Rama: PS nuk e ndryshon axhenden politike Tėrhequr mė 16 Janar 2010
Kryetari i Partise Socialiste, Edi
Rama, konfirmoi dje me bindje se kjo parti nuk terhiqet nga vendimi per
te kushtezuar marredhenien me Kuvendin dhe vijimin e protestave per te
hapur kutite.
Pushteti i korruptuar i Sali Berishes po vazhdon te akuzoje,
shpife e madje beje diversion te perditshem me forma sa vulgare, aq edhe
qesharake, ndaj Partise Socialiste, e cila nuk do ta ndryshoje
qendrimin e saj te prere e te qarte, per te mos u bere fasada
demokratike e nje Parlamenti qe ska kurajen te hetoje zgjedhjet nga ka
dale, duke hapur kutite e votimeve mbi te cilat rri, tha Rama. Sipas
tij, katastrofa e shkaktuar ne Veri dhe emergjenca e jashtezakonshme
diktoi shtyrjen e perkohshme te axhendes se betejes opozitare, duke e
detyruar te shtyje nje jave edhe mbledhjen e planifikuar te Asamblese
Kombetare per krizen e demokracise e te shtetit te se drejtes.