Vllaznia barazon dhe kualifikohet; eliminohet Dinamo
Tėrhequr mė 10 Korrik 2009
Goli
i talentit shkodran Ndriēim Shtupina nė fundin e pjesės sė parė (43)
hyri nė manualin e historisė sė futbollit shkodran nė Europė, pasi jo
vetėm qė kompletoi golin e Dritan Smajlajt nė ndeshjen e parė tė fituar
2-1 (autogol edhe i irlandezit Kin), por formacioni kuqeblu vendosi njė
rekord unikal nė Shqipėri, pasi ėshtė i pari qė kalon njė tur nė
debutimin e Ligės sė Europės, por nga ana tjetėr u kualifikua pėr tė
katėrtin sezon rresht nė turin e dytė tė njė kompeticioni europian.
Goli i Kinit nė minutėn e 85-tė shqetėsoi jo pak presidentin Valter
Fushaj e trajnerin Hasan Lika, por nuk mundi tė provokojė eliminimin e
Vllaznisė, qė me meritė do tė luajė nė turin e dytė kualifikues tė
Ligės sė Europės pėrballė njė emri me traditė nė Europė si Rapidi i
Vjenės.
Nga ana tjetėr, Dinamo u duk se ishte shumė pranė realizimit tė njė
pėrmbysjeje epike tė njė deficiti prej tre golash kundrejt finlandezėve
tė Lahtit (2-0), falė dy golave tė realizuar nga mbrojtėsi gjigant Pape
Diop (13 e 70), por qė rezultuan tė pamjaftueshėm pėr ti ēuar blutė
e Besnik Sulajt (premtoi 50 mijė USD pėr kualifikimin) nė turin e dytė
kualifikues tė Ligės sė Europės, pasi Lahti kishte fituar ndeshjen e
parė 4-1 (4-3 rezultati i pėrgjithshėm i dy takimeve). Dinamo u bė
kėshtu skuadra e parė shqiptare qė i dha lamtumirėn Europės.