Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Moisiu: Uroj tė mos pėrsėritet mė 2009

Shko poshtė 
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Moisiu: Uroj tė mos pėrsėritet mė 2009 Empty
MesazhTitulli: Moisiu: Uroj tė mos pėrsėritet mė 2009   Moisiu: Uroj tė mos pėrsėritet mė 2009 Empty30.12.09 5:57

Moisiu: Uroj tė mos pėrsėritet mė 2009



Tėrhequr mė 30 Dhjetor 2009


TIRANĖ
- Pėr ish-Presidentin e Republikės, Alfred Moisiu, viti 2009-tė ishte
njė vit zhgėnjyes, ndėrkohė qė shqiptarėt prisnin njė hap tjetėr
pozitiv drejt konsolidimit tė demokracisė dhe afrimit me ėndrrėn e
integrimit nė BE. Nė intervistėn e dhėnė pėr gazetėn "Shekulli", Moisiu
sheh si zgjidhje tė krizės hapjen e kutive tė votimit, ndėrkohė qė
shpreson se viti 2010-tė do t'i bėjė politikanėt shqiptarė qė tė gjejnė
zgjidhjet e duhura. Z. Moisiu, sapo u mbyll njė vit politik, i cili
shoqėroi jo vetėm data tė rėndėsishme pėr Shqipėrinė, por u zhvilluan
edhe zgjedhjet parlamentare, pėr tė cilėn ende sot dy forcat kryesore
politike nė vend ndajnė qėndrime krejt tė kundėrta. Nė kėndvėshtrimin
tuaj, si ka qenė viti 2009-tė pėr ju?
Vitin 2009-tė, jo vetėm unė, por besoj tė gjithė shqiptarėt e prisnin
si njė hap tjetėr pozitiv drejt konsolidimit tė demokracisė dhe afrimit
me ėndrrėn e integrimit nė Bashkimit Evropian. Nė realitet doli njė vit
deziluzioni dhe shpresoj e uroj qė pėr 2010-ėn tė mos na pėrsėritet.
Ēfarė note do t'i vinit klasės politike shqiptare, njė vendi anėtar nė
NATO dhe qė aspiron integrimin nė BE?
Si mund tė flasėsh pėr nota, pas mendimit qė thashė mė sipėr.
Si do ta vlerėsonit qeverinė PD-LSI nė 100 ditėt e saj tė para tė
qeverisjes? Ėshtė e vėshtirė tė bėsh vlerėsime tė sakta, kur pas gati
20 vjet demokracie, shikon qė Kuvendi ėshtė i pėrgjysmuar.
Opozita e ka tė qartė, tashmė, qėndrimin e saj. Ajo nuk do tė bėhet
pjesė e Kuvendit, por edhe kompromisit tė kėrkuar nga ana e mazhorancės
nė rast se nuk do tė hapen kutitė e votimit. Si e shikoni zgjidhjen e
kėtij ngėrēi, ndėrkohė qė mazhoranca pėrjashton kategorikisht kėtė
kėrkesė?
Jam shprehur edhe herė tė tjera se jam nė favor tė kėrkesės pėr hapjen
e kutive. Ėshtė e vėrtetė qė hapja e kutive pėr njė vend qė ka 20 vjet
demokraci dhe ėshtė anėtar i NATO-s nuk ėshtė aspak normale, por
gjithashtu mendoj se duhet bėrė njė operacion i vėshtirė pėr tė sjellė
nė normalitet procesin zgjedhor nė vendin tonė. Ēuditėrisht, gjatė
gjithė kėtyre viteve, zgjedhjet mė tė mira kanė qenė ato tė marsit
1992, d.m.th., tė fillimit tė proceseve demokratike, ndėrsa mė vonė nė
vazhdimėsi, veēanėrisht qė nga viti 1996 zgjedhjet te ne kanė pasur
probleme. Nė vazhdimėsi vėzhguesit ndėrkombėtarė nė pėrfundim tė tyre
kanė deklaruar- shans i humbur, nuk janė arritur standardet e kėrkuara
ose janė bėrė pėrparime, por ende ka probleme me arritjen e
standardeve, e tė tjera pėrcaktime tė kėtij lloji. Shtrohet pyetja, pse
na ndodhin kėto fenomene, sipas meje, arsyeja ėshtė sepse te ne forcat
politike ose duan tė qėndrojnė nė pushtet me ēdo kusht apo duan ta
marrin atė me ēdo kusht. Njė fenomen i tillė nuk mund tė vėrehet nė
asnjė vend demokratik. Pėr fat tė keq te ne nė ēdo aspekt shihet
zbatimi me besnikėri i kėtyre parimeve Makiaveliste. Kėshtu, sipas
meje, nė qoftė se vėrtet duam qė ta shėrojmė kėtė plagė tė rėndė tė
demokracisė shqiptare, ėshtė e nevojshme tė hapen kutitė, pėr dy arsye
kryesore: E para - Tė dalė nė shesh kush ka dhe s'ka tė drejtė pėr kėtė
pretendim;
- E dyta - Qė mė duket mė e rėndėsishmja, ata komisionerė qė janė bėrė
vegėl partiake pėr tė deformuar rezultatet e zgjedhjeve duhet tė
pėrgjigjen njė herė fort pėrpara drejtėsisė, tė cilės do anė qofshin.
Vetėm kėshtu, komisionerėt do tė mėsojnė, qė nė zgjedhjet pasardhėse,
nuk do t'i binden mė telefonatave partiake, por ligjit. Zgjidhja pa
tjetėr qė duhet gjetur, kėshtu nuk mund tė vazhdohet, aq mė tepėr me
brutalitet dhe mungesė kulture qytetare e politike. Populli thotė se
uthulla e fortė kris enėn e saj. Pra, politikanėt tanė duhet tė ulen e
t'i diskutojnė kėto probleme jo thjesht nė interesin e tyre partiak,
por nė interesin e popullit shqiptar.
Prej kohėsh, Presidenti i Republikės ia ka lėnė nė dorė partive
politike qė tė zgjidhin krizėn politike. Sipas tij, zgjidhja e kėsaj
situate varet nga vetė vullneti i partive politike. Nė fakt juve, nė
kėndvėshtrimin e njė ish-presidenti, ēfarė zgjidhje do tė jepnit?
Nuk jam i mendimit se unė mund tė jap sugjerime dhe kėshilla pėr
Presidentin. Nė Shqipėrinė tonė ėshtė e vėshtirė tė japėsh receta,
sepse jemi kthyer nė njė vend me shumė tė papritura. Presidenti, i
cili, sipas kushtetutės, ėshtė simbol i unitetit mund tė ndėrhyjė, por
te ne tė gjithė duan tė bėhen presidentė. Nė qoftė se forcat politike
nuk shfaqin dėshirėn dhe gatishmėrinė pėr t'u ulur pėr bisedime, pėr
kreun e shtetit do tė ishte e vėshtirė tė ndėrmerrte ndonjė hap
konkret. A duhet ta zgjidhė kėtė krize Rama dhe Berisha apo do tė jenė
negociatorė sėrish ndėrkombėtarėt?
Nuk e di kur do tė shėrohemi nga sėmundja e inferioritetit ndaj
ndėrkombėtarėve. Unė do tė preferoja qė kėtė krizė ta zgjidhė vetė
politika shqiptare dhe ajo i ka mundėsitė, kur ėshtė ulur dhe ka
menduar me seriozitet pėr fatet e vendit, ajo ia ka dalė tė gjejė
zgjidhje. Do tė ishte nė nderin e politikanėve shqiptarė qė tė gjenin
rrugė daljen e duhur nga situata e krijuar.
Nėse jo, a mendoni se zgjedhjet e parakohshme do tė ishin mėnyra e
vetme e zgjidhjes sė krizės?
Ėshtė e vėshtirė tė jepen receta, por ēdo zgjidhje mund tė jetė e
mundshme. Rėndėsi ka qė tė dilet nga ky batak i rėndė dhe i rrezikshėm
ku kemi hyrė. Kam pėrshtypjen qė politikanėt tanė ende nuk po kuptojnė
se po nuk u mėsuam tė respektojmė njėri-tjetrin, nuk kemi pse tė presim
qė tė na dėgjojnė dhe tė na respektojnė tė tjerėt.
Pėr vitin 2010, parashikoni tė njėjtėn klimė tė nxehtė politike nė
vend?
Kam mendimin se ky vit duhet t'i bėjė politikanėt tanė tė gjejnė
zgjidhjet e duhura. Me kėtė rast dėshiroj t'i drejtohem tė gjithė
shqiptarėve me urimet mė tė mira pėr vitin 2010-tė. Shpresoj qė nė tė
ardhmen populli ynė tė jetė mė i vėmendshėm ditėn e votimit.
Kutitė e votimit Nė qoftė se vėrtet duam qė ta shėrojmė kėtė plagė tė
rėndė tė demokracisė shqiptare, ėshtė e nevojshme tė hapen kutitė, pėr
dy arsye kryesore: E para - Tė dalė nė shesh kush ka dhe s'ka tė drejtė
pėr kėtė pretendim; E dyta - Qė mė duket mė e rėndėsishmja, ata
komisionerė qė janė bėrė vegėl partiake pėr tė deformuar rezultatet e
zgjedhjeve duhet tė pėrgjigjen njė herė fort pėrpara drejtėsisė, tė
cilės do anė qofshin. Vetėm kėshtu, komisionerėt do tė mėsojnė, qė nė
zgjedhjet pasardhėse, nuk do t'i binden mė telefonatave partiake, por
ligjit.
Pėr rolin e Presidentit Nuk jam i mendimit se unė mund tė jap sugjerime
dhe kėshilla pėr Presidentin. Nė Shqipėrinė tonė ėshtė e vėshtirė tė
japėsh receta, sepse jemi kthyer nė njė vend me shumė tė papritura.
Presidenti, i cili, sipas kushtetutės, ėshtė simbol i unitetit mund tė
ndėrhyjė, por te ne tė gjithė duan tė bėhen presidentė. Nė qoftė se
forcat politike nuk shfaqin dėshirėn dhe gatishmėrinė pėr t'u ulur pėr
bisedime, pėr kreun e shtetit do tė ishte e vėshtirė tė ndėrmerrte
ndonjė hap konkret. Pėr vitin 2010 Kam pėrshtypjen qė politikanėt tanė
ende nuk po kuptojnė se po nuk u mėsuam tė respektojmė njėri-tjetrin,
nuk kemi pse tė presim qė tė na dėgjojnė dhe tė na respektojnė tė
tjerėt. Kam mendimin se ky vit duhet t'i bėjė politikanėt tanė tė
gjejnė zgjidhjet e duhura. Me kėtė rast dėshiroj t'i drejtohem tė
gjithė shqiptarėve me urimet mė tė mira pėr vitin 2010-tė. Shpresoj qė
nė tė ardhmen populli ynė tė jetė mė i vėmendshėm ditėn e votimit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
 
Moisiu: Uroj tė mos pėrsėritet mė 2009
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nje Pershendetje Kur Hyni Dhe Kur Dilni Nga Forumi?
» Va - Hitbox 2009 Volume 2 (2009)
» Zen (2009)
» 17 Again (2009)
» Jashnn (2009)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Shkenca Politike :: Politika-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions