Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Ardi Asllani, artisti perfekt i stilimit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Jona Koleci
Super Moderator
Super Moderator
Jona Koleci


Numri i postimeve : 698
Registration date : 24/05/2010
Age : 38
Location : Athens

Ardi Asllani, artisti perfekt i stilimit Empty
MesazhTitulli: Ardi Asllani, artisti perfekt i stilimit   Ardi Asllani, artisti perfekt i stilimit Empty17.10.10 22:43

Emri i tij lakohet shpesh, pėr tė mos thėnė nė ēdo show apo spektakėl si brenda ashtu dhe jashtė Ardi Asllani, artisti perfekt i stilimit Normal_ardi-asllaniShqipėrisė. Ai ėshtė Ardi Asllani, njė ndėr stilistėt mė tė njohur nė Shqipėri. Nė njė intervistė pėr “Albania Weekend” ai rrėfen hapat e karrierės sė tij qė nė moshė tė re. “Kulminacionin dhe pikėnisjen e kisha nė vitin 1995 nė njė konkurs kombėtar i organizuar nga ISPL ku pėr ēudinė e tė gjithėve u vlerėsova me ēmimin e parė dhe pse mė i riu i konkursit, vetėm 17 vjeē. Mė pas vijuan nė vitet 1996 deri nė vitet 2000 shumė prezantime dhe ēmime ndėrkombėtar nė Itali (vend ku mora dhe formimin bazė) dhe pas viteve 2000 sėrish nė Itali, Athinė, Gjermani, Beograd, Sarajevė, Londėr etj. Kėshtu nisi kjo rrugė qė nėse bėj tė kthej kokėn pas mė duket si njė jetė e jetuar ndėrmjet Sfilatash, Biennale-sh, Operash, Baletesh, Musikal-esh, Teatrosh, Filmash Artistikė, Spektakle dhe Show Televizive pra jam munduar qė ti prek nga pak tė gjitha performancat e artit skenik dhe televiziv me kostumet e krijuara nga unė dhe kjo ka qenė njė zgjedhje jo e rastėsishme por njė kėrkesė ndaj vetes pėr tė arritur njė pjekje profesionale”- pohon Asllani. Emri i tij shpesh herė ėshtė pėrzgjedhur mes stilistėve tė ndryshėm nga e gjithė bota. Pjesėmarrja nėpėr evente tė ndryshme ėshtė tepėr pozitive pasi pėrcjell vlerat e vendit tonė nė njė fushė shumė tė kėrkuar dhe tė lakmuar vitet e fundit siē ėshtė moda, por me pak profesionistė tė vėrtetė.




Kush ėshtė Ardi Asllani pėr atė qė se njohin?

Ardi Asllani tashmė ėshtė njė djalė 32-vjeēar nė kėrkim tė njė maturimi profesional i cili po vjen me vitet nė tė cilat ushtron profesionin e stilistit. Zgjedhje kjo qė nė vitet e adoleshencės sė hershme dhe qė prej asaj kohe vazhdon tė jetė kolona zanore e jetės sė tij. (Nuk besoj qė mund tė them mė shumė pėr veten).


Me ēfarė po merresh momentalisht?

Aktualisht punoj si Drejtor Estetik nė njė prej kompanive mė tė mėdha mediatike nė vend “Media Vizion” dhe sapo kam dalė nga Spektakli “Miss e Mister Albania 2010” nė tė cilin mbaja autorėsinė e kostumeve ndėrsa shfaqja qė kam nė dorė kėto ditė ėshtė “Dhimbje dhe dashuri” e cila premierėn e saj e ka sonte nė TOB, njė balet i konceptuar nga autorėt e tij Enada e Gerd Vaso (qė janė dhe koreografėt e kėsaj shfaqje) mbi jetėn e kompozitorit tė madh Shopin.


Si ka nisur rruga drejt stilimit?

E ceka pak mė lart qė daton herėt por kulminacionin dhe pikėnisjen e vet e kisha nė vitin 1995 nė njė konkurs kombėtar i organizuar nga ISPL ku pėr ēudinė e tė gjithėve u vlerėsova me ēmimin e parė dhe pse mė i riu i konkursit, vetėm 17 vjeē. Mė pas vijuan nė vitet 1996 deri nė vitet 2000 shumė prezantime dhe ēmime ndėrkombėtar nė Itali (vend ku mora dhe formimin bazė) dhe pas viteve 2000 sėrish nė Itali, Athinė, Gjermani, Beograd, Sarajevė, Londėr etj. Kėshtu nisi kjo rrugė qė nėse bėj tė kthej kokėn pas mė duket si njė jetė e jetuar ndėrmjet Sfilatash, Biennale-sh, Operash, Baletesh, Musikal-esh, Teatrosh, Filmash Artistikė, Spektakle dhe Show Televizive pra jam munduar qė ti prek nga pak tė gjitha performancat e artit skenik dhe televiziv me kostumet e krijuara nga unė dhe kjo ka qenė njė zgjedhje jo e rastėsishme por njė kėrkesė ndaj vetes pėr tė arritur njė pjekje profesionale.



Si e shikoni zhvillimin e modės nė Shqipėri?

Ėshtė njė ndėr pyetjet qė jo vetėm mė bėhet mė shpesh por edhe ia drejtoj vetes shpesh. Prej saj marr tė njėjtėn pėrgjigje qė do ta ndaj dhe me lexuesit tani. Moda pėrveē tė qenurit njė art krijues ėshtė dhe njė biznes industrial i cili do tė funksiononte nėse nė Shqipėri do tė ekzistonte ende Industria Tekstile dhe sigurisht tregu konsumator nuk do tė ishte prej 3 milionėsh…, por mė duhet tė pranoj qė Shqipėria mund tė prodhoj krijues e dizenjues shumė tė mirė tė modės sepse ne kemi ditur tė tregojmė shije dhe dėshirė pėr tė bukurėn me shumėllojshmėrinė e kostumeve kombėtare.


Dimė qė je njė ndėr kostumografėt mė tė arrirė nė shumė spektakle si brenda ashtu dhe jashtė Shqipėrisė. Ēfarė mund tė na thuash mė shumė mbi kėto eksperienca?

Nuk di ē’tė them, gjithēka ka ardhur shumė natyrshėm tek unė, nuk e kam kėrkuar me forcė por kam punuar pėr ta arritur atė. U rrita mes bocelėve tė skicave dhe stofrave qė prisnin pėr tu realizuar nė veshje dhe pėr sa i pėrket eksperiencave janė tė shumta sepse deri mė tani jeta profesionale ka marrė shumė vend nga jeta ime personale ato janė kombėtare dhe ndėrkombėtare, ēmime, pjesėmarrje, nisur nga ai djaloshi 17-vjeēar e deri mė tani qė po tė nis ti numėroj ju them sinqerisht do tė mė duhet kohe ti kujtoj tė gjitha sepse si vite vėrtet nuk janė shumė por dendėsia e aktiviteteve nė kėto vite ka njė ngjeshje tė madhe.


Ēfarė solli pėr ju stilimi i pjesėmarrėseve nė “Dancing with the stars” nė Vizion plus?

Nėse do tė thosha ishte spektakli i radhės sigurish do t’iu gėnjeja sepse e vėrteta ėshtė qė “Dancing with the stars” ishte prova e afirmimit tim profesional. Krijime dhe realizime qė duhet tė nisnin tė dielėn dhe tė enjten (dita e show-t) duhet tė shihnin dritat e skenės dhe jo pak por ishin qindra kostume tė cilat realizoheshin pėr herė tė parė pėr sa i pėrket numerologjisė dhe shumėllojshmėrisė nė Shqipėri, pra “Dancing with the stars” ishte njė sfidė profesionale shumė e bukur.



Ēfarė do tė thotė pėr ju tė jeni njė ndėr stilistėt mė tė preferuar dhe mė tė njohur nė fushėn e modės?


Po ta mendoj mirė e gjithė kjo ēfarė thatė mė lart tek unė pėrkthehet me njė fjalė “pėrgjegjėsi’ e cila nga spektakli nė spektakėl rritet dhe shton dozėn e frikės pėr hapin pasardhės qė do tė hedh sepse mos suksesi pėr kėdo ėshtė aty pas dere ndaj duhet maturi nė pėrzgjedhje dhe pėrgjegjėsi nė krijimin e njė figure artistike sa mė tė plotė.



Kush janė momentet e mėrzitjes pėr Ardin?

Ka plot tė tilla si personale ashtu dhe profesionale por ndryshimi midis tyre ėshtė se profesionalet me punė arrin ti korrigjosh dhe ti kthesh nė mėsim pėr projektin e radhės por ato personalet dhe mbi tė gjitha ato tė shkaktuara nga tė tjerėt janė ato qė lenė gjurmė, por tė paktėn pėr njė gjė duhet tė ndihemi mirė sepse koha shėron dhe plagėt mė tė thella dhe sigurisht me to dhe mėrzitjet qė pėr karakterin dhe formimin tim personal janė mė tepėr momentale.


Ku e ndjen veten tė dėshtuar njė artist?

Artist uhhhhhhhhhhh sa fjalė e madhe!!! Njė kėngė e vjetėr e Realizmit Socialist thoshte *njė minator njė mjek apo njė bujk i mirė kur profesionin e bėn mė shumė dėshirė tė gjithė njėzėri thonė ky ėshtė artist* dhe duke i qėndruar kėtij konteksti sa pragmatist por dhe aq jetėsor e tė vėrtetė artisti duhet ta ndjej vetėn tė dėshtuar kur thellė brenda tij ka shterur dėshira pėr tė krijuar dhe mendoj qė kjo vlen pėr ēdo profesion sepse siē thashė mė lart fjala artist ėshtė fjalė e madhe dhe tepėr e rėndė pėr supet e njė 32-vjeēar.


Cilat janė dobėsitė e tua si stilist?

Silueta dhe respektimi i saj nė ēdo detaj sepse duhet ti jemi mirėnjohės krijuesit pėr formėn antropometrike qė na dhuroj dhe s’ka pse ēdo profesionist tė mos i reflektoj asaj pėrpiktmėri dhe delikatesė! Pra dhe dobėsia ime profesionale ėshtė silueta mbi tė gjitha ajo femėrore.


Cilat janė momentet mė tė vėshtira, nė tė cilat jeni ndodhur?

Gjatė kėtyre viteve tė gjata tė punės time kam patur shumė momente tė tilla sepse nė origjinė nuk jam bir arti dhe gjithēka mė ėshtė dashur ta kanalizoj vetė dhe kjo ka nisur nė moshė shumė tė hershme. Rruga pėr deri kėtu nuk ka qenė e lehtė por me sa duket dėshira pėr tė bukurėn dhe kėmbėngulja bėri qė tė vazhdoja dhe ndoshta kėto momente dhe pėrballimi me to bėri qė ta dashuroj e tė lidhem mė shumė me profesionin tim.



Po periudha mė e bukur e karrierės suaj cila ėshtė?

Pėrditshmėria, realizimi i njė veshje… nuk besoj qė ka gjė mė tė bukur se kjo por nuk mė duhet ta mohoj, vlerėsimet e herė pas hershme tė motivojnė pėr tė vazhduar pėrpara dhe kėto momente nuk mė kanė munguar. Kam nisur rrugėn time me njė tė tillė, jam vlerėsuar disa herė dhe jashtė vendit e pėr tė arritur nė ēmimin e si veshja mė e mirė e “Miss Word 2009” ēmim i dhėnė mes 120 shtetesh kėto pra e shumė tė tjera nė dukje janė tė parėndėsishme por me vlera tė veēanta formojnė pazellin e jetės sė njė krijuesi.


Pėrveē pasionit tė stilimit, cilat janė pasionet e tjera tė Ardi Asllanit?

Janė shumė… thonė qė kėndoj mirė dhe kėtė e kam provuar dhe nė njė Show Televiziv ku konkurronin mes tyre njerėz publik dhe kam arritur nė treshen finaliste, baleti ėshtė dashuria e parė sepse nė fėmijėrinė e hershme kam frekuentuar klasat e baletit klasik tė asokohe, letėrsia ėshtė njė pasion i mėvonshėm, nuk kam provuar tė shkruaj por sigurisht qė jam njė lexues i mirė dhe shumė i rregullt pra tė gjitha pasionet kanė lidhje tė drejtpėrdrejtė me artin.


Cila ėshtė taktika e Ardit pėr tė dalė nga situatat e vėshtira?

Nuk kam taktika tė planifikuara ose standarde por di qė shpesh herė gjendem pjesė e situatave tė vėshtira pa qenė iniciator me dashje i krijimit tė tyre dhe nė kėsi rastesh veproj sipas momentit dhe pse nuk jam nga ata qė i kthej shpinėn vėshtirėsive por kėrkoj tė gjej thelbin e problemit dhe me gjetjen e tij dhe zgjidhja do tė jetė mė e lehtė.



Si e menaxhoni kohėn pėr familjen dhe pėr karrierėn?


Familja ime dhe pse tepėr e vogėl nė numėr ka vendin e vet por herė pas here bėhet pjesė e problemeve, situatave dhe pse jo dhe e kėnaqėsive tė mija profesionale por vitet mė kanė mėsuar qė familja zė pjesėn predominuese nė jetėn e njeriut dhe nėse ke njė tė tillė tė fortė pas vetes aq mė i fuqishėm dhe i mbrojtur ndihesh profesionalisht dhe pėr kėtė i jam mirėnjohės njerėzve tė mi.



Cilat janė planet tuaja pėr tė ardhmen?

Nėse janė plane le tė mbeten tė tilla sepse kam dėgjuar qė nėse planet pėrfliten nuk gjejnė kurrė dritėn e realizimit. Por ėshtė diēka qė dua ta ndaj me ju, sapo kam marrė njė ftesė pėr pjesėmarrjen nė Med Moda 2011 njė Show i madh i pėrvitshėm i organizuar nga RAI ku pjesėmarrėsit pėrzgjidhen nga autorėt e programit nga e gjithė bota dhe kėtė vit si para disa vitesh ėshtė nominuar pėr pjesėmarrje dhe emri im. Jam akoma nė fazat e para tė kėtij projekti dhe nuk dua tė zgjatem mė tej.


Albania


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.al-forums.com/
 
Ardi Asllani, artisti perfekt i stilimit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Tuna Sejdiu harron te vesh breke :)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Lifestyle :: LifeStyle :: Intervista-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions