Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

  E ardhmja e konsumatorėve, fotografi familjare 3D

Shko poshtė 
AutoriMesazh
aleks
Administrator
Administrator
aleks


Numri i postimeve : 203
Registration date : 28/03/2009
Age : 36
Location : Albania

 	 E ardhmja e konsumatorėve, fotografi familjare 3D  Empty
MesazhTitulli: E ardhmja e konsumatorėve, fotografi familjare 3D     	 E ardhmja e konsumatorėve, fotografi familjare 3D  Empty14.09.10 6:25

Nė 12 muajt e fundit, Howard Stringer ka futur nė xhep diēka si 7 milionė euro. Janė shumė para pėr njė kompani japoneze, edhe pse ajo e tij ėshtė njė ndėr mė tė rėndėsishmet nė Japoni

Sony Vici Vidi

E ardhmja e konsumatorėve, fotografi familjare 3D

Nė 12 muajt e fundit, midis kompensimeve tė drejtpėrdrejta dhe aksionesh, Howard Stringer ka futur nė xhep diēka si 7 milionė euro. Janė shumė para pėr njė kompani japoneze, edhe pse ajo e tij ėshtė njė ndėr mė tė rėndėsishmet nė Japoni. Nė fakt, Stringer ėshtė CEO-ja i "Sony", llogaritė e sė cilės nuk janė aspak pozitive. Vitin e fundit fiskal e ka mbyllur nė tė kuqe, me njė humbje nė shitje prej 6.7 pėrqind. Kėshtu, Stringer ka objektivin qė tė pėrmirėsojė fatet e kolosit tė elektronikės. Si? Lexojeni nė rreshtat e mėposhtėm.

Kohėt nė tė cilat ishte student nė Oxford, Howard Stringer merrej me historinė evropiane tė shekullit XX: tronditje ekonomike, ndryshime aleancash dhe perandorish gjiganteske qė shkėrmoqeshin kur nuk arrinin tė ruanin hapin e njė bote nė lėvizje. Do tė ishte njė pėrgatitje e mirė nė pritje tė problemeve qė do tė detyrohej tė pėrballonte 40 vjet mė pas, si bosi i kompanisė "Sony". E themeluar nė vitin 1946 midis gėrmadhave tė Japonisė sė pasluftės, "Sony" nuk ėshtė vetėm njė prej kompanive tė shumta tė mallrave elektronike. Ėshtė bėrė e famshme pėr disa produkte revolucionare (si Walkman, lexuesi i parė i CD-ve dhe konsolėn PlayStation) qė kanė modifikuar botėn e medieve nė ēdo aspekt: prodhim, paketim, konsum. Por, nga fundi i viteve '90, "Sony" e ka parė veten tė jetė e mbidimensionuar, e ēorganizuar, nė rėnie tė lirė, arrogante dhe, ēka ėshtė mė e keqja, shumė e ngathėt dhe e paaftė pėr t'u pėrshtatur. Detyra e Stringer ėshtė tani ajo qė ta shtyjė kėtė gjigant tė pasigurtė nė shekullin XXI. Nuk ėshtė i pari qė ia hyn kėsaj sfide. 10 vjet mė parė paraardhėsi i tij si administrator delegat, Nobuyuki Idei, kishte premtuar qė ta tragetonte "Sony" nga era analogjike nė erėn e Rrjetit.

Nė atė kohė Stringer merrej me operacionet "Sony" nė Shtetet e Bashkuara. "Nė vitin 2000 kam pranuar plotėsisht vizionin dixhital", thotė ai, duke u pėrplasur kundėr shpinores sė kolltukut tė tij super tė fryrė nė zyrėn e tij tė Tokios nė katin e 20-tė. "Kam asistuar edhe nė dėshtimin e kujt kėrkonte qė ta bėnte tė funksiononte". Episodi mė i dhimbshėm ka qenė tentativa aventureske pėr ta rilanēuar Walkman si produkt dixhital nė gjendje qė tė konkurrojė me iPod. Produkti ka qenė njė dėshtim. Kishte njė ndėrfaqe tė keqe dhe dyqani online i tij ishte i pakėt, veē kėsaj riprodhonte fajlat audio Atrac, standard pronėsie i "Sony", nė vend tė zakonshmeve mp3. "Qemė shumė pėrpara respektivisht Apple", thotė Stringer. "Sikur ta kishim qėlluar, do tė kishim mundur tė dominonim. Por produkti na ka dalė siē na ka dalė, pasi ne qemė ata qė qemė".

Nė realitet, tentativat e para nga ana e Stringer pėr ta rinkonstruktuar "Sony", sapo ėshtė emėruar CEO nė vitin 2005, kanė ngecur pėr shkak tė rezistencave tė old boys-ave Sony (old boys ėshtė njė term japonez me tė cilin etiketohen ato personazhe qė janė nė kompani prej njė jete, shėnimi im.). Me fitime qė i tejkalonin me 85 pėrqind ato tė njė viti mė parė, pak gjenin motive tė vlefshme pėr tė shkuar dhe trazuar ujėrat. Ajo qė ndryshoi gjithēka ka ardhur me krizėn financiare globale. Nga viti 2008 Stringer ka menaxhuar mijėra pushime nga puna, njė traumė respektivisht kulturės "Sony" ("Njė vend pune ėshtė pėrgjithmonė"): ka mundėsi njė CEO japonez nuk do tė kishte mundur ta bėnte. "Unė ia kam arritur pasi jam i huaj dhe sepse nuk kishim zgjedhje tjetėr", shpjegon ai.

Stringer ėshtė si peshku jashtė ujit kėtu nė lagjen Shinagawa tė Tokios, me legjionet e tij tė tė punėsuarve qė tymosnin Mild Seven pėrpara sallave nė tė cilat luhet pachinko, ekuivalenti japonez i slot machine. "Ėshtė e rrallė qė njė i ardhur nga jashtė tė bėhet drejtor i pėrgjithshėm i njė kompanie japoneze. Stringer, me origjinė nga Uellsi, ka emigruar nė Shtetet e Bashkuara nė vitin 1965; i ka mbetur njė theks anglez aristokrat dhe i butė, me paksa monotoni Kardifi dhe njė spruco zanoresh tė zgjatura alla amerikane".

Ajo qė e kualifikon si tė huaj nuk ėshtė vetėm shtetėsia; ėshtė njė dashamirės pėrmbajtjeje nė njė kompani nė tė cilėn mbretėron hardware. Ka fituar 9 ēmime Emmy, nė periudhėn nė tė cilėn ka qenė prodhues dokumentarėsh pėr CBS-in, pėrpara se tė bėhej President i rrjetit televiziv. Nė vitin 1997 ėshtė emėruar President i degės amerikane tė "Sony", duke u marrė me music publishing dhe me studime kinematografike. Stringer e pranon ndershmėrisht se nuk di kushedi se ēfarė lidhur me projektimin e produkteve elektronike, gjė qė e ka bėrė akoma mė tė vėshtirė shtrėngimin e radhėve nė brendėsi tė "Sony".

Nė tentativėn pėr ta rilanēuar kompaninė, Stringer ėshtė pėrqendruar mbi forcimin e software dhe tė medieve. Qėllimi final ėshtė qė t'i mbėshtjellė konsumatorėt nė njė fshikėz komode Sony, tė pėrbėrė nga hardware, shėrbime dhe pėrmbajtje. Strategjia e tij ėshtė qė tė pėrdorė resurset e bollshme dhe degėt e shumta tė kolosit japonez pėr tė shtyrė adoptimin e teknologjive tė reja industriale, pa rriskuar shumė mbi formatet pronėsi, qėndrimin qė ka dėnuar Walkman.

Duke filluar nga vitet '80, "Sony" ka kryer njė seri luftash tė pėrgjakshme formatesh (Betamax kundėr VHS, Memory Stick kundėr Sd Card, Atrac kundėr MP3, plazma kundėr LCD) dhe nė pjesėn mė tė madhe i ka humbur. Gjithēka ka ndryshuar nė vitin 2006, kur kompania ka impenjuar tė gjitha forcat e saj nė shėrbim tė suportit optik blu-ray pėr videot me definicion tė lartė (Sony ėshtė midis themeluesve tė Blu-ray Disc Association dhe e ka zhvilluar formatin sė bashku me kompani tė tjera, midis tė cilave Hitachi, Samsung dhe Philips). Dy vjet mė vonė, industria e ka braktisur formatin konkurrues, HD DVD. Pėr Stringer kjo fitore ka qenė prova se pėrpjekja e tij pėr tė bėrė tė punojnė sė bashku degėt e ndryshme tė "Sony", e ashtuquajtura fushatė "Sony United", mund tė jepte fryte.

I fryrė, tani po i kushtohet formateve tė reja ambicioze, duke bastuar shumė mbi videon 3D. "Kemi bėrė njė punė tė ēmendur, duke frymėzuar blu-ray", thotė ai. "Tani pėr 3D do tė duhet kapaciteti i madh i memories sė tij".

Nė njė prej iniciativave tė para tė kryera nga Stringer, "Sony" ka riorganizuar prodhimin. Do tė punojnė sė bashku nė 3D televizorėt Bravia, konsolat PlayStation3, laptopat Vaio, lexuesit blu-ray, deri videokamerat dhe fotokamerat dixhitale. Praktikisht gjithēka pėrveē robotit Rolly, lexuesit muzikor qė vallėzon mbi patina.

"3D do ta flakė tej botėn", thotė bosi. "Nuk ka arsye qė tė mund tė na pengojė tė kemi njė sukses tė madh". Nė karron e 3D-ve, "Sony" nuk ėshtė vetėm. Panasonic, LG dhe Samsung i kanė linēuar tashmė televizorėt e tyre, por asnjė kompani tjetėr nuk duket se baston kaq shumė mbi tė ardhmen e saj, nė bindjen se dimensioni i ri do tė bindė miliona pėrdorues pėr tė ndryshuar impiantet e tyre home cinema, qė shumė sapo i kanė azhurnuar pėr t'iu pėrshtatur definicionit tė lartė.

Nė rast se "Sony" nuk do tė arrijė tė bindė masat tė konvertohen nė 3D, kredibiliteti qė Stringer ka fituar mund tė venitet. Degėt mund tė pushojnė sė bashkėpunuari; inxhinierėt do tė rindėrtonin feudet e tyre. Brenda pak kohėsh, "Sony" mund tė bėhet "vetėm" njė prej prodhuesve tė shumtė tė mallrave elektronike. Nevoja pėr masa ekstreme ndjehet dhe qė ēke me tė. Nė vitin 2008 "Sony" ka humbur mbi 1 miliard dollarė. Ėshtė kthyer tė nxjerrė fitime nė fund tė vitit tė kaluar, por Stringer pranon se kthesa ka tė bėjė mė shumė me shkurtimet e vendeve tė punės dhe shitjet e fabrikave sesa me njė rigjallėrim tė shitjeve.

Akoma mė tė rėnda kanė qenė ndryshimet e kibunit, domethėnė tė perceptimit publik lidhur me kompaninė. Fuqia historike e markės ėshtė ekspozuar nė brendėsi tė Sony Museum, nga ana tjetėr e Shinagawa. Njė kartelė, afėr hyrjes, shpjegon sesi Akio Morita dhe Masaru Ibuka kanė themeluar kompaninė mbi gėrmadhat e Tokios paslufte, me mizerjen e 190000 jenėve (rreth 32000 eurove tė sotme). Pastaj kalohet pėrballė njė koleksioni objektesh hi-tech qė ngjallin kujtime proustiane pėr gaxhetet e sė kaluarės. Ėshtė televizori Trinitron, qė nė vitin 1968 dukej ēmendurisht i ndritshėm. Ėshtė Walkman origjinal, iPod i epokės. Jo, gabim: ėshtė iPod ai qė ėshtė Walkman i kėsaj epoke. Kush viziton muzeumin nuk ka sesi tė mos mbetet i goditur nga frekuenca me tė cilin "Sony" ka rishpikur mėnyrėn tonė tė konsumimit tė medias: radioja e parė e xhepit me transistorė, lexuesi i parė i kasetave muzikore, videoregjistruesi i parė shtėpiak, televizori i parė i gjithi me transistor, lexuesi i parė i CD-ve, disketa e parė 3.5 polėshe.

Nė fillimin e viteve '80, "Sony" kishte blerė njė kibun tė ngjashėm me atė tė frymėzuar sot nga Apple. Butonat vezakė, finiturat nė tė zezė opake, komandat nė kursor qenė nė mėnyrė elegante futuriste, intuitive, praktike. Produktet "Sony" duket se paralajmėronin pashmangshmėrisht dėshirat tona.

Sot kibun-i i "Sony" ėshtė copa. Ka kaluar vėrtet aq shumė kohė nga momenti nė tė cilin kompania ka hedhur nė treg diēka revolucionare dhe "Sony" vazhdon tė propozojė produkte luksi me njė gamė tė habitshme funksionesh, nė njė epokė nė tė cilin njerėzit kėrkojnė gjėra mė tė thjeshta dhe mė ekonomike si videokamera Flip, konsola WII dhe lexuesi Kindle. E thonė vetė emrat se bėhet fjalė pėr produkte tė thjeshta. Pjesa mė e madhe e produkteve "Sony" ka emra tė pėrbėrė nga sekuenca letrash dhe numrash sa t'u shkaktojė zili droidėve tė Star Wars. Po kėrkon njė televizor 3D? Preferon njė XBR-60LX900 apo njė XBR-46LX900?

Si ia bėn njė kompani tė humbasė me kaq ngut pozicionin e supremacisė respektivisht kategorive tė produkteve qė deri i kish shpikur? Gjatė takimeve tė ndryshme me Stringer, vazhdoj qė tė kthehem tek koncepti qė dikur "Sony" kishte nė dorė fantazitė e konsumatorėve. Nė fund nuk duron dot mė. "Do tė doja shumė qė tė pushonit sė pėrsėrituri", shpėrthen ai.

Jo se ai nuk e pranon, por pėr ish-studentin e historisė, pėrqendrimi tek e kaluara ėshtė kundėrprodhues. Fiksimi pas sukseseve tė vjetra do tė thotė tė ngulesh nė njė epokė nė tė cilėn "Sony" mund tė imagjinohej akoma si njė kompani vetėm pėr hardware. "Morita thoshte gjithmonė: 'Lini qė inxhinierėt tė rrinė nė Tokio dhe tė ėndėrrojnė atė qė duan tė krijojnė'", shpjegon ai. "Kjo nė vitet '70 dhe '80 funksiononte, por sot njė kompani e madhe hardware duhet edhe tė zotėrojė software dhe konektivitetit".

Ka tė drejtė. "Sony" nė mėnyrė tė padyshimtė ėshtė ndėshkuar prej mungesės sė vėmendjeve nga ana e tij kundrejt softėare dhe Rrjetit. Produktet e tij nuk kanė asgjė nga ndėrfaqet intuitive dhe lehtėsia e pėrdorimit qė dallojnė produktet Apple. Edhe kur e tejkalon konkurrencėn me njė produkt novator, ky produkt shpesh pengohet nga shėrbime online mediokre. Vetėm pėr tė folur pėr ndodhinė e fundit tė kėsaj natyre, "Sony" ka filluar qė t'i shesė lexuesit ebook qysh nė vitin 2004, megjithatė Kindle i Amazon ka arritur qė t'i marrė nėn hundė pjesėn mė tė madhe tė tregut, si pasojė e njė sistemi tė blerjeve tė librave shumė tė zhdėrvjelltė. Dhe tani iPad i Apple mund t'i ēvendosė lexuesit ebook Sony nė vendin e tretė.

Kompania ėshtė penguar edhe nga njė problem kolektiviteti tjetėr, akoma mė themelor: inxhinierėt e degėve tė ndryshme nuk e kanė koordinuar punėn e tyre, edhe kur produktet e tyre posedonin njė numėr gjithnjė e mė tė madh funksionesh qė mbivendoseshin (videokamerat mund tė bėjnė fotografi, fotokamerat dixhitale tani mund tė xhirojnė video, lexuesit muzikorė tė mundėsojnė qė tė shikosh njė film dhe PSP-ja lexon si muzikė, ashtu dhe video). "Unė ua kam thėnė: 'Duhet t'i jepni fund shkruarjes sė gjėrave dy herė'", deklaron Stringer.

Kur bėhet fjalė pėr tė bindur publikun qė tė adoptojė formatet e reja, Stringer do t'i shtyjė konsumatorėt nė drejtimin e duhur duke pėrdorur pėrmbajtjet. Nuk ėshtė ide e re: pasi ka humbur luftėn e videokasetave nė vitet '80, Morita ishte ankuar pėr faktin se mund tė kish fituar sikur tė kishte pasur nė dispozicion njė studio kinematografike qė tė shiste vetėm kasetat nė Betamax. Ky mendim e ka shtyrė qė tė blejė Columbia Pictures dhe tė rrisė investimet nė shtėpitė botuese muzikore. Por Morita i kish nėnvlerėsuar skizmat e brendshme nė kompani. Degėt muzikore dhe tė kinemasė "Sony" janė treguar kundėrshtuese dhe nuk i kanė mbėshtetur audiokasetat dixhitale dhe videot Hi8 qė sektori hardware pėrpiqej tė avanconte. Rezultati? I parashikueshėm: kėto teknologji nuk kanė zėnė asnjėherė vend midis konsumatorėve.

Bekgraundi i Stringer si gazetar dhe shef i njė studioje e ka ndihmuar qė tė ndėrtojė njė urė mbi kėtė humnerė. Ndėrsa blu-ray pėrgatitej pėr lanēimin e 2006, CEO-ja i ri i sapoemėruar shkoi nė Tokio pėr tė folur me drejtuesit e kompanisė. "Ēfarė kam thėnė? Se me kėtė format duhej tė fitonim", tregon ai. "Kam pėrdorur shembullin e Betamax. E kam bindur studion kinematografike. Kam bindur PlayStation".

Ka funksionuar. Formati optik dixhital rival, HD DVD, i mbėshtetur nga kompani si Microsoft e Toshiba, ėshtė hequr nga prodhimi nė fillimin e 2008. Blu-ray ka fituar, pjesėrisht sepse Sony Pictures, qė kontrollon njė pjesė tė konsiderueshme tė tregut kinematografik, ka refuzuar qė t'i transformojė titujt e saj nė HD DVD. Pastaj kanė mbėrritur lexuesit blu-ray nė brendėsi tė ēdo PlayStation3. Fitorja ėshtė dukur si konfirmim i mirėsisė sė strategjisė Sony United.

Por ēmimi pėr t'u paguar ka qenė i kripur, ndoshta shumė i kripur. Standardi blu-ray ėshtė bėrė mbėshtetja optike e sė ardhmes nė njė epokė nė tė cilėn shitjet e DVD-ve qenė tashmė nė rėnie. E ardhmja e shpėrndarjes video qėndron nė variantin online, jo tek disqet. Dhe nėqoftėse pajisja e PS3 me blu-ray ka favorizuar formatin, nga ana tjetėr ėshtė bėrė e kushtueshme konsola, gjė qė ka dėmtuar shitjet. Konsolat e mėparshme, PlayStation2, ishte nė majėn e tregut, me njė fetė prej 70 pėrqind tė tregut. Tani PS3 ėshtė nė vendin e tretė, me rreth 25 pėrqind.

Megjithatė, nė kompani nė tė cilėn drejtuesit klasifikohen nė bazė tė humbjeve nė luftat e formateve, Stringer ka fituar betejėn inaugurale. Pėr tė, shtytja qė e gjithė kompania i ka dhėnė blu-ray ėshtė njė model sjelljeje. "Gjatė njė konference tė menaxhmentit majin e kaluar kam thėnė: 'E di qė shumė prej jush nuk janė akoma tė bindur nga 3D, por po e marrim kėtė rrugė'. Dhe do tė punojnė me tė 8 sektorė tė ndryshėm tė kompanisė".

Nė avampostet e ndryshme tė perandorisė "Sony" (pallati i Tokios, selia qendrore e produkteve elektronike nė San Diego, studimet kinematografike nė Culver City tė Los Angeles) konstatohet se praktikisht mesazhi lidhur me fatet e 3D, i nisur nga Stringer, ka shpėrthyer njė proces koordinimi tė konsiderueshėm. Drejtuesit kanė aq shumė besim sa qė kur i kam treguar njėrit prej tyre se para pak kohe kam blerė njė televizor "Sony Bravia", mė ka thėnė se i vinte keq pėr mua, duke qenė se do tė mė takojė tė blej njė tė ri nė verė, kur do tė mbėrrijė nė treg versioni i ri nė 3D.

Imagjinimi i masave konsumatore qė nxitojnė pėr tė blerė sot aparatura nė 3D duket mė pak e pamundur nga sa ishte disa muaj mė parė, pėrpara ditės nė tė cilėn ėshtė shfaqur Avatar.

Peizazhet mahnitėse aliene tė filmit tė James Cameron kanė bindur miliona njerėz se 3D nuk ėshtė njė risi si tė tjerat. Michael Lynton, President i Sony Pictures, beson se kjo teknologji e fundit pėr kinemanė pėrfaqėson njė ndryshim epokal. E krahason me "tė shikuarėn e njė pikture tė para-Rilindjes dhe mė pas tė kalosh sheshin pėr tė admiruar njė Giotto, duke e kuptuar nė atė ēast se ekziston diēka qė quhet perspektivė. Bota zbulohet". Stringer mendon se ėshtė nė gjendje qė ta sjellė kėtė mėnyrė tė re tė shikuari tė imazheve dixhitale nga multisalla nė divanin e shtėpisė dhe nė qendėr tė planit tė tij ėshtė televizori. Bravia 3D, qė del pikėrisht kėto ditė, funksionon nė mėnyrė shumė tė ngjashme me sistemin e pėrdorur pėr tė projektuar Avatarin nė sallat kinematografike. Pas fiaskos sė Walkman, kompania ka nxjerrė mėsimin: nuk tenton mė t'i mbyllė nė kafaz konsumatorėt, duke i detyruar qė tė pėrdorė pėrmbajtjet Sony. Televizorėt mund tė lidhen duke arritur tek mediat e ofruara nga mjaft kompani konkurruese. Janė linket me YouTube dhe shėrbimet e ndryshme video on-demand.

Edhe pse kompania nė kėtė periudhė ėshtė dakord me konkurrencėn, drejtuesit e saj vazhdojnė tė ėndėrrojnė kanalizimin e konsumit nė njė tunel produktesh dhe pėrmbajtjesh "Sony". Tani flasin pėr njė strategji 3D "prej lenteje dhome pritjeje". Tashmė janė prodhuesit kryesorė tė videokamerave dhe projektorėve 3D profesionalė. Avatar ėshtė xhiruar me telekamera "Sony" dhe projektuar nė mijėra salla me aparatura "Sony". Sony Pictures, Imageworks Animation dhe zhvilluesit e lojėrave tė Sony Computer Entertainment kanė shpallur planin e tyre: tė prodhojnė pėrmbajtje 3D. "Sony" synon deri tė ofrojė aparate fotografike dhe videokamera amatoreske qė i mbėshtesin formatin. "Njerėzve do t'u pėlqejė tė bėjė fotografi familjare nė 3D", kėmbėngul Stringer. Nėqoftėse 3D do tė ngjisė nė salla kinemaje, nė sallone dhe nė albumet e fotografive, "Sony" do tė fitojė.

"Jemi nė pozicion tė favorshėm pėr ta bėrė 3D-nė njė format qė konsumatorėt do ta pranojnė", thotė Kazuo Hirai, Presidente i Sony Network Product and Services Group. Hirai ėshtė prej kohėsh fytyra publike e markės PlayStation. Jam ulur pranė tij nė njė sallė demonstruese luksoze nė selinė qendrore tė Tokios. Tė dy mbajmė nė dorė joypad dhe mbajmė syze nė 3D. Kalimtarėve mund t'iu dukemi njė ēift muzikantėsh bluzi tė verbėr. Sigurisht qė kemi pamjen e dy idiotėve. Po impenjohemi nė njė version nė 3D tė lojės futuriste pėr PlayStation 3 Wipeout HD nė njė televizor Bravia 50 polsh. Ekrani gjigant duket si njė dritare qė shikon nė njė botė tjetėr; mjedisi sci-fi duket i prekshėm dhe jashtėzakonisht i pasur, si ai i Avatar.

Lojėrat mund tė jenė njė killer app pėr 3D-nė dhe PlayStation3 mund tė pėrfitojė nga korsia e brendshme. Njė upgrade i software qė "Sony" llogarit ta nxjerrė nė verė do tė mundėsojė tė luhet nė 3D dhe tė shikohen filma nė 3D, nė disqe blu-ray. Konsola rivale Xbox360 ka njė drive dvd standard dhe, siē bėjnė tė njohur me kėnaqėsi tė madhe Stringer dhe drejtues tė tjerė tė "Sony", DVD-tė standarde nuk kanė memorie tė mjaftueshme pėr 3D me definicion tė lartė.

Megjithatė, pas disa minutash loje nė shoqėri tė Hirai, gjatė tė cilave anija ime e vogėl djeg kthesa dhe karambolohet pėrgjatė rrugėtimesh hiperrealiste, duhet tė braktis Wipeout. Pėrvoja ėshtė nė mėnyrė absurde intensive, ndoshta shumė. Kam frikė se mos vjell. "Sony" i ka studiuar reagimet fizike si tė miat dhe drejtuesit nuk duken tė preokupuar. Theksojnė se me tejkalimin e njė faze axhustimi, pjesa mė e madhe e lojtarėve nuk tregon se pėson efekte kolaterale.

Era e re e 3D sjell edhe pakėnaqėsi tė tjera, nė mėnyrė tė veēantė ato syze tė mėdha kaba. Dhe syzet "aktive" tė domosdoshme pėr tė shikuar televizorėt "Sony" (produkte me bateri qė bllokojnė nė mėnyrė alternative njė sy dhe njė tjetėr, mė shumė se 120 herė nė sekondė) janė shumė mė tė kushtueshme se sistemet e tjera tė konkurrencės, tė cilat pėrdorin lente tė thjeshta tė polarizuara. Ēdo aparat televiziv do tė ketė sė bashku dy palė syze, por ēdo palė ekstra do tė kushtojė rreth 100 euro.

Gjithsesi, pėrvoja mbetet e konsiderueshme, siē ėshtė e konsiderueshme aftėsia e re, e shfaqur nga kompania, pėr tė shfrytėzuar fuqinė e kombinuar tė degėve tė ndryshme tė saj. Por testimi i vėrtetė do tė ndodhė kur konsumatorėve do t'u kėrkohet qė tė fusin dorėn nė xhep. Do ta presin krahėhapur teknologjinė e re dhe mundėsitė e saj? E ardhmja e argėtimit ėshtė vėrtet njė aferė e lavdishme tredimensionale apo ky ėshtė vetėm vizioni i drejtuesve tė "Sony", i deformuar nga lentet e kuqėrreme tė njė pale syzesh aktive?

Stringer duket se ėshtė nė shtėpi kėtu nė brena Thalberg Building, nė kompleksin Sony Pictures. Shtriqet nė shpinore dhe kėmbėt e jashtme tė karriges sė kromuar tė tij ngrihen nga moketi. Stringer ėshtė nė Los Angeles nė njė pasdite vjeshte me rastin e premierės sė filmit "2012", krijesa e fundit e Sony Pictures. Por ėshtė mė pak i interesuar pėr imazhet apokaliptike tė filmit sesa pėr planin e tij tė ri pėr tė pėrhapur nė Rrjet filma tė gjinisė katastrofike dhe pėrmbajtje tė ēdo lloji.

Po flet pėr PlayStation Network, tė lanēuar nė vitin 2006 si shėrbim multiplayer online tė dedikuar poseduesve tė PS3. Tani mund tė pėrdoret pėr tė shkarkuar lojėra, naviguar nė ėeb, shfletuar revistat me karikatura dixhitale dhe blerė apo marrė me qira filma dhe seri televizive. Janarin e kaluar, gjatė CES-it (Consumer Electronics Show) nė Las Vegas, Stringer ka shpallur se Sony do ta zgjerojė rrjetin e mėsipėrm tek televizorėt "Bravia" me lidhje web dhe tek lexuesit blu-ray. "Ofrojmė pėrmbajtje dhe shėrbime mė shumė se kushdo tjetėr", thotė ai. "Mė shumė filma, mė shume spektakle: mė shumė gjithēka. Dhe nėqoftėse pėrmbajtjet tona kalojnė nė tė gjitha, produktet tona bėhen akoma mė shumė tė ēmuar".

Pohimi ėshtė i diskutueshėm. Shėrbimet streaming si Vudu dhe Netflix kanė librari mė tė pasura dhe janė tė arritshme nėpėrmjet njė numri tė madh aparaturash tė prodhuara nga kompani tė ndryshme. Veē kėsaj, streaming dhe downloading paraqesin disa probleme, duke parė llojin e pėrmbajtjes me definicion tė lartė qė avancon "Sony". "Infrastruktura jonė ėshtė mjaftueshmėrisht robuste; qysh tani mund tė shkarkohen filma nė HD", thekson Stringer. Por, edhe nė prani valėsh tė gjata jashtėzakonisht tė shpejtė, fajlat nė 3D me definicion tė lartė rrezikojnė qė ta vėnė nė provė tė vėshtirė durimin e kujtdo. (Sipas thėnies sė Sony, aparatura blu-ray nė 3D do tė jetė mė i trashė me 50 pėrqind respektivisht atyre me blu-ray standard). "Do tė mė pėlqente tė kontrolloja sasinė e valės qė njerėzit kanė nė dispozicion", shton ai. "Fatkeqėsisht nuk jemi nė biznesin e infrastrukturave".

Nė periudhė afatshkurtėr, mė i rėndėsishėm se shėrbimet streaming dhe dosnloading ėshtė premtimi pėr transmetime televizive nė 3D. ESPN-i ka nė program lanēimin e njė rrjeti nė 3D brenda fundit tė vitit dhe "Sony" ka lajmėruar pėr vitin 2011 lindjen e njė kanali televiziv nė 3D sė bashku me Discovery dhe Imax. Mbesin pėr t'u zgjidhur disa detaje si standardet e transmetimit dhe autorizimet, por fatmirėsisht pėr "Sony" janė tė shumta kompanitė qė punojnė lidhur me kėto probleme: edhe pse Stringer shpreson qė teknologjia nė 3D tė bėhet njė sinonim i "Sony", nuk jemi mė nė kohėt e formatit audio Atrac, tė cilin "Sony" e shtynte pėrpara me kokėfortėsi vetmitare.

Natyrisht qė kjo nėnkupton se dėshtimi apo suksesi i 3D nuk ėshtė mė nė duart e tij, por Stringer i vjen edhe pėr mbarė. "Po synoj shumė mbi teknologjinė 3D?", pyet ai. "Hėm, paksa. Ky lloj biznesi ėshtė njė bixhoz i vazhdueshėm. Ama, nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr, me 3D do t'ia dal nė krye dhe, nė kėtė pikė, pėr konkurrencėn jeta mund tė jetė e zymtė".

Pėrgatiti aleks
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.YouGoDec.Com
 
E ardhmja e konsumatorėve, fotografi familjare 3D
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» E ardhmja e seksit
» Fotografi qesharake

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Shkencat Ekzakte :: Shkence dhe Teknologji-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions