Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Himarė, pėrkujtohet Guma, mesha nė gjuhėn greke

Shko poshtė 
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Himarė, pėrkujtohet Guma, mesha nė gjuhėn greke Empty
MesazhTitulli: Himarė, pėrkujtohet Guma, mesha nė gjuhėn greke   Himarė, pėrkujtohet Guma, mesha nė gjuhėn greke Empty19.09.10 7:21

Himarė, pėrkujtohet Guma, mesha nė gjuhėn grekeHIMARE-  Sot shėnohen 40 ditė nga dita kur i riu himarjot Aristotel Guma gjeti vdekjen nė njė aksident automobilistik.

Ceremonia pėrkujtimore nisi sot paradite nė vendin ku ndodhi ngjarja dhe mė pas nė kishėn Shėn Pandon tė Himarės me njė meshė tė mbajtur nė gjuhėn greke.

Korrespondeti i NEWS24, Enrik Mehmeti raportoi se nė ceremoni ishin tė pranishėm miq, familjarė dhe tė afėrm tė tė riut si dhe disa politikanė grekė, dhe njė pėrfaqėsi nga mitropoliti i Gjirokastrės.

NEWS24 raporton se mesha , e cila nisi nė mėngjes nė orėn 08.00 dhe pėrfundoi rreth orės 11. 30 ėshtė zhvilluar e tėra nė gjuhėn greke.

Tė pranishėm nė ceremoninė meshtare kanė qenė politikanė grekė si dhe politikanė tė tjerė shqiptarė pėrfaqėsues tė minoritetit.

Nė meshė i pranishėm ishte prefekti i zonės tė Atikės, deputeti i partisė sė djathtė ekstremiste L.A.O.S i Athinės Spiridon-Andonis Georgiadhis, Deputeti i PASOK pėr Janinėn Mihalis Pandullas, ish- prefekti i Selanikut, aktivist i Vorio- Epirit.

Rreth orės 09.45 minuta nė meshė ka mbėrritur dhe kreu i PBDNJ-sė Vangjel Dule, kundėrshtari i tij politik, Kristaq Kico, i cili ėshtė nė krye tė njė partie tė re minoritare MEGA, deputeti i PBDNJ-sė Thoma Mico si dhe kryetari i Bashkisė sė Himarės Vasil Bollano.

Nė meshė ka qenė dhe metropoliti i Gjirokastrės me korin fetar tė shkollės fetare tė fshatit Bularat si dhe pėrfaqėsues tė FEVA- bashkimi koordinator studentor i betejave pėr Vorio- Epirin.

Pėr ceremoninė ishin prodhuar enkas dhe shumė pankarta ku dallohej qartėsisht fytyra e tė ndjerit e shkruhet se “Aristotel Guma, 37 vjeē nga Vorio-Epiri, Himara, u vra pse fliste greqisht. Gjuha jonė ėshtė shpirti jonė qė nuk vdes, nuk mund tė vritet”.

Policia nuk ka konfirmuar asnjėherė se vdekja e Gumės ka ndodhur pse fliste greqisht, por se ai ka vdekur nė njė aksident automobilistik, ndėrkohė kanė pėrfunduar nė pranga tė akuzuarit si autorė tė ngjarjes.

Pas meshės, tė pranishmit janė drejtuar nga varrezat e qytetit pėr tė bėrė homazhe nė varrin e Aristotel Gumės dhe mė pas kanė zhvilluar vizitė nė banesėn e viktimės.

Mėsohet se e gjithė ceremonia ėshtė zhvilluar nė mėnyrė paqėsore dhe nuk ėshtė shėnuar asnjė incident.

Nė takimet e djeshme me kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin e Jashtėm Edmond Haxhinasto, Sekretari i Pėrgjithshėm i MPJ greke,Yannis Zeppos ngriti shqetėsimin e “politikės greke” pėr vrasjen e 37-vjeēarit Aleksandėr Guma.

Nga ana e saj qeveria shqiptare ėshtė shprehur e palėkundur pėr arritjen e standarteve mė tė larta tė mbrojtjes sė tė drejtave tė njeriut dhe minoriteteve.
(s.g/BalkanWeb)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
 
Himarė, pėrkujtohet Guma, mesha nė gjuhėn greke
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sallate greke
» Gjuha Shqipe

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Media dhe politika :: Onews Aktualiteti :: Shtypi Ditės-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions