Receten e kesaj sallate e morra nga revista turke Gastronomie.Kete
recete e ka pergatitur restoranti Saigon ne Stamboll.Eshte nje recete
me prejardhje nga kuzhina vietnameze.Do perpiqem tju sjell shembuj nga
kuzhina te ndryshme te botes.
Pergatitja per 2 veta:
100 gr mish viēi i prere ne shirita te holle
50 gr karrota te grira ne shirta te holle
50 gr kastravec te grire ne shirita te holle
50 gr filiza soje te pastruar
5-6 thelbinj hudhre
1 spec i kuq
10 gr leng soje
10 gr salce peshku
10 gr salce speci djeges
pak nenexhik
10 gr coriander (coriandrium sativum).
Karrotat,kastravecat e prere ne shirita te golle bashkojini ne nje
tas dhe hidhini siper nenexhikun.Nderkohe filloni te skuqni mishin e
viēit.Ne fakt receta thoshte qe filizat e sojes te bashkoheshin me
karrotat dhe kastravecat , te gjalla por mendova se ne si mesdhetare qe
jemi nuk para jemi mesuar shume me shijen e tyre te gjalle ndaj i vura
te skuqen nje hop se bashku me mishin e viēit, ku mund te shtoni dhe
coriander-in.
Nderkohe ne robot vini specin e kuq,hudhrat,piperin,dhe salcat e
lengjet e ndryshme pikante te lartpermendura dhe perzijini per te
krijuar nje miksture homogjene.
Se fundmi bashkoni mishin me sojen dhe corianderin tek karrotat dhe
kastravecat dhe sperkatini me miksturen qe sapo pergatitet.Ju befte
mire!