Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Mimoza Hysa: Nė “shtrat” me gjuhėn, mendjen dhe pasionin...

Shko poshtė 
AutoriMesazh
aleks
Administrator
Administrator
aleks


Numri i postimeve : 203
Registration date : 28/03/2009
Age : 36
Location : Albania

Mimoza Hysa: Nė “shtrat” me gjuhėn, mendjen dhe pasionin... Empty
MesazhTitulli: Mimoza Hysa: Nė “shtrat” me gjuhėn, mendjen dhe pasionin...   Mimoza Hysa: Nė “shtrat” me gjuhėn, mendjen dhe pasionin... Empty14.09.10 6:33

Mimoza Hysa: Nė “shtrat” me gjuhėn, mendjen dhe pasionin... U1_Mimoza-Hysa2
Mimoza Hysa
I pėlqen tė thotė qė krijuesi ėshtė njė qenie pa seks dhe synon qė vazhdimisht tė mendojė si e tillė. Ėshtė njė kėrkim qė e bėn me vetveten dhe brenda saj, pėr tė thėnė se letėrsia nuk ėshtė kjo apo ai, por diēka mė e madhe. Kėshtu, jo thjesht pėr kapriēo apo vetėm me pasion, Mimoza Hysa zgjodhi qė tė punojė me dhe pėr “letrat”. Ishte pjesa “e padukshme” e saj prej krijueseje “androgjene” qė e shtyu tė jetė edhe mė vetvetja, “e ndarė” apo mė mirė “e shkrirė” mes shkrimit dhe pėrkthimit. Sapo ka mbaruar njė dramė tė shkrimtares Margaret Mazzantini dhe ka nė dorė dy romane autobiografike tė Antonio Bevilacquas. Ndėrkohė ėshtė nė pėrgatitje pėr botim tė njė vėllimi tregimesh. “Besoj tė arrij tė shpreh atė tjetėrsim herė tė revoltuar e herė indiferent nė mėnyrėn e unifikuar tė tė menduarit e tė tė shprehurit qė ka karakterizuar brezin tonė tė formuar nėn diktaturė”, pohon Hysa pėr “Metropol”, ndėrsa flet pėr boshtin pėrkthim-krijim dhe problemet e vėshtirėsitė qė ekzistojnė nė kėtė “rreth” marrėdhėniesh...

Ne fillim tė dhjetorit tė vitit tė kaluar ju keni qenė e ftuar nė Panairin e Romės si pėrkthyese. Nė kėtė pozicion, si e shihni dhe si do ta komentonit situatėn e pėrkthyesve dhe gjendjen e pėrkthimeve sot, nė Shqipėri?


Panairi i Romės ėshtė njė panair kombėtar dhe Shoqata e Shkrimtarėve dhe Pėrkthyesve italianė pėrfaqėsohet me njė stendė ku kėsaj here ishin ekspozuar vepra tė pėrkthyesve nga e gjithė bota. Ndėr tė tjerat edhe dy nga librat e mi tė pėrkthyer nga gjuha italiane. Isha e ftuar pėr tė folur mbi gjendjen e pėrkthimit nė Shqipėri dhe tė them tė drejtėn u zura ngushtė sepse problemet tona janė shumė larg problemeve tė pėrkthyesve letrarė tė vendeve tė tjera. Sė pari ne na mungon njė bėrthamė grumbullimi ku tė mund tė ngremė problemet e shumta qė gėlojnė nė pėrkthimin. Flitet shumė pėr pėrkthime tė njė cilėsie tė dobėt dhe flitet pak ose aspak pėr gjendjen dhe mėnyrėn sesi punojnė pėrkthyesit letrarė. Vėshtirė tė ketė tek ne pėrkthyes letrarė qė mbahen me punėn e tyre, e kėshtu pėrkthimi ėshtė mė tepėr njė punė qė bėhet pėr pasion sesa njė profesion parėsor. Qė kėtu lindin problemet. Jetojmė nė njė botė tė ekonomisė sė tregut dhe pasionet vihen nė kandar, pra cilėsia ėshtė si rrjedhojė njė pėrfundim i ekuacionit Faqe/ditė. Nėse kjo formulė nuk pėrmirėsohet nuk do tė kemi pėrkthyes letrarė tė mirėfilltė qė specializohen dhe i pėrkushtohen kėsaj pune dhe pėrkthimi letrar do tė mbetet nė dorė tė rastėsisė pasionale tė njerėzve qė ndėr tė tjerat edhe pėrkthejnė. Po ky ėshtė vetėm njė nga problemet e pėr tė tjerat nuk do tė mjaftonin faqet e gazetės.


Lėnda e parė nė punėn e njė shkrimtari dhe pėrkthyesi ėshtė gjuha. Sa "bujare" e gjeni gjuhėn letrare shqipe nė kėtė "komunikim" dhe ē'do tė thoshit pėr debatin e hapur mbi kėtė ēėshtje?


E kam ndjekur me interes debatin e hapur mbi gjuhėn letrare shqipe sepse gjuha ėshtė arma e krijuesit, lėnda me tė cilin ngjiz mendimin dhe nuk ka nga t’i shmanget. Do tė bėja njė paralelizėm me rrugėtimin e gjuhės italiane pėr tė mbėrritur nė gjuhėn letrare. U debatua me vite, nė mos me shekuj mes krijuesve dhe gjuhėtarėve dhe fjala vendimtare i mbeti krijuesit. Ishte njė vepėr madhore e pėrgatitur nė njė kohėzgjatje prej pesėmbėdhjetė vjetėsh e Manzoni-t, “I Promessi Sposi” qė vuri bazat e gjuhės letrare, mė pas gjuhėtarėt e mbėshtetėn me metoda shkollore e fjalorė. Ajo ēka po kėrkoj tė pėrngjas ėshtė pikėsish rruga e mbrapshtė e ndjekur tek ne nė formulimin e standardit tonė. Ėshtė e papranueshme qė njė kongres gjuhėtarėsh tė pėrzgjedhė atė qė duhet tė flasė njė popull. E rruga e zgjedhur sjell llumin e gabimeve qė sot rėndojnė e turbullojnė gjuhėn. A nuk mund tė merrej pėr bazė edhe tek ne fakti qė njė pjesė e mirė e shkrimtarėve tė hershėm kanė shkruar nė gegėrisht dhe tingėllima e poezisė gege nuk ka tė krahasuar me atė toske? Bėhem bajate dhe e velshme po t’i kthehem paskajores, stėrpėrsėris fjalė tė stėrthėna, por kur ulem tė pėrkthej zihem ngėrē nga mungesa e humnertė e njė forme kaq tė domosdoshme e tė krasitur si lulja e njė pemė tė vjetėr. Nuk ėshtė e nevojshme tė jesh gjuhėtar pėr tė kuptuar lėmshin e arsyetimit humbės, po mjafton tė tė shkrepė tė shkruash e tė kuptosh se kjo gjuhė e njėllojtė, e hekurosur si shami tė lodh e tė vel sikur tė jesh duke mbajtur fjalim parlamenti. Trashėgimia mė e mbrapshtė e realizmit socialist nuk ėshtė aq tematika pėr mua sa njėtrajtėsia gjuhėsore qė nuk ka kapėrcime dhe individualizėm po ecėn si mbi njė tel akrobati. Prerja e rrugės sė pasurisė leksikore tė gegėrishtes i pėrgjet spastrimit gjuhėsor nė kohėn e Musolinit ku u ndaluan prurjet dialektore pėr tė ruajtur njė gjuhė tepėr zyrtare. Po nėse nė Itali edhe fashisti mė i zjarrtė D’Annunzio nuk iu pėrmbajt aspak rregullave dhe eksperimentoi mė shumė se gjithkush me gjuhėn, tek ne, servilizmi politik dėmtoi mė tepėr letėrsinė. Po megjithatė jam optimiste se ndryshimet janė tė pashmangshme dhe aspak tė frikshme. Gjuha jonė i ka rezistuar pushtuesve ndėr shekuj dhe nuk ka pse tė friket nga burimet e pashtershme shqipe qė vetėm sa e zbukurojnė. Gjuhėtarėve u mbetet tė marrim shėnime dhe tė mos druhen nga ajo qė do tė vendosin folėsit e krijuesit e gjuhės.


Poete, shkrimtare, pėrkthyese. Si e gjeni dhe nė ē'mėnyrė "e ndani" veten mes kėtyre "dashurive"?



E kam nisur si tė gjithė me poezinė dhe si dashuria e parė e mbaj pėr gjininė mė tė shenjtė, aq sa ende sot druhem tė botoj poezitė e mia. Edhe si pėrkthyese e kam nisur me pėrkthimin e poezive. Pėrkthimin e kam pėrdorur pėr tė vazhduar pasionin e tė shkruarit. Deri tani njihem si pėrkthyese qė shkruaj, meqenėse kam pesėmbėdhjetė libra tė pėrkthyer, por unė vetė ndjehem si shkrimtare qė pėrkthen sepse krijuesin nuk e bėn sasia. Pastaj pėrkthyesit qė fillojnė tė shkruajnė tė nxitur pėr mė tepėr nga profesioni mė ngjajnė se nuk arrijnė tė kenė fytyrėn e tyre si krijues po vishen gjithnjė me stilin e shkrimtarėve tė pėrkthyer,kurse kur zanafillėn e ke nga krijimi atėherė pėrkthimi ėshtė njė zgjerim dhe pėrmbushje e universit tėnd krijues.


Veēanėrisht njė njohėse e kulturės dhe gjuhės italiane. Si ndodhi ky "pėrfaqim" dhe pse kjo lidhje kaq e ngushtė me tė?


Lidhja me kulturėn italiane ka qenė disi e rastėsishme. Kam studiuar nė Shkollėn e Mesme tė Gjuhėve tė Huaja e pastaj nė Fakultet pėr gjuhė italiane. Po sėrish mė dukej vetja e paplotė dhe vazhdova studimet trevjeēare nė Itali pėr Kulturė Italiane, me drejtimin Letėrsi. Po pėr njohjen e kulturės, historisė, riteve, zakoneve tė njė populli nuk mjafton as njė jetė. Gjithnjė e mė shumė zbuloj njė vend, njė popull dhe njė kulturė qė mė befason dhe sot nuk mė vjen keq si dikur qė zgjodha kėtė drejtim, madje ndjehem me fat.


Romani juaj mė i fundit ka nė qendėr tė tij fatin e njė "femre" dhe jetėn e saj. Nė kėtė kontekst ē'pjesė tė Mimozės mund tė gjejmė atje dhe si "u ngjiz" ky krijim?


Romani im i fundit “Histori pa emra” ka nė qendėr njė nėnė me njė fund tragjik. Kisha kohė qė mė brente debati i hapur nė mediat italiane mbi fenomenin e vrasjes sė fėmijėve nga nėnat e tyre (tek ne ndodhin me shumicė vrasjet nė familje po debatohen pak ose aspak nga shoqėria). Kjo ishte njė shkėndijė qė mė shtoi para vetes pyetjen: Ēfarė e bėn njė nėnė tė arrijė deri nė vrasjen e pjellės sė vet? Cili ėshtė ai shndėrrim psikologjik qė ndodh brenda saj? Nxitja ishte shumė e fortė dhe mbushja zgjati pėr njė kohė tė gjatė, derisa pastaj u ula dhe e shkrova rrufeshėm. Gjithēka u vendos nė njė vend tė humbur pa kohė e pa emra. Shtrirja e ngjarjeve pa njė vend e njė kohė tė papėrcaktuar mė ka ndodhur edhe nė romanin e parė, madje dhe nė tregime e mė ka bėrė tė mendoj se ndoshta fshirja e ngulimeve tė pėrcaktuara qartė ka tė bėjė me shtysėn tim pėr tė gėrmuar nė psikologjinė e personazheve universalė. Mė vjen mirė qė romani ėshtė vlerėsuar shumė nga njerėzit e letrave edhe pse nuk shpresoj e dėshiroj tė jetė roman popullor, sepse shijet e njėsuara nuk janė kurrė shije pararojė.


Si do tė pėrgjigjeshit karshi atyre qė shpesh e "etiketojnė" letėrsinė e bėrė nga femrat si "feministe", "femėrore", etj?


Etiketimi ka tė bėjė me aneksim. Sė pari duhet sqaruar terminologjia: letėrsi feministe ėshtė ajo njė letėrsi qė lufton pėr tė drejtat e femrave dhe ka lulėzuar pas luftės sė dytė botėrore, po si ēdo letėrsi manifestesh nuk ka rezistuar dhe nuk ka pasur kulme. Mė ngjason me letėrsinė e futuristėve qė vunė luftėn nė njė nga pikat e programeve tė tyre, apo mė letėrsinė e realizmit socialist. Kjo nuk ka lidhje aspak me problemet e emancipimit tė gruas qė ėshtė njė problem qė duhet marrė seriozish sidomos tek ne. Por unė letėrsinė e kuptoj ndryshe dhe e pėrjetoj nė mėnyrė krejtėsisht individuale, pa rryma e grupime. Krijuesi nuk ėshtė rrjedhė lumi po gropė karstike qė gjithēka i buron nga vetja. Ose unė ndjehem e tillė. I neveris programet dhe sistemet, nuk mė pėlqen letėrsia me qėllime tė pėrcaktura. Sa pėr letėrsinė femėrore, nėse do tė bėhej njė kategorizim i tillė atėherė do tė kishim dhe njė letėrsi mashkullore, pra njė letėrsi tė ndarė sipas sekseve. Pse letėrsia e shkruar nga meshkuj nuk kategorizohet si e tillė kurse ajo e shkruar nga femrat po? Kjo mė duket njė tendencė diskriminuese sikur tė flitej pėr letėrsi pėr zezakė dhe pėr tė bardhė, ose mė mirė tė themi tendencioze pėr tė mos e pėrfshirė femrėn nė atė qė quhet “njeri” dhe qė mban vetėm gjininė mashkullore. Kush mund tė mė thotė nė janė mashkullorė apo femėrorė romanet e Kafkės, Xhojsit apo Jelinekut? Sė fundi flitet dhe pėr letėrsi pėr femra, ku nėnkuptohen romanet e sheqerosura si telenovela qė shkruhen pėr shtėpiake, tė cilat kanė vėrtet sukses nė botė, por qė nuk kanė tė bėjnė me letėrsinė e vėrtetė, janė si prodhime tė gatshme mishi qė shiten nė supermarket.Do ta mbyllja me thėnien e Virginia Woolf-it qė krijuesi ėshtė njė mendje androgjene. Unė do tė thosha ndryshe njė mendje pa seks.  


Ē'mund tė thoni pėr pėrkthimet tuaja tė deritanishme. Nė ē'mėnyrė "i pėrzgjidhni" veprat qė do tė pėrktheni, ēfarė kriteresh duhet tė plotėsojnė ato dhe mund tė rrėfeni diēka pėr punėt qė keni nė dorė?



Nė fushėn e pėrkthimit kam pasur fat nė bashkėpunim sepse prej vitesh jam e lidhur me Shtėpinė Botuese Ombra GVG qė mė ka mundėsuar botimin e njė serie pėrkthimesh. Prirja ime ka qenė drejt sjelljes sė letėrsisė bashkėkohore italiane me emra si Mazzantini apo Tabucchi, pa harruar klasikėt, pėr tė ndryshuar pėrshtypjen se letėrsia italiane nuk ka kulme. Kam gjetur mbėshtetje te botuesit Gėzim e Vasilika Tafa qė gjithashtu janė njohės shumė tė mirė tė letėrsisė italiane. Mė vjen mirė tė pėrmend bashkėpunimin tonė frytdhėnės qė dėshmon pėr respektim tė ndėrsjellė e profesional qė duhet tė jetė nė tė vėrtetė baza e bashkėpunimit botues- pėrkthyes. Ndodh qė botuesit besojnė nė zgjedhjet e mia po shpesh jam unė qė respektoj politikat e tyre. Sapo kam mbaruar njė dramė tė shkrimtares Margaret Mazzantini dhe kam nė dorė dy romane autobiografikė tė Antonio Bevilacqua-s. Ndėrkohė jam nė pėrgatitje pėr botim tė njė vėllimi tregimesh qė kam kohė qė e pėrgatis dhe me tė cilin besoj do tė arrij tė shpreh atė tjetėrsim herė tė revoltuar e herė indiferent nė mėnyrėn e unifikuar tė tė menduarit e tė tė shprehurit qė ka karakterizuar brezin tonė tė formuar nėn diktaturė, pėr tė kuptuar se nuk mjafton aspak tė thuash qė ke ndryshuar nėse ndryshimi nuk tė ngjizet edhe nė mėnyrėn sesi arsyeton pėr gjėrat mė banale.


Si ju duket profesioni i pėrkthyesit dhe shkrimtarit nė kontekstin shoqėror? A ka vėmendjen dhe vlerėsimin e duhur nė shoqėrinė tonė?


Po ta jap pėrgjigjen duke marrė shkas nga njė intervistė e botuar kohėt e fundit nė revistėn e pėrkthimit letrar nė Itali e pėrkthyeses sė mirėnjohur Adriana Motti, tashmė shtatėdhjetė e pesė vjeēe, qė kur i thanė se ishte bėrė e famshme pėr pėrkthimin e “Djaloshit Holden” tė Salingerit, u pėrgjigj: "Askush nuk ia hedh sytė emrit tė pėrkthyesit: ėshtė njė punė shkatėrruese dhe jam penduar qė e kam bėrė. Asnjė kėnaqėsi, fitohet pak dhe humbet tėrėsisht identitetin. Mbyllesh gjithnjė vetėm nė njė dhomė, ti dhe libri e askush tjetėr.” Dhe tė mendosh qė ėshtė profesioni qė kėrkon mė tepėr pėrgatitje dhe studim! Njė gazetar i thjeshtė politike qė interpreton thėniet bajate tė politikės e cila vetė ka mbetur e fundit pėr profesionalizėm, ėshtė shumė mė i nderuar, mė i njohur, mė i paguar nė shoqėrinė tonė. Vetėm kaq do tė thotė shumė! Ndėrsa shkrimtari duhet tė presė vitet e plakjes pėr tė thėnė qė ishte. Pėrgėzoj me kėnaqėsi njė brez dyzetė vjeēar shkrimtarėsh, ku fus me modesti edhe veten, qė po pėrpiqen t’u dėgjohet zėri fuqishėm dhe ndoshta ndezin njė dritė jeshile dhe pėr respektimin e figurės sė njeriut qė i pėrkushtohet letrave.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.YouGoDec.Com
 
Mimoza Hysa: Nė “shtrat” me gjuhėn, mendjen dhe pasionin...
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» muzik hit 2011
» Mimoza Krasniqi e BB2, jam kundra operacioneve plastike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions