Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Dashuri ne kohrat e televizionit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Dashuri ne kohrat e televizionit Empty
MesazhTitulli: Dashuri ne kohrat e televizionit   Dashuri ne kohrat e televizionit Empty28.06.10 7:40

Dashuri ne kohrat e televizionit
Dashuri ne kohrat e televizionit 20100624062010produkt_2887
Fabi
dhe Olta pas lidhjes zyrtare. I ka bashkuar ekrani. Si rastesisht
historia e dashurise qe zgjat prej vitesh tani ka hyre ne rrjedhen
tradicionale: fejese, pak me vone martese dhe femije. Fabian Basha i
"Produkt 28" dhe balerina Olta Ahmetaj rrefejne detajet
Alida Cenaj, foto Gent ShkullakuRastesia
i ka hedhur pothuaj gjithmone ne te njejtin ambjent, i cili me se
shumti ka qene i lidhur me televizionin. Here ne kohen kur ai ka qene i
angazhuar me pune ndersa ajo e ftuar aty, here e kunderta. Ne paskuinta
ose jo, Fabian Basha dhe Olta Ahmetaj kane pasur gjithnje nje sebep per
t'u gjendur perballe. Sic i ndesh edhe keto ditet e fundit, edhe pse
tanime jo aq rastesisht dhe jo aq te ftohte me njeri-tjetrin sa shtate
vjet te shkuara. Ndersa Fabi, sic i flasin shkurt dhe sic njihet nga te
gjithe, ulet para mikserit, Olta merret me balerinat dhe numrat
koreografike, si asistente e Kozeta Bakiut ne spektaklin "Miss
Shqiperia 2010", qe do te organizohet ne kalane e Gjirokastres me 1
korrik. Ne oret e punes veshtire t'i hyjne njeri tjetrit ne pjese. Ajo,
nje vajze trupholle, - sic i ka hije nje balerine, - pa piken e
makiazhit ne fytyre, vezhgon vetem pjeset qe kane lidhje me baletin.
Pavaresisht se asnjehere nuk i ka dhene rendesi publicitetit, Olta ka
mjaftueshem numra te realizuar prej saj qe mbahen mend dhe nje karriere
televizive mjaftueshem per ta treguar, edhe pse nuk i ka me shume se 23
vjece.


Pak me tutje, Fabi duket sikur luan me aparaturat qe naten e
konkursit mbajne gjalle spektaklin. Ai nuk eshte vetem formuluesi
muzikor i eventit te fundit te bukurise qe pritet te mbahet pas dy
javesh. Veshet e tij rrijne ngrehur gjithe kohen per te pare e mesuar
cdo detaj regjisorial te spektaklit, e per t’i zgjedhur me pas muziken
e mire, nje ide me shume ose fonine e pershtatshme. Kjo eshte puna qe
Fabi ben qe kur nuk i kishte me shume se 13 vjec. Pak e pabesueshme qe
nje femije t’i besohet nje detyre e tille, por titujt e spektakleve qe
numeron dhe sekreti qe tregon, i cili fshihet pas ketij besimi, sikur e
lekund cudine dhe skepticizmin e pare. Pastaj, pervec kesaj, ai eshte
edhe nje nga tre anetaret e grupit muzikor "Produkt 28". Madje me shume
se per keto te tjerat (puna si drejtor muzikor dhe i fonise neper
spektakle te ndryshme), ai njihet prej ketij grupi. Thene ndryshe,
djaloshi i hedhur, me sy blu e floke te kuruar me xhel, eshte ai qe me
se shumti i thone shpirti i "Produkt 28". Gazmor dhe i batutes, me te
foluren e shpejte dhe pa droje, Fabi duket sikur nuk pushon kurre.
Pavaresisht se per te, dita fillon pas ores 1 te drekes, por qe mbyllet
kush e di se kur, ne te zbardhur. "Semundje" qe duket si ia ka ngjitur
edhe Oltes, prej pak javesh e fejuara zyrtare e tij, me te cilen pasi i
kane dhene fund punes edhe per nje tjeter dite, shtrohet ne nje nga
baret e Tiranes duke pritur e percjelle shaka e ku veshtire ta ndash se
ku fillon serioziteti e mbaron batuta. "Por ne keshtu jemi", thote
Fabi. "Keshtu kemi qene gjithmone". Seriozitetin e tij, Olta e percjell
me nje buzeqeshje te madhe miratuese, gati per te treguar ndonje
histori te ndodhur se fundmi, qe verteton deklaraten e Fabit. Histori
qe fillon me mbledhjen e grupit te perhershem shoqeror, vazhdon me nje
nate te gjate argetuese e mbyllet me ndonje paudhesi te tipit: frymezim
per te perseritur ndonje numer ose pjese ne studion e Fabit, pas se
cilit gjithe lagjia eshte ngritur ne kembe. Te tille kane qene qe diten
e pare, kur u gjenden balle per balle ne nje studio te Shijak
Televizion, dhe deri sot, kur cifti, - ai muzikant ndersa ajo balerine,
- kane herdhur hapin e madh: nje fejese tradicionale. Pas se ciles
betohen se do te kete edhe nje martese te tille dhe femije. "Nuk eshte
e thene te ndjekin kete rend. Mund te kete edhe ndonje ndryshim te
vogel ne radhe", shton Fabi. Pa pishmanin me te vogel megjithate.
Sidomos per Olta balerinen, format e trupit te se ciles jane po aq te
rendesishme sa edhe te dhenat artistike. "Kurdo qe te vije, do te jete
dhurate. Dhe nuk lidhje me profesionin, aq me pak pengese per te",
ploteson balerina.


Mbase sepse ka pasur plot kohe t'ia ndjeje shijen dhe lezetin
te qenit balerine, edhe pse asnjehere neper skena teatrosh, por
gjithnje vetem neper ekrane televizionesh. Se fundi eshte pare ne
Vizion Plus, ne spektaklin "Dancing with the stars". Olta ishte
balerina shoqeruese e aktorit Kreshnik Xhelilaj, i cili nuk arriti dot
deri ne finale. "Ne fakt e kam filluar punen qe kur studioja ne
shkollen e mesme te baletit dhe isha vetem 16 vjece. Gjithnje kam qene
e lidhur me televizionin. Te gjitha punet e mia kane pasur lidhje me
te", thote Olta. Ka qene per pothuaj gjashte vjet balerine ne trupen e
Albi Nakos ne televizionin Klan e me pas ne Vizion Plus, ku e quan
veten balerine e lire. Cka nenkupton se nuk eshte e lidhur
domosdoshmerisht me nje spektakel ose trupe. Ajo eshte pjese e atij
televizioni dhe shfaqet ne ekranin e tij sa here qe ka ndonje projekt
te rendesishem. Sic ishte "Vallezim me yjet" ku edhe Fabi ishte pjese e
tij. Ai ishte narratori i spektaklit, ai prezantuesi pa figure qe
paralajmeronte hyrjen e ciftit konkurent ose kohen e votave te jurise.
Pa harruar detajet muzikore. Sepse tanime Fabi dhe Olta prej kohesh
punojne bashke. Pas "Dancing with the stars" u erdhi oferta per te
bashkepunuar me "Deliart Association" e me vone kush e di c'projekt
tjeter do t'ju bjere ne dore.

"Njohja e pare e jona ka ndodhur shume vite me pare, ne nje
studio te Shijak Televizion dhe krejt rastesisht", thote Fabi duke u
munduar ta nise qe nga fillimi historine. Tani ata jane te pandare, por
jo gjithmone ka qene keshtu. Sepse ne fillim fare vetem jane
prezantuar, ftohte dhe pa i dhene shume rendesi atij takimi. Fabi ishte
i ftuar ne nje emison ne ate televizion, ndersa Olta ndodhej rastesisht
aty per te shoqeruar prezantuesen e tij, te cilen e kishte mikeshe.
"Nuk e gjuajtem njeri-tjetrin ne fakt", thote Fabi. “Ishte nje
prezantim dhe aq, me shume nuk mendonte asnjeri".

Nuk paten nevoje sepse do te ndodhte pak vite me vone, ne
kohen e Top Fest 2. Ai punonte aty, ndersa ajo ishte balerine
shoqeruese ne nje nga kenget konkurente. "Me gjuajti, por une nuk ia
vara", shton Fabi, kesaj here duke qeshur. Por pavaresisht te qeshures
me ze te larte, Fabi deklaron me te madhe se po thote te verteten (te
pakten per gjysmen e pare te fjalise) dhe meqe nga ana tjeter nuk vjen
asnje lloj pergenjeshtrrimi ceshtja mbyllet me aq. Si deshmi per kete
ia risjell ne mendje ato dite, kur Olta kalonte ore te tera ne zyren e
tij, ndersa ai punonte dhe per me tepr qe vetem pak pas prezantimit i
kerkoi edhe numrin e telefonit. C’duhet me shume per ta quajtur
"gjuajtje"?

"Aty e kuptova, megjithate pas asaj dite dhe shume kohe me
pas nuk kemi qene tjeter vecse miq te mire", shton balerina e shoqeruar
nga miratimi i Fabit. I cili megjithese u miklua fort nga interesi i
vajzes simpatike nuk e nderpreu fillin e karrieres qe kish nisur, fale
nje kembengulje prej femije, kur ishte vetem 13 vjec.

"Ne ate kohe punoja me spektakle te ndryshme. Merresha me
formulimin muzikor dhe fonine", thote Fabi. Pak e veshtire te besosh se
dy pjese, shume te rendesishme te nje spektakli, ti besohen nje femije,
sado i talentuar qofte ai. "Ndoshta eshte e vertete, por ne rastin tim
kisha pasion te vecante per kete pune. Lexoja gjithcka qe me binte ne
dore, cdo lloj literature qe kishe lidhje me teknologjine e kesaj
fushe, germoja vete ne interenet dhe pavaresisht moshes kisha
informacion dhe mund te beja gjera qe te tjere, me te medhenj se une,
nuk i benin dot", shpjegon ai. "Madje ne vitin 2006 ambasada italiane,
me kembenguljen e amabsadorit te asaj kohe, me akordoi edhe nje burse
per inxhinieri ne Itali, por une nuk shkova sepse qendrimi kushtonte
shume shtrenjte per portofolin tim". Per me teper qe ne ate kohe, te
gjitha leket qe fitonte Fabi nuk i harxhonte per qejfe. Perkundrazi. Te
gjitha i shpenzoi per pajisje, nga ato qe sot i perdor kur e ftojne si
bashkepunetor ne spektakle apo per studion qe ka hapur pak vite me
pare, te cilen e perdor per punet e veta dhe te grupit muzikor, "Produk
28", me te cilin eshte bere i njohur si fillim. Pikerisht gjate kesaj
periudhe investimi, eshte njohur, lidhur dhe ne fund fejuar edhe me
Olten.

"Punonim te dy dhe ishim miq te mire. Per shume e shume
kohe", thote ai. Deri nje nate te vone te 2005-es, kur si gjithhere
bashke me miqte e tyre defryen deri ne oret e para te mengjesit dhe
Olta e gdhiu diten mbeshtetur ne prehrin e tij. Ne fakt ajo bente sikur
flinte mbeshtetur ne gjurin e Fabit dhe ky i fundit bente sikur e
besonte dhe nuk levizi as gishtin per ore te tera qe te mos i prishte
qetesine. "Eshte e vertete", e nderpret duke qeshur Olta. Beja sikur
flija. Me vinte mire per kujdesin e tij, rrinte pa levizur ne menyre qe
te mos me prishte gjumin". Ne zgjim nje puthje e pafajshme dhe shume e
shpejte sikur ua trazoi ate qetesine me te cilen ishte mesuar shoqeria
e tyre. Ndaj ne mengjes secili pergjonte tjetrin: Si do te reagonte pas
asaj qe kishte ndodhur mengjesin e asaj dite! "U sollem normalish sikur
nuk kishte ndodhur asgje. Por ne fakt qe nga ajo kohe u lidhem edhe pse
gjithe shoqeria jone ishte kunder". I pane me dyshim si cift. Miqte
perdoren te gjitha llojet e argumentave per t’i bindur se ky ishte nje
hap i nxituar qe mbi te gjitha do t'u prishte shoqerine. Me mire do te
ishte po te vazhdonin te mbeteshin shoke. "Megjithate asgje e tille nuk
ndodhi. Ne u lidhem dhe shoqeria jone nuk u demtua, Vazhdojme te kemi
po ata miq e t'ia kalojme po aq mire".

Per me teper qe dy muaj me pas Oltadhe Fabi nuk e menduan dy
here: vendosen te bashkejetonin. Prinderit e tyre e dinin historine,
por edhe pse nuk njiheshin njeri me tjetrin, nuk u dolen kunder, edhe
pse behej fjale per vendimin e dy 20 vjecareve te dashuruar qe kishin
ndare mendjen, pa bere shume hesape e plane, te ndanin te njejten
shtepi. "Ne fakt ndodhi kishtu", kerkon te saktoje Fabi. "Olta vinte
dhe kalonte me mua shume ore ne studion time. Nje nate (studio eshte ne
katin e pare, shtepia ime ne te tretin) erdhi ime me dhe me tha: do
vini lart se do te ftohet vajza".

Me pak fjale, si pa dashje, kujdesi i mamase se Fabit (ish
kampione ne qitje) u shtiu nder mend idene e te jetuarit ne te njejten
shtepi dhe nje vit me vone vendimin qe me ne fund edhe familjet te
takoheshin duke shenuar, sic thone vete, aktin e fejeses tradicionale
mes tyre. "Pavaresisht se familjet tona nuk u takuan ne shtepi, por ne
lokal. Keshtu, ne menyre tradicionale do t’i hedhim edhe hapat e tjere
me vone".

Nuk ka shume kohe qe ka ndodhur kjo gje, vetem pak jave,
prandaj nuk flitet akoma per nje date martese. Per me teper qe kete vit
Olta ka kryesore provimet e vitit te fundit ne Akademine e Arteve per
koreografi (me pedagoge Kozeta Bakiun) dhe te dy bashke kane edhe nje
universitet tjeter qe po ndjekin: UET ne degen marredhenie me publikun
dhe komunikim, ku Olta duket se eshte me sistematike se Fabi. "Zgjodhem
keshtu sepse te them te verteten shkollat e artit kane mangesite e tyre
ne lidhje me mesimin ne dege te ndryshme. Kerkon nje informacion dhe
aty nuk e gjen dot, ndaj per te qene te plotesuar nga pikepamja
akademike zgjodhem te ndjekim edhe nje universitet te dyte"


Dhe gjate kesaj kohe, edhe te punojne neper spektakle te
ndryshme sic kane bere pergjate gjithe ketyre viteve. Ne fillim ne
menyre te pavaruru nga njeri tjetri dhe tani bashke. Me "Deliart
Association" i lidhin disa vite bashkepunimi, ne ne vitin 2007 kur Olta
ishte prima balerine me Bakiun dhe me vone me "Miss Globe
International". Sivjet Fabi vazhdon te kete te njejtat detyra:
Formulimin muzikor dhe fonine, dhe Olta punen e asistente koreografes.
Kur punojne, secili eshe i perqendruar koke e kembe ne detyren e tij,
por sapo provat marrin fund Fabi me Olten shnderrohen ne ate cka jane
ne te vertete: dy te rinj te talenuar qe punojne prej vitesh dhe qe
megjithese ai eshte vetem 25 vjec dhe ajo 23 flasin dhe mendojne si dy
te medhenj me nje barre praktike mbi supe. Dhe planifikojne te ardhmen
po keshtu.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
 
Dashuri ne kohrat e televizionit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dashuri e vdekur
» Dashuri me pasion apo me ndergjegje ?
» Sa here ne jave boni dashuri?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Lifestyle :: LifeStyle :: Intervista-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions