Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Ksamil, rruga pėr nė parajsėn e Jonit dhe ferri

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Jona Koleci
Super Moderator
Super Moderator
Jona Koleci


Numri i postimeve : 698
Registration date : 24/05/2010
Age : 38
Location : Athens

Ksamil, rruga pėr nė parajsėn e Jonit dhe ferri   Empty
MesazhTitulli: Ksamil, rruga pėr nė parajsėn e Jonit dhe ferri    Ksamil, rruga pėr nė parajsėn e Jonit dhe ferri   Empty10.09.10 20:04

Ksamil, rruga pėr nė parajsėn e Jonit dhe ferri   KsamilKsamil, rruga pėr nė parajsėn e Jonit dhe ferri   Ksamil_thmb
SARANDĖ - Nėse nuk do tė ishte ai bregdet grishės, ajo panoramė ngazėlluese, askujt nuk do t'ia kishte ėnda tė merrte rrugėn pėr nė Ksamil. Thėnė mė shqip: askėnd nuk do ta kishin lėnė mendtė e kokės, qė t'i futej asaj udhe telendisėse qė nė pak kilometra tė sfilit, ta shuan ēdo entusiazėm tė brendshėm, tė ngacmuar nga adrenalina e stinės. Gjithsesi, rruga nga Saranda pėr nė Butrint, nga ku kalon dhe nėpėr Ksamil, nė fazė zgjerimi e rikonstruksioni, nė fazėn mė tė rėndė tė saj pėrsa i pėrket kalimit me makinė pėr shkak tė ēakullit, ėshtė cytaz me automjete qė venė e vijnė, me njė larmi targash qė simbolizojnė dyndjen nė kėrkim tė sė bukurės, sikur masa njerėzore brenda tyre t'i jetė nėnshtruar ligjėsisė trashendentale se "rruga pėr nė parajsė kalon nga ferri!". Dhe nė fakt kėshtu ėshtė: mbėrritja deri te "parajsa" e bregdetit tė Ksamilit, ėshtė njė kalim nė ferrin e rrugės dhe tė njė vrazhdėsie tjetėr therėse, qė ėshtė vetė Ksamili, njė ndėrthurje e ēmendur e kaosit me tentativat pėr rregull nėpėrmjet disiplinimit urban, ndėrthurje qė vijon me njė pikėtakim "aksidental" tė plazheve-kartolinė me Ksamilin e betonit dhe halleve tė ekzistencės, dhe vapės, pluhurit dhe ankthit deri nė palcė, prej plojės "Bojaxhi"!
Askush prej 9300 banorėve qė ka Ksamili, nuk e kishte menduar se njė njeri me mbiemėr nė lėmėn e ndėrtimit, ku ata djersinė prej vitesh, do bėhej aq i frikshėm e familjar njėherėsh, me pahir kuptohet. Kanė kaluar mė shumė se dy muaj qė kur 260 godinat qė u rrėnuan nė emėr tė ligjit e shtetit ende rėnkojnė. Ndėrsa nė Ksamil, askush, si ata qė e pėsuan drejpėrdrejt e si tė tjerėt, nuk pajtohen me atė qė ndodhi para mė shumė se dy muajsh. Ajo qė mė sė shumti pėrflitet si njė erė e re nė forcėn e shtetit kundrejt psikozės kolektive tė ndėrtimeve pa leje, pėr banorėt e Ksamilit ėshtė njė tregues se si ky shtet ende nuk ėshtė bėrė aleat me shtetasin e vet prej sa ėshtė krijuar; se ende nuk i ofrohet si ndihmė, si mbėshtetje dhe kur ai gabon, por e sheh atė nė anėn tjetėr tė llogores, ēka e detyron mė pas dhe shtetasin qė ta shohė shtetin e vet me frikė dhe armiqėsi. "Ne jemi si bagėti, jemi si lepuj tė trembur; pa dinjitet, nė njė jetė pa kuptim",- kėshtu shpėrthen i mllefosur njė i ri nė Ksamil, me njė pamje tė lodhur. Ai akuzon komunėn, politikėn, shtetin, ēdo gjė qė ėshtė sipėr tij, se prej tyre u vjen pabesia, vjedhja, rrėnimi i dinjitetit. Operacioni i ndėrmarrė nga Gjergj Bojaxhi qė rrėnoi 260 objekte, ishte njė pakt i ndyrė me natyrė konspirative. Kėtė kėrkon tė shprehė frazė pas fraze, duke lėnė tė nėnkuptuar se "Juda" ėshtė aty, nė Ksamil, brenda.
E nė fakt, teoritė konspirative kanė gėluar kėto dy muaj nė gjithė Ksamilin. Prirja ėshtė pėr tė parė tej "vendosjes sė shtetit ligjor", tej "hartės ajrore". Pėr shumicėn e banorėve kėto janė profka. Ndėr ta pėrflitet pėr interesa... greku; "Dora Bakojanis, - thotė dikush, - ka interesa kėtu". Mė tej, merret nė hetim privat shkollimi i Bojaxhiut, Harvardi, lobi grek, "punė tė thella or mik, mafie e gjallė"...
Ndėrsa kryetari i komunės Vasil Koēia nuk preferon ta pėrdorė kėtė term. As ish-kryetari, Astrit Uruēi. Por ama janė tė bindur se interesa tė mėdha fshihen pas njė zaptimi pronash prej qindra hektarėsh, tė realizuar me falsifikime dokumentesh pronėsie ashiqare. Ja, kėtu ēalon ēėshtja, sipas kryetarit Koēia, qė do dėshironte te shihte forcėn e shtetit e tė ligjit dhe te ato forca qė i janė sulur Ksamilit duke e blerė shtetin me para. Ndaj Ksamili konsiderohet si dėftesa e notave tė kėtij shteti, qė nė fund rezulton ngelės!
Kėto ditė Ksamili ka nisur tė popullohet me pushues tė shumtė. Por jo si vjet. Rruga nė zgjerim e rikonstruksion ka bėrė tė vetėn. Po ashtu dhe prishja e 260 objekteve nga i ashtuquajturi "Operacioni Bojaxhi". Me kėrkesė tė komunės, nė Ksamil kanė mbėrritur tre mjete tė rėnda ushtrie pėr pastrimin e inerteve nė zonat e ekspozuara, por kjo nuk mjafton. Kryetari Koēia thotė se duhet tė shpallet njė tender pėr pastrimin e plotė tė mbetjeve urbane nga prishjet dhe ajo tė kryhet nga njė kompani e specializuar.

Njė pushuese nga Kosova e krahasoi Ksamilin nė pjesėn gėrmadhė tė saj me Pejėn e luftės sė `99-s, pas mizorive serbe. Njė ēift tė rinjsh australianė shohin tė pėrhumbur rreth e qark e nuk kuptojnė se ku ndodhen: godina tė shkatėrruara, anės tyre vila luksoze, mė tej njė rrugė e bukur mes ullishtash, nė hyrje tė saj ca kazanė plehrash ku enden qen tė uritur; rrotullojnė kokėn e shohin njė shkollė tė re nė ndėrtim, sėrish njė godinė e gjunjėzuar me kolona tė kėputura nė mes, mė pas njė kėnd lojėrash pėr fėmijė, ja dhe njė hapėsirė me gjelbėrim, e nė kėtė soditje tė rrallė humbin mes shtėllungave tė pluhurit tė rrugės, qė nuk ka tė qetėsuar prej automjeteve me targa gjithfarėlloj, ku brenda udhėtojnė dėshira njerėzore pėr t`u kredhur nė ujėrat e Jonit, diku mė tej, ku paqja e vetme e ka emrin det!


Alma...
Nėse do tė shkruhej ndonjė libėr pėr operacionin "Bojaxhi" nė Ksamil, pavarėsisht zhanrit, ai do mund tė quhej "Ėndrra e ankthshme e Almės". Alma Ēela jeton prej vitesh nė Athinė, sė bashku me motrėn e saj Jolanda. Tė dyjave u janė prishur shtėpitė. Vėllai i tyre Roberti bėri 3 ditė burg pas operacionit, pasi u akuzua pėr pengim tė forcave tė policisė pėr zbatim tė ligjit. Historia qė ai tregon pėr tė motrėn, ėshtė ndėr mė tė rrallat. Alma prej vitesh ka vuajtur nga shqetėsime nervore dhe lajmi pėr prishjen e shtėpisė mund t`i jepte njė goditje fatale. Ndaj, nuk i ėshtė treguar asgjė pėr dy muaj. Telefonatat e saj nga Athina ku porosiste tė ėmėn, Venon, qė ta ajroste shtėpinė, tė fuste kėtė e atė mobilje, tė merrte pluhurat e ta pastronte, merrnin gjithmonė pėrgjigjen: "Po, pa merak!". Por kjo nuk mund tė zgjaste pa fund. Ditėt e fundit e motra nis t`ia rrėfejė pak me stil ēėshtjen e shtėpisė, sipas metodės "duke i rėnė nga Kina". Por, siē rrėfen i vėllai, Alma reagon ndaj sė motrės duke i thėnė: "Mė ėshtė prishur shtėpia? Ah, e parandieja. E kam parė nė ėndėrr!".


Nė Ksamil, fjalėn e ka Tepelena
Probabiliteti qė pas ēdo njohjeje nė Ksamil personi tė mos jetė nga Tepelena, ėshtė i vogėl. Si kryetari aktual i komunės, Vesel Koēia e si ish-nėnkryetari Astrit Uruēi, qė tė dy janė tepelenas. Nė jug, Tepelena konsiderohet malėsi e pėr shkak se shumė fshatrave u ka munguar toka, pas `90-s banorėt e tyre janė dyndur drejt zonave mė nė jug, e kryesisht nė Sarandė e Ksamil. Sipas tė dhėnave qė jep kryekomunari Koēia, pėrbėrja e Ksamilit ėshtė: 22% nga Tepelena, 18% nga Korēa, 18% minoritarė, 15% ēamė, 3% nga veriu e nė pėrqindje mė tė vogla nga Skrapari, Berati, Vlora, etj.


Nė Ksamil ankthi quhet tokė
Nuk ka asnjė diskutim se pa u rregulluar ēėshtja e pronės, nuk do tė ketė paqe nė Ksamil. Kėtė e thotė shqeto si kryetari i komunės, Vesel Koēia, dhe nėnkryetari, Astrit Uruēi. Sipas tyre, nėse shteti e rregullon njėherė e mirė ēėshtjen e pronės, sipas ligjeve qė ka nxjerrė qeveria, Ksamili do t'i ketė tė rregulluara punėt. Koēia thotė se operacioni "Bojaxhi" e pati gjithsesi njė efekt pozitiv pėrsa i pėrket njė pazari tė paligjshėm qė bėhej me shitje-blerje pronash, ama thotė se mbetet kritik e kontestues ndaj atij operacioni pėr mėnyrėn se si u zhvillua, ndėrkohė qė "ruspa" e parė sipas tij, duhej t'i shkonte Inspektoratit tė Ndėrtimit, qė ka pėr detyrė parandalimin e ndėrtimeve tė jashtėligjshme. Koēia pretendon se ky institucion ka punuar nė mėnyrė selektive, ndonėse i ėshtė dhėnė informacion i plotė mbi shkeljet nė ndėrtim. Po ashtu, Koēia thotė se disa ndėrtime qė u prishėn, do tė ishte mė mirė qė tė pėrfshiheshin nė proces legalizimi, pasi ato nuk cenonin asnjė hapėsirė tė planit rregullues. "Por nė fund, - thotė ai, - ai qė do tė vendosė paqe nė Ksamil, ėshtė rregullimi pėrfundimtar i ēėshtjes sė pronės". Sakaq, ai afron dhe njė tregues interesant: nė gjithė Ksamilin vetėm 4 ndėrtime janė me leje!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.al-forums.com/
Jona Koleci
Super Moderator
Super Moderator
Jona Koleci


Numri i postimeve : 698
Registration date : 24/05/2010
Age : 38
Location : Athens

Ksamil, rruga pėr nė parajsėn e Jonit dhe ferri   Empty
MesazhTitulli: Re: Ksamil, rruga pėr nė parajsėn e Jonit dhe ferri    Ksamil, rruga pėr nė parajsėn e Jonit dhe ferri   Empty10.09.10 20:05


Ksamil, rruga pėr nė parajsėn e Jonit dhe ferri   Ksamil
Dicka e bukur ėshtė edhe pamja e Ksamilit,por kur mendon distancėn e largėt dhe lodhjen e rrugės nuk tė bėhet tė shtyhesh mė tutje.Tė gjitha plazhet e Jonit duke filluar qė nga Uji i Ftohtė.Jonufėr,Radhimė e duke vazhduar me Dhėrmiun e deri ne Himarė qė unė i kam provuar janė fantastike.Kurioziteti mund tė tė shtyjė qė tė shkosh edhe nė Ksamil njė herė.Po pėr herė tė dytė sbesoj ta marrėsh mundimin.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.al-forums.com/
Jona Koleci
Super Moderator
Super Moderator
Jona Koleci


Numri i postimeve : 698
Registration date : 24/05/2010
Age : 38
Location : Athens

Ksamil, rruga pėr nė parajsėn e Jonit dhe ferri   Empty
MesazhTitulli: Re: Ksamil, rruga pėr nė parajsėn e Jonit dhe ferri    Ksamil, rruga pėr nė parajsėn e Jonit dhe ferri   Empty10.09.10 20:05

Qyteza e Ksamilit rrezikon zhvillimin e turizmit



Ksamil, rruga pėr nė parajsėn e Jonit dhe ferri   Kasmili-300x206Qyteza e Ksamilit, 7 km larg nga Saranda, dikur ka qenė njė ndėr mė tė bukura tė Shqipėrisė, dhe, siē thotė kryekomunari Vesel Koēiu, ėshtė krijuar nga dora e njeriut rreth 45 vjet mė parė.

Ndodhur nė njė gji tė mahnitshėm, tė quajtur “Gjiri i Tetransive”, vendi ėshtė gjelbėruar me gjerdane ullinjsh, portokallesh, limonėsh dhe pemėsh mesdhetare.

Sefet Mullai, 50 vjeē, banor i zonės prej 20 vjetėsh, thotė se sistemi komunist kishte dashur tė kopjonte fqinjin pėrballė, Korfuzin (Greqi), i cili edhe sot e kėsaj dite tė ardhurat i siguron nga ulliri dhe turizmi bregdetar.

“U mblodhėn 200 mijė agrume, mes tė cilave 60 mijė rrėnjė ullinj”, thotė Mullai, ndėrsa nėnvizon se fidanėt kishin ardhur nga jashtė shtetit dhe lejoheshin tė vileshin vetėm pėr tė furnizuar udhėheqjen e asaj kohe.


Ai thotė se Ksamili ka 4 ishuj tė magjishėm, tė krijuar nga shkėputjet e tokės prej veprimtarisė sė ujėrave.

Sipas tij, ishulli mė i madh ėshtė rreth 5 hektarė dhe gjendet 60 metra larg bregut, ndėrsa mė i largėti ndodhet rreth 500 metra larg.

“E gjithė sipėrfaqja e ishujve ėshtė 9 hektarė dhe nė stinėn e verės qindra pushues udhėtojnė me varka tė vogla drejt tyre”, tregon Mullai.

Pėr tė, turizmi ėshtė njė nga sektorėt e rinj, i zhvilluar veēanėrisht dhjetė vjet mė parė, ndėrkohė qė gjatė regjimit komunist zona ishte rreptėsishtė e kontrolluar.

I kėtij mendimi ėshtė dhe kryetari i komunės sė Ksamilit, Vesel Koēiu.

Ksamil, rruga pėr nė parajsėn e Jonit dhe ferri   Qyteza-Ksamilit-300x224
Ai thotė se Ksamili pėrfshin njė zonė nė pjesėn veriore tė Parkut tė Butrintit, vetėm 6 km larg.


“Ksamili u formua nė vitin 1965, me banorė tė ardhur nga krahina tė ndryshme tė Shqipėrisė”, shprehet Koēiu, ndėrsa thekson se nga 20 godina qė ishin deri nė vitin 1990, sot janė ndėrtuar rreth 400 objekte, ku gati 90 pėr qind e tyre janė pa leje.

Koēiu pranon faktin se pas rėnies sė komunizmit, qyteza ėshtė deformuar si pasojė e lėvizjes demografike dhe numri i banorėve ėshtė dhjetėfishuar pas vitit 1990, gjė qė ka krijuar probleme nė planin e zhvillimit tė turizmit elitar.

“Ksamili ka shtuar me shpejtėsi informalitetin gjatė 20 viteve tė fundit, duke ulur cilėsinė e shėrbimeve ndaj pushuesve”, mendon Koēiu.

Sipas tij, tashmė ka ardhur koha qė pushteti vendor tė vendos pikėn mbi “i”, pasi me kėtė infrastrukturė pushuesit tė kthejnė kurrizin.

“Pushuesit kėrkojnė mjedise tė pandotura dhe vazhdimisht ėshtė nė kėrkim tė eksperiencave tė reja, larg monotonisė sė pėrditshme”, thotė Koēiu, i cili shton se vizitori dėshiron tė ketė kontakt me natyrėn, tė shijojė florėn dhe faunėn e vendit.


Ksamil, rruga pėr nė parajsėn e Jonit dhe ferri   KSAMIL-TURIZMI


Koēiu thotė se infrastruktura hoteliere ėshtė ende nė hapat e para, ndėrsa turizmi familjar ka marrė njė hov, megjithatė ende e pakonsoliduar.
“Ėshtė njė pėrvojė e re qė ofrohet nė Ksamil, por sivjet gjėrat kanė ndryshuar”, mendon ai.

Agim Mato nga Saranda, poet, thotė se Ksamili duhet tė mbrojė agresivisht asetet e tij, nė mėnyrė qė tė vazhdojė t’u ofrojė pushuesve vlerat dhe bukuritė e trashėguara nga shekujt.

“Ėshtė e pafalshme qė pushteti vendor hesht ndaj ndėrtimeve pa leje dhe nga ana tjetėr tė pretendojė pėr tė zhvilluar turizmin elitar”, shprehet Mato.

Ai beson se me kalimin e viteve banorėt do tė ndėrgjegjėsohen pėr potencialin qė ofron zona, pasi, sipas tij, “dy kunguj nėn njė sqetull nuk mbahen”, duke nėnkuptuar se ksamilotėt kanė vetėm dy rrugė: ose ta shkatėrrojnė, ose tė mendojnė qysh tani pėr tė ndėrtuar turizmin elitar./keshilla
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.al-forums.com/
Jona Koleci
Super Moderator
Super Moderator
Jona Koleci


Numri i postimeve : 698
Registration date : 24/05/2010
Age : 38
Location : Athens

Ksamil, rruga pėr nė parajsėn e Jonit dhe ferri   Empty
MesazhTitulli: Re: Ksamil, rruga pėr nė parajsėn e Jonit dhe ferri    Ksamil, rruga pėr nė parajsėn e Jonit dhe ferri   Empty10.09.10 20:09

Ksamil, rruga pėr nė parajsėn e Jonit dhe ferri   0Ksamil, rruga pėr nė parajsėn e Jonit dhe ferri   Ksamil1Ksamil, rruga pėr nė parajsėn e Jonit dhe ferri   Ksamil_BeachKsamil, rruga pėr nė parajsėn e Jonit dhe ferri   KsamilKsamil, rruga pėr nė parajsėn e Jonit dhe ferri   3018962160_4236e11ab7
Ksamil, rruga pėr nė parajsėn e Jonit dhe ferri   0Ksamil, rruga pėr nė parajsėn e Jonit dhe ferri   Ksamil1
Ksamil, rruga pėr nė parajsėn e Jonit dhe ferri   AnaKsamil, rruga pėr nė parajsėn e Jonit dhe ferri   0

Pettifer pezullon Guidėn Turistike pėr Shqipėrinė

James Pettifer ėshtė njė akademik, studiues dhe autor i njohur britanik, i cili ka botuar disa libra historikė dhe guida turistike pėr Ballkanin. Ndėr botimet e tij ėshtė edhe Guida Blu pėr Shqipėrinė dhe Kosovėn. Nė kėtė guidė shumė tė pasur turistike studiuesi bėn njė prezantim tė zgjeruar tė disa zonave tė rėndėsishme arkeologjike dhe historike tė vendit e gėrshetuar kjo me eksperiencėn personale tė autorit nė udhėtimet e tij nė Shqipėri.

Shqetėsimi pėr njė prej kėtyre zonave shumė tė rėndėsishme tė trashėgimisė kulturore tė Shqipėrisė e bėjnė autorin qė t'u bashkohet zėrave pėr tė ndėrgjegjėsuar lidhur me rrezikun nga shkatėrrimet qė vijnė krah modernizimit tė infrastrukturės sė vendit.

Irena Luto bisedoi me James Pettifer nė Londėr dhe fillimisht e pyeti pėrse e kishte ndalur ai punėn pėr edicionin e ri tė Guidės turistike pėr Shqipėrinė?



Pettifer: Po ėshtė e vėrtetė, ėshtė njė protestė e vogėl dhe shpresoj qė tė jetė njė gjė e pėrkohshme.

Unė e fillova librin 20 vjet mė parė, kur nuk kishte fare Blu Guide pėr Shqipėrinė as nė gjuhėn frėnge as nė atė angleze.

Unė doja t'u pėrcillja njerėzve gjėrat e mrekullueshme nė historinė shqiptare, ndėrtesat e atjeshme, monumentet.

Tre dedicionet e mėparshme tė kėsaj guide bėjnė njė punė tė mirė. Pėr edicionin e fundit isha shumė krenar, sepse pėrmbante edhe njė pjesė pėr Kosovėn, qė nuk ishte bėrė mė parė.

Ne shpresonim qė tė bėnim njė edicion komplet tė ri.

Aktulisht ekziston nė treg njė edicion i pėrpunuar, por kemi nevojė pėr njė version tė ri, sepse ai i fundit u botua 10 vjet mė parė.

Panoramat e shoqėrive si nė Shqipėri ashtu edhe nė Kosovė nuk janė tė aktulizuara.

Unė pėsova njė zhgėnjim. Nė muajin prill tė kėtij viti, shkova nė Shqipėri me rastin e njė konference.

Pas asaj bashkė me njė koleg vendosa tė shkoj pėr tė pushuar pėr disa ditė.

Unė nuk kisha qėnė nė Butrint prej njė kohe tė gjatė dhe doja tė shihja se ēfarė bėhej atje.

Butrinti, vendi arkeologjik ishte mirė, por zona pėrreth tij mė shokoi. U tmerrova.

Unė nuk mendoj se mund t'u rekomandosh vizitorėve tė huaj qė ta vizitojnė zonėn.

Vendet si Ksamili pėr shembull, qė kur e pashė pėr herė tė parė ishte kaq i bukur, tani dukej si njė kantier i stėrmadh ndėrtimi.

Atje nuk po mbillen fidan tė rinj. Nė disa vende, deti ėshtė i pisėt. Parku kombėtar pėrreth Butrintit mendoj se ėshtė i kėrcėnuar nga ndėrtimet dhe e gjithė situata e pėrgjithshme po shkon tatėpjetė.

Prandaj unė e kam ndalur punėn pėr librin tim nė shenjė proteste qė shpresoj se do tė sjellė njė rezultat.



BBC: Po disa do tė thoshin se ndėrtimet nė zonėn pėrreth Butrintit janė pjesė e zhvillimeve tė infrastrukturės dhe zgjerimit tė zonave urbane qė po pėrjeton i gjithė vendi?



Pettifer: Unė nuk jam kundėr zhvillimit, nė mėnyrė tė veēantė nėse ky zhvillim do tė sjellė mė shumė njerėz pėr pushime e qė do tė vizitojnė vendet tė bukura dhe do ta shijojnė Shqipėrinė.

Ne kemi nevojė pėr zhvillim, por zhvillimi ėshtė si njė treg.

Qeveria duhet ta kuptojė qė ēdo treg ka nevojė pėr rregullatorė, qė aplikohen nė SHBA, nė Evropė e kudo.

Atje nuk ka rregullatorė, apo tė paktėn nuk shoh qė tė ketė.

Dhe nėse ka, ashkush nuk po nxit respektimin e tyre.

Nė mėnyrė tė veēantė, pėrsa i takon ēėshtjeve tė mjedisit, si mbjellje fidanėsh, furnizim me ujė, kanalizimi tė ujrave tė ndotur etj.

Duket si dritėshkurtėsi nga ana e autoriteteve, sepse turistėt nuk do tė vijnė, derisa kėto gjėra tė rregullohen.


BBC: Pėrkundrazi, qeveria thotė se gjithnjė e mė shumė turistė po e vizitojnė vendin, sidomos Jugun e Shqipėrisė



Pettifer: Unė mendoj se po shkojnė shumė njerėz dhe kjo ėshtė gjė e mirė, por pėr njė ditė duke kaluar nga Korfuzi, por kjo gjithmonė ėshtė bėrė prej vitesh.

Turistėt e huaj shpesh nuk qėndrojnė, ndonjėherė qėndrojnė, por pėr njė kohė shumė tė shkurtėr.

Ata nuk shpenzojnė shumė para dhe nuk u sjellin fitime vendasve, pėrveē atyre qė i sjellin me barka apo qė u sigurojnė ushqimin.

Ne duam qė njerėzit tė qėndrojnė pėr ca kohė dhe tė mėsojnė mė shumė pėr vendin dhe tė kalojnė pushime tė mira.

Ata kanė nevojė pėr akomodim dhe ambjent tė pastėrt dhe ky ėshtė problemi pėr momentin.


BBC: Nė njė artikull tuajin jo thoni se duket sikur njerėzit qė punojnė nė kėtė projekte zhvillimi nė jug tė vendit, nuk janė shqiptarė. A i qėndroni kėsaj deklarate?



Pettifer: Unė mendoj se ka probleme. Nuk ka shumė probleme me investimet italiane.

Gjėrat qė kam parė nė Vlorė, pėr shembull, kanė qėnė tė mira.

Isha nė njė hotel tė vjetėr qė ka qėnė njė vend i keq, tani ishte kthyer nė njė ndėrtesė shumė tė bukur.

Ishte restauruar aq bukur sa mund tė mendoje se ishe nė Romė apo Venecie.

Unė nuk dua tė tingėlloj politik, por mendoj se ka njė problem me influencėn greke.

Atje (nė jug) janė hedhur para greke dhe interesat janė kryesisht afatshkurtra dhe nuk mendoj se janė tė interesuar pėr tė mirat e pėrgjithshme tė asaj pjese tė Shqipėrisė.

Monumentet e mėdha arkeologjike si nė Apolloni, Butrint etj kanė filluar tė kthehen nė ishuj.

Pėr momumentet vetė ka pėrkujdejse shumė tė mirė, ata po bėhen punė interesante arkeologjike dhe gjithmonė ka zhvillime pozitive nė pėrgjithėsi, por mjedisi pėrreth tyre po pėrkeqėsohet shpejt dhe kjo po ndodh pa qėnė nevoja.

Atje pashė se po ndėrtohej njė rrugė e madhe nga Konispoli qė kalon pėrmes njė zonė shumė tė bukur e tė virgjėr.

Ndoshta ka nevojė pėr rrugė, unė e kuptoj kėtė, por nuk ke nevojė pėr shkatėrrim tė tė gjithė zonės, nga njė rrugė qė i pėrngjan njė autostrade tė tipit perėndimor.



BBC: Ju keni thėnė se ajo qė po ndodh me Shqipėrinė ėshtė e ngjashme me atė qė ka ndodhur me disa pjesė tė Spanjės nė vitet 60, 70. Dikush mund tė thotė se nėse funksionoi pėr Spanjėn, mund tė funksionojė edhe pėr Shqipėrinė?



Pettifer: Nė Shqipėri nuk ėshtė kudo njėsoj.

Ka edhe vende tė tjera qė po bėjnė pėrparime tė mira. Nė disa raste janė vende tė vogla qė e filluan shumė keq.

Pėr shembull Shėngjini 20 vjet mė pak ishte njė vend i tmerrshėm.

Njerėzit ishin shumė tė varfėr, bagėtitė kullotnin nė rrugė, ishte shumė pis, kishte ndotje tė madhe.

Plazhet ishin tė mbuluara me plehra e makina tė vjetra. Unė isha nė Shėngjin kohėt e fundit dhe qėndrova atje pėr disa netė dhe mė pėlqeu shumė.

Atje ka restorante tė mira, hotele tė arsyeshme. Ka nevojė pėr mė shumė pėr tė pastruar mjedisin, por besoj se ėshtė bėrė shumė punė.

Pra ėshtė e mundur qė tė bėhen gjėra tė mira dhe nuk ėshtė nevoja tė bėhet si me Ksamilin.

Durrėsi po pėrmirėsohet, po jo me shpejtėsinė e duhur.

Disa pjesė tė plazhit po pastrohen, po shkatėrrohen disa ndėrtime pa leje, pra po krijohet njė lloj plani pėr tė ardhmen.

Pra kėtu nuk shtrohet ēėshtja pėr tė ndalur ndėrtimet, por pėr tė ndėrtuar mirė, me qėllim qė ato tė sjellin vizitorėt e duhur, kjo gjė do tė sjellė mė shumė para nė vend dhe pėr rrjedhojė do tė ketė mė shumė vende pune.


BBC: Sa ka tė bėjė ajo qė po ndodh me zhvillimin nė Shqipėri me mentalitetin vendas, apo ėshtė thjesht menaxhim i keq qė prej fillimit?


Pettifer: Unė mendoj se pėr arsye se shumė njerėz qė janė nė drejtimin e vendit u rritėn nė njė shoqėri qė ishte shumė diktatoriale dhe me shumė rregulla, ata kuptohet qė nuk duan ta kenė tani kėtė, dhe kanė shkuar shumė nė ekstremin tjetėr dhe janė kundėr rregullave, veēanėrisht ato tė planifikimit.

Ata i bėjnė keq vetes, sepse ka ndodhur me Spanjėn, njerėzit filluan tė mos shkonin atje.

Nėse njerėzit nuk duan tė shkojnė me pushime nė kantiere ndėrtimi, ata nuk do tė shkojnė.



BBC: Qeveri nė tė kaluarėn dhe nė tė tashmen e kanė thėnė se Turizmi do tė jetė industria kryesore e vendit. A mendoni se Shqipėria ėshtė duke ia qėlluar kėtij synimi nė njė periudhė afatgjatė?



Pettifer: Unė mendoj se duhet tė ketė njė plan dhe ky plan duhet tė theksoj gjėrat mė tė mira, si vendet mė tė bukura arkeologjike, malet e mrekullueshme.

Ato qė po bėhen nė Theth, pėr shembull, janė shumė tė mira.

Thethi ėshtė ruajtur me ato traditat e veta, paratė janė investuar siē duhet. Njerėzit mund tė shkojnė edhe ta vizitojnė. Rrugėt janė mė tė mira.

Jo gjithēka ėshtė perfekte atje, por ėshtė njė mėnyrė pėr tė treguar se si tė shkosh nė drejtimin e duhur dhe nė mėnyrė tė veēantė se si tė mos humbasėsh traditat sociale shqiptare dhe kjo ėshtė shumė e rėndėsishme.

Ajo qė mė shqetėson pėr zonėn nė Jug ėshtė njė atmosferė boshe.

Nuk ka respekt pėr tė shkuarėn, nuk ka respekt pėr traditėn apo mėnyrėn shqiptare tė jetesės, ėshtė njė garė pėr tė fituar para sa mė shpejt qė siē e thashė do tė jetė pėr tė keq. Kjo nuk do tė funksionojė.

Pėrveē faktit qė nuk ka moral, pas ca kohe nuk do tė funksionojė mė.Ksamil, rruga pėr nė parajsėn e Jonit dhe ferri   0Ksamil, rruga pėr nė parajsėn e Jonit dhe ferri   Ksamil1Ksamil, rruga pėr nė parajsėn e Jonit dhe ferri   Ksamil_BeachKsamil, rruga pėr nė parajsėn e Jonit dhe ferri   KsamilKsamil, rruga pėr nė parajsėn e Jonit dhe ferri   3018962160_4236e11ab7
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.al-forums.com/
Sponsored content





Ksamil, rruga pėr nė parajsėn e Jonit dhe ferri   Empty
MesazhTitulli: Re: Ksamil, rruga pėr nė parajsėn e Jonit dhe ferri    Ksamil, rruga pėr nė parajsėn e Jonit dhe ferri   Empty

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Ksamil, rruga pėr nė parajsėn e Jonit dhe ferri
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rruga Durres Kukes Morine

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Tė njihemi me njėri tjetrin :: Dedikuar Shqiperise-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions