Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Nuk jetojmė dot mė si njerėz normalė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Jona Koleci
Super Moderator
Super Moderator
Jona Koleci


Numri i postimeve : 698
Registration date : 24/05/2010
Age : 38
Location : Athens

Nuk jetojmė dot mė si njerėz normalė Empty
MesazhTitulli: Nuk jetojmė dot mė si njerėz normalė   Nuk jetojmė dot mė si njerėz normalė Empty07.11.10 23:40

Nuk jetojmė dot mė si njerėz normalė 1289049039-nuk-jeton_dote_normal

Nėna e Klodit, thirrje Liri Berishės dhe Jozefina Topallit.


Ndihmoni familjen time!



Jeta e nėnės sė Klodit ka ndryshuar 100 pėr qind nė harkun kohor tė 6 muajve. Ajo nuk ėshtė mė gruaja qė dilte qė nė mėngjes nė punė dhe kthehej pasdite pranė fėmijėve tė saj. Pas publikimit tė lajmit tė Klodit qė ishte homoseksual asgjė nuk ėshtė mė si mė parė. Ajo ėshtė pa punė, tre djemtė pa punė dhe jeton nė njė shtėpi me qira 40 metra katrorė nė qytetin e Durrėsit.



Gjatė njė bisede me zonjėn Lumturi, ajo shpreh shqetėsimin e saj pėr gjithēka qė i ka ndodhur kėto kohė dhe mbi tė gjitha pėr mosmbėshtetjen e askujt. Nuk mė habit asgjė nė kėtė vend, shprehet ajo, me zėrin qė i dridhet, thjesht dua t'i bėj thirrje zonjės Liri Berisha dhe zonjės Jozefina Topalli, pasi edhe ato janė nėna, e jetės nuk i dihet. "Mbi tė gjitha ato janė nėna, jeta ėshtė shumė e gjatė, unė ju uroj qė ato tė shohin vetėm gėzim dhe mirėsi tek fėmijėt e tyre, por jetės nuk i dihet.



Mua ato njė sekondė nuk duhet tė mė kishin lėnė tė vetmuar. Njė fjalė e tyre, pėr mua ishte njė forcė e madhe. Sikur nė ato momente tė mė kishte vdekur djali, por, si nėna, njė fjalė e tyre mua do tė mė shėronte."



Me gjithė kėto thirrje qė kemi bėrė nė media gjatė kėsaj kohe, letrave dhe mesazheve pa fund qė u kemi dėrguar dhe nga ato si pėrgjigje kam marrė vetėm ftohtėsinė dhe mospėrfilljen e tyre. "Kjo ėshtė jonjerėzore, shteti ka tė drejtė tė mbrojė qytetarėt e tij, shteti ka pėr detyrė tė mbrojė familjen time", - pohon zonja Lume.



"U bėj thirrje tė dyja zonjave qė tė mė ndihmojnė dhe tė mė kuptojnė si nėnė, gjatė gjithė kėsaj kohe jam ndier e fyer dhe e diskriminuar, jo vetėm nga njerėzit pėrreth, por edhe nga vetė autoritetet shtetėrore", - janė fjalėt e 62-vjeēares qė edhe pse e lodhur nuk ndalet sė kėrkuari tė drejtat si njė familje normale.



Familja ime ndihet e kėrcėnuar, jo vetėm nga ana ekonomike, por edhe nga ajo shpirtėrore. Nuk guxoj tė dal shėtitje me fėmijėt e mi se na thonė "mami i pederastit", "vėllai i pederastit".



Atėherė si i bėhet halli!? Nė verė kisha njė kioskė tė vogėl afėr detit, qė mė shpėrbente sa pėr tė blerė bukėn, ndėrsa tani qė ėshtė mbyllur sezoni asnjė tė ardhur nuk fus nė shtėpi.



Deri nė pėrfundimin e mandatit tė Ambasadorit Amerikan nė Shqipėri, gjithēka ishte normale, tregon ajo.



Madje, nė festėn pavarėsisė sė Amerikės, njė ndėr tre pėrshėndetjet kryesore ishte dhe ajo pėr nėnėn e Klodit tė "Big Brotherit", "ku mes tė tjerash mė pėrmendi edhe mua, duke mė thėnė qė ti je motra ime, dhe u kėrkoi tė gjithė tė pranishmėve tė mė respektonin dhe donin", - por ē'tė shikoj pėrtej, shprehet zonja Lumturi.



"Shikimi i njerėzve ishte diskriminues dhe askush nuk erdhi tė mė jepte dorėn dhe tė mė pėrqafonte, apo qoftė edhe tė trokisnin njė gotė". Aty ishin tė gjithė, qė nga politikanė e deputetė deri tek njerėzit mė tė thjeshtė. "Tani kemi njė fije shprese nga ambasada Holandeze, por ende asgjė konkrete", - shprehet ajo.



Nėna: Shoqatat pėrdorin emrin e Klodit dhe nuk e ndihmojnė atė



Shqetėsimi i Klodit dhe i nėnės sė tij ėshtė pėr pėrdorjen e emrit Klodian Ēela sa herė qė bėhet fjalė pėr njė bisedė pėr lejimin e homoseksualėve dhe mos diskriminimin e tyre. "Ata nuk mund tė hanė nė kurriz tė djalit tim", - pohon Lumturia.



"Nė ēdo zyrė pėr mbrojtjen e tė drejtave tė homoseksualeve shikon fotografinė e Klodit dhe nga ana tjetėr janė po kėto organizata qė gjoja mbrojnė tė drejtat e njeriut, por, nė fakt, nuk bėjnė asgjė. Klodin tim nuk e kanė thirrur asnjėherė mes tyre.



Nė fillim na kanė premtuar ndihmė. E kam takuar edhe Kristi Pinderin qė tashmė ėshtė njė nga themeluesit e 'Ambasadės Pink' dhe mė ka thėnė shprehimisht 'na ke ne', po unė qė nė atė periudhė nuk e kam parė dhe as ėshtė munduar tė vijė tė mė takojė.




Ēfarė janė kėto shoqata qė nuk mbrojnė tė drejtat e askujt qė marrin vetėm lekėt, tė pėrdorin dhe asgjė mė tepėr", - shprehet e irrituar nėna e djalit qė bėri jehonė pėr pranimin nė publik tė homoseksualitetit tė tij.


Klodi: Kam nevojė pėr psikolog



E gjithė kjo periudhė ka qenė njė presion i madh pėr tė.



Pas qėndrimit 4 muaj nė "Big Brother", kur doli jashtė realiteti ishte krejt ndryshe nga ē'e kishte menduar. Jo vetėm komplimente, por edhe fyerje dhe ofendime pa fund pėr prirjet e tij seksuale. Gjithēka e ka pėrballuar me qetėsi edhe pse situata tė ndryshme e kanė bėrė tė mos ndihet mirė. Premtime pėr njė punė, e nga ana tjetėr nuk ėshtė bėrė asgjė.



Presionet e vazhdueshme, kėrcėnimet qė i kanė ardhur nė facebook, kanė sjellė probleme nė shėndetin e Klodit. "Gati-gati kam rėnė nė depresion", - thotė ai. Me bindje pohon se ka nevojė pėr njė psikolog. Nuk ka mundur tė shkojė as te varri i tė atit nė Lezhė.



Nuk ka mundur as tė shkojė tė vizitojė gjyshen e sėmurė dhe nga ana tjetėr nuk guxon tė shkojė tė marrė pasaportėn nė vendlindje, tė gjitha kėto pėr njė arsye, tė mos krijojė provokime nga ana e homofobikėve, tė cilėt Klodi i ka hasur jo pak kėto kohė.



Shtėpia



Familja Ēela jeton nė njė ambient 40 metra katrorė nė njė apartament tė ri nė qytetin e Durrėsit. Ambientet janė shumė tė vogla pėr njė familje me shtatė anėtarė. Zonja Lumturi (nėna e Klodit) i kėrkon shtetit qė ta strehojė, por ajo nuk do asgjė falas.


Ajo pohon: "I lutem shtetit qė le ta marrė shtėpinė qė kemi nė Lezhė, ėshtė njė banesė qė e ka zili gjithė qyteti, dhe iu kėrkoj pushtetarėve tė mė japin njė banesė kėtu, pasi ne nuk mund tė kthehemi dot mė nė atė vend. Ambienti ėshtė shumė diskriminues dhe nuk do ta pėrballonim dot atė valė urrejtje".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.al-forums.com/
 
Nuk jetojmė dot mė si njerėz normalė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» O njerez O njerez ...erdha una:P

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Lifestyle :: Big Brother-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | Society and Culture | Beauty, Celebrities, Fashion | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions