Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 BOSNJE: SKLLAVJA E SEKSIT TREGON TMERRIN E SAJ

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Angela Martini
Administrator
Administrator
Angela Martini


Numri i postimeve : 192
Registration date : 03/09/2010
Age : 37
Location : Albania

BOSNJE: SKLLAVJA E SEKSIT TREGON TMERRIN E SAJ Empty
MesazhTitulli: BOSNJE: SKLLAVJA E SEKSIT TREGON TMERRIN E SAJ   BOSNJE: SKLLAVJA E SEKSIT TREGON TMERRIN E SAJ Empty06.09.10 21:42

BOSNJE: SKLLAVJA E SEKSIT TREGON TMERRIN E SAJ 34563_415393597209_182132672209_4432088_7963440_a

BOSNJE: SKLLAVJA E SEKSIT TREGON TMERRIN E SAJ





Mijera vajza te reja ende mbahen si skllave seksi ne te gjithe vendin pavaresisht perpjekjeve te autoriteteve per te ndaluar kete tregti.



















































Vajza Moldave eshte vetem 20 vjece, por duket shume me e madhe ne moshe. “Bosi im pagoi nje mije euro per mua,” thote ajo per IWPR duke folur shume mire gjuhen Boshnjake. “Ishte pikerisht sikur ble nje bluze, e kthene para e mbrapa e shikon, dhe nese te pelqen e ble. Keshtu bene edhe me mua”.



Elena, nuk eshte emri i saj i vertete, nuk tregon asnje emocion ndersa flet – sikur te kete pranuar tanime fatin e saj.



Vajza si Elena shiten per 500 deri 1,500 euro – dhe kjo shume konsiderohet si nje borxh i cili duhet te kthehet nepermjet punes se detyruar apo me deshire si prostitute.




Puna ka qene e veshtire dhe me ore te gjata. “Une duhet te punoja cdo nate,” thote ajo. “Klientet i paguanin bosit tim 30 euro per nje ore me mua, ose 128 euro per gjithe naten. Te Premteve dhe te Shtunave kam pasur deri 15 kliente”.



Elena eshte nje prej mijera vajzave te cilat kane pasur nje fat te tille. Pak me teper se nje vit me pare, ajo ka shkuar ne Perendim me shprese per te fituar pak para nepermjet prostitucionit por ajo me pas “i eshte shitur” dhe eshte derguar ne Bosnje Herzegovine, ku eshte detyruar te punoje ne nje prej klubeve te shumta te nates qe veprojne ne vend.



Ajo eshte larguar, por me pas eshte ndaluar nga policia per 20 dite per shkak se kishte dokumenta false. Pas lirimit, ajo i eshte dorezuar Organiztes Nderkombetare per Migracionin, IOM. ndersa pret te kthehet ne Moldavi, Elena jeton ne nje prej 6 qendrave te strehimit te organizates ne vend.



Sipas rregullave te vendosura nga IOM, thote ajo, nuk mund te tregoje emrin e vertete te saj, apo emrat e njerezve per te cilet ajo ka punuar. Ajo as nuk mund te largohet nga qendra e pashoqeruar.



Sipas organizatave jo qeveritare, OJQ, dhe eksperteve te Kombeve te Bashkuara, trafikimi i vajzave eshte shfaqur filimisht ne Bosnje Herzegovine ne vitin 1995, ne perfundim te luftes. Gra dhe vajza, kryesisht nga vendet e Europes Lindore, por edhe nga Bosnja, jane rrembyer apo mashtruar duke u marre nga shtepite me premtime per pune te paguara mire.



Por me pas ato jane trajtuar pikerisht si skllave te seksit deri sa te paguanin gjoja borxhet e tyre. Ato te cilat nuk i jane bindur pronareve te bordelleve jane rrahur dhe torturuar.




Bosnje Herzegovina me kufinjte e saj te pakontrolluar, administraten e dobet, dhe me nje sistem drejtesie dhe polici te pafuqishme, eshte shnderruar shume shpejt ne nje parajse per trafikantet dhe protektoret, klientet e te cileve ishin edhe police vendas, trupa te huaja paqeruajtese dhe anetare te organizatave nderkombetare.



Nje kontroll me i forte, kontrollet e herepashereshme ne bare dhe klubet e nates, kontrolli me i forte i kufinjve, dhe nje fushate me e ashper ndaj trafikimit te qenieve njerezore kane bere qe numri i shtepive publike te pakesohet gjate gjashte muajve te fundit. Por megjithate, deri tani shume pak trafikante jane denuar.



“Korrupsioni lokal dhe bashkefajesia e zyrtareve nderkombetare ne Bosnje kane lejuar lulezimin e kesaj tregtie dhe ketij rrjeti trafikimi,” thuhet ne nje raport te koheve te fundit te organizates Human Rights Watch per kete problem.



Historia e Elenes konfirmon konkluzionet e raportit. Ajo ka mberritur ne Bosnje me 4 Prill 2002, per te shpetuar nga varferia ne vendin e saj. “Nje shoqja ime kishte qene ne Bosnje dhe kur eshte kthyer ne Moldavi me ka thene se kishte punuar si kameriere dhe se kishte fituar mire ketu,” thote ajo per IWPR.



Ajo dhe dy motrat e saj me te vogla kane jetuar shume keq ne vendin e tyre, sepse mamaja ishte e papune dhe babai i alkolizuar.



Vetem me nje arsim fillestar, Elena e ka pasur te veshtie te gjente nje pune per te mbajtur motrat e saj. Me ne fund, ajo eshte prezantuar me disa njerez te cilet i kane premtuar se do ta cojne ne Bosnje.




Me dokumenta te fallsifikuara Rumune, Elena ka udhetuar fillimisht per ne Rumani, ku eshte mbajtur ne nje shtepi se bashku me nje vajze tjeter. Disa dite me pas ajo eshte transportuar me varke per ne Serbi ku ka vazhduar per ne Beograd, ku eshte blere nga nje kriminel i quajtur Dragan.



“Une kam qene se bashku me disa vajza te tjera ne nje shtepi ne Beograd. Disa njerez kane ardhur per te na pare. Disa dite vinin edhe gjashte ose shtate vete,” kujton ajo.



“Ne dilnim para tyre te veshura me shume pak rroba. Ata uleshin dhe ne te pesta duhet te qendronim para tyre. Kur dilnim aty, duhet te tregonim gjoksin, belin dhe kembet”.



“Duhet ti bindnim ata qe do te terhiqje kliente per ta. Nuk te merrnin nese kishe floke te shkurtra. Ata na kontrollonin per shenja, dhembe te prishur apo shenja prerjesh te damareve ne kycet e duarve, sepse disa vajza e bejne kete gje. Shitesi dhe bosi i ri pastaj fillonin te benin pazar per cmimin”.



Elena thote se ajo e kishte pranuar fatin e saj qe ne fillim. “Gjate gjithe asaj kohe mendoja se nje gje e tille do te ndodhte,” thote ajo. “Une isha larguar nga shtepia per here te pare dhe isha ne nje vend te ri dhe te panjohur. Kisha nevoje per para”.



Elena me pas eshte derguar ne Bosnje, duke kaluar kufirin ilegalisht me varke. Pronari i cili e kishte blere nga Dragan i morri dokumentat dhe i dha asaj nje karte identiteti Boshnjake.




“Me pas shkova ne nje shtepi se bashku me 15 vajza te tjera nga vende te ndryshme, Rumania, Bullgaria, Moldavia. Nje vajze ishte nga Hungaria,” thote ajo. “Disa ishin me te reja dhe disa me te medha ne moshe se une, dhe disa nuk kishin fare dokumenta. Shtepia kishte kater dhoma, ndersa bari ku ne punonim ishte pak me larg. Bosi na kontrollonte gjithe kohen”.



Elena thote se ne barin ku ka punuar ajo kishte kliente te ndryshem, perfshire banore vendas, ushtare te Forces se Stabilizimit te NATO-s, SFOR, dhe police vendas.



“Policet vinin ne bar, paguanin dhe na conin ne dhome. Edhe te huajt ishin njesoj, bosi jone gjithnje e zbulonte nese ndonje prej vajzave u kerkonte atyre ndonje gje. Ishte nje rreth vicioz sepse si mund tu kerkoja une njerezve te cilet kishin paguar bosin tim per seks me mua te me ndihmonin”.



Pas pothuajse nje viti Elena eshte larguar, dhe me pas eshte pranuar ne qendren e IOM. “Bari ku kam punuar une tani eshte mbyllur,” thote ajo. “Nuk e di se cfare ka ndodhur me pronarin dhe vajzat e tjera. Tani dua te shkoj ne shtepi”.



Por kthimi ne shtepi nuk do te jete i lehte. Pasi kane marre vesh se cfare i ka ndodhur, familja e saj nuk e pranon te kthehet ne shtepi. “Kur i telefonova mamase, nuk mund ta genjeja dhe pranova qe isha prostitute. Ajo me tha qe te mos kthehesha me ne shtepi”. Kur flet per nenen, fasada e akullt e Elenes me ne fund zbutet.



Elena tani planifikon te qendroje ne shtepine e nje shoqeje pasi e kthehet ne Moldavi, por eshte e shqetesuar per te ardhmen e saj. “Kam frike se cfare do te ndodhe me mua kur e kthehem,” thote ajo.




“Se pari duhet te marr dokumentat e rregullta ne menyre qe te mos kem probleme me policine. Enderroj nje bashkeshort dhe femije. Por nuk mund ti them kurre femijeve se cfare me ka ndodhur mua, sepse nuk dua qe ata te dijne se si ka qene mamaja e tyre”.



Ajo e konsideron veten e saj pjeserisht pergjegjese per ate qe i ka ndodhur. “Une jam perpjekur te largohem dhe te beja nje gje te ndryshme dhe prandaj ndodhi ajo qe ndodhi,” thote ajo. “Njerezit ne Moldavi jane shume te varfer, dhe eshte e veshtire te gjesh nje pune dhe te sigurosh jetesen atje.



“Une doja te flisja me IWPR per kete, sepse ndjehem me e lehtesuar. Disa vajza nuk deshirojne te flasin asnje here, por une mendoj se nese perpiqesh te mbash gjitheshka brenda vetes, te ben me keq dhe qan me teper”.



Nidzara Ahmetaseviq eshte nje gazetare e pavarur ne Bosnje.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.AlbaniaFace.Com
 
BOSNJE: SKLLAVJA E SEKSIT TREGON TMERRIN E SAJ
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rozana Radi tregon gjoksin
» E ardhmja e seksit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Zonė e lirė + 18 :: Erotika dhe seksi :: Histori Tregime Erotike-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Create a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions