Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Koncert i Merita Halilit dhe orkestrės se Raif Hysenit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Angela Martini
Administrator
Administrator
Angela Martini


Numri i postimeve : 192
Registration date : 03/09/2010
Age : 37
Location : Albania

Koncert i Merita Halilit dhe orkestrės se Raif Hysenit Empty
MesazhTitulli: Koncert i Merita Halilit dhe orkestrės se Raif Hysenit   Koncert i Merita Halilit dhe orkestrės se Raif Hysenit Empty20.02.11 22:14

Dr.Shugarmen, foli pėr historinė e popullit
Shqiptar, pa harruar edhe diasporėn Shipetare ne SHBA e veēanėrisht ne
Nju Jork,Nju Xhersi dhe Kenktikat. Ajo foli pėr organizimin e
Shipetareve, gjenerata te ndryshme te emigracionit, deri ne emigracionin
me te ri ate te luftės se Kosovės. Dr.Shugarmen, pa dyshim, qe nuk la
pa pėrmendur, te arriturat e Shqiptareve dhe kontributin e tyre si ne
Amerike ashtu edhe per vendin nga ta vijnė.

Zmadho fotografinė
Koncert i Merita Halilit dhe orkestrės se Raif Hysenit Koncert_i_merita_halilit_dhe_o









Pėr here te pare, si gjithmonė!!!


Me 14 Shkurt, 2011 nėn patronatin e Universitetit tė Qytetit tė Nju
Jorkut, nė Menheten, qendra pas universitare, nė bashkėpunim me Qendrėn
pėr Muzike dhe Vallezim Tradicional ne Menheten, organizuan njė koncert
me artistet tanė Merita Halili dhe Orkestren e Raif Hysenit.

Ne prani te disa qindra artdashėsve, qe shumica ishin Amerikan,
paraqitjes se koncertit i para priu njė ligjėratė e pregatitur enkas pėr
ketė koncert Profesor Dr.Xhejn Shugarmen-etnomuzikologe.

Dr.Shugarmen, pėr njė ore te plote foli pėr kulturėn, traditėn,
historinė, e ne veēanti pėr muzikėn Shqiptare ku sot jetojnė Shqiptaret
ne Ballkan, Shqipėri, Kosove, Maqedoni, Mal te Zi, Ēamėri e Kalabri.

Me njė respekt te veēante foli pėr te gjithė Shqiptarėt, ajo foli,
elaboroj dhe demonstroi pėr mes ligjėratės se saj po ashtu edhe pėrmes
video incizimeve qe kishte ber neper festivale, koncerte dhe evenimente
te ndryshme mbi muzikėn Shipetare.

Njė vlerėsim te jashtė zakonshėm i dha kėngėve dhe valleve te Shqipėrisė
se Mesme, kėngėve te Kosovės, valleve te anės se Karadakut, Gjilanit,
Preshevės, kėngės qytetare, kėngėve te Malėsisė, kėngė krahu, kėngė me
lahute, pa harruar ēiftelinė dhe rolin e muzikės folklorike pėr ruajtjen
dhe kultivimit te patriotizmit kombetar.

Gjithmonė zgjonte interes tek te gjithė pjesėmarrėsit mėnyra se si
fliste edhe pėr vallet Shipetare nga Maqedonia, larmine, lėvizjet,
karakteri i tyre. Dr.Shugarmen, elaboroj me kenaqesine me te madhe edhe
kėngėn, ose me mire me thėnė Jaren Shkodrane. Polfonine dhe kėngėt e
jugut ishin po ashtu ne axhenden e saj, ajo e deshifroj shume bukur
polifonin dhe ndėrthurjen e saj me traditėn, pėrdorimin e saj,
specifiken dhe bukurinė e saj.
Zmadho fotografinė
Koncert i Merita Halilit dhe orkestrės se Raif Hysenit Koncert_i_merita_halilit_dhe_o_1Koncert i Merita Halilit dhe orkestrės se Raif Hysenit


Dr.Shugarmen, foli pėr historinė e popullit Shqiptar, pa harruar edhe
diasporėn Shipetare ne SHBA e veēanėrisht ne Nju Jork,Nju Xhersi dhe
Kenktikat. Ajo foli pėr organizimin e Shipetareve, gjenerata te ndryshme
te emigracionit, deri ne emigracionin me te ri ate te luftės se
Kosovės. Dr.Shugarmen, pa dyshim, qe nuk la pa pėrmendur, te arriturat e
Shqiptareve dhe kontributin e tyre si ne Amerike ashtu edhe per vendin
nga ta vijnė.

Zonja Xhejn Shugarmen, i informoj te pranishmit, pėr gazetėn
Shqiptaro-Amerikane "ILLYRIA"si njė gazete shume e dashur,dhe shume e
mirepritur si nga komuniteti Shqiptar po ashtu edhe ai Amerikan. Foli
edhe per "ALBANIAN YELLOW PAGES" dhe botuesin e saj, per Festivalin
Shqiptar te Bronksit, pėr integrimin dhe suksesin e Shqiptareve ne
Amerike si ne biznes, shkence, art e kulture.

Ne fund Dr.Shugarman nuk la pa e pėrmendur edhe devijimin e muzikės
Shqiptare, duke u munduar qe "artistet Shqiptar" ta bėjnė atė me
interesante, foli edhe per stilet tjera, rok,xhaz, pop,r&b,muzike te
lehte etj. Ajo i dha nje rėndėsi te veēante klasifikimet te disa te
ashtuquajturve artist. Dr.Shugarmen tha, ketu ne Amerike ka disa lloje
te kėngėtareve dhe muzikanteve.

Kėngėtar dhe muzikante qe kanė lindur ne Amerike, ata te cilėt kanė
ardhur nga trojet Shqiptare dhe janė ber muzikant kėtu ose pa ndonjė
pregaditje. profesionale, si dhe kėngėtar dhe muzikant qe kanė qene
artist te mirėfilli dhe te njohur ne vendet e tyre dhe kanė emigruar
kėtu qe kanė qene dhe janė profesionalist.

Pėr ta mbyll ligjėratėn e saj, Dr.Shugarman pastaj foli me njė
superlative per Merita Halilin dhe Orkestren e Raif Hysenit te cilėt
kane dhene nje kontribut te jashtėzakonshėm ne promovimin e muzikės
Shqiptare ne Amerike dhe bote. Ligjėrata u mirėprit shume nga
pjesėmarrėsit dhe u duartrokit.

Ne skene doli Orkestra e Raif Hysenit, pas luajtjes se tyre te nje
potpuri vallesh nga trevat shqiptare qe u duartrokit jashte zakonisht
shume, Riaf Hyseni ftoi ne skene Merita Halilin, qe menjėherė filloi
kėngėn"Jelekun kadife" qe pasuan kėngė te tjera te Shqipėrisė se Mesme,
duke i len radhėn pastaj kėngėve nga Maqedonia ku Raifi e ftoi Dr.Xhejn
Shugarmen te kėndoj me Meritėn, pasi qe Xhejni, flet, kėndon, shkruan
dhe lexon Shqip shume rrjedhshėm.

Gjate ter kohės para filmit te kėngės Raifi i shpjegonte Amerikaneve,
origjinėn e kėngės, tekstin e kėngės, ku kėndohet, si kėndohet.
Gjithmonė Merita,Raifi dhe Orkestra ishin ne komunikim me publikun, sa
qe pas tregimit te disa fjalėve ne Shqip edhe vete shikuesit filluan te
kėndojnė se bashku me Meritėn dhe Orkestrėn.

Pasoi njė solo "Fantazi pėr Fiz-Harmonike" kompozuar me 1990 nga vete
autori Raif Hyseni, ai me tastierė te mbuluar,("DHE ME NJE SHPEJTESI
PREJ DREQI" CITIM I NEW YORK TIMES) dhe me njė shpejtėsi shume te rrepte
arriti qe te gjithė te pranishmit te duar trokasin pa pushim. Vazhdon
koncerti, Merita Halili del ne skene e veshur me veshjen tradicionale te
Tiranes qe me bukurin e saj mahnite te gjithė te pranishmit, vezullimi i
kostumit, ngjyrat, kombinimi i tyre i jepte Meritės njė nur shume te
ėmbėl duke ja shtuar edhe zėrin atėherė mund ta paramendosh vetėm
parajsėn.

Kėsaj radhe Merita vazhdoi me kėngė nga jugu i Shiperise, pastaj Raifi
ftoi prap Xhejnin, dhe ajo mbante "ISON" se bashku me anėtaret e tjerė
te orkestrės me pas kėnduan edhe kėngė Came. Pas pėrfundimit te bllokut
te kėngėve nga jugu, Merita dhe Raifi vazhduan me kėngėt dhe jaret
Shkodrane qe Merita i kėndon me shume pėrzemėrsi dhe me njė interpretim
shume profesional ashtu siē di ajo. Ne fund artistet tanė filluan me
kėngėt e Kosovės, ku gjate gjithė kohės publiku mbante rritem me
shuplake, ovacione te ndryshme u dėgjonin, bravo Merita, bravo Raif.
Zmadho fotografinė
Koncert i Merita Halilit dhe orkestrės se Raif Hysenit Koncert_i_merita_halilit_dhe_oKoncert i Merita Halilit dhe orkestrės se Raif Hysenit


Yes, go Albania go, Kosova, Kosova, bravo na kėnaqėt, great job, you
guys are fantastic, wow, na e zbardhet fytyrėn, jemi krenar qe ju kemi,
ju lumte, kur ėshtė koncerti tjetėr etj. Ne fund te koncertit
duartrokitjet zgjaten aq shume sa qe u duk sikur shikuesit kishin
pėrgatitur duartrokitjet si nje dhurate me te ēmuar qe ata patėn mundėsi
te japin ne at moment pėr Meriten, Raifin dhe Orkestrėn qe ishte ne nje
nivel shume te larte profesional, dhe luajtėn aq bukur aq mire sa qe i
ter koncerti u duk sikur te ishte nje keng e jo njė ore dyzet e pesė
minuta koncert live pa ndėrprerė.

Prap, edhe nje here Merita Halili dhe Orkestra e Raif Hysenit dėshmuan
ne prani te disa qindra shikuesve Amerikan dhe Shqipetar, ne mes tyre
intelektual, profesor, artiste, kritik, studiues, student e
bashkatdhetarė, profesionalizėm, kulture, art si dhe promovimin e
muzikės Shqiptare jo vetėm ne Universitetin e Nju Jorkut por edhe ne ter
Amerikėn deri ne Japoninė e largėt.

Vazhdon misioni i shenjt i Merita Halilit,Raif Hysenit dhe Orkestrės

"Ta bėjmė boten te kėndoj Shqip"

FOTO: Radhitja nga e majta ne te djathte:

1. Jesse Kotanskty-violinist-Valley Cottage, Nju Jork, eshte Amerikan
2. Mirgjen Darova-bas kitare-Kruje, Shqiperi
3. Dritero Gjikolli-klarinet-Peje,Kosove
4. Sevim Umer-bateri, daulle-Manastir, Maqedoni
5. Tom Lleshaj-laute-Tirane, Shqiperi
6. Ethel Raim-Qendres per Muzike e Vallezim Tradicional
7. Dr.Jane Sugarman-Etnomuzikologe,Nju Jork
8. Merita Halili-soliste-Tirane-Shqiperi
9. Raif Hyseni-fis-harmonikist-Kosove
Si gjithmonė gazetat Shqiptaro-Amerikane ishin prezent, gazeta
"ILLYRIA", gazeta "DIELLI", gazeta Turke"ZAMAN" dhe gazeta online
YllPress.com
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.AlbaniaFace.Com
 
Koncert i Merita Halilit dhe orkestrės se Raif Hysenit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Media dhe politika :: Aktualitete shoqėrore-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | Society and Culture | Beauty, Celebrities, Fashion | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions