Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 “Shoqėria jonė ėshtė ende injorante pėr seksin”

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
Denisa
Vip
Vip
Denisa


Numri i postimeve : 254
Registration date : 10/11/2010
Age : 30
Location : Diku aty me ju

“Shoqėria jonė ėshtė ende injorante pėr seksin” Empty
MesazhTitulli: “Shoqėria jonė ėshtė ende injorante pėr seksin”   “Shoqėria jonė ėshtė ende injorante pėr seksin” Empty17.04.11 0:01

Seksologu gjerman, Volkmar Sigusch ka qenė njė nga mendimtarėt mė tė
mėdhenj tė periudhės sė revolucionit seksual tė viteve ’60. Nė njė
intervistė ai diskuton pėr trashėgiminė qė ka lėnė me veprėn e tij, pėr
pėrfitimet qė sipas tij ka pornografia online dhe pėr martesat e hapura,
qė nė disa raste mund tė jenė njė opsion i mirė pėr njė ēift.


Profesor,
ju keni drejtuar Institutin pėr Shkencėn Seksuale nė Frankfurt pėr 33
vjet rresht, ndėrsa keni punuar edhe si terapist. A thonė gjithmonė
njerėzit tė vėrtetėn nė lidhje me ēėshtjet e tyre seksuale?


Kur
vjen puna tek seksualiteti, njerėzit parapėlqejnė qė tė thonė
gėnjeshtra. Vetėm nė rastin e parave e tejkalojnė veten, duke thėnė edhe
mė shumė gėnjeshtra.

Ju konsideroheni si njė nga teoricienėt
mė tė famshėm tė atij qė quhet revolucioni seksual i viteve ’60. Sa
arriti qė tė ndryshojė jeta jonė seksuale nė atė kohė?

Unė
gjithmonė do tė konsiderohem si teoricien, por nė atė kohė kam qenė
vetėm njė “udhėtar” me diplomė nė xhep. Revolucioni seksual prodhoi njė
konvulsion kulturor, qė ishte i pakrahasueshėm nė tė gjithė shekullin e
kaluar. Seksi femėror historikisht ka qenė i seksualizuar dhe nė atė
kohė pėr herė tė parė u kėrkua arritja e orgazmės. Ndėrkohė, edhe tė
ashtuquajturit “tė devijuar” seksualisht, pra homoseksualėt, arritėn njė
lloj emancipimi tė pjesshėm.



Dashuria e lirė prodhon
njerėz tė lirė dhe njė shoqėri tė lirė. Kjo ishte ideja, nė fund tė
fundit. Por nė fakt, nuk funksionoi...


Nė atė kohė besohej
shumė ideja se nėse gjėrat do tė dilnin nė dritėn e diellit, pra nėse
pėr tabutė seksuale do tė flitej lirisht, bota do tė shembej. Por, nė tė
vėrtetė u ndėrtua njė kult i seksit dhe ato gjėra qė burojnė nga sfera
seksuale si lumturia, zbavitja dhe fundi i kapitalizmit, u nėnvleftėsuan
shumė. Glorifikimi qė kaloi ēdo masė ishte me tė vėrtetė i padurueshėm.

Po a ishit ju shkencėtarėt e seksit ata qė luftuat kundėr tė ashtuquajturės “mbyllje” e viteve ’50 dhe ’60?


Kjo
ėshtė e vėrtetė. Por, unė mendoj se revolucioni i viteve ’60 ishte
kryesisht njė lėvizje e tė rinjve. Unė ndieja se tė ashtuquajturat
“marrėdhėnie tė lira” ishin mbivlerėsuar.

Si e shpjegoni
faktin se pavarėsisht ndryshimeve radikale, shumė njerėz ende besojnė nė
idenė e njė marrėdhėnieje monogame dhe solide?


Sepse, kjo
ide e familjes pėrputhet mė shumė me origjinėn tonė shpirtėrore. Babai,
mamaja, familja e vogėl, kjo ėshtė mėnyra se si i kemi zhvilluar
shpirtrat tanė, mėnyra se si jemi ndėrtuar dhe rritur dhe mėnyra qė nė
fund tė fundit na bėn qė tė ndihemi mė tė sigurt, tė mbrojtur dhe tė
dashur.

E megjithatė, tė gjitha marrėdhėniet kanė shumė probleme...

Dėshira seksuale bie pas 4 ose 7 vitesh bashkėjetese nė njė ēift. Kjo ėshtė diēka e provuar.

Shkrimtari gjerman, Gottfried Benn ka shkruar dikur se, martesa ėshtė njė institucion qė e rrėnon dėshirėn seksuale.

Ka
shumė opsione pėr njė martesė. Nėse ēifti ka qenė bashkė pėr disa kohė
dhe ka njėfarė pėrvoje jete dhe liberalizėm, mund tė bėhet fjalė pėr njė
marrėdhėnie nė tė cilėn njėri nga partnerėt pėrfshihet nė ndonjė
marrėdhėnie rastėsore, qė mė pas falet. Kjo gjė ndodh mesatarisht njė
herė nė 13 vjet, por ėshtė e sigurt qė ndodh.

Kaq rrallė? Ndoshta nė kėtė rast mund tė ketė mospėrputhje mes studimeve shkencore dhe realitetit?

Sipas
studimeve, 95% e marrėdhėnieve seksuale janė marrėdhėnie tė atyre qė
ndėrkohė e kanė njė lidhje stabėl. Ky ėshtė njė numėr shumė impresiv.
Megjithatė, mungesa e dėshirės seksuale sigurisht ka njė shkak. Nė njė
ēift inteligjent duhet qė tė krijohet mundėsia qė gruaja ose burri tė
kėrkojė kėnaqėsi edhe jashtė marrėdhėnies qė ata kanė, por kjo duke e
marrė gjithmonė nė konsideratė partnerin qė kanė nė krah. Pra, kjo do tė
thotė tė veprosh hapur, por edhe nė mėnyrė diskrete njėherazi. Ndoshta
ēiftet qė janė martuar kur kanė qenė 25 vjeē dhe tani janė 45 mund ta
konsiderojnė kėtė opsion. E nėse ēifti ėshtė ende bashkė edhe pse kėsaj
aventure, pra ata e gjejnė sėrish rrugėn tek njėri-tjetri, mund tė them
se ata do tė jenė bashkė pėrgjithmonė. Pėrkatėsia tek njėri-tjetri ėshtė
njė dhuratė e bukur.

A mendoni se ideja e njė “martese tė hapur” ka dėshtuar pėr shkak se ėshtė shumė e vėshtirė qė ēiftet tė pėrballen me pasojat?

Po,
e pėrshkruar shumė korrekt. Problemi social ėshtė se te ne nuk
ekzistojnė modele alternative. Mendoni pėr shembull pėr kushtet e
Japonisė apo Indisė, flas pėr kulturėn dhe mėnyrėn e kultivimit tė
erotikės nė kėto vende. Ata nuk janė aq “lepuj” sikundėr jemi ne.

Mendoni se shoqėria jonė, edhe pse ka 40 vjet qė flet pėr seksin, nuk ka ndryshuar asgjė?

Unė
do tė thosha se ne jemi ende shumė injorantė kur vjen puna tek seksi.
Ne flasim pėr tė nė mėnyrė jo korrekte, shumė sipėrfaqėsore. Dhe ēka
ėshtė mė e keqja, kur flet kaq shumė pėr njė gjė rrezikon qė t’ia
shkatėrrosh misterin.

Pra, nga njėra anė ēiftet nuk flasin
mjaftueshėm dhe nuk dinė shumė pėr dėshirat e tyre seksuale, dhe nga ana
tjetėr ata flasin shumė?


Ėshtė e rėndėsishme pėr njė ēift qė tė flasė pėr preferencat e tij seksuale. Nga ana tjetėr, aura e misterit duhet qė tė ruhet.

Ēfarė kuptoni saktėsisht me “aura e misterit”?

Njė
sekret i vogėl mes ēiftit. Njė fetish qė partnerėt mund tė kenė pėr
njėri–tjetrin, apo njė skenar i veēantė seksual. Mė kujtohet njė
paciente femėr e cila ishte veēanėrisht e nxitur seksualisht nga
shpatullat e tė shoqit. Kėtė lloj sekreti ajo duhet qė ta mbajė pėr
vete. E kam fjalėn tek njė pėrqendrim shpirtėror nė pavetėdije.
Fantazitė duhet qė tė mos jenė “tė moralshme”. “Pastėrtia”, skrupulli
dhe racionaliteti janė njė helm pėr seksualitetin.

Si do tė konsideronit ju sajtet pornografike qė shihen nga miliona vetė. E kanė ndryshuar seksualitetin?


Kėto
janė pjesė e njė neo-revolucioni seksual qė nisi nė fund tė viteve ’70
dhe vazhdon edhe sot. Njė tipar kyē i kėtij revolucioni ėshtė publikimi
nė shkallė tė gjerė dhe komercializmi i detajeve, qė dikur ishin
sekrete. Ajo ēka ndodh nė njė rast tė tillė ėshtė shkatėrrimi i dėshirės
sė pastėr seksuale, dhe kjo ka vlerė mė tė madhe se ēdo lloj ndalimi
pėr seksin. Pra, luan rolin e kundėrt.

A mundet kėto sajte pornografike tė ndihmojnė nė reduktimin e fajit seksual?

Vetėm
nė mėnyrė sipėrfaqėsore. Por, pėr njerėzit qė janė tė dėshpėruar dhe qė
janė nė kėrkim seksualitetit nė internet, ofron njė ēlirim tė
jashtėzakonshėm. Nė tė shkuarėn, ēdo pervers besonte se ai ishte i vetmi
nė kėtė botė qė kishte dėshira tė tepruara seksuale. Sot ai mund tė
gjejė edhe tė tjerė si vetja, dhe kjo pėrmes internetit. Nga ana tjetėr,
seksualiteti i internetit tregon se ne po bėhemi gjithnjė e mė tepėr tė
“vetėmjaftueshėm”. Po flas pėr seksin me veten.

Si ndikon tek adoleshentėt dhe zhvillimi i tyre fakti qė para se ata tė konsumojnė seksin nė natyrė, e konsumojnė nė internet?

Ndėrkohė
qė pėr tė rriturit interneti mund tė shėrbejė si ēlirues stresi, pėr sa
kohė qė ata nuk krijojnė varėsi nga seksi, kjo nuk vlen pėr
adoleshentėt. Pjesa mė e madhe e imazheve pornografike janė tė
neveritshme. Pėrveē kėsaj, shkatėrrojnė tė gjitha sekretet qė nė fakt
janė nė qendėr tė pėrvojės seksuale dhe dashurisė. Por, shumė tė rinj
duket se kanė filluar tė sillen me inteligjencė. Ata i shohin gjėrat nė
internet herė pas here dhe pastaj mėrziten dhe i lėnė. Sigurisht, kjo
nuk vlen pėr ata adoleshentė qė rriten me ndonjė baba pijanec qė nė
darkė sheh porno nė TV.

Si do tė jetė seksualiteti nė tė ardhmen?

Mendoj
se do tė ketė forma tė tjera lidhjeje, pėrveē martesės sonė
tradicionale. Njėra prej tyre ėshtė shfaqur prej kohėsh nė horizont:
poliamoria, ose pasja e disa partnerėve intimė. Me fjalė tė tjera, ti je
i martuar me njė grua e cila nuk ka kundėrshtim qė juve tė dyve t’u
bashkohet edhe njė grua tjetėr. Mė pas ėshtė gruaja qė sjell tė dashurin
e saj. Befas ftillohesh e thua: o Zot i madh. Qenka e vėrtetė qė mund
tė duash mė shumė se njė person. Sipas mbėshtetėsve tė kėsaj teorie, njė
njeri mund tė dojė disa persona njėherazi.

Po a nuk ėshtė njė gjė e tillė shumė e lodhshme?

Kėtė
opsion nuk je i detyruar qė ta zgjedhėsh. Ėshtė vetėm njė nga
mundėsitė. Ne do tė pėrjetojmė njė spektėr mė tė gjerė tė jetės
seksuale. Ndėrkohė, kam respektin mė tė madh pėr njerėzit qė janė
aseksualė. Nė fakt, nuk e besoja fillimisht qė ekzistonin, por ėshtė e
vėrtetė qė ekzistojnė dhe numri i tyre sa vjen e po shtohet.

Aseksualiteti
bie nė kontradiktė me premtimin modern tė lumturisė, qė i jep njė
kredit tė madh seksit nė atė qė mund tė quhet njė jetė e suksesshme?


Ky
premtim lumturie mund tė jetė edhe njė barrė fatale, ndaj seksualiteti
po refuzohet gjithnjė e mė shumė dhe njerėzit mundohen qė tė gjejnė
forma tė tjera eksitimi. Ka shumė tė rinj qė e pėlqejnė aventurėn, por
jo atė seksuale.

Cila mendoni se ėshtė tabuja mė e madhe e seksualitetit sot?

Sigurisht qė ėshtė seksualiteti i fėmijėve, pėrfshi gjithēka qė shkon me tė si pedofilia, pedoseksualiteti.

A mund tė trajtohen me terapi kėto forma seksualiteti?

Ėshtė shumė e rėndėsishme qė kėtyre njerėzve t’u ofrohet njė terapi.

Si do ta pėrcaktonit seksin e mirė?

Nė kėtė pikė unė bie nė njė mendje me Woody Alen: seksi i mirė mund tė jetė gjithēka, pėrfshi edhe gjėrat e pista.





G. Shqip
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougodec.Com
PrInCi
Administrator
Administrator
PrInCi


Numri i postimeve : 623
Registration date : 29/03/2009
Age : 32
Location : Elbasan

“Shoqėria jonė ėshtė ende injorante pėr seksin” Empty
MesazhTitulli: Re: “Shoqėria jonė ėshtė ende injorante pėr seksin”   “Shoqėria jonė ėshtė ende injorante pėr seksin” Empty02.06.11 11:35

Ku Ka PUne Injorance Aty :P
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.al-forums.Com
 
“Shoqėria jonė ėshtė ende injorante pėr seksin”
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Domenika rrefehet: eshte ende heret per dasmen me Seldin
» shoqeria ne korespodence
» Sa vemendje i kushton rinia jone vetes?
» Si ka mundesi qe gjithe Rinia jone ne Shqiperi rrethohet nga nje luks i papare?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Tema Shoqerore :: Dashuria Seksi dhe pasion-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Create a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions