Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 SMS-tė pėr Berishėn, si u 'blenė' mijėra vota

Shko poshtė 
AutoriMesazh
aleks
Administrator
Administrator
aleks


Numri i postimeve : 203
Registration date : 28/03/2009
Age : 36
Location : Albania

SMS-tė pėr Berishėn, si u 'blenė' mijėra vota Empty
MesazhTitulli: SMS-tė pėr Berishėn, si u 'blenė' mijėra vota   SMS-tė pėr Berishėn, si u 'blenė' mijėra vota Empty20.07.09 6:01

SMS-tė pėr Berishėn, si u 'blenė' mijėra vota



Tėrhequr mė 20 Korrik 2009


Dhėndri
i Berishės, organizoi fushatėn e SMS-ve dhe takimet me njerėzit.
Qarkore drejtuesve tė PD-sė nė qarqe: Merrni nė telefon dhe premtoni
ato qė kanė kėrkuar





Tre vite mė parė, dilte nė ekran duke premtuar qė qytetarėt tė
denonconin ēdo padrejtėsi qė iu bėhej. Numri i tij u bė menjėherė mė i
kėrkuari pėr shqiptarėt qė pėrplasen me padrejtėsi brenda dhe jashtė
mureve tė shtėpisė. Por pak muaj para zgjedhjeve tė 28 qershorit,
telefoni u mbyll, sepse korrupsioni kishte qelbur shtetin nga zyra e
kryeministrit te nėpunėsi mė i thjeshtė dhe nė hyrjen e kryeministrisė,
ishte afishuar njė letėr ku qytetarėt njoftoheshin qė tė mos dėrgonin
mė mesazhe pėr tė denoncuar korrupsionin. Deri pak javė para
zgjedhjeve.



Sipas kėshillave tė konsulentėve tė huaj pėr fushatėn elektorale tė
PD-sė, Berisha doli sėrish nė televizion dhe u bėri thirrje qytetarėve
shqiptarė, por kėsaj radhe duke iu kėrkuar se ēfarė do tė donin ata nga
kryeministri nė katėr vitet e ardhshme. Kaq mjaftoi dhe nė pak ditė, u
arrit tė mblidheshin mbi 50 mijė mesazhe telefonike nė numrin celular.
Mė pas situatėn do ta merrte nė dorė, Jamarbėr Maltezi, dhėndri i
kryeministrit Berisha. Nė njė qarkore tė brendshme, drejtuar
funskionarėve vendorė tė PD-sė nė 12 qarqet e vendit, Malltezi urdhėron
qė tė merret nė telefon seicili nga ata qė kish nisur mezash te numri i
kryeministrit, tė premtonte se halli i tyre do tė zgjidhet dhe kėshtu
tė fitohet pėrkrahja.



"Konsulentėt e huaj mendojnė qė tė gjithė qė kanė nisur mesazh
problemi personal duhet tė kontaktohen (me tel) nga kandidatėt pėr
deputet tė PD pėr t'i treguar qė shqetėsimi i tyre drejtuar
kryeministrit po trajtohet nga grupi i deputetėve tė PD pėr secilin
qark",- i udhėzonte Jamarbėr Malltezi drejtuesit vendorė tė PD-sė, duke
shpalosur strategjinė e selisė blu pėr ta parablerė votėn e qindra
mijėra votuesve qė llogariteshin pas rreth 50 mijė autorėve tė
mesazheve.




Nė materialin qė posedon "Shekulli", gjithēka ėshtė e detajuar me numra
telefoni dhe emra, por pėr shkak tė ruajtjes sė privacisė, ato jepen tė
paplotė. Por mė e rėndėsishme ėshtė pėrmbajtja e mesazheve qė iu
dėrguan kryeministrit. Janė tė shkruara me njė shqipe tė ēalė,
gati-gati tė palexueshme. Shkronja tė formuara nga gishta qė dridhen
nga zemėrimi, varfėria, tallja e pushtetit. Por edhe tė joshura nga
premtimi i Berishės dhe njerėzve tė tij se ēdo hall i tyre do tė
zgjidhet nėse votojnė pėr PD-nė. Dhe nė shumicėn e mesazheve i vėnė
kushte se nėse u zgjidh punė do t'i japin aq e kaq vota.




Janė qytetarėt e Shqipėrisė 2009 qė kėrkojnė drejtėsinė qė nuk e gjejnė
nė vendbanimet e tyre. Ia kėrkojnė kryeministrit tė vendit qe del nė
ekran njė muaj para zgjedhjeve tė 28 qershorit dhe u premton troē se do
t'iu realizojė atyre ēdo dėshirė. Del dhe i pyet ata se ēfarė duan prej
tij nė katėr vitet e ardhshme dhe ata nisin mesazhet e mbushura me
hallet e tyre tė panumėrta. Nuk kanė bukė pėr fėmijėt, punė qė tė
fitojnė ndershmėrisht jetesėn, nuk arrijnė qė tė zgjidhin asgjė nė
pushtetin vendor dhe qendror, kanė njerėz tė sėmurė qė nuk kanė mundėsi
financiare t'i shėrojnė as brenda dhe as jashtė shtetit. Kanė shkruar
shumė herė mesazhe te numri i celularit qė kryeministri kishte
publikuar, duke bėrė spektakėl para kamerės sė njė televizioni
proqeveritar.




Shkruajnė sėrish, sepse besojnė verbėrisht se nuk kanė rrugė tjetėr pėr
tė zgjidhur hallet e tyre. Qė janė tė punumėrta. Janė pjesė e rreth 50
mijė sms-ve qė shqiptarėt i dėrguan Sali Berishės, duke i thonė troē se
nuk do ta votonin po nuk u dha pėrgjigje ligjore problemeve tė tyre.
"Shekulli" nis sot tė publikojė disa qindra mesazhe prej listės gati me
50 mijė sms qė shqiptarėt, por edhe tė huaj i nisin kryeministrit, duke
shpresuar deri nė fund se dikush do t'i dėgjojė.








Letra e Jamarbėr Malltezit pėr drejtuesit e PD-sė



Tė nderuar Kryetarė tė Grupeve tė Punės,




Bashkėlidhur keni disa mesazhe sms tė natyrės personale ndėrmjet rreth
50,000 mesazheve sms drejtuar kryeministrit nė pėrgjigje tė pyetjes sė
tij mbi atė qė kanė nevojė njerėzit pėr mandatin e ardhshėm.




Mesazhet personale janė paraqitur nė tabelėn bashkėlidhur dhe janė
ndarė sipas 12 qarqeve pėrkatėse (paraqitur si tabela nė pjesėn fundore
tė tabelės) dhe variojnė nga 28 (Berati) deri nė 268 (Tirana). Disa
prej tyre qė nuk kishin vendosur vendbanim, ju nis sms e dytė pėr t'iu
pyetur pėr vendbanimin (pėr t'i ndarė nė qarqe) ndaj disa nga mesazhet
pėrmbajnė dhe falėnderimin pėr kontaktin.




Konsulentėt e huaj mendojnė qė tė gjithė qė kanė nisur mesazh problemi
personal duhet tė kontaktohen (me tel) nga kandidatėt pėr deputet tė PD
pėr t'i treguar qė shqetėsimi i tyre drejtuar kryeministrit po
trajtohet nga grupi i deputetėve tė PD pėr secilin qark. Natyrisht ka
edhe disa mesazhe qė jane krejt pa lidhje, ose ishin shumė tė gjatė dhe
ka pasur vėshtirėsi lidhje logjike.




Gjithė tė mirat,
-Abi-








Mesazhet drejtuar Berishės, denoncimet qė bėnė shqiptarėt



35567218828X Tani po ju shkruaj pėr njė padrejtėsi qė na bėri Faik
Fejza qė na ndryshoi projektin e tokės nga shesh ndėrtimi nė gjelbrim
pėr interesa te tij dhe nuk na ėshtė krijuar ky takim dhe problemi ynė
dhe e ardhmja jonė u bllokua nga Faik Fejza. A nuk duhen rishikuar
gabimet e Faikut?




35567226592X Me kthe sms se edhe kryetari i komunės sė Golaj Dem Lala
nuk na jep rrugė. Tė lutemi zoti Berisha kėrkoji ndihmė pėr ujė pėr
fshatin.
35567233154X Tė triumfojė e vėrteta & e drejta. Do dėshiroja shumė
ta lexonit personalisht ju kėtė sms & t'i jipnit zgjidhje kėtij
halli shumėvjeēar. Shumė respekte & faleminderit pėr mundėsinė.
Brez pas brezi, me dokumenta tė rregullta & harta qė nė kohėn e
italianit.




35567261101X Faleminderit pėr mirėkuptimin. Nė rrugėt tona, tė kėrkoj
qė tė paktėn kryetari i komunes, Fatbardh Plaku, tė interesohet edhe
pėr lagjen tonė qė ta bėjė rrugėn sadopak tė kalueshme.




35567276274X Ministri Pollo mė hoqi duke mė kthyer nė mėsuese me
kontratė. Kam mbaruar Fakultetin e Agronomisė, por gjithė jetėn dhe
mendjen ia kushtova arsimit, duke qenė njė mėsuese model pėr gjithė
zonėn ku punoj. Nėse kam njė arsye qė tė shkoj nė qendrėn e votimit a
mund tė ma thoni? Sepse nuk mund t'iu dal para fėmijėve tė mi.




35567293811X Nuk mundemi as me ēizme tė kalojmė. Uji i pijshėm na
mungon, po e blejmė me bidona me respekt dhe me dorė nė zemėr qė tė na
ndihmoni. Ju falenderojmė.




35568223367X Jam krahu juaj qė nga viti '90 por kam njė problem tė
madh. I gjithė fshati mbushin ujė me gomar akoma se fondin e vodhėn.




35568385301X Zoti kryeministėr faleminderit pėr sms, por unė ish-
gruaja e njė polici qė dhe mė parė tė kam dėrguar njė sms sepse mė kanė
hequr burrin prej pune dhe u kėrkova ndihmė dhe ju fare s'mė kthyet
pėrgjigje. Tani besoj qė ky mesazh nuk do mė shkojė kot se unė jam
familje e madhe me 20 vota. Pėr ju me respekt F.




35567203432X. Banorėt janė tė irrituar, pasi makinat e ujėsjellėsit
shesin ujė me lekė. Kjo situatė ėshtė alarmuese nė prag tė zgjedhjeve
dhe kam mendimin se bėhet e qėllimshme. Ju lutem ndėrhyni me
autoritetin tuaj. Nga njė simpatizant i juaj.




35567294118X Vėrtet shumė arritje dhe investime qė ka arritur qeveria
qė ju kryesoni por nė zonėn ku unė jetoj nuk shoh ndonjė ndryshim
pėrveē disa fonde tė miratuara. Nė emrin tim personal dhe tė
komunitetit ju kėrkoj ju personalisht tė vini e tė shihni me sytė tuaj
zonėn ku jetojmė ne.




35567294706X Zoti kryeministėr unė jam e djathtė, por tė qenit e tillė
s'po mė jep asnjė avantazh. Ne jetojmė mbi ujėrat e zeza, qė dalėsh e
tė hysh nė pallat duhet varkė.




30699529572X Mė kanė hequr prej pune, kam fituar gjyqet dhe nuk
zbatohet vendimi pėr rikthim nė punė. Jemi unė dhe bashkėshortja,
ekonomistė tė lartė studentė tė '91 pa punė. Ju uroj sukses duke
menduar dhe pėr ne.




35567200071X Pėrshėndetje Z.Kryeministėr. Kam denoncuar dhe po denoncoj
pėrsėri korrupsionin qė po bėn z. B. M. me tenderin e rojeve. Ėshtė nė
kundershtim flagrant edhe me nenin 11/3 tė Kushtetutės. Tė lutem pėr
zbatim tė ligjit. Me respekt A. F.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.YouGoDec.Com
aleks
Administrator
Administrator
aleks


Numri i postimeve : 203
Registration date : 28/03/2009
Age : 36
Location : Albania

SMS-tė pėr Berishėn, si u 'blenė' mijėra vota Empty
MesazhTitulli: SMS-tė pėr Berishėn, si u 'blenė' mijėra vota   SMS-tė pėr Berishėn, si u 'blenė' mijėra vota Empty20.07.09 6:02

35567207831X Zoti kryeministėr jam njė qytetar. Githmonė famijarisht
kemi qenė djathtas. Ka 20 ditė qė zoti Gazmend Dibra mė ka pushuar nga
puna. Vetėm ai e di arsyen.




35567208880X Z . Kryetar kam shumė respekt, jeni njeriu qė i dhatė
včndit ndryshimin, votat e mia i ke me shumic dhe ta premtoj. Por jam
shumė i prekur nga APP, pėr njė tender qė kanė bėrė me zgjidhje tė
gabuar, sepse janė tė blerė. Dua nga ty vetėm njė tė drejtė . Me
respekt Ariani.




35567214738X Kam 28 vjet pune si oficer. Jam Doktor i Shkencave pėr
Policinė, i vetmi nė Shqipėri. Aktivist i PD. Me Respekt.Dr.F. LL. I
nderuar, zoti SALI BERISHA. Mė gėzoi shumė mesazhi Juaj, por mė ka
ardhur nė njė ditė tė trishtuar, sepse mė ka pushuar pa shkak nga puna
z. Gazmend Dibra.




35567227255X Kryebashkiaku M. R. Me oreks pėr seks dhe lekė ka fut tė paaftėt nė punė.
Deri kur do tė vazhdojmė me kėtė padrejtėsi qė t'i zihet vendi asaj me 30 vite punonjėse shėndetėsie me librezė pune.




35567253590X Ne shohim qė tė tjerėt pasurohen, kurse ne hamė me listė.
Kemi humb besimin. Juela lexoja mesazhin tim Saliut, se kam punu 40
vjet. Nana Luli tė do shumė.




35567254984X Nuk mund ta pėrballojmė kėtė shumė. Unė jam nxėnės nė
shkollėn e mesme nė Kukės bashke me dy vllezėrit e mi, qė s'mund tė
mbulojmė shpenzimet tona qė bėjmė nė shkollė. Kartat e identitetit, ku
ju keni deklaruar se do tė merren me 200 lekė realisht ne na i japin
1200 lekė, unė jam vetė i 4-ėt qė do tė aplikoj pėr kartė, ku ne marrim
ndihmė ekonomike njė shumė fare tė vogėl.




35567255170X Ju dhe qeveria juaj mė ka hequr burrin nga puna. I ka
fituar tė gjitha gjyqet dhe nuk kthehet nė punė. A mund tė kem besim
tek juve pėr drejtėsi?




35567256977X I nderuar z Berisha. Kam votuar gjithmonė pėr ju. Sivjet
jam nė dilemė tė votoj apo jo pėr ju. Arsyeja kėrkoj nė hipotekė
ēertifikatėn e pronėsisė e nuk ma japin. E kam me dokumenta tė
rregullta vetėm mos harro se ke marrė 500 vota nga gjithė fisi im. Me
respekte M.H.




35567258750X Ēfarė mund tė pres nga kjo qeveri. Kur ka dy vjet qė mė ka
vdekur bashkėshorti dhe fėmijėt e mi nuk kanė pension dhe asnjė tė
ardhur.
35567262132X Dy fėmijėt flenė nė llamarinė. Ky ėshtė shteti ky ėshtė
mentaliteti shqiptar i hidhur, por duhet pranuar mė zoti kryeministėr?
Njė djalė e kam tė djegur. Janė ngritur rrogat? Pėr mua jo, po mė
vdesin fėmijėt pėr bukė. Jam pa shtėpi. Pa mė thuaj zoti kryeministėr
ēfarė ndryshimi ka pėr mua? Asgjė. Rrogėn time desha.





35567263966X Mė kėrkojnė 5 mijė lekė pėr fėmijėn 6 muajsh dhe plus
ilaēet e djalit qė mi japin me lekė, pėr tė cilat unė kam dėgjuar qė
janė me rimbursim, por ėshtė korrupsion ky.




35567263982X Z. Berisha ne poseduesit e Bonove tė privatizimit jemi tė
zhgenjyerģt e kėtyre 4 viteve tė qeverisė tuaj. Nuk e di se ēfarė tė
shkruaj pėr 4 vitet e ardhshme. Ju pėrshėndes duke shpresuar Elona.




35567268340X Megjithėse mė ėshtė miratuar privatizimi mė pengon
Drejtoresha e privatizimeve nė Ministri. Ju lutem mė ndihmoni. Vota ime
ėshtė pėr ju. Mė ktheni pėrgjigje.




35567274644X Hipoteka nuk na jep certifikatat e pronėsisė edhe duke e ditur qe jemi tė PD-sė



35567293004X Nuk jam i zoti tė marr njė tapi shtėpie. Zoti Berisha
pasi mora mesazhin tuaj kam kėtė pėrgjigje. Jam njė anėtar i PD qė nga
viti 1998, nėnkryetar i unionit studentor, anėtar i kėshillit kombėtar
tė forumit rinor tė PD. Jam shumė i zhgėnjyer pėr ato qė ju shkrova.




35567293094X Unė jam V. C. nga familje e persekutuar. Dhe kėrkoj lejen
e eksportit pėr fabrikėn nga ju, qė ma ka bllokuar Emin Gjana dhe qė
punėsohen 250 familje nė fabrikė dhe liqen dhe ju keni hapur kaq vende
pune dhe keni marrė po kaq vota. Me respekt V.C.




35568201051X Kam njė vajze jetime. Jam nė pikė tė hallit. Me respekte
ELISABETA H.. Zoti Sali Berisha jam njė zonje 35 vjeēe dhe kam njė
vajzė 15 vjeēe dhe nuk marr pėrkrahje sociale pėr t'i bėrė dokumentet,
sepse duan lekė nė dorė.




35568202015X Ju mesazh mua Dr.Sherif M.? Mė kanė mohuar cdo lloj
kontributi nė 10 vjet dhe mė kanė refuzuar? Pa punė me doktoraturė nė
profesionin tim? Ne vitet 2005 deri 2008 ju kam nisur 48 mesazhe, shumė
kėrkesa nuk kam gjetur zgjidhje. Kam lexuar diku: nėse tė gėnjejnė
njėherė faji ėshtė i tyre, nėse tė gėnjejnė pėr sė dyti faji ėshtė i
imi, por nėse tė gėnjejnė pėr sė treti sėrish faji ėshtė i imi? Do tė
doja ballė pėr ballė pėr detaje. Sherif M.




35568223542X E mora mesazhin. Realizoni ato qė thoni. Jam oficer me dy
akademi nė Itali dhe nuk mė japin gradėn kolonel. Votoj pėr ju nga 1991
dhe nuk kam pėrkrahje. Nė drejtim janė ata qė votojnė kundra. Mė
ndihmoni Ju. Fatmir K..




35568527626X Jam Shkėlzen M. infermier me arsim tė lartė. Pse thua
rroga ėshtė mbi 3 qind mijė lekė kurse unė marr 230 mijė. Ju lutem mė
ktheni pėrgjigje.



35568601616X Ju faleminderit shumė, por gjatė kohės sė qeverisjes tuaj,
kam humbur shtėpinė nė firmat piramidale. Nqs mė siguroni tė ma ktheni
pėrsėri, i keni votat e familjes.




35569208535X I nderuar Prof. Dr. Z. Berisha, unė besoj nė ato qė ju
keni bėrė, por disa gjėra nuk funksionojnė si duhet. U bėnė disa muaj
qė ju kemi shkruar njė letėr shumė shqetėsuese, deri tani asnjė
pergjigje. Ata, kundėr tė cilėve informojmė, vazhdojne si mė parė. Nėse
vėrtet bėhet drejtėsi, pėrse shkelėsit e ligjit nuk dėnohen? Me respekt
av.L.M.




35569208860X Nė 4 vitet e ardhshme, pėrveēse sukseseve, do tė dėshiroja
tė rikthehesha nė administratė nga ku mė hoqėn padrejtėsisht...




35569209819X Pėrshėndetje, ju ndoqa, ndjeva kėnaqėsi si gjithmonė,
premtues me ekipin tuaj. Por nja 3-4 figura mė kanė dhunuar
familjarisht pėr 4 vjet! Unė e kam vėrtetuar se kam njė rreth. Tė ishit
ju nė vendin tim si do vepronit? Kam 4 vjet qė ju kėrkoj takim, tė
pakten mė zbardh dosjen 123 e 2005 pranė D.P.Q.T. Pres pergjigje.
Faleminderit XH. M.




35569210883X Ti thua qė ėshtė zhdukur korrupsioni nė Shqipėri, ndėrkohė
qė nė Drejtorinė Arsimore Kavajė nuk ėshtė zhdukur. Vajza ime ka 3 vjet
qė ka mbaruar shkollėn dhe drejtori i arsimit s'e fut nė punė, sepse
janė futur nė arsim njerez tė paaftė me arsim tė mesėm dhe pedagogjike.





35569210923X Gjej rastin tė shkruaj. Kam 2 motra me universitet plus
akademi, punojnė gati 8 vjet, si police tė thjeshta, ndėrsa me ligj iu
takon oficere. Nuk kam lėnė vend pa trokitur. Nga ju nuk kėrkoj
privilegj, por thjesht, vetem atė qė ju takon. Shpresoj nga ju. Me
shumė respekt, Ruzhdi D.




35569211543X Kemi humbur besimin. Jam me dy fakultete (publike). Mė
larguan pėrsėri nė dhjetor tė 2005. Vazhdova pėrsėri sipas ligjit me
gjykatėn, fitova kthimin nė vendin e mėparshėm tė punės dhe pagimin me
vlerėn e pagės pėr kohėn e qėndrimit pa punė. Kėtė herė i fitova tė
dyja shkallėt, nė tė parėn dhe tė dytėn nė Apel, ku ka marrė dhe formėn
e prerė, i cili nė bazė tė ligjit ėshtė i detyrueshėm pėr tu zbatuar!?
Mė kanė bllokuar edhe 200 mijė lekė tė vjetra. Pėr kėto ju jam drejtuar
me letėr juve dhe ministrave pėrkatės.




35569212925X Zoti Kryeministėr ! Kur kisha unė hall, ju nuk ma
zgjidhėt, ose tė mė lehtėsonit dhimjen me njė sms. Se mendova qė Partia
ime do vinte drejtesi. Po ju dhe burrit qė ėshtė i operuar nga zemra i
pretė edhe kempin dhe nuk punon dot tė nxjerrė bukėn dhe tė blejė ilaēe
pėr tė mbijetuar, sepse po na rrjepin mjekėt. Ēfarė i thoni ju kėsaj?
Jemi tė zhgėnjyer nga Partia jonė.




35569213609X Jam pushuar nga puna, me tė marre PD-ja Qeverinė (pa asnjė motiv ligjor). Besoj mė kuptuat.....TUNG!.




35569215521X I nderuar Zoti Berisha mė vjen keq t'ju them se kėto katėr
vjet kam kėrkuar dėshpėrimisht tė punėsohem nė profesionin tim si
mėsuese e ciklit fillor. Kam mbaruar me mesatare 9.5 dhe kam mbrojtur
temė diplome e vlerėsuar me noten 10. Por fatkeqesisht drejori i DAR
mendon se nuk ka vende tė lira pavarėsisht se shoqet e mia tė klasės me
mesatare 6 janė punėsuar tė gjitha. Mė vjen keq, por jam zgjėnjyer qė
kam dhėnė votėn pėr ju!





35569216706X Un jam demokrat i flaktė punoj nė ndėrtim me ēmime bajate
pa siguracion dhe mė e keqja nuk na japin as rrogėn. Nuk po kemi lekė
tė nxjerim muajin me bukė e djathė e me domate. Ke tė na thuash ndonje
gjė konkrete? Nuk mė intereson asgjė tjetėr nga ato qė thua ti zotni.





35569225720X I nderuar Z.Berisha Qė prej thirrjes tuaj tė madhe pėr mos
t'i paguar asnjė qindarkė nėpunėsve tė kėtij vendi shpresoj pėr
drejtėsi. Por ju informoj se nė Drejtorinė Arsimore porosia juaj nuk ka
zėnė vend. Jam mėsuese letėrsie e diplomuar nė 1991 dhe qė prej 1997
persekutohem deri mė sot. A. B.




35569235028X Jam njė student. Sot pagova telefonin e shtėpisė, shkonte
afėr 40 mijė lekė tė vjetra, gjė e papranueshme. Si shpjegohet se nuk
ka fatura nga Albtelekomi pra ėshtė abuzim i pastėr pėr mos folur mė
pėr energjinė elektrike, por edhe pėr ujin. Kėto i interesojnė mė shumė
popullit pėr 4 vitet e tjera.




35569236021X Vota ime ėshtė pėr ju dhe do jetė por mundohu tė mbyllėsh kazinotė. Se shkatėrruan familje tė shumta.




35569248941X Me gjithė respektin si individ, pas 30 vitesh nė arsim ka
2 vjet qė jam hequr nga puna e nuk kam ē'tė pres tė mira tė tjera.



35569248951X Jam njė zonjė. Dėshiroj qė tė mė jepen lekėt e kartės
se jam tre persona qė kam marrė kartėn e nuk janė kthyer lekėt.




35569249472X Ju faleminderit pėr sms. Unė jam nipi i njė tė
persekutuari qė kam vuajtur pėr tėrė jetėn dhe nė kohėn e demokracisė
kam punuar polic financiar dhe tatimor dhe me ka larguarAurel
Bylykbashi. Kėrkoj nga ju qė tė mė rikthejnė nė punėn e mėparshme, kur
fisi ynė ėshtė 250 veta dhe nuk ua japim votėn prej padrejtėsive tė
Aurel Bylykbashit.




35569251794X Do tė doja tė bėheshit pjesė e shqetėsimit tim pėr pak.
Sapo dola nga takimi me z.Poni ku mu konfirmua qė dhe rroga e dhėnė me
urdhrin tuaj ėshtė kthyer nga Ministria e Financave. Me besim dhe me
konsideratėn mė tė lartė pėr ju.




35569252011X Z.Kryeminister! jam njė mėsuese. Nuk e di a ju duket
normal fakti qė kanė kaluar mėse 1 muaj e 20 ditė nga marrja e rrogave
dhe nuk jemi paguar akoma dhe ankesa bie nė vesh tė shurdhėt? Pėrse nga
pėrplasjet e dy institucioneve si DART dhe ISKSH ne duhet tė na mohohet
Buka e fėmijėve nė njė kohė qė presim dhe zgjedhje te lira, pėr mė
tepėr tė mos na jepet kurrfarė afati?




35569260606X Z. Kryeministér. Jam dakord me mesazhin tuaj por njerėzit
e familjes time nė kėtė shekull po vuajnė pėr bukėn e gojės. Psh. Motra
me burrin dhe 3 fėmijė nė shkolė ku janė 3 votues mezi po e pėrballojmė
jetesėn.





35569266136X Kemi 4 vjet me njė gjyq pėr njė tokė qė me letra dhe me
ēertifikatė ėshtė e jona, por disa tė tjerė qė kanė shumė para qė i
kanė vėnė duke shitur tokat e Golemit thonė se ėshtė e tyre. Gjyqtarėt
qė kanė marrė lekė sa herė qė shkojmė nė gjyq e shtyjnė muaj pas muaji.





35569268513X Jam student nė Tiranė nė njė universitet privat. Dua t'i
jepet licenca se kemi lėnė gjithė kėto lekė dhe nuk dimė ēfarė tė
bėjmė. Kemi kaluar nė depresion...




35569280594X Z. Kryeministėr jam njė anėtare dhe aktiviste dhe njė e
persekutuar qė kam vuajtur vitet e internimit qysh nė vitet e
fėmijėrisė time. Nė datėn 21 maj mė kanė bėrė njė padrejtėsi. Mė kanė
hequr nga puna si edukatore kopshti ku punoja prej 3 vjetėsh dhe
emėruan njė tjetėr. Ju lutem shumė tė mė ndihmoni pėr kėtė problem pasi
edhe z. Flamur Noka ėshtė i njohur me kėtė problemin tim ju lutem po
keni mundėsi tju takoj per sqarime.




35569304187X Zoti Sali Berisha mė vjen mirė qe kė rregullu Shqipėrinė
dhe po e ēon nė Europė por nėnės time 70 vjeēe i keni hequr pensionin
qė ėshtė dhe e sėmurė. Me respekt L.R.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.YouGoDec.Com
 
SMS-tė pėr Berishėn, si u 'blenė' mijėra vota
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Shkenca Politike :: Politika-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions