Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Karriera diplomatike e Makiavelit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
aleks
Administrator
Administrator
aleks


Numri i postimeve : 203
Registration date : 28/03/2009
Age : 36
Location : Albania

Karriera diplomatike e Makiavelit Empty
MesazhTitulli: Karriera diplomatike e Makiavelit   Karriera diplomatike e Makiavelit Empty14.09.10 6:46

Nuk ishin vetėm rrethanat e kohės qė i dhanė Makiavelit njė rast tepėr tė ēmuar pėr tė vėrejtur ēėshtjet e diplomacisė. Ai vinte nga njė familje qė, megjithėse nė rrethana modeste, kishte qenė e rėndėsishme nė politikėn e Fiorentinės pėr mė shumė se dy shekuj dhe mė 1498, vetėm nė moshėn 29 vjeēare, u caktua kancelar i dytė i republikės, edhe pse me sa duket s’kishte pėrvojė tė mėparshme administrative. Kancelaria e dytė merrej kryesisht me letėrkėmbimin pėr territoret e Fiorentinės, por njė muaj pas marrjes sė kėsaj detyre Makiaveli u bė edhe sekretar i Dhjetėshes sė Luftės. Ky ishte nėnkomiteti me ndikim i qeverisė fiorentine - signoria - i ngarkuar me punėt e saj tė jashtme dhe Makiaveli erdhi nė diplomaci nga shėrbimi ndaj saj, vetėm katėr vjet pasi pushtimi francez e kishte zhytur gadishullin nė trazira. Kancelari i parė, Marēelo Adriani, ishte edhe profesor n’universitet edhe “mė shumė i interesuar nė poezinė greke sesa nė politikėn italiane” . Si pasojė, Makiaveli luajti njė rol mė tė rėndėsishėm nė ēėshtjet e Dhjetėshes sė Luftės sesa mund t’ia lejonte vendi i tij zyrtar. Gjithė letėrkėmbimi kalonte nga tryeza e tij dhe atij i kėrkohej tė shkruante shumė letra, veēanėrisht udhėzime pėr ambasadorėt . Mbas vitit 1506 ai gjithashtu ishte njėmendėsisht ministri i mbrojtjes i republikės . Me mė shumė interes pėr qėllimet tona, gjithsesi, ėshtė se Makiavelit i kėrkohej t’udhėtonte shpesh jashtė pėr llogari tė Dhjetėshes, jo vetėm brenda Italisė, por edhe mė larg si p.sh. nė Francė apo Gjermani. Biografi i tij, Ridolfi, pėrshkruan rolet e tij tė ndryshme sa i pėrket kėsaj: “Nganjėherė… atyre [sekretarėve a kancelarėve] u besoheshin mandate e deri edhe ambasada, kur pėr tė kursyer, pėr shkak tė natyrės sė ēėshtjes apo pėr arsye tė tjera ata [signoria] nuk dėshironin tė dėrgonin njė ambasador tė vėrtetė. Kancelarėt e dėrguar nė misione tė tilla nuk thirreshin ambasadorė a oratorė, por tė dėrguar (mandatari). Ata nuk dėrgoheshin pėr tė negociuar marrėveshje paqeje apo aleanca, por pėr tė vėzhguar e raportuar, pėr tė negociuar ēėshtje tė rėndėsisė mesatare kur shpejtėsia ishte thelbėsore, pėr tė shtruar rrugėn pėr ambasadorėt e zgjedhur ose nganjėherė pėr t’i shoqėruar, mbėshtetur, kėshilluar ose mbikqyrur ata” . Gjithsesi, ėshtė Hejli qė shpreh pėrfundimin mė tė rėndėsishėm, duke treguar se, nė dallim nga ambasadorėt, ishin mandatari-t ata “qė e shihnin anėn e brendshme tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare mė qartė” .

Kėshtu “Sekretari i Fiorentinės”, siē njihej Makiaveli dhe siē i pėlqente tė thirrej, ishte n’t’vėrtetė pėr njė pjesė tė madhe tė karrierės sė tij diplomat. Makiaveli ishte i pėrfshirė nė dy misione diplomatike brenda Italisė nė gjysėn e parė tė vitit 1499, por nuk e ndėrmori misionin e parė tė jashtėm deri nė korrik 1500, kur shkoi tek oborri aleat i Luigjit XII tė Francės, ku mbeti pėr pothuajse njė gjysė viti. Nė qershor 1502 Makiaveli u bė “pėrforcim i fshehtė” i peshkopit tė Volterrės, Franēesko Soderinit, nė njė mision n’Urbino, e pushtuar kjo sė fundmi nga Ēezare Borxhia, qė sapo ishte bėrė dukė i Romanjės nga i ati, Papa Aleksandri VI. “Duka Valentino”, qė ishte nė kėto rrethana nė majė tė pushtetit tė vet, po pėrpiqej tė krijonte njė territor pėr vetveten nė kėtė rajon anarkik qė kufizohej me Fiorentinėn, tė cilėn ishte i vendosur “ta mbronte”.Makiaveli u dėrgua nė misione tė rėndėsishme nė Romė (tetor-dhjetor 1503, gusht-tetor 1506), Francė (janar-shkurt 1504, qershor-tetor 1510) dhe Gjermani (1507-8). Ai i ndėrmori misionet e tij tė fundit diplomatike para shembjes sė republikės sė Fiorentinės nė shtator 1511 , kur u dėrgua nė Milano dhe mandej prapė nė Francė edhe njė herė me qėllim qė t’i lutej Luigjit tė pezullonte thirrjen e kardinalėve frankofilė shizmatikė, qė po i ndėrlikonin marrėdhėniet e Fiorentinės me Romėn. Makiaveli mbeti nė detyrė deri mė 1512, kur republika e Fiorentinės pagoi ēmimin e tė mosqenit n’anėn e palės fitimtare kur forcat spanjolle tė ftuara n’Itali nga papa ia dolėn t’i nxirrnin jashtė francezėt. Mediēėt u kthyen nė qytet, republika u shpėrbė e mė 7 nėntor Makiaveli u pushua nga puna dhe u dėrgua nė mėrgim tė brendshėm.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.YouGoDec.Com
aleks
Administrator
Administrator
aleks


Numri i postimeve : 203
Registration date : 28/03/2009
Age : 36
Location : Albania

Karriera diplomatike e Makiavelit Empty
MesazhTitulli: Shkrimet rėndėsishme   Karriera diplomatike e Makiavelit Empty14.09.10 6:47

Pika e vetme nė shkrimet e tij ku Makiaveli i kushton vėmendje tė drejtpėrdrejtė dhe tė mbėshtetur mėnyrės kundrejt rrethanave nė tė cilat duhet tė zhvillohet diplomacia ėshtė nė letrėn e vitit 1522, mė pas e quajtur “Advice to Raffaello Girolami when he was sent as Ambassador to the Emperor” (Kėshillė Rafaelo Gjirolamit kur ai u dėrgua si ambasador te Perandori-B.K.). Ėshtė e vėrtetė se ėshtė njė pėrmbledhje e gjerė e letrave tė tij diplomatike, qė zakonisht njihen si Legations (Legatat-B.K.), megjithėse kėtej e tutje ato do tė quhen Misionet, ngaqė ky ėshtė titulli i pėrkthimit mbi tė cilin unė jam mbėshtetur pėrgjithėsisht . Gjithsesi, Misionet ishin deri vonė tė zorshme pėr t’u gjetur pėr lexuesin anglez dhe s’janė tė lehta tė pėrdoren pėr teori . Unė sigurisht do tė mbėshtetem tek to pėr kėtė krye, por pėrndryshe, ėshtė e kėshillueshme tė mbeshtetesh kryesisht mbi The Prince (Princi-B.K.) dhe veēanėrisht nė veprėn shumė mė tė madhe e mė tė rėndėsishme quajtur The Discourses on the First Ten Books of Titus Livy (Ligjėrimet mbi dhjetė librat e parė tė Tit Livit, tash e mbrapa Ligjėrimet-B.K.). Vepra e fundit e madhe e tij, The History of Florence (tash e mbrapa Historia e Fiorentinės), ėshtė gjithashtu shumė e dobishme. Kėta libra, sė bashku me tė tjerėt, ishin frutet e kohės sė lirė tė detyruar qė kishte Makiaveli pas shkarkimit nga detyra dhe na thonė shumė pėr pikėpamjet e tij mbi diplomacinė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.YouGoDec.Com
 
Karriera diplomatike e Makiavelit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Shkenca Politike :: Diplomacia-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions