Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Vizat, sot liberalizimi pėr shqiptarėt

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Jona Koleci
Super Moderator
Super Moderator
Jona Koleci


Numri i postimeve : 698
Registration date : 24/05/2010
Age : 38
Location : Athens

Vizat, sot liberalizimi pėr shqiptarėt Empty
MesazhTitulli: Vizat, sot liberalizimi pėr shqiptarėt   Vizat, sot liberalizimi pėr shqiptarėt Empty07.11.10 23:52

Vizat, sot liberalizimi pėr shqiptarėt

08/11/2010 08:20



Vizat, sot liberalizimi pėr shqiptarėt

Kėshilli i Ministrave tė Drejtėsisė dhe Ministrave tė Brendshėm tė Bashkimit Europian do t’i hapė sot dritėn jeshile heqjes sė vizave pėr qytetarėt e Shqipėrisė dhe Bosnjė-Hercegovinės drejt vendeve tė zonės Shengen.

Ky lajm historik pėr Shqipėrinė, tė cilės iu deshėn 19 vjet tė kapėrcenin barrierat dhe historinė e eksodit tė 1991-shit me hapjen e ambasadave, ėshtė pėrcjellė nė tė gjitha agjencitė e huaja tė lajmeve. Mėsohet gjithashtu se edhe vendet qė votuan kundėr rezolutės pėr heqjen e vizave nė Parlamentin Europian nuk mund ta bllokojnė mė marrjen e vendimit pėrfundimtar nė Kėshillin e Ministrave tė BE-sė.

Pėr agjencinė e lajmeve ANSA, burime diplomatike bėjnė me dije se marrėveshja ėshtė arritur dhe dyshimet e hedhura nga vende si Franca apo Holanda duket se janė tejkaluar. Ne shpresojmė nė arritjen e konsensusit nė mėnyrė unanime, bėjnė tė ditur burimet diplomatike nga Brukseli, megjithatė njė vend i vetėm nuk mund ta bllokojė vendimin qė do tė merret me shumicė tė kualifikuar.

Pas kėtij vendimi, i cili do tė duhet tė botohet mė sė pari nė Fletoren Zyrtare tė Bashkimit Europian dhe publikimi i saj hap mundėsinė e lėvizjes sė lirė tė shqiptarėve nė Europė. Megjithatė, vendet e Bashkimit Europian, tė cilat bėjnė pjesė nė zonėn Shengen, kanė marrė siguri nga Komisioni Europian se Brukseli do tė vazhdojė tė monitorojė nga afėr situatėn nė kėto vende, qė pėrfitojnė nga heqja e vizave.

Liria me vizat do tė jetė pėr 3 muaj, mė pas pėr shtetasit qė shkelin rregullat do tė ketė penalizime. Lėvizja do tė jetė pėr ēdo shtet tė zonės Shengen, pėrveē Britanisė dhe Irlandės. Komisioni i BE-sė i ka kėrkuar Tiranės zyrtare dhe Sarajevės zyrtare t’ua bėjnė tė qartė qytetarėve tė tyre se udhėtimi pa viza nuk ėshtė njė biletė pėr azil ose qėndrim nė BE, pas problemeve qė u pėrball Europa me azilkėrkuesit e Maqedonisė vitin e kaluar.

Ministrat e Brendshėm tė vendeve anėtare tė Bashkimit Europian pritet tė votojnė sot nė shumicė pro heqjes sė vizave me Shqipėrinė dhe Bosnjė-Hercegovinėn. Mediat ndėrkombėtare kanė bėrė tė ditur se vendimi i marrė nė Parlamentin Europian do tė adaptohet me shumicė votash nga pėrfaqėsuesit e qeverive tė BE-sė, qė janė edhe hallka e fundit vendimmarrėse nė kėtė drejtim. “Vendimi do tė hyjė nė fuqi pak para Krishtlindjeve”, citoi njė ditė mė parė gazeta “Eu Observer”.

Njė ditė mė parė, kjo gazetė pėrcolli skepticizmin e Francės, e cila mban njė qėndrim tė rezervuar ndaj vendimit ku ministri i saj i Brendshėm duhet tė votojė dhe arsyeja lidhet vetėm me shkakun e emigracionit tė pakontrolluar.

Po kėshtu, edhe Holanda ėshtė treguar kritike, duke e vendosur theksin te mungesa e reformave, cilėsia e demokracisė, por edhe korrupsioni dhe krimi i organizuar. Por vendimi pėr Shqipėrinė dhe Bosnjėn nuk do tė vihet nė dyshim pėr aq kohė sa vendimi do tė merret me shumicė votash.

Pavarėsisht njė vendimi pozitiv pėr vizat, progres-raporti i vitit 2010 ka pėrcjellė kritika pėr Shqipėrinė dhe duhet nėnvizuar se ai ėshtė njė dokument i pėrbashkėt i BE-sė. Mė real ėshtė shqetėsimi qė pason hyrjen nė fuqi tė lėvizjes sė lirė, pėr tė cilat BE-ja do tė testojė edhe prirjen e qytetarėve shqiptarė.

Nė mjaft deklarime dhe qėndrime, por edhe nė fushatėn e nisur nga qeveria shqiptare, opinioni po pėrpunohet me idenė se heqja e vizave nuk jep tė drejtėn e njė qėndrimi tė pakufizuar nė hapėsirėn Shengen.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.al-forums.com/
 
Vizat, sot liberalizimi pėr shqiptarėt
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vizat, sot miratohet amendamenti i Fajon

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Al Forums :: Albania Today-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions