Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Vizat, sot pritet “drita jeshile” shqiptarėt festojnė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Jona Koleci
Super Moderator
Super Moderator
Jona Koleci


Numri i postimeve : 698
Registration date : 24/05/2010
Age : 38
Location : Athens

Vizat, sot pritet “drita jeshile” shqiptarėt festojnė Empty
MesazhTitulli: Vizat, sot pritet “drita jeshile” shqiptarėt festojnė   Vizat, sot pritet “drita jeshile” shqiptarėt festojnė Empty07.11.10 23:43

Vizat, sot pritet “drita jeshile” shqiptarėt festojnė 38083TIRANE- Sot, Kėshilli i Ministrave tė Drejtėsisė dhe Ministrave tė Brendshėm tė Bashkimit Europian do t’i hapė dritėn jeshile heqjes sė vizave pėr qytetarėt e Shqipėrisė dhe Bosnjė- Hercegovinės drejt vendeve tė zonės Shengen. Vetėm pak orė para marrjes sė kėtij vendimi qė cilėsohet historik nga autoritetet e vendit, Tirana ėshtė veshur me flamuj, banderola dhe tabela qė njoftojnė ngjarjen e shumėpritur pėr shqiptarėt.

Nė takimin qė fillon nė orėn 10.00, ministrat pritet tė votojnė "pro" vendimit tė shumėpritur pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt. Vendimi i tyre duket tė jetė tanimė njė formalitet. Skepticizmi i Francės dhe Hollandės apo dhe shqetėsimi i vendeve si Belgjika e Gjermania, pėr rrezikun e njė fluksi tė azilkėrkuesve, pas asaj qė ndodhi nė fillm tė vitit por edhe nė kėtė vjeshtė me qyteratėt e Serbisė dhe Maqedonisė nuk ėshtė pėrkthyer nė njė bllokim tė procesit, por ka nxitur ngritjen e njė mekanizmi tė rreptė monitorues tė vėnė nė jetė nga Komisioni Europian si njė lėvizje pėr t’iu pėrgjigjur dyshimeve tė kėtyre vendeve.

Franca ka kėrkuar qė masat monitoruese tė jenė mė tė ashpra, por ajo e vetme nuk mund tė bėj mė shumė. Vendimi mund tė merret edhe me shumicėn e vendeve anėtare dhe mekanizmi i kontrollit do tė jetė sot pjesė shoqėruese e liberalizimit tė vizave.

Megjithatė vendet e Bashkimit Europian tė cilat bėjnė pjesė nė zonėn Shengen kanė marrė siguri nga Komisioni Europian se Brukseli do tė vazhdojė tė monitorojė nga afėr situatėn nė kėto vende, qė pėrfitojnė nga heqja e vizave. Liria me viza do te jete per 3 muaj, me pas per shtetasit qe shkelin rregullat do te kete penalizime. Levizja do te jete per cdo shtet te zones shengen, pervec Britanise dhe Irlandes.
Komisioni i BE-ja i ka kerkuar te Tiranes dhe Sarajeves tua bejne te qarte qytetareve te tyre se udhėtimi pa viza nuk ėshtė njė biletė pėr azil ose qėndrimi nė BE, pas problemeve qe u perball Europa me azil-kėrkuesit tė Maqedonisė vitin e kaluar.

Tirana pret vendimin me feste
Pa dyshim qe vendimi per liberalizimin e vizave do te pritet me feste ne Tirane. Kjo kuptohet edhe pasi nje dite para vendimit, kryeqyteti shqiptar eshtė zbukuruar nė pritje tė vendimit pėr liberalizimin e vizave qė do tė merret nesėr nga ministrat e brendshėm tė Bashkimit Europian.
Pėrgjatė bulevardit “Dėshmorėt e Kombit” janė vendosur banderola dhe tabela qė njoftojnė ngjarjen e madhe dhe tė shumėpritur nga shqiptarėt me emrat e kryeqyteteve kryesore tė Europės. "Berlin 1334 km", "Zyrih 1117 km", "Milano 971 km", mund tė duken si reklama tė agjencive turistike, por nė fakt janė tabelat e vendosura nė ēdo kryqėzim tė kryeqytetit, qė lajmėrojnė udhėtimin pa viza drejt destinacioneve europiane.
Nė qendėr njė tabelė e madhe tregon largėsinė e njė fluturimi me avion nga Tirana drejt kryeqyeteteve europiane ndėrsa nė udhėkryqe krahas shenjave tė sinjalizimit janė vėnė edhe tabelat qė tregojnė distancėn nga qytetet dhe kryeqytetet europian shoqėruar me shėnimin " Pa Viza ".

Ne cdo shtylle sot tunden flamujt blu te BE, ndersa eshte vendosur qė festimet tė zhvillohen tė martėn nė mbrėmje ku nė sheshin “Nėnė Tereza” po aktualisht po ndėrtohet njė skenė gjigande ku do tė mbahet njė koncert, ndėrsa do tė ketė edhe projeksione tė ndryshme nė universitetin e Tiranės.

(e.n/d.b/news24/BalkanWeb)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.al-forums.com/
 
Vizat, sot pritet “drita jeshile” shqiptarėt festojnė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Tema Shoqerore :: Portali i forumit-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions