Supozoni qe, me shume sakrifica, keni arritur te zini nje vend te
mire pune ne nje agjensi. Supozoni edhe qe, superiori juaj behet nje
mik i mire per ju, dhe me te vertete i doni te miren njeri-tjetrit. Por
ka dicka; ti kupton ne vetvete qe ai, edhe pse njeri shume i mire, nuk
eshte mjaftueshem i afte ne ate qe ben, e me kalimin e kohes e ndjeni
veten me te pergatitur. E keni kete bindje gjithmone e me shume, por
nuk e shprehni, dhe vazhdoni te bashkepunoni me te per t'i dhene nje
ndihme, edhe pa i marre meritat. Vjen momenti qe shefit te madh i bie
ne sy aftesia juaj dhe, pa marre parasysh pasojat, ju sugjeron te zini
vendin e tij. Kjo gje do nenkuptonte heqjen nga detyra te
superiorit/mikut tuaj. Ju cfare do benit? Do pranonit menjehere? Do
bisedonit me mikun tuaj? Apo do refuzonit propozimin?