Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Angjelina Hadergjonaj, tashmė kolege dhe rivale me mamin…

Shko poshtė 
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Angjelina Hadergjonaj, tashmė kolege dhe rivale me mamin… Empty
MesazhTitulli: Angjelina Hadergjonaj, tashmė kolege dhe rivale me mamin…   Angjelina Hadergjonaj, tashmė kolege dhe rivale me mamin… Empty27.09.10 8:14



Angjelina Hadergjonaj, tashmė kolege dhe rivale me mamin… Normal_Anxhelina_Hadergjonajsex1Vajza e Albėrie Hadėrgjonajt tėrheq vėmendjen e tregut muzikor dhe sot ėshtė “konkurrente” me tė ėmėn. 18-vjeēarja rrėfen pasionin pėr muzikėn dhe arkitekturėn.



Ajo u rrit. Tashmė konkurron me nėnėn e saj nė fushėn e muzikės, po flasim pėr Angjelina Hadėrgjonajn, vajzėn e Albėries. Menjėherė sa po ka dalė nė tregun muzikor ka tėrhequr vėmendjen e publikut me kėngėt dhe pamjen e saj. E nuk kishte se si tė ndodhte ndryshe me njė nėnė kėngėtare dhe mjaft aktive nė muzikė. Pasioni pėr muzikėn e ka bėrė qė tė nxjerrė shumė shpejt njė kėngė tė veten edhe pse mė parė ka kėnduar e ka marrė pjesė nė konkurse tė ndryshme pėr talentet e reja. Njė mbėshtetje shumė e madhe pėr tė ėshtė edhe e ėma, e cila e ka bėrė vetė mė parė kėtė rrugė dhe tani ėshtė njė udhėrrėfyes shumė e mirė e vajzės sė saj 18-vjeēare. Pėr Angjelinėn, muzika ėshtė njė pasion sė cilės nuk mund t’i shpėtonte dhe do tė vazhdojė tė jetė i tillė, ndėrsa si profesion vajza ka ndėrmend tė studiojė arkitekturė. Nė kėtė intervistė, ajo tregon pėr marrėdhėnien mė tė ėmėn, jo si nėnė, por si kėngėtare me kėngėtare dhe mbėshtetjen e babait dhe lidhjen e veēantė qė ka me tė.



Angjelina si ndiheni qė jeni vajza e Albėrie Hadėrgjonajt?


Ndihem, njė fėmijė i lumtur dhe njė femėr me fat.


Sa ju ka ndihmuar emri i mamit tuaj nė fillimin e karrierės suaj muzikore?


Emri i mamit mė ka ndihmuar shumė dhe pėrherė do tė qėndrojė paralel suksesit tim. Sa kėngė keni realizuar deri mė tani? Kėnga “Kopje pa kuptim” ishte kėnga ime e parė e realizuar edhe me videoklip, por kam kėnduar edhe njė duet me mamin, i cili nuk ka klip dhe ėshtė realizuar para shumė vitesh.


Kush ka punuar pėr kėngėt tuaja?


Kėnga ėshtė realizuar nga Enis Presheva dhe teksti nga Big Basta, tė cilėt i falėnderoj pėr bashkėpunimin frytdhėnės.


Ju e keni menduar qė do tė bėheshit kėngėtare?



Sigurisht qė e kam menduar dhe s’kishte si tė ndodhte ndryshe, me njė nėnė artiste, ēdokush ėshtė mė pranė artit dhe prirjeve pėr tė “rrėmbyer” njė profesion qė deri diku e ke njohur qė fėmijė.


Angjelina Hadergjonaj, tashmė kolege dhe rivale me mamin… Normal_Anxhelina_Hadergjonajsexi


Ju vjen mirė apo keq kur ju thonė ‘e bija e Albėries’, do tė donit tė mirė tė krijonit njė profil tuajin?


Ne kemi secila profilin personal, pasi jemi dy individė tė ndryshėm qė kėndojmė rryma tė ndryshme, por sigurisht ndihem e lumtur kur pėrmendet me shumė dashuri qė jam e bija e Albėries.


Kush e ka spikatur talentin tuaj nė muzikė dhe ju ka thėnė qė ju mund tė jeni njė kėngėtare shumė e mirė?


Mami im, sigurisht, dhe ajo ka qenė shtysa ime kryesore qė u shoqėrua mė vonė edhe me dėshirėn time.


Nė ēfarė moshe keni filluar tė kėndoni?


Kam filluar tė praktikoj vokalica dhe ushtrime pėr zėrin qė nė moshėn 8-vjeēare e mė pas dalja ime e parė ka qenė tek “Gjeniu i vogėl” nė moshėn 10-vjeēare.


Do tė jetė muzika profesioni juaj i vetėm?



Muzika nuk do tė jetė profesioni im i vetėm, muzika ėshtė arti im, profesion do tė jetė arkitektura, pėr tė cilėn kam shumė dėshirė tė studioj.


Angjelina, ju jeni vetėm 18 vjeē, ku do tė donit tė arrinit nė karrierėn tuaj?


Dua t’i ngjis shkallet gradualisht dhe tė shijoj ēdo hap pozitiv nė karrierė, por tani ėshtė shumė shpejt pėr tė folur.


Pėrveē muzikės, me ēfarė preferoni tė merreni tjetėr?


Nuk ėshtė se aktualisht kam shumė hapėsira pėr t’ju dedikuar shumė gjėrave njėkohėsisht, pasi sivjet jam e vitin e fundit tė gjimnazit qė do tė thotė se impenjimet dhe dėshirat e tjera kalojnė nė plan tė dytė.


Klicken für Bild in voller Größe


Sa ju ka ndihmuar pamja juaj… mendoni se ėshtė e rėndėsishme?


Pamja tė prezanton, ėshtė e rėndėsishme, por njė sjellje e bukur e zbukuron njeriun.


Kujt i keni ngjarė mė shumė, mamit apo babit?



Unė kam marrė mė tė mirat e tė dyve.


Mami juaj ėshtė aktive nė muzikė edhe ajo bėn kėngė e videoklipe, jeni ju “xheloze” pėr njėra-tjetrėn?


Ne e adhurojmė njėra-tjetrėn, sidomos pėr faktin se tashmė jemi tė dyja kolege.


I jepni kėshilla njėra-tjetrės… pėr ēfarė ju kritikon mė tepėr mami?


Po, po, shumė kėshilla, shumė kritika, pėr ēdo gjė, dhe mendoj se kjo ėshtė njė gjė e mirė, na ndihmon tė dyjave nė krijimin e njė profili sa mė tė mirė.


Po ju asaj, ēfarė i sugjeroni?


Pėrgjithėsisht, unė kujdesem pėr look-un e mamit, duke i sugjeruar gjėra tė reja, por pa i ndėrhyrė asaj nė shije.


Kemi folur deri mė tani pėr mamin, pasi ajo ėshtė pjesė e muzikės, po me babin ēfarė marrėdhėnie keni?


Kam marrėdhėnie shumė tė mira, unė tė dy prindėrit i kam tė rinj nė moshė dhe kjo do tė thotė shumė.



Sa ju ka ndihmuar apo mbėshtetur ai nė rrugėn tuaj?


Ai ėshtė pėrherė ndihmė edhe mbėshtetje me po aq pėrkushtim sa mami.


Ka qenė dakord ai me zgjidhjen tuaj pėr tė kėnduar dhe pėr tė qenė pjesė e tregut muzikor?


Babi im ka qenė njė plus pėr pėrkrahjen time, pasi pėrherė mė ka dhėnė kurajė, duke mė mbėshtetur e duke mė treguar se unė kam talent, por duhet tė punoj shumė pėr tė arritur mė tė mirėn.


Mami juaj ėshtė me origjinė nga Kosova, ju shkoni nė Kosovė, jeni e njohur atje?


Po, ne shkojmė shumė shpesh nė Kosovė dhe sigurisht edhe atje mė njohin, edhe prej mamit dihet.

Klicken für Bild in voller Größe


Do tė keni ndonjė bashkėpunim nėnė e bijė?


Ne jemi ēdo ditė nė bashkėpunim, vetėm se mami ėshtė nė prapaskenė. Po, po, sigurisht qė do tė kemi.



Dimė qė ju nuk keni njė telefon celular si shumica e bashkėmoshatarėve tuaj, pse?


Momentalisht, nuk e ndjej shumė tė domosdoshėm pėr shkak tė angazhimeve shkollore dhe aktivitetit muzikor, por, pėrgjigjet mami pėr telefonatat e mia.


E keni menduar muzikėn si njė mundėsi pėr tu bėrė e pasur?


Nuk e kam menduar, e kam nisur me dashuri kėtė rrugė…


Po me motrėn tjetėr si i keni marrėdhėniet?


Duke qenė se jemi afėr nė moshė me njėra-tjetrėn jemi si shoqe, jemi kudo bashkė.


Dihet qė motrat grinden, pėr ēfarė grindeni mė shpesh?


Mė shpesh ose pėrditė zihemi pėr rrobat, ēantat, gjėra tė zakonshme.


Kanė filluar ngacmimet e djemve, cila ėshtė batuta mė e bukur qė ju kanė thėnė ndonjėherė nė rrugė apo nė ndonjė vend tjetėr?



Ndodh shpesh (qesh), nuk ėshtė se kam fiksuar ndonjė.


ENTELA RESULI Gazeta Shekulli

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
 
Angjelina Hadergjonaj, tashmė kolege dhe rivale me mamin…
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Arberie Hadergjonaj

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Lifestyle :: LifeStyle-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Create a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions