Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Dashuria do na shpėtojė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Dashuria do na shpėtojė Empty
MesazhTitulli: Dashuria do na shpėtojė   Dashuria do na shpėtojė Empty13.01.10 21:54

Dashuria do na shpėtojė 1261820870-rovena-dilo

Kėngėtarja konkurron me "Pėrtej kohės", nė Festivalin e 48-tė tė Kėngės. Ajo tregon pėr poezinė qė shkroi, pėr muzikėn e Endri Sinės, si dhe pėr kohėn qė po jeton tani. Dashuri pa ndarje, shpirtra qė nuk zhgėnjehen, ndjesi qė jetojnė njė jetė brenda njeriut, tej kufijve tė kohės dhe hapėsirės. Kjo ėshtė fryma e tekstit qė Rovena Dilo ka shkruar pėr kėngėn "Pėrtej kohės" me muzikė tė Endri Sinės, me tė cilėn u prezantua natėn e parė tė Festivalit tė Kėngės nė Radio Televizion. "Pėrtej kohės" ishte filli i njė bisede tė gjatė, nė strehėn e saj tė paradites, kafeneja qė mban emrin e saj, vendtakimi i pėrhershėm me miqtė, tė afėrmit, kolegėt. Aty ku mund ta gjesh ēdo ditė Rovenėn.



Njė strehėz e ngrohtė pėr tė folur pėr kohėn qė ikėn dhe ato qė merr me vete nė rrjedhėn e saj, kohėn qė po jeton tani, si mund tė mėsohet njeriu tė harrojė ato qė i kanė vjedhur dhe nė ē'motive kapet pėr tė vazhduar. Nė tekstin e saj Rovena jep kėtė pėrgjigje: "Ajo qė ju bėn mirė pėr tė kaluar tė gjitha pengesat, mėrzitė, sėmundjet, vėshtirėsitė, nuk ėshtė urrejtja, inati, xhelozia, ėshtė vetėm dashuria. Gjendjet e tjera janė dėmtuese. Njeriu i ka ato brenda vetes dhe i nxjerr herė pas here, po sa mė pak t'i shfaqė, aq mė mirė ėshtė, aq mė pak helmuese ėshtė jeta edhe e pėrditshmja e tij".



Rovena, ky bar ėshtė streha e kafes sė paradites?



Paraditeve tė vona. Nuk vij asnjėherė herėt. Tė gjitha punėt e mia unė kėtu do t'i kryej. E para ėshtė detyrim. Ėshtė ambienti me emrin tim, ėshtė i imi, dhe e dyta, mė pėlqen qė t'i pres njėrėzit kėtu dhe atyre besoj u pėlqen. Nė pėrgjithėsi gazetarėt, miqtė, bashkėpunėtorėt, njerėzit e afėrt.



Pėrse ėshtė e rėndėsishme pjesėmarrja nė Festivalin e Dhjetorit?




Ėshtė festivali mė "plak", ai qė ka eksperiencėn mė tė madhe, qė ka rritur me dhjetėra artistė tė skenės shqiptare. Nuk po them kėngėtarė, ata mund tė kenė qenė me mijėra. Artistė kanė qenė me dhjetėra dhe mund tė kenė arritur tek qindėshja. Ėshtė njė festival 48-vjeēar dhe unė e vlerėsoj statusin e tij. Nuk jam "grykėse", nuk dua tė dal kudo, por meqė bėj njė pėrzgjedhje, mė vjen si mė pėr mbarė qė fundi i vitit tė jetė Festivali i Dhjetorit.




Sėrish njė bashkėpunim me Endri Sinėn...


Me Endri Sinėn kam bashkėpunuar pėr ripunime kėngėsh popullore. Gjithashtu, ai ka orkestruar tre nga "Kėngėt e Shekullit", mė tė rėndėsishmet ndoshta. Ka kompozuar edhe kėngėn "Dorėzohem". Nė 2003 kemi bashkėpunuar pėr kėngėn "Njė mijė zemra", qė e kam prezantuar nė festival. Ky ėshtė bashkėpunimi i dytė nė Festivalin e Kėngės. Ėshtė e zakonshme qė kėngėtarėt tė kenė bashkėpunime tė gjata me kompozitorėt. Bashkėpunimet e shkurtra ndodhin rrallė. Kurse, bashkėpunimet qė kanė njė lloj koherence, gjithmonė janė mė produktive.



Kur njė kėngė ėshtė e duhura pėr ty?





Pėr kėngėn "Pėrtej kohės", mendova qė mund tė investoja pėr nė Festivalin Kombėtar. Ndonjėherė edhe gaboj. Kemi dalė nė festival dhe nuk kemi pasur atė sukses qė prisnim. Kėngėt e mira nuk krijohen ēdo ditė. Kėnga e mirė ėshtė edhe njė fat. Si ēdo gjė tjetėr, qė do edhe atė pak fatin brenda.  Njė kėngėtar ndihet mirė me kėngėn, kur e ka pėr njė kohė tė gjatė, nuk e refuzon qė nė momentin e parė.


Ka tė bėjė me vokalin kjo gjė?



Jo. Ėshtė njė lloj kimie. Nuk ka asnjė lloj bashkėveprimi tė ndėrsjellė midis teje dhe atij materiali qė tė vjen. Nga pėrvoja ime, nėse njė kėngė nuk mė pėlqen qė nė momentin e parė, nuk mė pėlqen as mė vonė.



Si ishte pėrballja nė rastin e "Pėrtej kohės"?



Kėtė kėngė e kam prej 2 vjetėsh nė folenė e "CD Playerit". E dėgjoj herė pas here. Pėr njė kėngė ka kritikė, ka sugjerime, bėhet njė rishikim i sė tėrės, mendimet ballafaqohen. Ka njė lloj shkėmbimi eksperience dhe mendimi midis kompozitorit dhe kėngėtarit.



Je njė kėngėtare qė tė shkojnė romancat, notat e dashurisė, zhgėnjimit.
Edhe "Pėrtej kohės" e tillė ėshtė?





Unė nuk kam zhgėnjim nė tekstet e mia, pėrkundrazi. Nė vargjet e mia nuk ekziston koncepti i zhgėnjimit. Flas pėr tekstet qė kam shkruar vetė. Kurse kėngėt qė flasin pėr zhgėnjimin, kanė qenė tekste tė autorėve tė tjerė. Nė tekstet qė kam shkruar vetė, nuk i referohem asnjėherė zhgėnjimeve nė dashuri. E trajtoj mė gjerė dashurinė nė vargjet e mia, mė tepėr si njė koncept absolut. Nuk ka dashuri tė keqe, ose tė mirė, ėshtė "dashuri". Nuk ka dy fytyra, ama kur fillon trajtohet si fenomen njerėzor, po i ka tė dyja fytyrat. Ka dėshtimin, ka humbjen, ka zhgėnjimin, ka pėrfundimin. Ndėrsa, si perceptim absolut, ajo ėshtė njė gjė pa fillim e pa fund, nuk ka kohė, nuk ka hapėsirė, nuk ka vend. Edhe sikur tė ekzistonte njė tjetėr planet, nė njė vend tjetėr, ajo do tė ekzistonte.



E beson edhe vetė kėtė?



Unė kėtė besoj. Vargjet i kam ngritur mbi kėtė koncept. Diku, nė tekstin e kėngės thuhet: "Me ty nė fund tė botės, do tė vija, edhe ta dija qė nuk ka mė kthim, qė ti je caku im". Kjo nuk i drejtohet njė njeriu, por dashurisė, si koncept. Kur e ndjen brenda vetes, ajo tė bėn absolutist. Nuk trajtohen vogėlimat njerėzore: "A do tė mbarojė dashuria?", "A do tė zhgėnjehem?".




Kėnga "Pėrtej kohės", ėshtė njė mesazh qė u drejtohet njerėzve, pėr t'iu thėnė: Ajo qė ju bėn mirė pėr tė kaluar tė gjitha pengesat, mėrzitė, sėmundjet, vėshtirėsitė, nuk ėshtė urrejtja, inati, xhelozia, ėshtė vetėm dashuria". Kjo ėshtė kura e vetme qė njeriu mund ta mbajė me vete nė xhep, nė ēantė, nė mendje, kudo. Gjendjet e tjera janė dėmtuese. Njeriu i ka ato brenda dhe i nxjerr herė pas here, po sa mė pak t'i shfaqė, aq mė mirė ėshtė, aq mė pak helmuese ėshtė jeta edhe e pėrditshmja e tij.



Ēfarė raportesh ke me kohėn?





Unė e di qė vjen momenti kur mendon pėr kohėn mė thellėsisht. Por jeta jonė ėshtė kaq e vrullshme, me kaq punė, me kaq probleme, me kaq strese, sa gjatė 24 orėve, muajit, apo edhe vitit, nuk kemi realisht kohė tė mendojmė pėr kohėn. Por nė qoftė se e shoh si njė koncept filozofik, ajo ėshtė hajdute, njė hajdute e detyruar tė vjedhė. Merr njerėz, merr jetė, merr kohėra, merr epoka, merr koncepte tė tėra filozofike, merr me vete gjeni. Nuk e di ku shkon, ku i ēon kėto thesare qė vjedh, por them ėshtė e detyruar, pasi duhet tė rrjedhė, tė vijnė tė tjerė pas nesh. Unė e perceptoj rrjedhjen e kohės, tek humbjet e njerėzve tė mi tė dashur. Nuk kam keqardhje, sepse e di koha rrjedh pėr tė gjithė dhe nė kėtė moment, keqardhja ėshtė e pėrbashkėt, jemi tė gjithė bashkė nė tė. Ėshtė njė lloj keqardhje ngushėlluese.



Ēfarė kohe je duke jetuar tani?



Jam nė momentin mė tė mirė tė jetės sime. Ndihem e mbushur me energji.



Bėhesh ndonjėherė paranojake pėr lumturinė qė tė rrethon?


Mendoj se ėshtė e kundėrta. Sa mė shumė tė pakėnaqur tė jemi, sa mė shumė ankues tė jemi, aq mė keq na shkojnė gjėrat. Sa mė optimist tė jesh, sa mė i buzėqeshur tė jesh, aq mė mirė shkojnė gjėrat. Jetės duhet t'i buzėqeshėsh. Kur ti je i pakėnaqur, nuk ka sesi fati tė tė sjellė gjėra tė mira.




Gazeta Shekulli
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
 
Dashuria do na shpėtojė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi Dashurie Me Video Nga Youtube
»  A te verbon dashuria???
» A vdes dashuria?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Lifestyle :: Show Bizz :: Vipat Shqiptar-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions