Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 "SEX & THE CITY" MADE IN ALBANIA

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Oni Pustina
Vip
Vip
Oni Pustina


Numri i postimeve : 158
Registration date : 23/07/2009
Age : 43
Location : Tirane, Albania

"SEX & THE CITY" MADE IN ALBANIA Empty
MesazhTitulli: "SEX & THE CITY" MADE IN ALBANIA   "SEX & THE CITY" MADE IN ALBANIA Empty03.10.10 20:11

"SEX & THE CITY" MADE IN ALBANIA Files.php?file=sex_205517305
Filmi kinematografik “Sex and the City 2” ashtu si dhe pritej pati njė interesim tė madh edhe nė kryeqytetin shqiptar. Njė film qė edhe pse i shkruar sipas mėnyrės amerikane mund tė thuhet se ėshtė realist pėr problemet femėrore qė pelikula trajton. Femrat shohin njė pėrjetim pse jo dhe zgjidhjeve tė probleme tė tyre.

Po nė Tiranė, larg bulevardeve dhe butikėve luksozė tė Nju Jorkut, a ekziston njė realitet “Sex and the City”?

E thėnė ndryshe a ėshtė emancipuar femra shqiptare aq sa tė thuhet qė pėrjetohet njė realitet i ngjashėm edhe tek ne? Edhe pse me problemet e shumta qė mbart shoqėria shqiptare, edhe pse femrave u mbetet shumė pėr tė bėrė pėr njė emancipim mė tė gjerė, edhe pse nė miniaturė, pėrgjigja ėshtė “po”. Natyrisht qė kjo temė mbart debat midis “kundra”-ve dhe “pro”-ve.

Ėshtė fakt qė shoqėria shqiptare ėshtė emancipuar shumė nėse krahasimet do t'i bėnim me periudhėn e parademokracisė. Dinamizmi i zhvillimit ekonomik krijon premisat pėr njė zhvillim social nė pėrgjithėsi e nė kuadėr tė kėsaj, pėr njė emancipim nė rritje tė femrės. Nė ato zona ku ky dinamizėm ėshtė mė i prekshėm edhe emancipimi shoqėror ėshtė mė i madh.

Nė Tiranė janė tė shumta femrat qė kanė arritur tė sigurojnė njė vend tė mirė pune, i cili u jep mundėsinė tė jenė ta pavarura ekonomikisht. Kjo pavarėsi i bėn qė tė jenė mė tė pavarura edhe nga ndikimet qė familja, tradita, apo shoqėria kanė tek ato e tė zhvillojnė njė jetė tė bazuar nė zgjedhjet e dėshirat e tyre. Nė qytetet e mėdha shqiptare ėshtė rritur shumė mosha mesatare e martesės pėr femrat nė krahasim me njėzetė vjet mė parė, ashtu si ėshtė rritur shumė numri i femrave beqare, tė cilat nuk e shikojnė me preokupim kalimin e tė tridhjetave me njė status civil tė tillė.

Edhe rritja tepėr e lartė e numrit tė divorceve tregon pėr njė emancipim shoqėror pavarėsisht se ajo mbart nė vetvete njė problem social pėr t’u analizuar. Ėshtė emancipim sepse ēiftet arrijnė tė gjejnė kurajon dhe tė mos jetojnė njė jetė qė nė rast tė kundėrt do tė ishte hipokrizi. Kėtė e vėrteton edhe njė dukuri tjetėr sociale qė ndeshet gjithnjė e mė shpesh nė kryeqytet, bashkėjetesa, e cila po hyn nė psikologjinė kolektive tė ēifteve tė dashuruar si njė antidot pėr njė martesė tė suksesshme. Njė dukuri sociale e paimagjinueshme mbi njėzetė vjet mė parė.

Nė rastin kur raporti nuk mund tė zgjasė mė njė femėr sot nuk e ka aspak problem tė ndahet e tė mos vuajė faktin se ēfarė shoqėria do tė mendojė pėr tė, apo si do tė gjykohet veprimi i saj. Pra, ajo pėrmasė gjykimi kolektiv qė dikur quhej “moral” sot ndeshet shumė mė pak. Kuptohet flasim pėr njė realitet kryeqyteti e jo qytezash tė vogla ku shumė gjėra kanė ndryshuar fare pak.

Po kėshtu mund tė thuhet edhe mbi fenomenin e tė paturit njė tė dashur pėr njė vajzė. Nėse dikur edhe pėr njė studente universitare ishte njė sekret madh njė lidhje dashurore, sot femrat nuk ndruhen mė ta tregojnė kėtė. Ato mund tė ndahen e tė nisin njė lidhje tė re.

Ashtu si shpesh ndeshen femra qė mendojnė se lidhja qė pėrjetojnė nuk ėshtė ajo e duhura pėr martesė, por njė kompromis i pėrkohshėm me veten.

Pėr tė trajtuar emancipimin nė rritje tė femrės shqiptare ashtu si problemet e mėdha qė ndeshen ende sot, do tė duheshin libra tė tėrė, por ajo qė doja tė shprehja duke marrė shkak nga filmi kinematografik ėshtė se edhe nė kryeqytet mund tė shohim gjithnjė e mė shumė femra qė jetojnė vetėm me qira, femra qė bashkėjetojnė, qė ulen me shoqet pėrpara njė gotė vere nė mbrėmjet e Tiranės dhe flasim pėr dashuritė e tyre, qė ndahen e pastaj rinisin njė histori tjetėr, qė shkojnė tė kėrcejnė nė shoqėri femėrore deri nė orėt e para tė mėngjesit, qė nisen bashkarisht pėr pushime…

Pra, pse jo? Edhe ne kemi njė “sex and the city” made in Albania.

nga Arjan Konomi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.al-forums.com/
 
"SEX & THE CITY" MADE IN ALBANIA
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
»  Joni Peci Jeans "Made in Albania"
» Sankat City (2009)
» Albania's Golgotha
» Discover Albania !

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Zonė e lirė + 18 :: Erotika dhe seksi-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions