Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

  Fjalor astronomik

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Denisa
Vip
Vip
Denisa


Numri i postimeve : 254
Registration date : 10/11/2010
Age : 30
Location : Diku aty me ju

	 Fjalor astronomik  Empty
MesazhTitulli: Fjalor astronomik    	 Fjalor astronomik  Empty17.04.11 22:40

Fjalor astronomik

Te sqaruara nga Erling Poulsen

Aberacion
Shtytja
e vendit te vertete te nje ylli ne trupin qiellor, qe rezulton nga
levizjet e Tokes dhe shpejtesise perfundimtare te drites.

Akse
Nje vije e imagjinuar rreth te ciles nje trup rrotullohet.

Albedo
Nje mase per sa sa drite reflekton nje trup jo ndricues.

Antoniadi-skala
Numer Romak qe jep kvalitetin observativ (veshtrues).
I. Perfekt, pa dridhje.
II. Veshtrime te qeta per disa sekonda, por me dridhje te dobeta here pas here.
III. Veshtrime mesatare, dridhje tejet te medha ne ajer.
IV. Veshtrime te motit te keq, dridhje te medha.
V. Veshtrime te motit shume te keq.
Apertur
Diametri i hapjes se nje instrumenti optik.

Apeks
Pika e gjithesise drejt se ciles leviz sistemi diellor. Gjendet ne foton qiellore te quajtur Herkules.

Aphelium
Pika ne rrugen e nje planete ku ajo eshte me larg Diellit.

Aurora (drita polare)
Shtresa
ajrore afer poleve magnetike te nje planete, te jonizuara-prandaj
ndricuese. Jonizimi behet nga qe mbushja e copezave elektrike prej
Diellit shtangon ne atmosferen tutje.

Azimuth
Ana horizontale prej veriu i nje projektimi horizontal te nje trupi qiellor poshte horizontit.

Ångstrųm
Njesi matjeje rralle e perdorur per gjatesi valore te drites, 1Å=10-10m.


Bueminut
1° ndahet ne 60 bueminuta('), qe serish ndahen ne 60 buesekonda(").


Caldera
Krater vullkanik

Cephide
Yll ndryshues me nje periudhe shume te shkurter. Ka nje mvarshmeri ndermjet periudhes dhe dergimit te drites se yllit.


Deklinacion
Largesia e cepeve te nje ylli prej ekuatorit qiellor.

Drite Zodiaku
Drite
ovale qe mund te shihet mbi horizont pak para lindjes dhe perendimit te
diellit. Kjo vjen nga reflektimi i drites se Diellit ne pluhur qe
ndodhet rreth Ekliptika-s.


Efekti Doppla
Ndryshimi i
gjatesise valore qe veshtrohet kur valederguesi dhe valepritesi
ndryshojne largesine prej njeri tjetrit. Kur nje burim drite afrohet,
drita shihet ne te kaltert dhe kur ajo largohet shihet ne te kuqe.

Efemeride
Nje tabele qe tregon se ku ndodhet nje trup qiellor i levizshem ne nje pike kohore te dhene.

Ekliptika
Rruga ndermjet yjeve ndermjet te cileve Dielli leviz gjate vitit.

Ekstinkcion
Dobesimi
i drites se trupit qiellor qe ndodh kur ai kalon neper atmosfere; Me
dukshem kur trupi qiellor ndodhet poshte horizontit.

Elongacion
Largesia e nje planete nga Dielli.

Ekscentricitet
Nje mase se sa rruga e nje planete ndryshon prej nje rrethi.

Ere Dielli
Copeza te elktrizuara qe dalin jashte prej Diellit.

Erresire tejet e madhe
Ka tre lloje te kesaj erresire qe zgjasin ndryshe:
Qytetare - kur Dielli eshte ndermjet 0° dhe 6° nder horizontin.
Nautike - kur Dielli eshte ndermjet 6° dhe 12° nder horizontin.
Astronomike – kur Dielli eshte ndermjet 12° dhe 18° nder horizontin.


Ekuator
Projektimi i ekvatorit te Tokes ne topin qiellor.

Faklat (Faculae)
Planeta teper ndricuese ne siperfaqen diellore.

Fortesia e Drites
Masa e drites qe shendrit prej nje ylli.

Faza
Ndryshimi i formes se nje trupi qiellor si rezultat se ai nuk e kthen te gjithe anen ndricuese kah ne.

Flares
Shperthim ne Diell apo ne je yll tjeter.

Fotosfera
Siperfaqja ndricuese e dukshme e Diellit


Galakse
Nje permbledhje e miliarda yjesh ne gjithesi. Rruga e Qumeshtit eshte nje galakse.

Grupi Lokal
Nje grup prej rreth 30 galksash, ku Rruga e Qumeshtit gjithashtu eshte anetare e saj.

Galaksa Seyfert
Nje galakse me berthame me drite te forte. Shpesh me nje radio burim te forte.

Gjiganti i Kuq
Nje stadium i zhvillimit te nje ylli.

Halo
Nje
rreth (unaze) ndricues qe here pas here mund te shihet rreth trupave
qiellor te ndritshem dhe qe rezulton si nje lufte drite ne kristalet e
akullta te atmosferes.

Konjunkcion
Kur nje planete shihet
afer nje ylli thuhet qe ndodhet ne (k). Kur planetet e brendshme ndodhen
ndermjet Diellit dhe Tokes thuhet qe ndodhen ne (k) te poshtme, kur
jane ne anen tjeter te Diellit thuhet qe ndodhen ne (k) te siperme.

Konstellacion
Nje grup yjesh ne qiell, shpesh te nje kuptimi me foto yjesh.

Korona
Pjesa e jashtme e atmosferes se Diellit. Mund te shihet vetem gjate nje Eklipsi total.

Kozmologji
Mesimi mbi strukturn e madhe te Univerzit.

Kromosfera
Ajo pjese e atmosferes se Diellit qe ndodhet permbi siperfaqen e dukshme te tij.

Kulminacion
Kur
nje trup qiellor e tejkalon meridianin. Kur kjo ndodh me afer zenitit
thiret (k) e siperme dhe me larg zenitit thiret (k) e poshtme.

Levizja direkte
Levizja e nje trupi qiellor prej perendimi kah lindja ne qiell. E kunderta eshte Levizje Retro.

Levizje Retro
Levizja e nje trupi qiellor lindje – perendim.

Liberacion
Nje
ndricim i Henes qe eshte rezultat i formes elipse te saj. Kjo ben qe
nga Toka mund te shihet 59% e siperfaqes se saj, por vetem 1x 50%

Lunacion
Muaj sinodik, koha ndermjet dy Henave te reja, mesatarisht 29 dite, 12 ore, 44 minuta dhe 2,9 sekonda.

Montimi-Altazimuth
Nje montim teleskopik qe ben te mundshem levizjen e teleskopi ne nje akse horizontale dhe vertikale.

Magnetosfera
Pjesa rreth nje planete ku fusha magnetike e saj mbisundon.

Magnitude
Masa
per fortesine e drites se nje planete. Kemi (m) absolute dhe te
perafert. E para eshte e matur direkt, a dyta e perafert, nese ylli
ishte ne largesi prej 10 pc ose 32,26 vite drite, keshtu qe (m) absolute
behet nje mase per dergimin e drites se yllit. Klasa e madhesise se
perafert eshte e definuar me m=k-2,5*log(fluksi i drites se matur), ku
(k) eshte zgjedhur ne ate menyre qe ylli qe shihet me sy ka m=6, keshtu
qe fitohet klase madhesie e njete me kataloget e kohes se vjeter.
Dallimi i nje klase madhesie prej 1 eshte i barabarte me nje dallim
fluksi prej 2,512.

Meridian
Rreth i madh ne topin qiellor permes zenitit, nadir dhe poleve qiellore.

Meteor
Nje copez qe gjate dergimit te drites shtangon ne atmosferen e Tokes.

Meteorit
Nje trup qe deperton neper atmosferen e Tokes, prandaj i bie siperfaqes.

Mjegull Planetare
Nje levozhge prej nje gazi te harxhuar si nje shkurtabiq i bardhe. Ylli e ben mjegullen te shendrise.

Montimi Ekuatorial
Nje
montim teleskkopik qe ben te mundshem drejtimin e teleskopit ne nje
akse paralel me aksen e Tokes dhe nje akse drejt cepit te saj (ekuator).



Nadir
Pika ne topin qiellor qe gjendet vertikalisht gjate veshtrimeve.

Nebula
Mjegull prej materje dhe gazra ne hapesiren interstelare.

Neutron
Nje copez elementare neutrale. Gjendet ne berthamen atomike.

Nova
Nje yll qe papritur digjet.

Objektiv
Linsa perpara qe mbledh drite ne nje teleskop linse.

Okultacion
Kur nje trup qiellor leviz para nje trupi qiellor tjeter dhe e mbulon ate. Nje Eklipse eshte nje Okultacion.

Okular
Linsa qe eshte me afer syrit ne nje teleskop.

Opozicion
Vendosja e nje planete kur ajo, shikuar nga Toka, gjendet kundrejt Diellit.

Planetat e brendshme
Merkuri dhe Venera qe jane me afer Diellit se sa ne.

Pika grushtore
Pika ku rruga e nje planete-komete ose e Henes e pret Ekliptiken.

Paralaksa
Cepi shtytes i nje trupi kur veshtrohet nga dy vende te ndryshme

Perihelium
Pika ne rrugen e nje planete kur ajo ndodhet me afer Diellit.

Pole
Ato dy pika ne topin qiellor ku aksa rotulluese e Tokes e pret ate.

Protuberans
Gaz i ndritshem qe shtyhet larte mbi siperfaqen e Diellit.

Precesion
Levizjet e ngadalshme te poleve qiellore si rezultat i ndryshimeve te ngadalshme te drejtimit te akses se Tokes.

Planete te jashtme
Planete qe jane mel arg Diellit se sa Toka.


Quasar
Objekt i ngjajshem me yjet por por shume i larget. Nje parastadium i nje galakse.

Rrezatimi Kozmik
Copeza
prej gjithesise se jashtme qe e prekin atmosferen. Copezat shperndahen
kur bien dhe vetem disa pjese te mbetura arijne deri ne toke. Nuk dihet
me siguri se nga vijne.

Radiant
Pika ne qiell ku shi meteoresh mendohet te ndaloje.

Rektascenzion
Koordinata
qiellore. Per nje trup qiellor eshte ajo kohe qe kalon prej pikes
pranverore kulminacion deri tek kulminacioni i trupit qiellor.

Roche - Kufiri
Largesia
minimale qe nje trup qiellor mund te kete gjate qarkullimit rreth nje
trupi tjeter pa u copetuar nga gravitacioni. Ajo eshte rreth 2,44 ×
radiusit qendrore te trupit qiellor.


Spektri Absorpcionar
Nje
spekter qe perbehet nga nje rresht vijash te erreta. Arsyeja eshte se
materja ndermjet neve dhe dritedhenesit gelltit ngjyra perkatese gje qe
mvaret nga perberja e materjes.

Spektri emisionar
Nje spekter qe perbehet prej vijave ndricuese dhe rypave. Vjen si zakonisht prej gazrave ndricues.

Sfera qiellore
Nje
levozhge rreth i imagjinuar me Token ne qender. Pasi qe shumica e
trupave qiellore ndodhen shume large, duket sikur ato ndodhen ne nje
levozhge me ne ne qender.

Spektrum
Ridhenie e drites ose nje rrezatimi tjeter me gjatesite valore te thjeshta te ndara.

Super Gjigante
Yje te vecanta te renda arijne kete stadium ne fundin e jetes se tyre.

Supernova
Kur
berthama e nje Super Gjiganti harxhon materjen djegese prandaj lirohet
nje mase energjie gravitare qe ben yllin te shpertheje shume.


Shkurtabiqi i verdhe
Nje yll sikur Dielli.

Shkurtabiqi i bardhe
Nje yll i vogel qe ka perdorur ”gazrat djeges”.

Shpejtesia Radiale
Shpejtesia e nje trupi qiellor gjate vijes shikuese.

Shpeshtesia
Volum mase, p.sh. g/cm3.

Terminator
Vija ndarese ndermjet pjeses ndricuese dhe jo ndricuese te Henes apo te ndonje planete.

Tranzit
Pasazha
kryq e nje trupi qiellor drejte nje veshtruesi meridian. Nje psazhe me e
vogel e nje trupi qiellor drejte nje pjese te nje planete.

Vijat Frauenhofe
Vijat e erreta ne spektrin diellor.

Viti i Drites
Gjatesia e rruges qe ylli e kalon per nje vit, rreth 9,46 bilion km.

Vrima e Zeze
Ajo qe mbetet prej nje ylly te rende pas shperthimit perfundimtar.

Van Allen rrypi
Disa vende rreth Tokes ku copezat e elktrizuara kapen dhe akselerojne nga fusha magnetike e Tokes.

Yll Cirkumpolar
Nje yll qe eshte aq afer poleve te qiellit sa qe asnjehere nuk shuhet.

Yll i dyfishte
Dy
ose me shume yje qe shihen shume afer njera tjetres. Mund te jene te
nderlidhura fizikisht (afer njera tjetres ne gjithesi) ose thjeshte
ndodhen afer ne te njejten vije shikuese.

Yll Flares
Si zakonisht yll i kuq qe ka shperthim tejet te forte.

Yje neutrone
Nje
yll qe perbehet prej neutroneve. Ajo qe mbetet pas nje Supernove. Nese
ai dergon radiopulse te shpejta me variacione-thiret pulsar.

Yll i dyfishte Spektroskopik
Nje
yll i dyfishte qe nuk mund te dallohet ne teleskop, por qe tregon
dyfishtesine gjate doppla-ve te rregullta ne vijat spektra.

Zodiaku
Nje
brez rreth Ekliptikes, ku Dielli, Hena dhe te gjitha planetet (-
Plutoni) gjithmone shihen. Shkaku eshte se te gjithe trupat e medhenj te
sistemit Diellor shtrihen ne te njejjtin plan.

Zenit
Pika ne topin qiellor qe ndodhet vertikalisht ndaj veshtruesit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougodec.Com
 
Fjalor astronomik
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fjalor informatik
» Fjalor Interneti Ne Pergjithesi.!
» Fjalor emrash Shqip - Nje emer shqiptar per femijen tim!
» Fjalor emrash Shqip - Nje emer shqiptar per femijen tim!
» Programe Shqip (Albanian) : FJALOR ANGLISHT - SHQIP - ANGLISHT

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Shkencat Ekzakte :: Astrologjia-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions