Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 SHKOLLĖ SHQIPE NĖ AMERIKĖ

Shko poshtė 
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

SHKOLLĖ SHQIPE NĖ AMERIKĖ Empty
MesazhTitulli: SHKOLLĖ SHQIPE NĖ AMERIKĖ   SHKOLLĖ SHQIPE NĖ AMERIKĖ Empty01.04.11 2:07

U hap shkolla e parė shqipe
Nė Uster tė SHBA-ve

Komuniteti
shqiptar nė Uster tė SHBA-sė, fėmijė dhe prindėr, tashmė kanė mundėsinė
tė ndjeki programe mėsimore nė njė shkollė tėrėsisht nė gjuhėn shqipe.
Shkolla e parė shqipe nė qytetin e Uster Masaēusets (Worcester –
Massachusetts) tė SHBA-ve, u ēel nė njė ceremoni festive paraditen e 3
tetorit, ku ishte e pranishme kryetarja e bashkisė sė Usterit me
origjinė shqiptare, Konstantina B. Lukes, drejtuesi i shoqatės “Kombi,
Dhimitėr Dishnica, drejtoresha e shkollės sė komunitetit "Elm Street"
Mary Kefee, drejtori i shkollės shqipe Leka Bezhani, prindėr e anėtarė
tė bashkėsisė shqiptaro-amerikane.

Hapja e kėsaj shkolle, nismė e
shoqatės Atdhetare-Kulturore “Kombi”, u konkretizua me mbėshtetjen e
strukturave tė arsimit vendor nė qytetin amerikan si dhe njė grupi
profesionistėsh tė fushės sė arsimit mes bashkėsisė sė emigrantėve
shqiptarė qė jetojnė dhe punojnė nė Uster.

Pjesėmarrėsit nė kėtė
ceremoni e vunė theksin nė rėndėsinė e fillimit tė kėtij programi
edukativ dhe me vlera tė trashėgimnisė, qė bėhen pjesė e dobishme dhe
vitale pėr larminė dhe bashkėsinė e shumė kulturave tė emigrantėve qė
bashkėjetojnė nė njė qytet si Usteri.

Kryetarja e bashkisė sė
Usterit, Lukes, nė njė prononcim e vlerėsoi si njė nismė mjaft tė ēmuar
hapjen e shkollės nė gjuhėn shqipe nė qytetin amerikan.

“Do tė
dėshiroja qė kjo shkollė tė ishte edhe atėherė kur unė nisa tė mėsoja
anglishten. Sot ėshtė e rėndėsishme qė tė njohim edhe gjuhė tė dyta, por
e mira qė vjen me ēeljen e shkollės shqipe kėtu nė Uster ėshtė se
fėmijėt vijnė bashkė me prindėrit. Nuk do tė ketė boshllėk mes brezave.
Ndėrsa fėmijėt plotėsohen duke mėsuar gjuhėn shqipe, prindėrit e tyre
ndjekin programe tė tjera studimi tė vlefshme pėr jetėn e pėrditshme dhe
integrimin”, tha Lukes, me origjinė shqiptare.

Pėr drejtorin e
shkollės Leka Bezhanin ky fillim kėrkon tė mbėshtetet jo vetėm me
pjesėmarrje, por edhe nga strukturat e shkollės qė fėmijėt tė marrin
njohuri dhe tė gjejnė kėnaqėsi pėrsa ata do tė pėrfitojnė. Sipas tij,
mėsuesit do tė paguhen pėrsa kohė ata japin mėsimin. Bezhani u ndal dhe
tek pjesėmarrja e prindėrve nė kėtė shkollė. “Prindėrit, gjatė orėve qė
fėmijėt e tyre studiojnė, do tė kenė mundėsi qė tė shkėmbejnė mes tyre
pėrvojėn e profesioneve, tė marrin dije nė pėrdorimin e kompjuterit, tė
gjejnė sqarime nė fushat e ligjit, biznesit, tė taksave, lejes sė
qarkullimit tė automjeteve, si dhe tė mjaft aspekteve tė tjera tė jetės sė pėrditshme”, tha ai.

Drejtori
i shkollės shqipe nė Uster vuri nė dukje rėndėsinė e forcimit kulturor e
financiar tė komunitetit shqiptar nė SHBA, njė zhvillim i domosdoshėm
dhe integrues.

“Shkolla si e tillė na bėn t’i kuptojmė edhe mė
mirė lidhjet mes kulturės, patriotizmit, interesit dhe zhvillimit
ekonomik tė familjeve emigrante shqiptare si dhe pėrkushtimit pėr t’u
integruar nė jetėn e njė vendi tė madh si SHBA", tha ai.

Shkolla
ėshtė konceptuar 3-4 orė ēdo tė shtunė dhe deri tani janė regjistruar
rreth 50 fėmijė, 13 fėmijė prej tė cilėve nga Kosova. Grupi pedagogjik,
prej pesė mėsuesish, kanė ndarė ndėrkohė nivelet e mėsimdhėnies nga
fillestarėt deri tek mė tė avancuarit. Struktura e shkollės mbėshtetet
nė programet bashkėkohore tė mėsimdhėnies, sipas standarteve tė
Ministrisė sė Arsimit tė Shqipėrisė. Veē mėsuesve, ajo ka dhe strukturėn
financiare dhe nivelin e drejtimit apo tė mbarėvajtjes me drejtorin.
zv/drejtorin dhe ekonomistin.

Megjithse ceremonia e ēeljes sė
shkollės shqipe nė qytetin Uster Masaēusets (Worcester – Massachusetts)
tė SHBA-ve, shėnoi kėtė fund javė hapat e parė tė njohjes, klasat dhe
mėsimi pėr fėmijėt dhe prindrit do tė zhillohen pandėrprerė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
 
SHKOLLĖ SHQIPE NĖ AMERIKĖ
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Primo Shllaku: Gjuha shqipe pa gegnishten asht si gjuha shqipe pa tosknishten

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Tė njihemi me njėri tjetrin :: Bashkėatdhetarėt nėpėr botė-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions