Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Lucaj: Filmi ėshtė armė pėr tė ndryshuar botėn

Shko poshtė 
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Lucaj: Filmi ėshtė armė pėr tė ndryshuar botėn Empty
MesazhTitulli: Lucaj: Filmi ėshtė armė pėr tė ndryshuar botėn   Lucaj: Filmi ėshtė armė pėr tė ndryshuar botėn Empty28.09.10 22:58

Lucaj: Filmi ėshtė armė pėr tė ndryshuar botėn




Lucaj: Filmi ėshtė armė pėr tė ndryshuar botėn Mark_lucaj


Kishte qenė vetėm pesėmbėdhjetė vjeē kur ia kishte mėsyrė Hollywoodit, vend tė cilin e konsideronte tė vetmin shteg pėr tė gjetur udhėn drejt suksesit kinematografik.

I lindur dhe i rritur nė Detroit, ku prindėrit e tij ishin shpėrngulur nga Malėsia e Madhe, aktori e regjisori shqiptar Mark Lucaj (31), do tė arrinte qė tė “fuste kokėn” nė njėrėn nga shkollat mė tė mira tė aktrimit nė Los Angeles. Pak kohė do t’i duhej tė kuptonte qė orientimi i tij artistik i pėrkiste mė shumė regjisė. Fati ia kishte “kurdisur” qė tė bėhej dora e djathtė e Quentin Tarantionos, nė kohėn kur po realizonte filmin “Jackie Brown”.

Qė atėherė, Lucaj nuk i ėshtė ndarė regjisė, duke besuar se filmi ėshtė e vetmja “armė” qė i shėrben pėr tė ndryshuar botėn.



Nė njė bisedė pėr “Kohėn Ditore”, Lucaj – i cili ka “zbarkuar” nė Kosovė me ftesė nga festivali i filmit tė shkurtėr “Ninė Eleven”- ka folur pėr eksperiencėn e tij kinematografike dhe synimet e tij pėr tė ardhmen.



“Nė moshėn 16-vjeēare kam nisur shkollimin nė njėrėn prej shkollave mė tė mira pėr aktrim, nė Los Angelos. Aty duhej tė ishe mbi 20 vjeē pėr tė studiuar, por unė kam gėnjyer pėr moshėn dhe pas dy vjetėve kam diplomuar”, nis rrėfimin Lucaj.


Si i ri, asnjėherė nuk e kishte besuar se do tė arrinte tė shihte pėr sė afėrmi ndonjė regjisor tė nivelit tė Quentin Tarantionos duke dhėnė urdhra pėr rrahjen e ēakut.

Do tė bėhej asistenti personal i Tarantinos nė produksionin e tė cilit ka punuar pėr disa vite.

“Kam pasur disa ndryshime tė mėdha nė jetėn time dhe kam qenė me fat qė kam pasur kontakt me njerėz si Tarantino qė ėshtė njė prej filmbėrėsve mė tė mėdhenj nė botė dhe tė punosh me tė, tė ndash gjysmėn e ditės bashkė, ta ndihmosh atė, tė jesh afėr tij, e ka ndryshuar mėnyrėn se si e kam parė filmin”, ka thėnė Lucaj pa hezituar tė ndajė sekretin qė e ka mėsuar nga mjeshtri i filmit.

“Gjėja mė e madhe qė e kam mėsuar nga Tarantino ishte tė shihte se sa shumė ka punuar ai dhe sa shumė ka besuar nė vetvete dhe nė atė qė ka bėrė”, thotė ai.



Me gjithė eksperiencėn e mirė, ambicia e Lucajt tejkalonte tė qenėt asistent. Pranimi nė Institutin Amerikan tė Filmit, nė tė cilin tashmė ka diplomuar nė Degėn e regjisė, pėr tė kishte qenė mundėsia e artė pėr tė qenė sa mė pranė filmit.



“Ėshtė njė ndėr shkollat mė tė mira nė botė dhe kam qenė shumė i entuziazmuar qė kam studiuar me profesorė si Frank Pirson, qė ka qenė pėr disa vite president i ‘Academy Awards’. Atje e kam parė se mund tė bėj film, kam nisur tė besoj nė vetvete mė shumė, sepse nėse nuk do tė isha i mirė do ta

braktisja kėtė profesion”, ka thėnė ai.

Ndėrkohė, ai kishte pasur rastin tė ushtronte edhe “zanatin” e aktorit.




“Kam pasur njė ndėr rolet kryesore nė komedinė romantike ‘Peace after marrieage’ (Paqja pas martesės), film i cili ėshtė xhiruar dhe po presim finalizimin. Ka qenė njė pėrvojė ndryshe, sepse role tjera qė kam pasur, kanė qenė tė gjitha serioze. Tė luash nė komedi, ishte si tė shkosh nė festė”, ka thėnė ai.

Nė moshėn 20-vjeēare Lucaj do tė arrinte tė realizonte filmin e tij tė parė, pėr realizimin e tė cilit kishte shpenzuar edhe centin e fundit qė kishte nė xhep.

“Filmi ėshtė shfaqur nė disa festivale nė Los Angjelos dhe ėshtė mirėpritur”, ka thėnė ai, duke shtuar se deri mė tani, “bagazhi” i tij kinematografik

numėron pesė sosh.

“Aktualisht jam duke punuar nė filmin tim artistik, tė cilin besoj ta pėrfundoj nė vitet e ardhshme. Ndėrkohė, kam realizuar filmin e shkurtėr “Etched”, i cili sė shpejti do tė shfaqet nė festivale”, ka thėnė ai.

Lucaj pranon se nuk e njeh mirė kinematografinė shqiptare, por i kanė mjaftuar pak ditė qė tė masė pulsin e kineastėve kosovarė. “Ėshtė e mrekullueshme se sa shumė entuziastė ka nė Kosovė. Kėtu ka shumė talente dhe kjo ėshtė mė e mira”, ka thėnė ai.

Teksa siguron se nuk do tė heqė dorė asnjėherė nga filmi, Lucaj nuk heziton tė pranojė se njė ēmim “Oscar” do t’i vinte “kapak” karrierės sė tij.

“Do tė ishte njė moment i rėndėsishėm nė jetėn time, por mendoj qė rruga qė bėjmė ėshtė mė e rėndėsishme se destinacioni”, ka thėnė ai.


“Pavarėsisht shpėrblimeve, qėllimi im ėshtė ta shfrytėzoj kinemanė si njė mundėsi qė t’i bėj njerėzit tė mendojnė jashtė kornizave dhe ta shohin tė njėjtėn gjė nga kėndvėshtrime tė ndryshme”, ka thėnė ai. /Koha Net/
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
 
Lucaj: Filmi ėshtė armė pėr tė ndryshuar botėn
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Tirane, 3 persona qellojne policet me arme

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Arti dhe Kultura :: Kinematografia-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions