Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Edi Martini merr timonin e Vllaznise

Shko poshtė 
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Edi Martini merr timonin e Vllaznise Empty
MesazhTitulli: Edi Martini merr timonin e Vllaznise   Edi Martini merr timonin e Vllaznise Empty30.12.09 5:33

Edi Martini merr timonin e Vllaznise



Tėrhequr mė 30 Dhjetor 2009


Edi Martini merr timonin e Vllaznise Vllaznia-tifozetPritej
prej kohesh, por vetem dje eshte zyrtarizuar. Trajneri i Vllaznise do
te jete Edi Martini. Nje emer i njohur, i cili prej disa javesh ka
qarkulluar si nje trajner “hije”, deri ne momentin e shkarkimit te
ish-teknikut Roland Lui, aventura e te cilit zgjati vetem 12 jave, pasi
kishte zene vendin e Hasan Likes pas javes se peste te ketij sezoni.
Dje eshte bere ne klub edhe prezantimi para mediave. Ish-futbollisti i
njohur shkodran, Edi Martini, do te kete ne krahun e tij te djathte si
keshilltar teknik nje tjeter emer te njohur te futbollit shkodran dhe
atij shqiptar, pikerisht Ramazan Rragam. Ky i fundit do te jape
kontributin e tij per te dhene keshilla ne lidhje me merkaton, procesin
stervitor etj. Ceremonia e prezantimit te tyre eshte zhvilluar dje ne
oren 13:00, ne zyrat e klubit. Vete trajneri i ri ka pohuar se gjithnje
ka pasur nje deshire te madhe per te drejtuar nje dite Vllaznine,
skuadren e tij te zemres. Ndaj nuk mund ta refuzonte ne keto momente,
edhe pse eshte ne nje situate te veshtire. Por ai ka theksuar se nuk u
trembet sfidave, te cilat kane qene gjithnje pjese e karrieres se tij.
“Per do trajner eshte kenaqesi te drejtoje Vllaznine dhe kuptohet edhe
per mua eshte keshtu. Ndoshta dika me teper, ngaqe kjo skuader me dha
emer.Megjithate une falenderoj presidentin Fushaj per besimin qe me
dha. E kam te qarte se gjerat nuk jane aty ku duhet, por mund t’ia
dalim. Kam besim per kete dhe kur ke besim, edhe rezultatet do vijne”,
nenvizoi Martini. Edi Martini, 34 vje, ka nje karriere relativisht te
re si trajner. Eksperienca e tij nis me Luftetarin, kur skuadra
gjirokastrite bente pjese ne Superiore ne sezonin 2006-2007. Martini
drejtoi sezonin e kaluar, duke arritur ta shpalle skuadren kurbinase
kampione te Kategorise se Pare, madje shkodrani kreu edhe nje pjese te
mire te fazes pergatitore te Lait. Ne karrieren si trajner te Martinit
eshte edhe Kombetarja shqiptare e minifutbollit. Ne sezonin aktual te
kampionatit te 7-te te Futbollit ne Salle, Martini luante me ekipin e
minifutbollit te Vllaznise, madje duke qene golashenues i rregullt.
Gjate karrieres se tij si futbollist, perve Vllaznise, ka luajtur edhe
me Luftetarin, Beselidhjen dhe Apolonine, duke fituar edhe “kepucen e
arte” me 14 gola ne sezonin 1993-1994 me fanellen e Vllaznise.Martini
ka luajtur edhe jashte Shqiperise, ne Slloveni (Svoboda), Austri
(Klagenfurt) dhe Gjermani (Entraht Frankfurt). Menjehere preferon t’i
futet punes. Merkatoja e dimrit dhe faza pergatitore shihen si
shpetimtaret per objektivat e minimizuara maksimalisht tashme te
Vllaznise. “Do fillojme pune me 4 janar me fazen pergatitore. Gjate
ketyre diteve, nderkohe do shohim mundesine e afrimit te ndonje lojtari
cilesor. Kuptohet qe eshte e veshtire, sepse lojtaret e mire nuk jane
te lire ne keto momente, por do mundohemi te bejme me te miren e
mundshme. Besoj se do bejme dika, por me mire t’ia leme kohes”. Per
momentin ende nuk eshte bere e njohur pjesa tjeter e stafit teknik,
ndersa pritet qe ne rolin e ndihmestrajnerit te jete serish Esat
Rakiqi, me te cilin ka punuar edhe te Lai.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
 
Edi Martini merr timonin e Vllaznise
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Liverpuli merr tre pike ne minutat shtese
» Champions League spektakli merr udhe
» Angela Martini

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Sport :: Lajme Sportive-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | Society and Culture | Beauty, Celebrities, Fashion | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions