Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Historia Shqiptare

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Historia Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Historia Shqiptare   Historia Shqiptare Empty31.01.09 7:13

Ilirėt
P A R A T H Ė N I E

Nė vitin 1959 u botua nė Tiranė vėllimi i parė i Historisė sė Shqipėrisė, i cili, sė bashku me vėllimin e dytė, qė doli mė 1965, pėrbėn veprėn e parė shkencore pėrgjithėsuese pėr Historinė e Shqipėrisė, tė hartuar nga njė grup autorėsh.
Historia e lashtė (Ilirėt) pėrbėnte pjesėn e parė tė vėllimit tė parė tė botimit tė vitit 1959. Ajo shėrbeu si bazė pėr hartimin e tekstit tė ri tė Historisė sė Shqipėrisė qė u pėrgatit dhe u botua si maket pėr diskutim nė vitin 1973. Pjesa e parė e vėllimit tė parė tė kėtij botimi tė ri (1973) pėrfshinte periudhėn e historisė sė lashtė, nga fillimet e shoqėrisė njerėzore e deri nė fillimet e mesjetės sė hershme shqiptare. Ajo u pėrgatit nga prof. Selim Islami (redaktor pėrgjegjės), prof. dr. Muzafer Korkuti, prof. Frano Prendi dhe prof.dr. Skėnder Anamali. Nė vitin 1977, historia e lashtė u botua e ripunuar dhe e plotėsuar me tė dhėna tė reja nga kėta autorė, nė formė dispense, pėr pėrdorim tė brendshėm. Ky tekst, me pak shkurtime, u botua edhe nė frėngjisht mė 1985 si vėllim mė vete, pėr t’u shfrytėzuar nga studiuesit dhe nga lexuesit e huaj, me titullin Les Illyriens - Aperēu historique, Tirana, 1985.
Pjesa e parė, Ilirėt, qė pėrfshihet nė kėtė botim tė ri (vėllimi i parė), ėshtė mbėshtetur nė variantet e vitit 1977 dhe 1985, por tė ripunuara dhe tė plotėsuara prej tė njėjtit grup autorėsh:
Krerėt I dhe II janė hartuar nga prof. dr. Muzafer Korkuti.
Krerėt III dhe V janė hartuar nga prof. Selim Islami.
Kreu IV ėshtė hartuar nga prof. Frano Prendi.
Krerėt VI, VII dhe VIII janė hartuar nga prof. dr. Skėnder Anamali.
Prof. dr. Edi Shukriu ka shkruar nė pjesėn Mbretėria Dardane (Kreu VI) sythet: Territori, popullsia e kultura dhe Dardania paraurbane.
Pėrgatitja pėr botim (redaktimi) e pjesės Ilirėt, me ndryshimet pėrkatėse u bė nga prof. dr. Muzafer Korkuti.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Historia Shqiptare Empty
MesazhTitulli: * Historia Shqiptare   Historia Shqiptare Empty31.01.09 7:29

K R E U I

LINDJA DHE FORMIMI I BASHKĖSISĖ PRIMITIVE

1. SHFAQJA E SHOQĖRISĖ NJERĖZORE. PALEOLITI

Gjurmėt mė tė hershme tė jetės njerėzore


Historia e shoqėrisė njerėzore fillon qė nė kohėn kur nga kopeja e majmunėve antropoidė u formuan grupet e para tė njerėzve primigjenė. Kjo ndarje e njeriut nga bota e kafshėve u krye nėpėrmjet njė procesi shumė tė gjatė, tė ndėrlikuar dhe tė papėrsėritshėm.
Periudha mė e hershme e zhvillimit tė kėsaj shoqėrie primitive njihet arkeologjikisht me emrin e paleolitit (nga greqishtja palaios - i vjetėr, lithos - gur) dhe pėrfshin periudhėn afėrsisht nga 1 500 000 deri nė 10 000 vjet mė parė. Kjo epokė ndahet nga ana e saj nė paleolit tė ulėt, tė mesėm dhe tė lartė.
Nė vendin tonė nuk janė zbuluar mbeturina kulturore nga paleoliti i ulėt, qė zė njė pjesė tė madhe tė epokės sė pleistocenit e vjen deri nė kohėn e vėrshimit tė akullnajave Riss.
Gjurmėt mė tė hershme tė qenies sė njeriut nė territorin e Shqipėrisė shfaqen nė periudhėn musteriane, qė i pėrket paleolitit tė mesėm (100 000-30 000 vjet mė parė). Kėto pėrfaqėsohen nga vegla prej stralli tė punuara mirė, me forma tipike musteriane, tė cilat i kanė shėrbyer njeriut primitiv pėr procese tė ndryshme pune qė lidheshin drejtpėrdrejt me sigurimin e ushqimit tė tij tė pėrditshėm. Tė tilla vegla, si prefėse, kruese, gėrryese, etj., janė gjetur, deri mė sot, nė stacionin prehistorik tė Xarės nė rrethin e Sarandės, nė stacionin e Kryegjatės, nė afėrsi tė Apolonisė (Fier) dhe nė stacionin e Gajtanit nė rrethin e Shkodrės. Nga format dhe pėrmasat e tyre tė vogla kėto vegla ngjasojnė mjaft me veglat e strallit tė zbuluara nė depozitimet musteriane tė krahinave fqinje tė Greqisė Veriore, tė Thesalisė, tė Malit tė Zi etj.
Tipi fizik i njeriut nė kėtė kohė ishte ai i neandertalit . Nė procesin e antropogjenezės ky tip paraqet njė hallkė mė tė zhvilluar nė krahasim me pitekantropin e paleolitit tė ulėt.
Dyndja nga veriu nė jug e akullimit tė periudhės gjeologjike Riss bėri qė edhe nė vendin tonė klima tė pėsojė ndryshime tė mėdha. Nė malet e larta tė Shqipėrisė u formuan akuj tė pėrhershėm, qė zbritėn deri nė lartėsinė 1 000 m mbi nivelin e detit. Si pasojė e kėtyre ndryshimeve klimatike ndryshoi dhe fauna e flora e vendit. Nga kafshėt e vjetra qėndruan vetėm ato qė mundėn ta pėrballonin tė ftohtit. Krahas tyre u shfaqėn dhe kafshėt karakteristike vetėm pėr kushtet e klimės sė ftohtė. Tė tilla ishin mamuthi, rinoceronti leshtor, bizoni, dreri i veriut, ariu i shpellės, hiena e shpellės, dhia e egėr etj.
Tė ftohtėt ndikoi edhe nė mėnyrėn e jetesės. Nė luftėn pėr tė pėrballuar vėshtirėsitė klimatike dhe pėr tė mbijetuar, njeriu i kėsaj kohe bėri hapa tė rėndėsishėm drejt pėrparimit; u strehua nė shpella pasi triumfoi nė luftėn pėr jetė a vdekje me kafshėt e egra qė i kishin zėnė qė mė pėrpara kėto vend-strehime natyrore. U vesh duke shfrytėzuar lėkurėt e kafshėve, mėsoi tė ndezė vetė zjarrin, tė cilin e pėrdori me sukses kundėr tė ftohtit dhe bishave tė egra, por sidomos pėr tė pėrmirėsuar strukturėn e ushqimit, duke pėrdorur gjerėsisht mishin e pjekur, i cili luajti njė rol tė madh nė pėrmirėsimin e mėtejshėm biologjik tė tij. Zjarri qe njė arritje shumė e rėndėsishme pėr kohėn, sepse i dha njeriut pėr tė parėn herė zotėrimin mbi njė fuqi tė caktuar tė natyrės, qė e ndau atė pėrfundimisht nga bota e kafshėve.
Banorėt e paleolitit tė mesėm jetonin me prodhimet, qė i gjenin tė gatshme nė natyrė dhe sidomos me gjueti, e cila pėrbėnte edhe drejtimin kryesor tė veprimtarisė sė neandertalasve. Me mbledhjen e frutave dhe tė zhardhokėve, me ruajtjen e zjarrit, me rritjen e fėmijėve, me pėrgatitjen e lėkurės pėr veshje, etj., merrej gruaja, ndėrsa burri dilte pėr gjah ose merrej me pėrgatitjen e veglave tė punės dhe tė armėve. Gjuetia e kafshėve tė mėdha, nė kushtet e nivelit tė atėhershėm, primitiv tė veglave tė punės, mund tė bėhej vetėm nė mėnyrė kolektive. Nė kėto rrethana ajo ndihmoi shumė nė forcimin e lidhjeve tė brendshme midis anėtarėve tė grupeve dhe sė bashku me krijimin e lidhjeve tė gjakut shpuri nė organizimin e bashkėsisė primitive.

Lindja e gjinisė matriarkale

Paleoliti i lartė ėshtė pėrfaqėsuar shumė mė gjerė. Vegla pune tė kėsaj periudhe janė zbuluar me shumicė nė sipėrfaqen e stacionit tė Xarės (Xara II), nė shpellėn e Shėn Marinės nė Bogas tė Sarandės, nė shpellėn e Konispolit, nė Kryegjatė, nė Rrėzė tė Dajtit dhe nė Gajtanin III, pra nė njė rreze tė tillė qė nėnkupton shtrirjen e vendbanimeve tė kėsaj kohe nė pjesėn mė tė madhe tė territorit tė Shqipėrisė. Kėto materiale pėrbėhen kryesisht nga vegla stralli tė tipit aurinjacien, tė njė pėrvoje mė tė pėrparuar teknike dhe me forma mė tė larmishme, kryesisht thika, kruese dhe gėrryese. Sė bashku me veglat prej stralli nė depozitėn rrėzė Dajtit janė gjetur edhe disa vegla prej kocke, tė cilat nė kėtė kohė marrin njė pėrdorim tė gjerė krahas pėrsosjes sė mėtejshme tė punimit tė strallit. Nė shtresėn paleolitike tė shpellės sė Shėn Marinės pėrveē veglave tė punės janė gjetur dhe gjurmė zjarri, si dhe fosile kafshėsh tė pleistocenit tė vonė (capra ibex - dhi e egėr), qė tregojnė pėr njė faunė tė ngjashme me atė tė paleolitit tė mesėm, gjė qė ėshtė dhe e kuptueshme, pasi klima dhe nė kėtė kohė vazhdoi tė ishte e ftohtė dhe e lagėsht si mė parė.
Pėrparėsi kanė tė dhėnat qė janė zbuluar nė shtresėn mė tė hershme tė shpellės sė Konispolit I, tė datuar 26 370 vjet mė parė, si njė seri veglash pune tė pėrgatitura nga gur-stralli i bardhė me retush tė varfėr, kocka kafshėsh tė egra si edhe farė rrushi tė egėr dhe thjerrėza tė karbonizuara, tė cilat janė tipike pėr Mesdheun Lindor paraneolitik.
Gjuetia e kafshėve tė egra vazhdon edhe nė kėtė etapė tė fundit tė zhvillimit paleolitik tė vendit tonė, tė jetė mjeti kryesor i sigurimit tė ushqimit. Madje nė kėtė kohė pėrsosen dhe mė tepėr armėt e gjuetisė si dhe format e saj. Mbledhja e prodhimeve tė gatshme, gjithashtu, mbetet njė nga mėnyrat e sigurimit tė ushqimit tė pėrditshėm.
Gjatė kėsaj epoke pėrfundon procesi i gjatė dhe i ndėrlikuar i antropogjenezės. Nga neandertali, me tipare ende shtazore, kalohet tani nė tipin e njeriut tė sotėm - homo sapiens.
Si rrjedhim i pėrsosjes sė veglave tė punės prej stralli e kocke u rrit ndjeshėm mundėsia e sigurimit mė me shumicė tė produkteve ushqimore, gjė qė solli ndryshime dhe nė organizimin e bashkėsisė primitive.
Formohen tani grupe tė qėndrueshme njerėzish tė bashkuar jo vetėm nga forma e pėrbashkėt e prodhimit, por edhe nga lidhjet e gjakut dhe nga origjina e tyre e pėrbashkėt. Gradualisht kalohet nė bėrthamėn e parė tė organizimit shoqėror, nė gjininė matriarkale. Ishte matriarkale, pasi gruaja luante rol tė dorės sė parė nė ekonomi dhe nė jetėn shoqėrore tė kėsaj bashkėsie gjinore. Forma kryesore e familjes nė kėtė gjini ishte martesa me grupe, prej sė cilės origjina e fėmijėve pėrcaktohej vetėm nėpėrmjet nėnės.
Nė epokėn e mezolitit (guri i mesėm) 10 000 - 7 000 vjet p.e.re ndodhėn ndryshime tė mėdha nė florėn dhe nė faunėn e kontinentit, rrjedhimisht edhe nė territorin e Ballkanit. U zhdukėn tė gjitha kafshėt tipike tė pleistocenit, si mamuthi, rinoceronti etj., kurse njė pjesė e kafshėve qė vazhduan tė jetonin ndryshuan pėrhapjen gjeografike. Nė kushtet e reja gjeo-klimatike, njeriu i mezolitit filloi tė kalojė nga ekonomia qė mbėshtetej nė gjuetinė e mbledhjen e produkteve tė gatshme, nė fillimet e bujqėsisė e tė blegtorisė primitive.
Epoka e mezolitit dallohet nga ajo e paleolitit edhe prej veglave tė punės, tė cilat janė bėrė nga ashkla stralli shumė tė vogla me forma tė rregullta gjeometrike, si trekėndėsha, trapezoidale, nė formė segmenti etj., me pėrmasa tė vogla 4-6 cm, ndaj quhen mikrolite.
Nė territorin e Shqipėrisė vendbanime mezolitike janė zbuluar nė shpellėn e Konispolit (Konispol II) dhe nė Kryegjatė. Nė tė dyja kėto vendbanime veglat prej stralli janė tė cilėsisė shumė tė mirė, kanė forma tipike mezolitike, me retush tė imėt tė cilėsisė sė lartė. Nė Konispol ato janė datuar saktėsisht nė vitet 8500 p.e.sonė (nė bazė tė C14).
Me epokėn mezolitike lidhet pjesėrisht edhe vendbanimi i Vlushės (rrethi i Skraparit), ku janė zbuluar vegla stralli tipike mezolitike. Kėto vegla janė gjetur sė bashku me fragmente enėsh shumė primitive, fakt qė e daton Vlushėn nė fillimet e epokės neolitike. Sidoqoftė, ato i takojnė njė kulture me tradita tė forta mezolitike, dhe Vlusha pėrfaqėson njė kulturė qė vė nė lidhje tė drejtpėrdrejtė epokėn e mezolitit me fillimet e epokės sė neolitit. Tė marra sė bashku, Konispoli II, Kryegjata dhe Vlusha, pėrbėjnė njė dėshmi tė rėndėsishme pėr formimin e kulturės neolitike nė territorin e Shqipėrisė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
aleks
Administrator
Administrator
aleks


Numri i postimeve : 203
Registration date : 28/03/2009
Age : 36
Location : Albania

Historia Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Historia E Shqiperise   Historia Shqiptare Empty20.07.09 6:41




Historia Shqiptare Txthistori


1
Histori e Hershme - Pellazge, Ilire dhe Epirote
Ky artikull perben nje permbledhje te historise sone te hershme dhe figurat
kryesore te saj. Do te gjeni detaje jetesore mbi prijesit ilire dhe Pirron
e Epirit.

2 Pirro
i Epirit

Njihuni me jeten e Pirros se Epirit, luften, fitoret dhe famen e tij. Ky
material hedh drite mbi faktin qe Pirro ishte nje prijes Epirot Ilir
dhe jo grek sic duan ta paraqesin historianet greke.

3 Gjergj
Kastrioti - SKENDERBEU
Nje material i plote mbi jeten, luften dhe bemat e Heroit tone
Kombetar Gjergj Kastriot Skenderbeu. Mbi 18 faqe qe permbajne referenca
nga shume autore te huaj e shqiptare qe kane shkruajtur mbi Skenderbeun.

4 Familja
e Kastrioteve
Nje material i shkurter mbi familjen e Kastrioteve

5 Ali
Pashe Tepelena
Njihuni me jeten e bemat e Ali Pashe Tepelenes nga hija e te cilit
dridhej i madh e i vogel sipas gojedhenave. Si ai arriti te ngreje
pashallaken me te madh te Perandorise Otomane dhe fundi i tij tragjik.

6 28
Nendor 1912
Ne kete kapitull do te njiheni me perpjekjet e patrioteve shqiptare
qe u kurorezuan me shpalljen e pamvaresise ne 28 Nendor 1912 ne Vlore.
Qendrimi i faktorit nderkombetar dhe faktorit shqiptar ndaj pamvaresise
se Shqiperise nga sundimi otoman trajtohen gjate ne kete kapitull.

7 Mbreti
Zog i I
Ahmet Zogu eshte nje prej figurave me komplekse te historise sone
kombetare. Per 50 vjet ai u etiketua tradhtar, hajdut nga rregjimi
komunist por shume pak e njohin shqiptaret kontributin qe ai i dha Shqiperise.
Njihuni me shtetarin me te suksesshem shqiptar te shekullit te XX.
8 7
Prill 1939
Njihuni me inskenimin e pushtimit italian ndaj Shqiperise ne 1939.
Te gjithe ngjarjen jua rrefen nje shqiptar qe e jetoi vete ate kohe dhe
qe shpenzoi nje pjese te konsiderueshme te jetes se tij, duke mbledhur
materiale rreth atyre ngjarjeve. E kam fjalen per autorin e "Historia
e Shqpnis" Zoterin e nderuar Tajar Zavalani.

9 Albania's
Golgotha
Kjo eshte nje permbledhje faktesh nga shtypi perendimor mbi Shqiperine
e viteve 1840-1912. Fakte rrenqethese qe nxjerrin ne pah tragjedine tone
kombetare te shkaktuar nga armiqte tane shekullore. Cdo shqiptar duhet
ta lexoje kete material. Nese dikush ka nje version ne shqip te ketij
materiali eshte i lutur te na e dergoje.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.YouGoDec.Com
aleks
Administrator
Administrator
aleks


Numri i postimeve : 203
Registration date : 28/03/2009
Age : 36
Location : Albania

Historia Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Historia E Shqiperise   Historia Shqiptare Empty20.07.09 6:41

10 KOSOVO
-The Albanians in Yugoslavia in light of historical documents
Fakte historike qe hedhin
drite mbi Kosoven si toke shqiptare. Nje analize e drejte dhe ne
detaj mbi mosmarveshjen serbo-shqiptare mbi Kosoven.



11
Ethnic
Albanians in Greece
Fakte teper interesante te publikuara ne Internet nga Ministria
e puneve te jashtme turke. Ate qe nuk e ben ministria e jashtme shqiptare,
e ben ajo e popullit mik turk. Lexoni materiale mbi qendrimin e
qeverise turke ndaj ceshtjes tone Shqiptare, si te drejtat e minoritetit
shqiptar ne Greqi dhe e drejta e popullit cam per vetvendosje ne tokat
e tyre.

12 Kthimi
i Mid'hat Frasherit
Mid'hat Frasheri, i biri i Abdyl Frasherit ju sjell nje seri faktesh
historike, korrespondecash diplomatike dhe mendimet e tij rreth ceshtjes
shqiptare. Njihuni me Atdhetarin dhe Nacionalistin me te shquar te brezit
te dyte te Frasherllinjve.

13 Komploti
greko-komunist kunder demokracise shqiptare

Nje material interesant mbi ngjarjet e 1997 qe u kurorezuan
me shkaterrimin e shtetit shqiptar. Autoret kane bere nje permbledhje te
shtypit te kohes dhe duan te argumentojne kontributin e madh qe dha
fqinji jone jugor per zjarrvenien e Shqiperise.

14 Pavarėsia
e Kosovės sipas tė drejtės ndėrkombėtare
Nje studim i plote mbi te drejten nderkombetare te vetvendosjes
se popullit Shqiptar ne Kosove. Materiali eshte shume interesant dhe teper
argumetativ mbi te drejten hitorike, morale, humane te popullit shqiptar
ne Kosove per te jetuar i lire dhe i pavarur nga sundimi serb. Materiali
eshte ne gjuhen shqipe anglisht dhe gjermanisht.

15 Enciklopedia
Britanike mbi historine shqiptare
Nje permbledhje e shkurter e historise se kombit shqiptar nga
njera prej enciklopedive me prestigjoze ne bote. I gjithe materiali eshte
ne anglisht jo ne shqip dhe na u dergua me anen e postes elektronike nga
Z. Altin Qosja .

16 Forumi
i Historise Shqiptare
Ne kete forum do te gjeni shume fakte dhe dolumenta historike
te kohrave dhe burimeve te ndryshme. Ne te njejten kohe mund te lini pershtypjet
dhe kritikat tuaja mbi materialet e publikuara ne kete faqe te historise.
Nese dispononi materiale historike shqiptare jeni te lutur ti postoni
ne kete forum.
*Qe te shkruani ne forum duhet te keni rregjistruar nje emer tuajin

17 The
Expulsion of the Albanian
s
Ky eshte nje memorandum i paraqitur ne 7 Mars 1937 ku duket qarte plani
i Serbve per te pastruar Kosoven nga shqiptaret. Materiali eshte ne anglisht
dhe eshte publikuar nga organizata shpiptaro-amerikan AACL.

18 Rescue
in Albania
Nje liber i shkruajtur ne anglisht nga nje hebre-amerikan ku pershkruan
se si te gjithe cifutet qe banonin ne Shqiperi dhe te gjithe qe ata qe
arriten te shkelnin ne Shqiperi per ti shpetuar holocaustit, ia dolen
te shpetonin gjalle fale mikpritjes dhe sakrifices sublime te popullit
shqiptar. Publikuar nga AACL.
Shenim: Kushdo qe disponon materiale
historike eshte i lutur ti postoje ne forum ose
te na i dergoje me ane te postes elektronike. Mos harroni te dergoni burrimin
nga jane
shkeputur materialet si dhe emrin tuaj si kontributor.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.YouGoDec.Com
Sponsored content





Historia Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Historia Shqiptare   Historia Shqiptare Empty

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Historia Shqiptare
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» SUPERLIGA SHQIPTARE
» Bakllava shqiptare
» Fotografia Shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Shkencat sociale :: Historia-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions