė gjė tė tillė trauma qė pėsojnė nga kjo e papritur ėshtė shumė mė e madhe se trauma qė mund tė pėsonin nga vetė bėmat. Por njė terapi intoksikimi nuk pėrfundon me 6 javė. Ajo ėshtė njė proces qė vazhdon dhe zgjat nė kohė dhe mbi tė gjitha duhet monitoruar e vetėmonitoruar qė situatat tė mos pėrsėriten. Dhe ja njė fjali e fundit, qė nė fakt pėrmbledh thelbin e terapisė. Dezintoksikimi nga varėsia seksuale nuk ka tė bėjė me shndėrrimin nė njė qenie qė nuk bėn seks, por nė njė qenie qė ndien lumturi nga tė bėrit seks, e jo vetėm epsh.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.AlbaniaFace.Com
 
Varėsia ndaj seksit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mjaft dhunes ndaj grave
» Mjaft dhunes ndaj grave
» Ecclestone: Vettel favorit ndaj Schumacher

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Zonė e lirė + 18 :: Erotika dhe seksi-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions