Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Gaci, Kompozitori qė shiti pianon pėr gruan ruse

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Denisa
Vip
Vip
Denisa


Numri i postimeve : 254
Registration date : 10/11/2010
Age : 30
Location : Diku aty me ju

Gaci, Kompozitori qė shiti pianon pėr gruan ruse Empty
MesazhTitulli: Gaci, Kompozitori qė shiti pianon pėr gruan ruse   Gaci, Kompozitori qė shiti pianon pėr gruan ruse Empty17.04.11 21:24

SHKRUAN: Besi Bekteshi 29-03-2011 11:25

Nga fondet e shumta
familjare tė arkivit tė Muzeut tė Shkodrės, njė nga mė prekėsit, nga mė
lėnduesit nė konceptin e njė jete e cila ka pulsuar midis muzikės dhe
sakrificės familjare, ėshtė ajo e kompozitorit tė madh shkodran Pjetėr
Gaci. Talenti dhe njohja e madhe e muzikės, por edhe pėrkushtimi janė
njė veēori e tė qenit kompozitor, por Pjetėr Gaci, nė fakt, nuk e ka
nisur shkollėn dhe jetėn e tij si njė i tillė. Pjetėr Gaci ka mbaruar nė
Moskė konservatorin pėr violinė, sė bashku me shumė studentė shqiptarė
tė asaj kohe nė Bashkimin Sovjetik. Nė atė kohė, ai njohu edhe njė vajzė
ruse shumė tė re, Tamarėn, e cila me kthimin e studentėve dhe prishjen e
marrėdhėnieve me shtetin e madh komunist, vazhdoi jetėn e saj familjare
sė bashku me Pjetrin nė Shqipėri. Tamara ėshtė njė nga gratė ruse e
dashuruar me burrin e saj shqiptar, e cila duroi edhe kalvarin e
persekutimit tė qenies sė saj ruse. Kjo edhe pse burri i saj ishte njė
gjeni i muzikės dhe pse burri i saj ishte njė njeri tepėr i dashur pėr
publikun. Nė tė vėrtetė, izolimi nė katėr dekada me familjen e saj dhe
rropatjet shpesh herė nėpėr katakombet e njė shteti armik me tė tilla
bashkime, e kanė bėrė kėtė grua tė devotshme njė ruse tė vėrtetė besnike
tė bashkėshortit tė saj, por edhe Pjetėr Gacin njė burrė i cili nuk
harroi, nuk u pėrkul nė dashurinė dhe respektin ndaj asaj vajzės sė re, e
cila u betua njė herė dhe qėndroi deri nė fund me njeriun e jetės sė
saj. Gjithsesi, nė tė mirė dhe nė tė keq, nė frikėn e regjimit dhe
arritjet e sukseset nė art, jeta e dy bashkėshortėve kaloi me mjetin qė
tė jep postulati “kemi muzikėn pėr tė mos vdekur nga...”!! Gjithsesi,
vjen momenti qė Shqipėria nuk ėshtė mė vendi i izoluar dhe patjetėr qė
krijohet mundėsia qė Tamara tė mund tė udhėtojė pėr nė Moskėn e saj. Ajo
aty kishte prindėrit, por edhe vėllanė. Sikleti i madh dhe pamundėsia e
jashtėzakonshme e njė kompozitori si Pjetėr Gaci, janė vendosur edhe
njė herė nė qendėr tė universit tė tij jetėsor. Tashmė rruga pėr njeriun
e dashur tė jetės sė tij ėshtė e lirė, por mungojnė mjetet financiare
pėr kėtė udhėtim. Njė gjigant si Pjetėr Gaci, qė nuk ka financa mbas njė
prodhimi dhe njė suksesi tė madh... po, kjo ka qenė nė ato vite nė
pėrgjithėsi edhe morali i shoqėrisė dhe kėshtu dolėn shumė e shumė gjeni
tė artit, kulturės, dhe pse jo tė sportit dhe profesioneve, mbas njė
regjimi i cili i trajtoi nė mėnyrė tė tillė. Njė nga dėshmitė mė tė
bukura nė arkivin e Muzeut tė Shkodrės pėr kėtė moment ėshtė edhe ajo e
zotit Qamuran Kaduku, njė profesionist shkodran, i cili tregon sesi ka
komunikuar kompozitori i madh, kur i ka shitur pianon me qėllimin e
vetėm qė e shoqja Tamara tė shkonte nė Moskė, tė shkelte dheun e saj dhe
tė shikonte njerėzit e saj. Kaduku tregon: Nė vitin 1991 Pjetėr Gaci ka
nxjerrė nė shitje pianon e famshme tė tij, atė me tė cilėn janė
kompozuar kryevepra tė muzikės shqiptare. Arsyeja e deklaruar dhe e
pranuar plotėsisht ka qenė blerja e biletės sė avionit me tė cilėn do tė
udhėtonte pėr nė Moskė e shoqja Tamara Gaci. Mirėpo kjo ėshtė vetėm
pjesa e vogėl e njė tragjedie, qė kishte filluar qė nė vitet kur
Shqipėria dhe Rusia u prishėn politikisht. Zoti Kaduku nė vitin 2010-tė
ka dhėnė si informacion nė muze, pranė arkivit, edhe porosinė e Pjetėr
Gacit, qė ia ka lėnė blerėsit. Kjo porosi ėshtė e shkurtėr dhe e qartė.
Ajo thotė: “Kur tė vish me e marrė pianon, mė njofto mė parė orėn, qė tė
mos gjindem aty...!!” E kėshtu ka ndodhur, blerėsi ka marrė tashmė
mallin e tij, kurse Pjetėr Gaci ka dalė pėr tė mos qenė prezent nė
ēastin kur pianoja e tij do tė shkonte nė tjetėr vend. Nė fondin pėr
Pjetėr Gacin ka shumė reperte interesante tė tjera, ka letra nga miqtė e
tij nė kohė tė ndryshme, personalitete nga mė tė mėdhatė si gjatė jetės
dhe nė momentin e vdekjes, e cila ndodhi shumė afėr momentit tė ndarjes
nga pianoja. Por njė nga mė tė bukurat ėshtė edhe njė letėr nga njė
nxėnėse e prof. Papavramit si violiniste, e quajtur Isabelle Berquir, e
cila qė nga Argjentina e siguron se duke luajtur koncertin e prof Gacit
nė “si minor” ka pasur shumė sukses. E kjo letėr ka ardhur nė vitin
1992, si pėr ta gėzuar profesorin e madh tė muzikės shqiptare, i cili
vdiq vetėm pak vite mė vonė.

Gjithsesi, Pjetėr Gaci ka edhe njė
koincidencė tepėr sinjifikative dhe tė trishtme. Ai ka lindur mė 27 mars
tė vitit 1931, dhe ka vdekur nė pikėrisht 27 mars tė vitit 1995.
Normalisht unė edhe nė disa intervista me bashkėshorten e tij kam
evidentuar kalvarin e jetės tė njeriut tė 300 veprave muzikore, pėr tė
cilin sot nuk janė kujtuar kaq shumė nė pėrvjetorin e tij tė vdekjes,
dhe tė lindjes, as nė Shkodėr dhe as nė Tiranė. Jemi nė 80-tė vjetorin e
lindjes, por asgjė nuk ėshtė bėrė pikėrisht nė kėtė pėrvjetor. Pasuria
muzikore e kėngės “Pėr Ty, Atdhe” i operave “Toka Jonė” dhe “Pėrtej
Mjegullės”, i kėngėve tė mrekullueshme “Shqiponjė e Lirė”, “Gryka e
Kaēanikut”, “Ky merak”, “Qytetit tim”, “Lahutari” etj. etj. ėshtė shumė,
shumė e madhe, dhe normalisht nuk duhet tė lejojė harresėn e
pėrvjetorit tė lindjes, dhe tė vdekjes, sė autorit tė madh shkodran. Sot
luhen nė botė veprat e autorit tė parė tė kėtij lloji nė Shqipėri, si
ato pėr violinė e orkestėr, qė janė “Fushave” dhe “Elegji”. Tamara, e
shoqja e kompozitorit tė madh, ka lėnė gati dy copa tė njė fotografie,
tė cilat do tė jenė bashkė edhe nė banesėn e fundit. Ajo mė demonstron
edhe “Diskun e Artė”, tė vetmin ndoshta nė Shqipėri, tė njė viti mbas
vdekjes, i cili ėshtė pėr Pjetėr Gacin. Ky disk nuk ėshtė demonstruar
dhe ndodhet nė bibliotekėn e ēiftit Gaci, dhe Tamara e ruan me njė
dashuri tė madhe. Mijėra dhe qindra reperte apo shirita, dhe pjesė
origjinale, qė ndodhen nė fondin e tij, tashmė janė nė rrezik dhe pėr
kėtė nuk ėshtė hera e parė qė Tamara Gaci flet, por akoma nuk ėshtė i
gjithė interesi nė rrugė tė mbarė. Kėrkohet njė ruajtje dhe hedhje e
tyre nė mėnyrė profesionale nė hard disk, e kėtė e vetme Tamara Gaci nuk
ka mundėsi ta kryejė. Njė harresė e tillė pėr njė kompozitor kaq tė
madh nuk ėshtė aspak normale dhe pėr mė tepėr Shkodra nuk duhet t’ia
lejojė vetes, duke qenė se ka edhe institucione me emrin e gjeniut tė
muzikės shqiptare. Pjetėr Gaci ėshtė “Artist i Popullit”, por, mė tepėr
se sa kaq, ėshtė njė fenomen muzikor i artit shkodran dhe shqiptar.

(historian, studiues nė Muezun Historik tė Shkodrės)

MAPO
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougodec.Com
 
Gaci, Kompozitori qė shiti pianon pėr gruan ruse
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
»  Burri qe nuk tradhton kurr gruan e tij ka karakter te dobet!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Multimedia :: Muzika shqiptare dhe e huaj-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Create a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions