Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 As lojė, as rezultat, kjo kombėtare nuk ngroh askėnd

Shko poshtė 
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

As lojė, as rezultat, kjo kombėtare nuk ngroh askėnd Empty
MesazhTitulli: As lojė, as rezultat, kjo kombėtare nuk ngroh askėnd   As lojė, as rezultat, kjo kombėtare nuk ngroh askėnd Empty28.03.09 23:01



  1. As lojė, as rezultat, kjo kombėtare nuk ngroh askėnd Formacion2
    As lojė, as rezultat, kjo kombėtare nuk ngroh askėnd



    As lojė, as rezultat, kjo kombėtare nuk ngroh askėnd Vid video



    Autori: editor

    Data: 28/03/2009


    As lojė, as rezultat, kjo kombėtare nuk ngroh askėnd Print Version Print
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

As lojė, as rezultat, kjo kombėtare nuk ngroh askėnd Empty
MesazhTitulli: Shqipėri-Hungari 0-1   As lojė, as rezultat, kjo kombėtare nuk ngroh askėnd Empty28.03.09 23:07

Shqipėri-Hungari 0-1
Shėnues: Torgelle 39′

SHQIPĖRIA: Hidi, Dallku, Cana, Curri, Vangjeli, Lala, Skela, Lika (Bakaj 70’), Duro, Salihi, Berisha. Trajner Ari Han.
HUNGARIA: Babos, Vasko, Vanzcak, Bodor, Szelesi, Halmdosi
(Gera 90’), Rudolf, Dardai, Torghelle, Husti, Hajzal. Trajner Ervin
Koeman

Gjyqtarė: B.Kuipers, G.Patrick, A.Lobert (Holandė)
Kartonė tė verdhė: Cana, Duro, Dallku / Vanzcak, Babosh, Halmdosi
Radiografia
1’- Topi i parė nga qendra e fushės shkelmohet nga Hungaria.
4’- Skela fut njė top tė bukur nė zonėn hungareze, ku Lala synon gjuajtjen, por portiere mik ėshtė mė i shpejtė nė dalje.
6’- Goditje dėnimi pėr kuqezinjtė. Ekzekuton Skela, duke harkuar topin nė zonėn hungareze, por pa rrezik.
12’- Besart Berisha fut njė top tė bukur nė zonėn hungareze pėr
Salihin, por ky i fundit nuk koordinohet si duhet, duke humbur njė
mundėsi tė mirė shėnimi.
13’- Cana merr karton tė verdhė dhe do tė mungojė ndaj Danimarkės. Pas
njė ndėrhyrje tė gabuar ndaj hungarezit Torghelle, gjyqtari holandez
nuk e fal.
14’- Krosim i miqve nė zonėn tonė, nga njė godtje dėnimi. Hidi bėn njė dalje tė gabuar, Torghelle godet me kokė, por jashtė.
19’- Berisha kroson nė zonėn kundėrshtare, ku gjendet Salihi, i cili
zhytet me kokė, godet bukur, por topi kalon ngjitur me shtyllėn pingule
tė portės hungareze.
30’- Hajzal ndėrmerr njė aksion personal, godet fort nga larg, por topi nuk i bindet vullnetit tė tij, jashtė kuadratit
39’- Stadiumin kombėtar e mbulon heshtja. Hungaria ka shėnuar.
Torghelle, pas njė gafe tė Dallkut, i vetėm me portierin Hidi, gjuan
fort dhe rezultati shkon nė 0-1.
46’- Loja rinis nga mesi i fushės pėr tanėt. Salihi e kthen topin tek
Cana, I cili gabon, pėrfiton Torghelle, por hungarezi, i vetėm pėrballė
Hidit, gjuan gabimisht, jashtė.
63’- Tjetėr gabim nė mbrojtjen kuqezi. Curri i dhuron njė top
Torghelles, i cili vėrshon drejt Hidit. Portieri ynė ndėrhyn, pėr njė
moment duket sikur kemi tė bėjmė me 11-metėrsh, por nuk ėshtė kėshtu.
69’- Kombėtarja kuqezi bėn zėvendėsimin e parė. Trajneri Ari Han hedh nė fushė Bakajn, nė vend tė Gilman Likės.
73’ –Bakaj merr njė top nga Skela, gjuan prirtazi drejt portės mike,
topi grushtohet nga gardiani hungarez, prek edhe shtyllėn e majtė
pingule tė tij, dhe pėrfundon jashtė.
75’ – Dallku duket i nervozuar, shkakton njė ndėryrje tė gabuar ndaj
kundėrshtarit dhe ndėshkohet me karton tė verdhė. Ky ėshtė kartoni i
tretė i verdhė pėr lojtarėt tanė: Cana, Duro dhe Dallku.
80’- Kroson Bakaj nga krahu i majtė i sulmit kuqezi, topi gjen kokėn e
Berishės, qė godet me kokė, por gjuajtja ėshtė qėndrore. Pa problem pėr
portierin hungarez.
83’- Dallku ka marrė krahun e djathtė, ka future njė top tė rrezikshėm
nė zonėn mike, ku shkaktohet njė lėmsh para portės hungareze. Ndėrhyn
Vancszak, qė eviton rrezikun.
90’+2 – Pas dy minutash shtesė, gjyqtari holandez, mjaft i kontestuar
nga kuqezinjtė pėr vendimet e tij, vėrshėllen pėr mbarimin e ndeshjes.
Hungaria merr 3 pikė mjaft tė cmuara kreu, ndėrsa Shqipėria shėnon
zhgėnjimin e radhės, pas Maltės. Tifozėt e shumtė qė kishin mbusbhur
stadiumin “Qemal Stafa” largohen me kokėn ulur.






Komenti

Jemi
shfryrė sėrish, pavarėsisht se u kemi rėnė tam-tameve tė njė fitoreje,
qė do tė na mbante akoma tė tendosur pėr ndeshjet nė vazhdim,
pavarėsisht se kuqezinjtė dhe trajneri Ari Han kishin premtuar pėr tė
marrė 3 pikėt ndaj Hungarisė, si autokritika mė e mirė pėr atė zhgėnjim
tė Maltė. Por, asnjėra nga kėto nuk ka ndodhur, pėrkundrazi, kombėtarja
e ka ”trashur zullumin“ e saj, jo se ėshtė mundur, por sepse loja e saj
ka qenė mjaft e shplarė. Hungaria mbetet pėr Shqipėrinė “macja e zezė“,
pasi nuk i ka shėnuar dot asnjė gol nė tė gjitha ballafaqimet, nuk i ka
marrė asaj asnjė fitore. Trajneri Han ka qėndruar “i ngrirė“ nė stolin
kuqezi, pasi patrioti i tij, gjqtari holandez, ka vėrshėllyer plot tri
herė pėr mbarimin e kėsaj ndeshjeje. I ka ikur mundėsia mė e mirė e
mundshme pėr tė marrė njė fitore nė kėto eliminatore, ndėrkohė qė pjesa
e mbetur e kėsaj faze kualifikuese pėr nė Botėrorin 2010 ėshtė njė
“ferr“ i vėrtetė pėr tė dhe kombėtaren shqiptare. Duke nisur nga data 1
prill, kur do tė udhėtojė drejt Danimarkės, pėr t’u ndeshur me skuadrėn
vendase, qė ėshtė e para nė grup dhe vjen me moralin e lartė, atė tė
fitores sė tė shtunės 3-0 nė Maltė. Po si filloi kjo ndeshje pėr
kombėtaren tonė. Tė gjithė janė habitur nė fillim, kur kanė parė jo pak
ndryshime nė formacionin e kombėtares sonė, tė deklaruar nė konferencėn
pėr shtyp edhe nga trajneri Han. Ervin Bulku ėshtė nė stol, ndėrkohė qė
Kristi Vangjeli gjendet nė fushė, duke “pėrjashtuar“ kėshtu nga tapeti
i blertė Elvin Beqirin. Nė sulm, i deklaruar, ėshtė Hamdi Salihi,
ndėrkohė qė Berisha gjendet i dyzuar mes krahut tė djathtė tė sulmit,
por edhe detyrave sulmuese, pėr tė mbėshteur shkodranin e Riedit nė
Austri. Lala dhe Klodian Duro pėrbėjnė qendrėn e mesfushės, ndėrsa
krahėt e saj pėrbėhen nga Skela dhe Gilman Lika, Mbrojtja ka dyshen e
qendrės, Cana-Curri, me krahėt, Dallku dhe Vangjeli. Loja nis e vakėt
pėr tanėt, ndėrsa nga ana e tyre, hungarezėt, qė nė sekondėn e parė,
tregojnė se janė tė vendosur tė marrin maksimumin e tyre. Miqtė
kontrollojnė mesfushėn, ushtrojnė presing nė kėtė repart, cka e bėn
tepėr tė vėshtirė punėn e Lalės, ndėrkohė qė Duro dhe Skela janė jashtė
formės sė tyre mė tė mirė. Inkursionet e Gilman Likės nė tė majtė tė
mesfushės kuqezi sjellin pėshtjellim nė radhėt e hungarezėve, por
krosimet e tij gjejnė njė mbrojtje tė pagabueshme tė miqve, qė janė tė
pakalueshėm, nė luftėn nė ajėr, por edhe nė lojėn nė tokė. Skela nuk
ėshtė nė gjendje tė krijojė e tė dirigjojė lojėn e kombėtares sonė,
ndėrkohė qė Berisha mundohet nė krahun e tij tė depėrtojė, por loja
individuale nuk e shoien gjėkundi. Ai mbetet i larguar nga Salihi, qė
detyrohet tė kthehet deri nė mesfushė pėr tė marrė topin e pėr tė
goditur portėn kundėrshtare. Mbrojtja, me nė krye Canėn dhe Currin, por
edhe Dallku me Vangjelin, ėshtė nė ditėn e saj mė tė zezeė. Gabime tė
tė gjithėve, njėra pas tjetrės, qė derivojnė nė minutėn e 39-tė tė
ndeshjes me njė dhuratė pėr sulmuesin kryesor tė hungarezėve,
Torghelle, i cili nuk fal, i jep fitoren skuadrės sė tij. Pas njė
gabimi nė gjysmėfushėn tonė nga Vangjeli, i cili mbetet i shtrirė
pėrtokė, topi shkon nė zonėn tonė, ku Dallku nuk e spastron zonėn
kuqezi, por e godet sferėn aq sa pėr t’ia bėrė tepėr tė lehtė punėn
Torghelles. Ky i fundit, i gjendur vetėm me portierin Hidi, gjuan fort
dhe shėnon. Minutat pasojnė mė tej, por kuqezinjtė tanė nuk kanė forcė
tė reagojnė. Pėrkundrazi, kontrollohen pa problem nga hungarezėt, qė
vazhdojnė tė jenė zotėr tė mesfushės. Trajneri Ari Han shikon nga
stoli, nė pjesėn e dytė, largon nga fusha Gilman Likėn, ndėr tė
dalluarit nė kėtė ndeshje, sė bashku me Lalėn, dhe hedh nė lojė Elis
Bakajn. Lojtari i Dinamos nė kampionatin shqiptar ėshtė konfuz, nuk
arrin tė futet nė lojėn e duhur, kėshtu qė nuk i shpėton as ai ditės sė
errėt tė kombėtares. Nga ana e tyre, hungarezėt fillojnė tė vonojnė
lojėn, derisa presin fiunishin e 90 minutave si fitimtarė. Kuqezinjtė
lėnė stadiumin ”Qemal Stafa” kokulur, sė bashku me tifozėt e shumtė
kuqezinj, duke zhgėnjyer totaliht, nė lojė dhe rezultat. Bashkė me ta,
edhe trajneri Ari Han rregjistron njė tjetėr ndeshje tė dobėt, duke i
detyruar tė pranishmit tė thonė se kjo kombėtare, bashkė me Hanin,
ėshtė vėrtet nė pikėn zero. Edhe pse ka arritur tė grumbullojė 5 pikė,
nuk ka bindur nė lojė logjike dhe nė njė filozofi tė qartė loje.


Deklaruan pas ndeshjes:


Ari Han: Dhamė gjithēka, e meritonim njė gol

Zhgėnjimi
i humbjes sė dytė radhazi me Hungarinė, skuadėr qė kemi pretenduar nė
fillim tė eliminatoreve t’i merrnim gjashtė pikė, ka pėrfshirė tė
gjithė lojtarėt dhe stafin kuqezi. Zėri i mekur dhe i trishtė i Ari
Hanit ėshtė dėshmia mė e gjallė e atmosferės sė zymtė qė ka mbizotėruar
pas vėrshėllimės sė fundit tė gjyqtarit tė takimit. Ari Han ėshtė
shprehur nė konferencėn pėr shtyp se futbollistėt kuqezinj kanė dhėnė
maksimumin dhe se meritonin tė merrnin njė pikė nga kjo sfidė. “Eshtė
pėr tė ardhur keq qė kjo ndeshje shkoi kėshtu, sepse skuadra ime dha
gjithēka nė fushėn e lojės. Ne
patėm shanset tona, sidomos nė pjesėn e dytė, kur patėm mundėsitė mė tė
mira, por nuk mundėm t’i kthenim nė gola. Nuk ka kuptim tė flasim pėr
gjyqtarin. Mund tė them vetėm qė nuk jemi tė kėnaqur me tė. Hungaria
ėshtė njė ekip i mirė, ēka tregohet edhe nga pikėt qė kanė grumbulluar.
E pėrsėris, mė vjen keq pėr futbollistėt e mi, tė cilėt e kanė merituar
njė gol, qė fatkeqėsisht nuk erdhi. Tani
na pret ndeshja e radhės me Danimarkėn. Duhet tė shkojmė me kokėn lart,
pėr tė marrė pikė, siē kemi bėrė edhe mė parė me skuadra tė mėdha. Kemi
shumė punė pėr tė bėrė dhe gjithashtu gjėra pėr tė pėrmirėsuar.” Kėto
kanė qenė fjalėt e para tė holandezit, qė nė njėfarė mėnyre e ka pohuar
dėshtimin e kombėtares shqiptare nė kėto eliminatore. “Hungaria ėshtė
shfaqur e fortė edhe nė fazėn sulmuese, pra nuk na ka vėnė nė
vėshtirėsi vetėm nė mesfushė. Ndoshta Canėn mund ta aktivizonim edhe nė
mesfushė. Kjo mbetet pėr t’u analizuar. Duhet tė jemi realistė,
Shqipėria nuk ėshtė nė nivelin e skuadrave tė tjera tė grupit (pėrveē
Maltės). Qėllimi ynė ėshtė tė pėrmirėsohemi ndeshje pas ndeshjeje.
Shqipėria tashmė ka ndeshje shumė tė vėshtira dhe qė tė bėjė pėrpara,
duhet t’i mundė jo vetėm njė herė kundėrshtarėt e mbetur. Nėse do ta
bėnte kėtė, thjesht do tė ishte njė mrekulli. Duhet tė jemi realistė,
nuk besoj se mund tė bėjmė mrekullinė,” - ėshtė shprehur mė tej Hani.
Holandezi ka pėrsėritur faktin qė Shqipėria ėshtė skuadėr e vogėl, e
cila e ka shumė tė vėshtirė ta organizojė lojėn nė fazėn sulmuese. Kjo
ėshtė edhe arsyeja pse me skuadra tė tilla si Hungaria dhe Malta nuk
arrijmė tė fitojmė, ndėrsa me tė mėdhatė thjesht mund tė barazojmė.
“Mund t’i shpjegojmė shumė kollaj problemet qė hasim me skuadra tė
nivelit tonė. Me skuadrat mė tė forta nuk kemi pse tė organizohemi pėr
tė sulmuar, por pėr t’u mbrojtur dhe kjo ėshtė shumė mė e thjeshtė pėr
njė trajner. Ndėrsa me skuadra si Hungaria duhet tė sulmojmė, tė
krijojmė raste dhe tė shėnojmė. Kėtė e kemi shumė tė vėshtirė,- ėshtė
shprehur holandezi, i cili ka shpjeguar edhe mungesėn e zėvendėsimeve
tė tjera. Futbollistėt e stolit nuk besoj se do
tė bėnim mė shumė se ata qė mbetėn nė fushė.” Rastet e Shqipėrisė nė
pjesėn e dytė erdhėn nga kėmbėt e Elis Bakajt, futbollistit qė
zėvendėsoi Gilman Likėn. Hani ka mbetur i kėnaqur nga mesfushori i
Dinamos, por ka theksuar se kampionati shqiptar nuk i jep shumė mundėsi
pėr t’u zhvilluar: “E vlerėsoj shumė lojėn e Bakajt, qė nė kampionatin
shqiptar nuk ka shumė mundėsi tė tregojė veten. Pėrveē topit tė parė,
qė humbi, gjithēka tjetėr e bėri mirė. Stėrvitja me kombėtaren e ka
ndihmuar shumė.”



Lala: Humbėm shumė raste pėrpara portės

Kapiteni
i kombėtares Altin Lala pas ndeshjes, edhe pse tepėr i mėrzitur, ka
analizuar humbjen e skuadrės sė tij. Sipas nr.14 tė kuqezinjve rastet e
humbura pėrpara portės kundėrshtare kanė ndikuar negativisht nė lojėn e
Shqipėrisė.”Them se humbėm 3 pikė pėr vetė faktin se krijuam mė shumė
shanse se Hungaria.

Fatkeqėsisht
pėsuam njė gol nga njė aksion i turbullt, ku hungarezėt nuk e pritėn as
vetė qė do tė shėnonin. Kemi vite tė tėra qė pėsojmė gola tė tillė. E
pėrsėris qė patėm shumė raste, por s’mundėm tė shėnojmė. Loja ishte e
mirė, e rivalizur nga tė dyja krahėt, edhe kundėrshtari luftoi shumė.
Sidomos sulmuesi tyre me nr.9 doli fitimtar nė shumė duele dhe mund tė
them se ishte pika mė e fortė e tyre. Mė tepėr loja ishte luftarake dhe
jo e rrjedhshme, pėr tifozat mendoj se ishte njė ndeshje e bukur”.



Salihi: Zhvilluam njė ndeshje pozitive

Sulmuesi
Hamdi Salihi mendon se skuadra e Shqipėrisė ka zhvilluar njė ndeshje tė
mirė ndaj hungarezėve, pavarėsisht rezultatit nė fundin e takimit. “Pėr
mendimin tim loja e skuadrės nuk mungoi, krijuam disa raste, por qė nuk
i finalizuam. Nėse do tė kishim shėnuar qė nė fillim, do ta kishim mė
tė lehtė pėr tė fituar, por futbolli kėshtu e ka. Ndoshta na mungoi dhe
pak fati nė kėtė sfidė. Nuk mund tė them qė si sulmues nuk u furnizova
me topa. Nė syrin tim krijuam raste dhe loja e skuadrės ishte pozitive
nė pėrgjithėsi, duke lėnė veē rezultatin. Duhet tė shikojmė pėrpara
tani.”



Duro: Humbje e trishtueshme pėr tė gjithė

Duro
ėshtė nga ata lojtarė qė gjithmonė ka sakrifikuar pėr fanellėn kuqezi
dhe nė kėndvėshtrimin e tij ndeshja e djeshme ka qenė jo 100% pozitive,
pasi sipas mesfushorit tė kombėtares shqiptare, skuadra duhet tė
tregohej mė agresive brėnda zonės sė rreptėsisė pėr tė shėnuar qoftė
dhe njė gol.

Futbollisti
kuqezi e konsideron kėtė humbje tepėr tė trishtueshme, pėr mė tepėr
pėrballė publikut tė zjarrtė. “Mė vjen keq, sepse dhamė gjithcka pėr tė
arritur njė rezultat pozitiv dhe ėshtė e trishteshme tė humbėsh nė kėtė
mėnyrė. Pėr mė tepėr luanim pėrballė publikut tonė tė mrekullueshėm, i
cili sot ishte nė maksimumin e tij. Megjithatė,
futbolli do edhe pak fat, por ky i fundit sot (dje) na mungoi. Qė tė
fitosh, ose qė tė marrėsh maksimumin, duhet diēka mė tepėr brėnda zonės
sė 15-metėrave. Duhet mė tepėr mund, sakrificė dhe agresivitet pėr tė
shėnuar. Gjithsesi, mendoj se dhamė maksimumin dhe nė fushėn e blertė
duhet tė ishte njė tjetėr rezultat”.



Skela: Bilanci me Hungarinė mbetet negativ

Mbase
nuk ka qenė nė ditėn e tij mė tė mirė, por fantazisti Ervin Skela,
mbetet njė nga pikat mė tė forta tė Shqipėrisė. Sipas Skelės, rastet e
humbura kanė rezultuar fatale pėr Shqipėrinė. Ndėrkohė qė bilanci ndaj
hungarezėve mbetet negativ. Skela ka qenė njė nga lojtarėt qė e ka
vuajtur mė shumė sfidėn e parė nė Hungari. “Bilanci ndaj Hungarisė
ėshtė negativ. Ne u munduam shumė pėr ta ndryshuar

atė,
por fatėkeqėsisht sot nuk ia arritėm. Mendoj se nė radhė tė parė duhet
tė kishim shfrytėzuar momentin tonė tė mirė nė fillimin e takimit, ku

nuk arritėm tė shėnonim”.



Cana: Falėnderoj publikun fantastik

Mesfushori
kuqezi dhe kapiten i Marsejės, ditėn e djeshme ka dhėnė maksimumin e
tij, por nė fund Shqipėria ėshtė mundur. Sipas Canės, rastet e humbura
nė fillimin e takimit kanė qenė fatale pėr Shqipėrinė. Kosovari
falėnderon nė mėnyrė tė venēantė tė gjithė tifozėt shqiptarė qė kanė
pėrkrahur skadrėn nė mėnyrė mė fantastike ditėn e djeshme dhe bėn apel
te shokėt e skuadrės pėr njė ndeshje sa mė burrėrore nė Danimarkė ditėn
e mėrkurė. “Ne e dimė shumė mirė qė nuk jemi njė skuadėr e madhe, por
sot (dje) kishim njė dėshirė shumė tė madhe pėr t’u dhuruar njė fitore
tė gjithė shqiptarėve. Kishim njė mbėshtetje fantastike dhe pėr kėtė
dua t’i falendėroj tė gjithė qė na pėrkrahėn. U
munduam tė japim maksimumin me tė gjitha mundėsitė tona. Kundėrshtari
nuk ishte nė njė nivel mė tė lartė sot, por ka shfrytėzuar ato momente
qė kishte dhe shėnoi njė gol. Pasi pėsuam ishte shumė e vėshtirė pėr
ne. S’mund tė them se kisha vėshtirėsi nė pozicionin tim nė mbrojtje,
pasi unė jam aktivizuar dhe mė parė aty. Nuk mund tė them se nėse do tė
isha aktivizuar nė mesfushė gjėrat do tė kishin ndryshuar. Mbas njė
humbjeje ka shumė aludime, por nėse do tė kishim fituar, do tė flisnim
ndryshe dhe do t’i jepnit tė drejtė zgjedhjeve tė trajnerit tonė. Por
kam mendimin se ndeshja u vendos qė nė ato raste tė para qė ne kishim.
Nėse do tė kishim shėnuar, do tė ishte ndryshe. Por tani duhet tė
shohim pėrpara, rruga jonė nuk mbaron kėtu. Duhet ta pėrfaqėsojmė
vendin tonė me nder dhe krenari si shqiptar tė vėrtetė.”
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
 
As lojė, as rezultat, kjo kombėtare nuk ngroh askėnd
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lajme, te ndryshme nga Moda!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Sport :: Lajme Sportive-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | Society and Culture | Beauty, Celebrities, Fashion | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions