Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Champions League, Inter nė mbrojtje tė titullit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
aleks
Administrator
Administrator
aleks


Numri i postimeve : 203
Registration date : 28/03/2009
Age : 36
Location : Albania

Champions League, Inter nė mbrojtje tė titullit Empty
MesazhTitulli: Champions League, Inter nė mbrojtje tė titullit   Champions League, Inter nė mbrojtje tė titullit Empty14.09.10 6:54

Champions League, Inter nė mbrojtje tė titullit

14/09/2010 15:55



Champions League, Inter nė mbrojtje tė titullit

Fillon sot aventura e mbrojtjes sė titullit kampion pėr Interin, i cili do tė pėrballet nė ndeshjen e parė tė fazės sė grupeve me debutuesit e Twente-s.

Nuk ka ndryshuar thuajse asgjė te Interi i sezonit tė shkuar dhe padyshim ky ėshtė njė ndėr problemet kryesore pėr trajnerin e skuadrės holandeze Michel Preud. Ndeshja e parė mes tyre do tė zhvillohet nė transfertė pėr Interin, ndėrkohė qė vendasit e konsiderojnė ndeshjen nė shtėpinė e tyre si njė motiv mė shumė pėr tė kėrkuar maksimumin.

Tre pikėt janė dhe objektivi i skuadrės sė Benitezit i cili ka deklaruar se skuadra e tij ėshtė pėrmirėsuar qė nga dita qė ai ka marrė drejtimin, pavarėsisht se ėshtė i vetėdijshėm se aktivitetet ndryshojnė nga sezoni nė sezon.

Sot nė mbrėmje nė arenėn europiane do tė debutojė nė fazėn e grupeve edhe kampionia e Spanjės, Barcelona. Katalanasit vijnė pas njė humbje tė turpshme nė kampionat me Herkules, megjithatė nė “Camp Nou” do tė presin Panathinaikosin dhe trajneri i tyre Pep Guardiola ėshtė i bindur se shumė shpejt tė gjithė do ta harrojnė atė humbje nė kampionat.

Nga ana e tij, trajneri i skuadrės greke Nikos Nioplias shpreson nė njė surprizė pasi e ka tė qartė se Barcelona ėshtė ndėr skuadrat mė tė mėdha nė botė e mė nė formė tė momentit. “Janė shumė tė fortė, aq mė tepėr qė vijnė nga njė humbje e janė mė tė etur pėr fitore, por nė futboll ekzistojnė surprizat,” ka deklaruar trajneri i Panathinaikosit. Ndėrkohė nė “Old Trafford”, Manchester United do tė presė sot Rangers-in, kur Sėr Ferguson do tė pėrballet me ish-asistentin e tij Valter Smith.

Historikisht Manchester ka njė rekord pozitiv nė ndeshjet europiane qė zhvillon nė fushėn e tij aq mė tepėr kur tė gjithė lojtarėt janė nė formė tė mirė e nuk ka asnjė tė dėmtuar. Pėr Sėr Ferguson, skuadra e kėtij sezoni i ka tė gjitha shanset pėr tė arritur deri nė finalen e madhe tė kėtij aktiviteti nė “Wembley”. Ndėrkohė trajneri i skuadrės skoceze Smith beson tė arrijė tė paktėn nė njė barazim nė kėtė ndeshje pėr tė rekuperuar mė shumė nė ndeshjet qė do tė luajė nė fushėn e tij.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.YouGoDec.Com
 
Champions League, Inter nė mbrojtje tė titullit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Champions League spektakli merr udhe
» Sports Talk
» Arrivederci Inter
» Chaos League

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Sport :: Futbolli-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Create a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions