Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Njohuri mbi LCD-tė (Liquid Crystal)

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Njohuri mbi LCD-tė (Liquid Crystal) Empty
MesazhTitulli: Njohuri mbi LCD-tė (Liquid Crystal)   Njohuri mbi LCD-tė (Liquid Crystal) Empty22.07.09 3:55

Njohuri mbi LCD-tė (Liquid Crystal)
Harduer / Standarde - 29/06/2004 -
Shkruar nga:
Fisnik ZOGAJ - Njohuri mbi LCD-tė (Liquid Crystal) Gjenero_eposten

Njohuri mbi LCD-tė (Liquid Crystal) Shtype Pėr shtypės

Koment:, Kristali i lėngėt apo LC-ja (angl. Liquid Crystal) ėshtė substancė, e cila sillet si e lėngėt dhe e ngurtė.
Ne kėtė shkrim ju do te mund te lexoni se cka jane LCD-te, si eshte
strukutra e tyre, si punojne dhe se ne cfare paisje elektronike
perdoren.

- Kristalet e lėngėta
- Ēka i bėn tė veēanta kristalet e lėngėta
- Historia e treguesve me kristal tė lėngėt
- Treguesit me kristal tė lėngėt – LCD-tė
- Si punojnė LCD-tė
- Ndėrtimi i njė LCD-je tė thjeshtė
- Teknologjia e LCD-ve
- Publikimet e fundit nė teknologjinė e LCD-ve
- Literatura

Kristali i lėngėt

Kristali i lėngėt apo LC-ja (angl. Liquid Crystal) ėshtė substancė, e
cila sillet si e lėngėt dhe e ngurtė. Nė kėtė kristal, molekulat mund
tė lėvizin pranė njėra tjetrės relativisht lehtė, pothuaj si molekulat
nė lėngje. Megjithatė, tė gjitha molekulat nė kristalin e lėngėt
tentojnė qė tė jenė tė orientuara nė mėnyrė tė ngjashme, pothuaj sikur
rregullimi molekular nė kristalin e ngurtė. Kristalet e lėngėta e
ruajnė natyrėn e tyre tė dyfishtė, tė lėngėt dhe tė ngurtė, vetėm mbi
njė shkallė tė caktuar tė temperaturės dhe shtypjes.
Nė temperaturat mjaft tė larta ose shtypjet e ulėta, renditja
orientuese kalon nė rrotullime tė rastėsishme tė molekulave, duke
shkaktuar qė kristali i lėngėt tė bėhet kristal i zakonshėm. Nė
temperaturat mjaft tė ulėta ose shtypje tė larta, molekulat nė
kristalin e lėngėt humbin mundėsinė e lėvizjes pranė njėra tjetrės dhe
kristali i lėngėt ngurtėsohet.
Shumė klasė tė kristaleve tė lėngėta, pėrfshijnė format nematike,
kolesterike dhe lloje tė ndryshme tė atyre smektike, secila e
karakterizuar me renditje tė ndryshme hapėsinore tė molekulave. Tiparet
optike tė kristalit tė lėngėt, shpesh mund tė manipulohen me
nėnshtrimin e kristalit tė lėngshėm fushės magnetike ose asaj
elektrike, qė e ndėrron orientimin e molekulave tė tij. Pėr shembull,
me zbatimin e njė fushe tė vogėl elektrike, disa substanca tė kristalit
tė lėngshėm, ndryshojnė nga tė kthjellėta nė tė errėta ose fitojnė
aftėsinė e rrotullimit tė dritės sė polarizuar.
Kėto lloje tė kristaleve tė lėngėta, pėrdoren pėr tė ndėrtuar ekranė
(displejė) qė pėrdoren nė ora digjitale, kalkulatorė, televizorė,
kompjuterė dhe pajisje tė tjera.
Disa kristale tė lėngėta, reflektojnė gjatėsi tė ndryshme valore tė
dritės, varėsisht nga orientimi i molekulave tė tyre. Orientimi i
molekulave varet nga temperatura. Kėto lloje tė kristaleve tė lėngėta,
pėrdoren nė termometra, qė paraqesin ngjyra tė ndryshme, qė i
pėrgjigjen temperaturės sė substancės me tė cilėn kristali i lėngėt
ėshtė nė kontakt.

Njohuri mbi LCD-tė (Liquid Crystal) Nxerr_skedarin
Figura 1. a) Kristali i lėngėt dhe b) njė lloj i kristalit tė lėngėt


Ēka i bėn tė veēanta kristalet e lėngėta

Kristalet e lėngėta janė materiale tė renditura pjesėrisht diku nė mes
tė fazave tė tyre tė ngurta dhe tė lėngėta. Molekulat e tyre shpesh
janė nė formė tė shkopinjve apo pllakėzave ose nė forma tė tjera, tė
cilat i nxisin ato qė tė radhiten nė mėnyrė kolektive nė njė drejtim tė
caktuar. Renditja e kristaleve tė lėngėta, mund tė manipulohet me forcė
mekanike, magnetike dhe elektrike. Kristalet e lėngėta janė shumė tė
ndjeshme ndaj temperaturės, pasi qė nė temperaturė shumė tė ulėt ato
shndėrrohen nė kristale tė ngurta, ndėrsa nė temperaturė shumė tė lartė
nė tė lėngėt, dukuri kjo qė mund tė vėrehet nė ekranet e laptopėve kur
ėshtė shumė nxehtė ose shumė ftohtė.



Nė vitin 1960, fizikani teoricient francez Pierre Gilles de Gennes (nė
fotografi), i cili punonte nė magnetizėm dhe super-pėrēueshmėri, ktheu
interesimin e tij nė hulumtimin e kristaleve tė lėngėta dhe shpejt
gjeti analogji magjepse nė mes kristalit tė lėngėt dhe superpėrēuesve
si edhe materialeve magnetike.
Puna e tij ėshtė shpėrblyer me Ēmim Nobel nė Fizikė nė vitin 1991.
Zhvillimi modern i kristaleve tė lėngėta, qė atėherė ka qenė ndikuar
nga puna e Pierre Gilles de Gennes.




Historia e treguesve me kristal tė lėngėt - LCD-ve


Kristalet e lėngėta pėr herė tė parė u zbuluan nė vitin 1888, nga
botanisti austriak Friedrich Reinitzer. Reinitzer, i cili punonte nė
Institutin e Fiziologjisė sė bimėve pranė Universitetit tė Pragės,
vėrejti se, kur ai e shkriu njė kolesterol tė ēuditshėm si lėndė
(kolesteryl benzoatin), nė fillim u bė lėng i turbullt dhe pastaj kur
temperatura u ngrit, u pastrua. Pas ftohjes, lėngu u kthye nė tė kaltėr
para se tė kristalizohet pėrfundimisht.


Njohuri mbi LCD-tė (Liquid Crystal) Nxerr_skedarin
Figura 3. Pamja e LCD-sė nė ekranin e kalkulatorit

Pas tetėdhjetė viteve RCA bėri LCD-nė e parė eksperimentale mė vitin
1968. Qė atėherė, prodhuesit e LCD-ve, vazhdimisht kanė zhvilluar
ndryshimet dhe pėrmirėsimet nė teknologji, duke i sjellur LCD-tė nė
nivel mahnitės tė ndėrlikueshmėrisė teknike.


Treguesit me kristal tė lėngėt – LCD-tė

Treguesit me kristal tė lėngėt (angl.Liquid Crystal Display) janė
tregues apo displejė, tė cilėt nuk emetojnė dritė, por ndikojnė nė
ndryshimin e ndriēimit qė bie nė ta. Nėn ndikimin e tensionit tė
jashtėm, LCD-ja e shpėrhap dritėn, kėshtu qė sipėrfaqja deri atėherė e
ndritshme errėsohet. LCD-ja pėrbėhet prej njė shtrese tė hollė tė
kristalit tė lėngėt tė vendosur ndėrmjet dy sipėrfaqeve prej qelqi, tė
cilat nga ana e brendshme janė tė veshura me njė film pėrēues tė
tejdukshėm me formė tė dėshiruar, si pėr shembull tė segmentit, tė
karakterit ose tė matricės me pika.

Treguesit me kristal tė lėngėt (LCD-tė) janė llojet mė tė zakonshme tė
treguesve me panel (tabllo) tė rrafshėt (angl. Flat Panel Displays -
FDP) dhe qė janė pėrdorur sė tepėrmi qysh nga viti 1970. Tė gjitha
LCD-tė shfrytėzojnė faktin, qė molekulat organike tė caktuara
(kristalet e lėngėta) mund tė riorientohen me anė tė fushės elektrike.
Meqė kėto materiale janė optikisht aktive, struktura e tyre natyrale e
thurur mund tė pėrdoret pėr ta kthyer polarizimin e dritės p.sh. pėr 90
shkallė.


Si punon LCD-ja

Polarizimi i dritės, ka tė bėjė me orientimin fizik tė valėve tė
rrezatuara nė hapėsirė. Nėse vektori i dritės lėkundet nė njė drejtim
tė caktuar, kemi tė bėjmė me dritėn e polarizuar, e cila ėshtė koncept
i rėndėsishėm nė punėn e ekranėve me LCD.

Dihet se drita pėrbėhet prej grimcave qė quhen fotone, tė cilat lėvizin
me shpejtėsi tė dritės. Derisa lėvizė, fotoni lėkundet (dridhet) nė
rrafsh, i cili ėshtė pingul me drejtimin e tij, por brenda kėtij
rrafshi, drejtimi i lėkundjeve ėshtė i rastėsishėm pėr dritė normale
(tė papolarizuar).

Disa procese dėmtojnė drejtimin e lėkundjeve. Pėr shembull, nėse drita
e diellit reflektohet nė sipėrfaqen e rrugės ose nė sipėrfaqen e detit
tė hapur, drita e reflektuar pėrmban mė tepėr lėkundje paralele nė kėtė
sipėrfaqe se nė ate pingule me tė. Nė kėtė rast drita ėshtė polarizuar
pjesėrisht. Disa materiale, siē ėshtė plastika, e pėrdorur nė syzet e
diellit, pėr polarizim, mund tė absorbojė pothuajse tė gjitha elementet
e lėkundjeve (dridhjeve) nė drejtim tė caktuar dhe i lejon vetėm ato tė
lėkundjeve tė drejtimit pingul. Nė syzet normale, drejtimi i lėkundjeve
tė pranuara ėshtė vertikal. Kjo ėshtė pse syzet e diellit pėr polarizim
mund tė pėrdoren pėr tė larguar shkėlqimin verbues tė reflektimit tė
dritės nga sipėrfaqja e rrugės ose sipėrfaqja e detit tė hapur.

Njohuri mbi LCD-tė (Liquid Crystal) Nxerr_skedarin
a)
Njohuri mbi LCD-tė (Liquid Crystal) Nxerr_skedarin
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Njohuri mbi LCD-tė (Liquid Crystal) Empty
MesazhTitulli: Re: Njohuri mbi LCD-tė (Liquid Crystal)   Njohuri mbi LCD-tė (Liquid Crystal) Empty22.07.09 3:55

b)
Figura 4. Pamja kahjes sė rrezeve tė dritės, a) sė papolazizuar dhe b) tė polarizuar

Kėto katėr shigjeta (nėn a), paraqesin rrezet e papolarizuara tė
dritės. Siq mund tė shihni, shigjetat anojnė nė drejtime tė
rastėsishme. Katėr shigjetat paralele (nėn b) paraqesin dritėn e
polarizuar.
Pėr tė polarizuar dritėn, mund tė pėrdoret filtri polarizues ēfarė ka nė syze tė diellit.
Por, ēka ka tė bėjė kjo me LCD-tė ?
LCD-tė konvencionale nė parim pėrbėhen nga njė pako prej dy
polarizuesve tė kundėrt me kristal tė lėngėt nė mes. Nėse molekulat
shtrihen pingul me rrafshin e polarizuesve, do tė thotė pėrgjatė
drejtimit tė rrezeve tė dritės, ato nuk kanė ndikim nė gjendjen e
polarizimit. Si rrjedhim, polarizuesit e kundėrt nuk do tė lėshojnė
dritėn tė depėrtojė. Celula nuk duket mė. Nė anėn tjetėr, nėse
molekulat rregullohen (renditen), tė jenė paralel me rrafshin e
polarizuesve, do tė thotė, nė rrafshin nė tė cilin lėkundet drita,
prania e kristalit tė lėngėt do tė ndikoj (veproj) fuqishėm nė gjendjen
polarizuese.

Njohuri mbi LCD-tė (Liquid Crystal) Nxerr_skedarin
Figura 5. Parimi i punės sė LCD-ve

Nė kėtė rast, ndodh qė lėkundjet e dritės e shoqėrojnė kėtė gėrshetim
nga njė polarizues nė tjetrin, kėshtu qė tėrė drita nė fakt e kalon
celulėn pa u absorbuar, pavarėsisht nga fakti se polarizuesit janė tė
kundėrt.
Prandaj celula duket e shndritshme. Siē ėshtė cekur mė herėt, kristalet
e lėngėta janė tė ndjeshme ndaj forcave elektrike. Nėse e zbatojmė njė
fushė mjaft tė fortė elektrike nė kristal tė lėngėt tė llojit tė duhur,
molekulat e tij do tė renditen vetėvetiu paralel me fushėn elektrike.
Pra tani, duke zbatuar tension mbi celulėn e kristalit tė lėngėt, do tė
thotė se pėrgjatė drejtimit tė dritės, do tė prishet gėrshetimi dhe nė
vend tė kėsaj shtyhen molekulat nė drejtim, nė tė cilin ato nuk
ndikojnė nė gjendjen polarizuese tė dritės. Tani, e tėrė drita ėshtė
absorbuar nga polarizuesit e tėrthortė (tė kundėrt) dhe celula nuk
duket mė kur nė tė vepron fusha elekrike.
Me krijimin e njė matrice prej katrorėve, qė nė vend tė caktuar
kontrollon gjendjen e gėrshetimit nė hapėsirat e tyre pėrkatėse, do tė
fitohet njė LCD, qė pėrmban numėr tė madh tė pikselėve.
Por, gjėrat fillojnė tė bėhen mė interesante, kur ne dėshirojmė ekran
LCD me ngjyra edhe pse kemi tė bėjmė me njė proces mjaft tė komplikuar.
Pothuaj se sikur njė monitor me gyp katodik (CRT) qė ka tri pika tė
ngjyrosura fosfori tė ndryshme pėr secilin piksel (RGB technology,
Red–Green–Blue), LCD-ja me ngjyra ka tri sektore tė LCD-sė pėr secilin
piksel, njėrin tė lyer me tė kuqe, njėrin me tė gjelbėr dhe tjetrin me
tė kaltėr.

Ndėrtimi i njė LCD-je tė thjeshtė

Kombinimi i katėr fakteve nė vijim, i bėn tė mundshme LCD-tė:

- Drita mund tė polarizohet
- Kristalet e lėngėta mund tė transmetojnė dhe ndėrrojnė polarizimin e dritės
- Struktura e kristaleve tė lėngėta mund tė ndėrrohet nga rryma elektrike
- Ka substanca tė tejdukshme qė mund tė pėrēojnė elektricitetin.

LCD-ja ėshtė pajisje qė pėrdorė kėto katėr fakte nė mėnyrė tė ēuditshme!


Njohuri mbi LCD-tė (Liquid Crystal) Nxerr_skedarin
Figura 6. Pamja e shtresave pėrbėrėse tė LCD-sė

Ndėrtimi i njė LCD-je ėshtė mė thjeshė se qė mund tė mendohet. Fillohet
me kristalin e lėngėt tė vendosur nė mes dy shtresave tė holla tė
qelqta sikur ėshtė shpjeguar mė lart dhe i shtohen dy elektroda tė
tejdukshme.
Nė figurėn 6 janė paraqitur shtresat qė e pėrbėjnė LCD-nė: nga njė
pasqyrė (A) e cila e bėn atė tė jetė reflektuese, pastaj njė shtresė
prej qelqi (B) me njė shtresė tė hollė tė polarizuar nė anėn e poshtme
dhe njė rrafsh i elektrodės sė pėrbashkėt (C) i pėrbėrė nga indiumi -
oksidi i kallajisur i vendosur sipėr. Rrafshi i elektrodės sė
pėrbashkėt mbėshtjellė hapėsirėn e tėrė tė LCD-sė. Sipėr tij ėshtė njė
shtresė e substancės sė kristalit tė lėngėt (D). Pastaj vjen njė tjetėr
pjesė e qelqtė (E) me njė elektrodė nė formė tė drejtėkėndėshit nė
pjesėn e poshtme dhe nė pjesėn e sipėrme vjen njė tjetėr shtresė e
hollė pėr polarizim (F), nė kėnd tė drejtė me tė parėn..
Elektroda ėshtė e montuar nė burimin e energjisė si njė bateri. Kur aty
nuk ka rrymė elektrike, drita, duke depėrtuar nėpėrmjet ballit tė
LCD-sė, thjeshtė do tė qėlloj pasqyrėn dhe do tė kėrcej prapė jashtė.
Por kur bateria i furnizon elektrodat me rrymė elektrike, kristalet e
lėngėta nė mes tė rrafshit tė pėrbashkėt tė elektrodave dhe elektrodave
nė formė tė drejtėkėndėshit, shthuren dhe nuk e lejojnė dritėn tė
depėrtoj nė atė vend. Kjo e bėn qė LCD-ja, ta paraqesė drejtėkėndėshin
si njė hapėsirė tė zezė.

Teknologjia e LCD-ve
LCD-ja ėshtė teknologji, e cila pėrdoret nė ekranet e kompjuterėve
laptopė, kompjuterėve tė vegjėl, pajisjeve portabėl pėrfshirė
pejgjerėt, telefonat celularė, PDA-tė, EPOS-sėt dhe nė monitorėt e
instrumenteve tjera. Sikurse teknologjia e diodave dritė-emetuese (LED-at)
dhe gas plazmave, LCD-tė lejojnė ekranet qė tė jenė shumė mė tė hollė
pėr nga paketimi se ato me teknologji tė gypit katodik (angl. Cathode
Ray Tube-CRT) dhe kanė pėrparėsi, pasi qė shpenzojnė mė pak rrymė
elektrike. Nė figurėn nė vijim janė paraqitur disa pajisje tė cilat
pėrdorin LCD edhe pse ato janė tė shumta, pasi qė nė ditėt e sotme gati
ēdo pajisje ka njė ekran kontrollues tė integruar, qė pėrbėhet nga
LCD-tė dhe qė kontrollon pajisjen, me njė fjalė ajo ėshtė ēdokund rreth
nesh.

Njohuri mbi LCD-tė (Liquid Crystal) Nxerr_skedarin
Figura 7. Pamje e disa prej pajisjeve qė pėrdorin LCD-tė

Publikimet e fundit nė teknologjinė e LCD-ve

Polymer Vision, bijė e kompanisė sė madhe elektronike Philips, ka
prezantuar ekranin e parė mbėshtjellės tė ndėrtuar prej LCD-ve me
teknologjinė TFTLCD apo tė LCD-ve me transistorė me shtresė tė hollė
(angl. Thin Film Transistors –TFT). Ekrani monokromatik ka diagonale
prej 12 cm (5 inē), me rezolucion 320x240 pikėsh dhe mund tė mbėshtillet nė vetėm 2 cm.
Nė vend se tė ketė bazė prej qelqi, inxhinierėt e Polymer Vision,
transistorėt tė cilėt shėrbejnė pėr kontrollimin e secilės pikė, i kanė
vendosur nė plastikėn mbėshtjellėse dhe nė kėtė mėnyrė kanė krijuar njė
ekran tė tėrė, i cili mund tė mbėshtillet madje edhe kur nė tė
paraqitet forografia.
E tėrė komponentja ėshtė e trashė vetėm 25 mikronė, nėn tė cilin
gjendet tablloja (paneli) 200 mikronėsh prej "lėngut elektronik".
Tensioni nevojitet vetėm pėr tė ndėrruar fotografinė e paraqitur, por
jo edhe qė ajo tė mbetet e paraqitur, gjė qė kėtė teknologji e bėn tė
pėrshtatshme pėr shfrytėzim nė aparate, tė cilat kushtėzohen nga
shpenzimi i vogėl, praktikisht nė tė gjitha aparatet mobile. (1 Shkurt
2004 – "Nature Materials")


Njohuri mbi LCD-tė (Liquid Crystal) Nxerr_skedarin
Figura 8. Pamje tė ekranit mbėshtjellės tė publikuar nga Polymer Vision - Philips

LITERATURA

ENCARTA – Microsoft® Encyclopedia Deluxe 2003
http://www.howstuffworks.com nga Jeff Tyson
http://www.nobel.se
http://www.thetartan.org nga Joe Elliot
http://www.atip.org
http://home.gwi.net
http://cgi.ebay.com
Koha Ditore, pėrkatėsisht nga magazina shkencore "Nature Materials"
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Njohuri mbi LCD-tė (Liquid Crystal)
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Bota e Kompjuterit :: Gjuhe Programimi-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions