Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Filmi “Shqiptari”, kurajė pėr tė parė veten

Shko poshtė 
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Filmi “Shqiptari”, kurajė pėr tė parė veten Empty
MesazhTitulli: Filmi “Shqiptari”, kurajė pėr tė parė veten   Filmi “Shqiptari”, kurajė pėr tė parė veten Empty16.04.11 12:44

Der Albaner” njė film qė trajton ndershmėrisht disa tema tė rėndėsishme
qė kinemaja shqiptare s’ka pasur kurajon t’i trajtojė. E ndoshta
pikėrisht pėr hir tė kėsaj ka ngjallur polemika.

Filmi “Shqiptari”, kurajė pėr tė parė veten 217321_10150206372985990_164162295989_8236599_3595334_a

A jemi vėrtet ashtu, apo tė huajt na shohin si tė tillė?


Ky ėshtė debati qė ka ndarė audiencėn e ndjeshme shqiptare, pas shfaqjes
sė filmit “Der Albaner”, njė produksion gjermano-shqiptar me akor
kryesor, Nik Xhelilaj.

Tė pakėt janė ato filma qė kanė ndezur aq shpejt polemika tė nxehta, sa
ē’ka ngjallur ky film…Shumė prej nesh janė prekur nė sedėr dhe shajnė
filmin, tė tjerė e lavdėrojnė pėr realizėm, disa e quajnė mediokėr, e
pjesa tjetėr e konsideron si film tė mirė…
Filmi “Shqiptari”, kurajė pėr tė parė veten 215479_10150206373160990_164162295989_8236601_4251589_a

Dihet se filmi si vepėr arti, nuk mund qė t’i shpėtojė subjektivizmit nė
pėrceptim, shijim dhe gjykim. Subjektiviteti nis qė tek mbrujtja e
filmit, tek mishėrimi i tij, tek mesazhet qė jep dhe mėnyrėn se si kėto
mesazhe thithen prej nesh. Askush nuk mund tė akuzojė regjisorin gjerman
se i ka parė shqiptarėt kėshtu apo ashtu. Ai i ka parė sipas mėnyrės sė tij… Diskutimi ėshtė nėse filmi ėshtė i bukur, apo jo?



Edhe kėtu diskutimi ndahet, pasi varet se ēfarė quan tė bukur njėri dhe
ēfarė pėlqen tjetri…Ato qė pėlqejnė kinemanė amerikane me happy end, ose
komeditė bajate, sigurisht nuk ka pse e pėlqejnė “Der Albaner”. Por
nėse pėlqejnė kinemanė europiane, kinemanė e vėrtetė italiane, franceze
apo gjermane, s’do ta kenė tė vėshtirė pėr ta pėlqyer kėtė film dhe pėr
tė kuptuar arsyen pse e pėlqejnė!

Filmi “Shqiptari”, kurajė pėr tė parė veten 217575_10150206373255990_164162295989_8236602_4616732_a

Tė jesh “Der Albaner”

“Der Albaner”, ėshtė njė film i vėrtetė, prandaj edhe ėshtė i bukur.
Ėshtė rasti kur njė regjisor i huaj, na vė pėrpara njė pasqyrė e na
thotė: shihuni se jeni edhe kėshtu! Deri mė tash, ishim mėsuar qė tė
huajt tė paraqesnin njė Shqipėri idilike, me njerėz tė ndershėm dhe
karakter tė pashformuar. Por tek realizmi i regjisorit gjerman ne pamė
ato njolla tė murrme qė pasqyra jonė nuk i tregonte dot, pasi ne
“shiheshim vetėm natėn”!



Ja me pak fjalė, cila ėshtė historia e filmit:

Njė djalė i ri qė jeton diku nė Tropojė detyrohet qė tė ikė pėr nė
Gjermani pėr tė fituar 10 000 euro, shumė qė i duhet patjetėr pėr t’u
martuar me vajzėn qė dashuron dhe qė e ka lėnė shtatzėnė. Ikja bėhet
clandestine dhe kur mbėrrin atje i duhet tė bėjė lloj- lloj punėsh pėr
tė fituar paratė nė mėnyrė qė tė kthehet nė kohė…Por shpejt kupton se me
punė tė
ndershme nuk i bėn dot aq lekė. Prandaj i bashkohet njė grupi qė merret
me trafik njerėzor. Nė njė moment kupton se vėllai mė i vogėl i tij, i
kishte shpenzuar tė gjitha paratė qė ky kishte grumbulluar pėr t’ia
dhėnė familjes sė vajzės.

Filmi “Shqiptari”, kurajė pėr tė parė veten 206723_10150206373405990_164162295989_8236604_7932492_a

Kėtu filmi arrin nė pikėn e tij tė vlimit sepse personazhi nuk ka mė
kohė t’ia nisėu edhe njė herė nga e para, pasi ditėt iknin dhe tė
dashurės sė tij po i vinte, nė mos i kishte kaluar koha pėr tė lindur. I
pashpresė, i papunė dhe i dėrrmuar emocionalisht bėn vrasjen e kapos sė
trafikantėve dhe merr njė shumė tė konsiderueshme parash, me tė cilat
kthehet nė atdhe. Shkon ta kėrkojė vajzėn nė shtėpi, por i thonė se nuk
kanė vajzė pėr tė martuar. Vajzėn shtatzėnė e kanė dėbuar nga shtėpia
dhe ajo ka gjetur strehė nė klinikėn e njė mjeku psikiatėr nė Tiranė.
Shkon pėr ta kėrkuar edhe aty, ndėrkohė qė vajza i thotė: ke ardhur
vonė! Kjo ėshtė historia e filmit!



Tė vėrteteta therėse

Filmi fillon me njė sekuencė tė tillė: Arbeni (personazhi kryesor), me
ca tė tjerė kthehet nga Greqia, me njė autobus tė linjės Tiranė- Athinė
dhe kur mbėrrin nė vendlindje (malet e largėta tė Tropojės), e dashura e
pyet me dhimbje: Prap tė kthyen? Qė nga ky moment ne mėsojmė se jeta e
kėtij djali tė ri ėshtė vajtje- ardhje drejt perėndimit, pasi vendi atij
nuk i afron as punė e as jetesė. Pastaj mėsojmė historinė e tij tė
dashurisė dhe kėrkesėn pėr 10 000 euro nė kėmbim tė martesės me vajzėn
qė do. Duket poshtėruese por edhe sot sa martesa tė tilla lidhen vetėm
si marrėveshje financiare! Arkaike, por e vėrtetė! Sepse Shqipėria nuk
ėshtė vetėm Tirana ku ne mendojmė se jetohet ndryshe.

Filmi “Shqiptari”, kurajė pėr tė parė veten 215704_10150206373540990_164162295989_8236605_2142952_a

Personazhi kryesor nuk ka njė vizė pėr tė udhėtuar, ndėrkohė sa njerėz
kanė vuajtur nga kjo?! Nė Gjermani kėrkon punė tė ndershme dhe nuk
refuzon asgjė. Lan dhe pastron banjo publike, sikundėr kanė bėrė dhe
bėjnė shumė tė tjetėr nė perėndim, megjithėse nga turpi u thotė nė
shtėpi se punon si mekanik. Paraftyroni pak ēfarė transformimi ka ky
personazh: nga njė djalė i turpshmė qė gėnjen pėr lloj e punės qė bėn,
nė trafikant dhe vrasės. Ėshtė emigracioni i egėr qė zhvillon gjithė
kėtė trasformim. Arbeni kthehet nė vrasės, por jo nė njė vrasės tė
lindur. Vrasja pėr asnjė rast nuk motivohet, por Arbeni e ka motivin e
tij: ka dhėnė fjalėn dhe duhet tė gjejė paratė. Nuk ėshtė thjesht fjala
pėr grua, por pėr emergjencėn e njė fėmije!



Ndėrsa ky personazh qė shndėrrohet nė tragjik nė hallin e tij, pėrpiqet
pėrtej tė zakonshmes pėr t’i gjetur ato para, vėllai mė i vogėl nė
Shqipėri me paratė qė ky i dėrgon, bėn grup muzikor dhe regjistron
kėngė! Ēfarė paradoksi! Sa familje jetojnė me paratė e emigracionit,
duke mos e lodhur mendjen pėr asgjė? Pasatj i vjedh paratė dhe vjen edhe
ky nė Gjermani pėr tė provuar edhe ai fatin(!)



Nė Gjermani Arbeni njeh njė emigrant tė huaj dhe nuk e lė tė vdesė,
megjithėse pėr vehte ėshtė nė gjendje tė rėndė. Nuk di gjuhė tė huaj, si
shumė e shumė tė tjerė dhe sigurisht qė pėrballet me skype dhe me
internetin pėr herė tė parė nė perėndim, sikundėr ndodh vėrtet me shumė
shqiptarė.
Filmi “Shqiptari”, kurajė pėr tė parė veten 207830_10150206374020990_164162295989_8236611_5363724_a

Nė asnjė moment nuk duhet menduar se regjisori pėrgjithėson tė gjithė
shqiptarėt, jo, ai ka vetėm kurajon dhe pastron pasqyrėn para cilitdo
prej nesh. Kjo ėshtė histori e njė personazhi tė pacaktuar (Der
Albaner), por qė mund tė ishte historia e cilitdo emigrant nė nevojė.



Ky film fokusohet tek ballkanasit, por nuk kemi pse shqetėsohemi shumė.

Sa filma janė bėrė pėr mafian italiane (kryeveprat e kinemasė sė vėrtetė
amerikane, psh Kumbari merren vetėm me kėtė nacionalitet), apo pėr
mafian ruse? Madje janė shpesh regjisorė vendas qė kanė kurajon dhe
trajtojnė fenomenet e mprehta tė tyre! Neve kjo kurajo na ka munguar!
Nėse filmi do tė kishte histori komplet tė stisura, qė nuk qėndrojnė
askund), do mendoja se regjisori gjerman ka dashur tė bėjė njė x film me
njė x ngjarje, dhe o burra ja ku e gjeti personazhin mizor tek
shqiptarėt.



Por, derisa ngjarjet dhe faktet e filmit qėndrojnė, derisa ky film na ka
bėrė tė diskutojmė dhe po na ndihmon qė ta shohim veten pa frikė,
tregon se filmi ka goditur mirė dhe na ka shkundur mjaf! Por, nė fund
nuk duhet haruar se ky film nuk ėshtė vetėm pėr shqiptarėt, ai ėshtė
edhe njė apel pėr Europėn, se si i pret njerėzit nė nevojė dhe se ēfarė
kushtesh u krijon atyre.

Le tė kujtojmė gjithashtu faktin se vetėm para pak muajsh nė Gjermani,
nė mesin e Europės, shpėrthyen debate dhe kritika pėr mos hapjen e
shoqėrisė drejt multikulturalizmit, fenomen qė prezantohet edhe nė kėtė
film.



Filmi “Shqiptari”, kurajė pėr tė parė veten 208579_10150206373855990_164162295989_8236609_6766396_a

Intervista me aktorin

Nik Xhelilaj: "Filmi nxjerr anėt e errėta tė Europės"

Njė djalė kryeqytetas nė rolin e njė emigranti tė pashpresė nga
Tropoja. Kjo ka qenė sfida e vėshtirė e aktorit Nik Xhelilaj nė filmin
prej tė cilit shqiptarėt dhe Europa kanė mjaft ē’tė mėsojnė. Eksperienca
dhe ndjesi personale tė rrėfyera nga vetė aktori kryesor



Si po e pėrjeton shfaqjen e flmit “Der Albaner” dhe si i shihni komentet rreth tij?


Shumė mirė! Jam i kėnaqur me reagimin e kaq tė mirė tė publikut. Sė pari
sepse iu drejtua kinemasė pėr tė parė njė film shqiptar….Sė dyti
personalisht mė bėhet qefi, pasi unė, por edhe i gjithė stafi kemi
punuar me shumė pėrkushtim pėr kėtė histori. Do kisha shumė dėshirė qė
jehonės pozitive qė pati filmi jashtė Shqipėrisė, t’i shtohej dhe
interesi i publikut shqiptar.



Pėrse besoni se ky film ka ngjallur kaq reagim?


Sepse prek padyshim njė realitet shqiptar, prek njė tė vėrtetė dhe kur
thuhet e vėrteta, sigurisht qė reagime do tė ketė nė tė dyja krahėt.
Dikujt i pėlqen e verteta e dikujt jo. Por ajo qė mė pėlqen mua nė
reagimet e publikut ėshtė qė profesionalisht filmin e lavdėrojnė shumė
vetė.



Sa e vėshtirė ishte pėr Nikun nga kryeqyteti tė interpretonte Arbenin nga Tropoja?

Uuhhh!!! Goxha, nė fillim krijova njė imazh krejt tė gabuar tė Arbenit,
por pasi dėshira e regjisorit dhe e imja ishte qė tė shkoja dhe tė
jetoja pėr ca kohė nė Valbonė, Arbeni tek unė filloi tė shfaqej mė i
vėrtetė dhe mė kompleks. Tė jetosh nė Tiranė, dashje pa dashje, bėhesh
paragjykues, mbase zhvillimi tėrėsor qė ndodh nė mentalitetin e
kryeqytetit tonė ta bėn edhe mė tė pashmangshėm kėtė gjė.



Cili ka qenė momenti mė i vėshtirė pėr t’u realizuar?

Nė Gjermani, duhej tė fillonim xhirimet dhe unė pėsova aksident. M’u
thye brryli!!! Haha…, tani mė vjen edhe pėr tė qeshur, por atėherė tė
gjithė e “humbėm busullėn”… Dolėn zėra qė tė shtyheshin xhirimet edhe
njė vit tjetėr. Mua mu krijua ideja qė faji ishte vetėm dhe vetėm i imi,
por kėto gjėra ndodhin, dhe mirė qė siguracioni nė Gjermani e bėri tė
veten….Mbuloi tre javė vonesė xhirimesh.



Sa Arben je ndjerė gjatė xhirimeve nė Gjermani?


Mund tė them qė jam ndjerė, ashtu si Arbeni!!!! Edhe unė eleminova ēdo
kontakt me Shqipėrinė. Nuk mora asnjėherė asnjė nė telefon. Fillova tė
ecja rrugėve tė Berlinit me njė fjalor tė vogėl nė xhep, edhe pse nė
Gjermani nuk ka shans qė tė ngelesh rrugėve, ėshtė gjithmonė dikush qė
tė pėrgjigjet nė anglisht! Por mua mė duhej qė tė praktikoja
gjermanishten e Arbenit, ishte e vetmja mėnyrė pėr t’u ndjerė i tillė.
Pastaj plus tre javė pushim prej “dorės’’ dhe gjithēka nga e vėshtirė
filloi tė bėhej domethėnėse pėr rolin. I vetmi avantazh ishte qė unė
kisha njė “vizė”, edhe pse mė mbaronte ditėn e fundit tė xhirimeve. Ma
kishte dhėnė “fiks’’ ambasada gjermane atė kohė!!!



Ēfarė ka ndryshuar ky film nė personalitetin e Nikut?

Nuk e di, realisht nuk e di, por mbase sikur ka filluar tė mė rritet mė
shumė pėrgjegjėsia. Unė sipas asaj times, them se jam po njėsoj dhe
thellė- thellė nuk e vė re shumė tek vetja ndryshimin…Shpresoj tė
angazhohem sa mė shpejt nė projekte tė reja, ėshtė e vetmja mėnyrė qė tė
mbetesh me kėmbė nė tokė!



Mendon se ky film ėshtė pėr Europėn apo pėr shqiptarėt?


Padiskutim, pėr tė gjithė. Nė radhė tė parė unė mendoj qė ėshtė njė film
i mirė pėr njė publik qė e do dhe qė pret prej kinemasė diēka tė mirė.
Kurse nė aspektin politik pėr mua ky film godet mė shumė anėn e errėt tė
Europės dhe nxjerr nė pah vlerat morale tė njė shqiptari. E kam ndjerė
kėtė qė nė leximin e parė tė skenarit, mė habiste nė atė kohė si njė
regjisor i huaj mund tė ishte aq kritik drejt vendit tė tij. Mė vonė,
duke e njohur Johannes-in, kuptova se sa normale ishte pėr njė krijus si
ai.



Si aktor i ri ke interpretuar nė tre filma aktorin kryesor. Ndihesh me fat?

Patjetėr, po kjo s’do tė thotė qė s’dua prapė!!!(qesh) Fati tė duhet nė
jetėn tėnde tė pėrditshme, ku ritmi ėshtė mė i ngadaltė dhe i qartė, e
jo mė pastaj nė profesion ku realiteti ėshtė padyshim mė i vėshtirė dhe
mbase agresiv. Unė e ndiej veten me fat dhe dua qė fati tė mė shoqėrojė
edhe nė 2011! Punėn pastaj e kam vetė nė dorė.



Dhe sė fundi, si e pėrjetove renditjen ndėr dhjetė aktorėt e rinj mė tė mirė europianė?
Filmi “Shqiptari”, kurajė pėr tė parė veten 216790_10150206376400990_164162295989_8236629_2289981_a
Dhuratė mė tė bukur pėr fundvit s’mund tė prisja! Pata shumė kėnaqėsi
kur e mora vesh. Mbi tė gjitha qė do pėrfaqėsoj aktorin e ri shqiptar
pėr herė tė parė nė kėtė event shumė tė rėndėsishėm pėr aktorėt qė duan
tė punojnė dhe jashtė vendit tė tyre. Uroj ta nis me mbarėsi pėr veten
dhe pėr tė gjithė kolegėt e mi qė do vijnė, e nė vazhdim do mundohem tė
bėj lobing pėr aktrimin shqiptar!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
 
Filmi “Shqiptari”, kurajė pėr tė parė veten
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
»  Filmi i fundit qe keni pare?
»  njihe veten ne dashuri
» WebMaster Preznton Veten
» Eneda TARIFA - Me veten. Top fest 7

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Bota e Kompjuterit :: Shkarkime Downloads :: Filma shqiptare-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions