Kryeministri Sali Berisha ishte tė shtunėn nė Shkodėr nė
20-vjetorin e demonstratės antikomuniste tė 2 Prillit, ku ka nderuar
kujtimin e katėr dėshmorėve tė demokracisė qė u vranė gjatė asaj
proteste.
Berisha, i cili shoqėrohej nga kryetarja e
Parlamentit, Jozefina Topalli dhe deputetė tė tjerė tė qarkut tė
Shkodrės, vendosi kurora me lule mbi memorialet e tyre.
Shkodra nuk pranoi shtypjen e komunizmit. 2 prilli 1991 ėshtė njė ditė
historike dhe sot jemi mbledhur tė pėrkujtojmė kėtė ditė historike. Sot
nderojmė katėr dėshmorėt e demokracisė, tė cilėt I thanė jo regjimit
mė tė egėr. Nė 2 prill 1991, i thamė jo regjimit komunist, deklaroi
kryeministri.
Nga memoriali, Berisha dhe grupi i deputetėve u drejtua pėr nė
varrezat e Shkodrės ku bėnė homazhe dhe vendosėn kurora e lule mbi
varret e katėr dėshmorėve tė demokracisė, Arben Broci, Nazmi Kryeziu,
Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka./Telegrafi/