Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 El Sajed, dashuria ime pėr Shqipėrinė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

El Sajed, dashuria ime pėr Shqipėrinė Empty
MesazhTitulli: El Sajed, dashuria ime pėr Shqipėrinė   El Sajed, dashuria ime pėr Shqipėrinė Empty09.01.10 5:54












El Sajed, dashuria ime pėr Shqipėrinė A_513
Publikuar me: 08 Qer 2009

Hueyda
El Saied tregon eksperiencėn e fundit televizive, drejtimin e
Festivalit Mbarėkombėtar tė Kėngės pėr Fėmijė. Si ka qenė fėmijėria e
njė vajze me ngjyrė nė Shqipėri dhe dashuria me Benjaminin
Pėr
herė tė parė, Festivali Mbarėkombėtar i Kėngės pėr Fėmijė realizuar nė
Shkodėr, po drejtohet nga njė prezantuese ndryshe... Hueyda El Saied ka
marrė pėrsipėr tė drejtojė kėtė festival, i cili realizohet pėr tė
47-tin vit radhazi. Ajo, prej tė enjtes ėshtė nė Shkodėr, ndėrsa sot
pėrgatitet pėr natėn finale.

gjithė e mbajnė mend Hueydėn 16 vjeēe tė kėrcente nė spektaklet e
organizuar nė Shqipėri. Ngjyra ēokollatė e lėkurės, floku "tmerrėsisht"
kaēurrel, mėnyra e ėmbėl e tė shprehurit, e bėnė atė njė nga
personazhet mė tė pėlqyera televizive.

njė intervistė pėr Sh2-shin, Hueyda, tashmė 34-vjeēare, rrėfen
kėnaqėsinė e tė drejtuarit njė festival pėr fėmijė, por jo vetėm.
Tregon pėr daljen e njė libri tė tretė, por kėtė herė nė frėngjisht dhe dashurinė e "fortė" qė po pėrjeton me Benjaminin Hueyda, po drejtoni Festivalin Mbarėkombėtar tė Kėngės pėr Fėmijė nė Shkodėr, si ndiheni nė kėtė pozicion? Ėshtė
njė eksperiencė shumė interesante. Aq mė tepėr qė, kur kam qenė fėmijė,
ky festival me ka bėrė tė ėndėrroja. Me pak fjalė, po realizoj nė njė
farė mėnyre, njė ėndėrr tė hershme.
Ēfarė do tė thotė tė jesh mes fėmijėve? Do
tė thotė shumė gjėra njėkohėsisht dhe ky fakt mė vė pėrballė
pafajėsisė, ēiltėrsisė, gjithēkaje qė nuk ka fare lidhje me tė
llogariturit, si dhe jam e gėzuar qė disa vite mė pas do tė kem mundėsi
tė mburrem duke thėnė: "Ai vėrtet ėshtė i suksesshėm dhe i famshėm
tani, por unė e kam njohur kur ai kėndonte nė festivalin e fėmijėve".
Kjo eksperiencė dhe qėndrimi mes fėmijėve, a ju kujton moshėn tuaj tė fėmijėrisė, ndjeni nostalgji pėr atė kohė?Sigurisht, ajo mė kujton pasionin e hershėm qė unė kam pasur pėr artin, si fillim violinėn dhe mė pas pėr kėrcimin. E kush nuk ka nostalgji pėr fėmijėrinė e tij? Si e kujton Hueyda veten tė vogėl, nė kopsht apo nė shkollė fillore? Cilėt ishin miqtė e saj, si luaje me shoqet? Kam
qenė njė fėmijė shumė ēapkėn, por qė dija se ēfarė doja. Jam unė qė
vendosa njė ditė tė studioja pėr violinė, por jo vetėm kaq, doja tė
luaja si Paganini, e pastaj e tradhtova violinėn, pasi doja tė bėhesha
si Jozefin Baker, njė balerine-kėngėtare amerikane. Ndėrsa mikesha ime
mė e mirė ka qenė ime mė, e cila mė ka inkurajuar gjithnjė nė zgjedhjet
e mia.
Fakti qė je njė person me ngjyrė, tė ka krijuar probleme nė moshė tė vogėl, si tė shihnin miqtė e tu bashkėmoshatarė? Ajo
qė mė kujtohet ėshtė se kam pasur njė fėmijėri shumė tė bukur. Kam
pasur shumė shokė e shoqe dhe ndryshimi im fizik ka qenė forca ime.
Jeni
njohur nė Shqipėri, por jo vetėm, keni kaluar momente shumė tė bukura
tė karrierės suaj edhe nė Francė si balerinė. Keni hequr dorė
pėrfundimisht nga kėrcimi?

tė themi qė pėr momentin mė pėlqen mė shumė tė shoh tė tjerėt tė
kėrcejnė. Po ku i dihet, ndoshta njė ditė dhe mund t'i rikthehem skenės
si kėrcimtare.
Keni qenė pėr njė periudhė kohe prezantuese e emisioneve tė ndryshme televizive, ēfarė ju ka dhėnė kjo eksperiencė?
emisionet e mia nuk kam qenė vetėm prezantuese, kam shkruar skenarin,
si dhe kam bėrė producenten. Ka qenė njė eksperiencė mjaft e frytshme,
pasi mė ka dhėnė mundėsi qė tė shprehem nė forma tė ndryshme.
A do t'ju shohim sėrish me njė program dhe format tuajin nė ekran? Prej
mė shumė se njė viti e gjysmė jam shpėrngulur nė Paris, ku vazhdoj
karrierėn time, po nė televizion, por nė njė pozicion tjetėr, atė tė
aktores sė njė telenovele.
Pjesėmarrja
ime si prezantuese nė Festivalin e 47-tė Mbarėkombėtar tė Kėngės pėr
Fėmijė, ėshtė njė pėrjashtim qė bėra, pasi kėtu jam pėrkohėsisht dhe
pėr arsye tė tjera, qė s'kanė asnjė lidhje me artin. Por ishte shumė e
vėshtirė t'i thosha jo njė propozimi kaq tė bukur, tė bėrė nga drejtori
i kėtij festivali, zoti Kujtim Alia dhe skenaristes Manjola Lloja
Bushati.
Pėrveē kėtyre, jeni autore edhe e dy romaneve. Sa pėr qind prej Hueyedės ka nė ata libra, keni ndonjė libėr tjetėr nė dorė?
shkruarit ėshtė njė tjetėr pasion i imi. Por nuk shkruaj vetėm
autobiografi (qesh), pasi mendoj qė ē'ka mė pret nesėr dhe nė ditėt nė
vijim do tė jetė mė interesante se e djeshmja.
Kam mbaruar sė shkruari njė libėr tė tretė, kėtė radhė nė frėngjisht, i cili do tė botohet nė Francė, nė shtator. Flasim pak pėr Hueyden tė dashuruar, keni njė person nė zemėr qė ju qėndron pranė momentalisht? Jeni e dashuruar? Unė
kam shumė persona nė zemėr, prindėrit, gjyshen (qesh). Le tė themi qė
dashuria ime ka dalė dhe jashtė kėsaj lidhjeje gjaku (qesh). Po, jam e
dashuruar.
Ēfarė duhet tė ketė mashkulli qė tė jetė me ju? As mė shumė e as me pak ēfarė ka Benjamini. Keni kėrcyer, kėnduar, shkuar, aktruar, si qėndrojnė bashkė tė gjithė kėto pasione tek ju? Gjithēka kam bėrė ėshtė frut i pasionit dhe dėshirės pėr t'u shprehur nė forma tė ndryshme.
shqetėsojnė thashethemet qė thuhen pėr ty? Cili ėshtė ai mė i ēuditshmi
qė tė ka bėrė pėrshtypje, ai me tė cilin ke qeshur dhe ai me tė cilin
je mėrzitur?
Kam
kohė qė nuk merrem me thashethemet qė thuhen pėr mua. Ma merr mendja qė
qarkullojnė tė tilla, ashtu siē e di qė do tė ketė derisa unė do tė
vazhdoj tė pėrballem me publikun, cilado qoftė forma artistike qė do tė
ushtroj.
Por,
mund t'ju them vetėm gjė, kur isha e vogėl, katėr-pesė vjeē, me sa
duket paskam dashur tė kem njė vėlla, e nisur nga kjo dėshirė, kisha
sajuar njė histori, ku u thosha tė gjithėve se im atė kishte marrė me
vete nė Arabi Saudite tim vėlla.
Sigurisht,
disa javė me pas, e kisha harruar kėtė histori. Jo mė shumė se disa
muaj mė parė, tek parukierja dėgjova dikė tė thoshte me shumė bindje se
kur tim atė e kishin pėrzėnė nga Shqipėria, ai kishte marrė djalin,
ndėrsa nėnės sime i kishte rėnė pėr rrisk tė mė mbante mua" (qesh).
Aktore nė njė telenovelė franceze Ėshtė
larguar nga Shqipėria pėr tė shijuar njė ofertė mė tė mirė qė ka marrė
nga Franca. Aktore nė njė telenovelė, e ku ka mė mirė. Hueyda El Saied
duhet tashmė ta marrė mė shpesh avionin mes kėtyre shteteve.
Ajo
ėshtė pėrzgjedhur tė luajė rolin e Leas nė telenovelėn policore mė tė
famshme franceze, "Femmes de loi", e cila transmetohet prej 7 vitesh nė
kanalin televiziv shtetėror "TF1".
Hueyda
momentalisht ėshtė rikthyer tė jetojė nė Paris. Ky ėshtė njė shans
tjetėr qė i ka trokitur nė derė asaj, duke realizuar kėshtu veten. Ajo
nuk ėshtė nga ato vajza qė pretendon se fati vjen nga qelli, duke
pohuar vazhdimisht se pėr njė gjė ėshtė e sigurt, se gjithmonė di ta
provokojė shansin.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
 
El Sajed, dashuria ime pėr Shqipėrinė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shqiptare votoni per shqiperine Albania
» Berisha Ne 2017-n do e shnderrojme Shqiperine ne vendin me te zhvilluar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Tema Shoqerore :: Tė ndryshme-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions